Sheh Abdullah Bin Bejjah

Ditët dhe netët kalojnë, ashtu siç kalojnë vitet dhe shekujt e me to edhe gjeneratat pasojnë njëra tjetrën, por drita jote ndrin si përherë, qartësia e përkujtimit tënd të përfshin ngado, ujëvara jote rrjedh butësisht dhe thirrja jote drejt njeriut mbetet e përhershme dhe universale: {O njerëz! Jini  të sjellshëm ndaj Zotit tuaj, që ju krijoi juve nga një shpirt i vetëm } – Kuran.

E si mundet të mbulohet dielli me shoshë apo si mundet të ndotet ujë i pastër i jetës nga një moçal? Qentë le të lehin, karvani do të ecë përpara. Ato janë armiqtë e paqes, armiqtë e prosperitetit, armiqtë e njeriut.

Përçmimi juaj ndaj dikujt tjetër, një produkt i imagjinatës së tyre të shthurur. Ato meritojnë më pak se sa përmendja e tyre me emër, e duhet të kujdesemi për të mos ia përmendur emrat. Përndryshe duhet t’i drejtohemi njerëzve të dijes. Ne i drejtohemi besimtarëve dhe i drejtohemi myslimanëve me këto mendime:

1)      Njerëzve të cilët mendojnë dhe kuptojnë: Ne i kërkojmë çdo kujt që të vendosë në peshore degëzimin e provokimit ndaj ndjenjave të lënduara të mbi një bilion njerëzve nga një grup i vogël njerëzish të cilët nuk kërkojnë të arrijnë paqen e as vëllazërimin mes njerëzve në botë. Kjo përbën një kërcënim për botën me asnjë benefit të mundshëm. A nuk është e domosdoshme që në këto kohë Kombet e Bashkuara të kërkojnë një rezolutë për të kriminalizuar ofendimet  ndaj simboleve religjioze? Ne i kërkojmë të gjithë autoriteteve religjioze dhe politike, sikundër dhe njerëzve të mendjes që të bashkohen me ne për t’i dhënë fund këtyre ofendimeve që nuk i bëjnë mirë askujt.

2)   Myslimanëve anë e mbanë botës: Shprehja e pakënaqësisë në sy të atij ofendimi ndaj Zotit apo Profetit Muhamed është një e drejtë morale, ashtu siç feja nuk mund t’i shmanget ndjenjave dhe imuniteti s’i shmanget dot provokimeve. Është pjesë e besimit tonë dashuria që kemi ndaj Profetit Muhamed që është më e madhe se sa dashuria për pasurinë tonë, se dashuria për të dashurit tonë, e se vetë vetja  jonë. Është për shkak të dashurisë që kemi ndaj tij një nga arsyet që ndjekim urdhëresat ndaj Zotit, sidomos kur Ai thotë: {E mos e lini mërinë ndaj një njeriu t’ju ndalojë nga të qënurit i drejtë; Jini të drejtë, sepse kjo është më afër fesë suaj } dhe {Asnjë shpirt nuk merr mëkatet e tjetrit } dhe { kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. } – Kuran.  Në këtë mënyrë ju lutemi që të mos ushtroni dhunë ndaj çdokujt, ndaj delegacioneve të huaja apo kujtdo tjetër. Nuk duhet të shkatërroni pronën apo të përçmoni vlerat dhe principet që ne mbrojmë, duke sulmuar të pafajshmit, vrasja e diplomatëve të huaj dhe ambasadorëve është kundër principeve morale dhe religjioze përpara se të kundërshtohet nga ato politike. Është shumë e rëndësishme që të mos harrojmë Profetin Muhamed lavdëroni ato që përmbahen ndaj reagimit të dhunshëm. Duhet të ndaloni ato persona që kryejnë aksione që janë të palogjikshme dhe imorale. I kërkojmë të rinjve myslimanë që të jenë të disiplinuar në fjalë dhe vepra dhe të sillen në mënyrën e duhur.

Ne i thërrasim autoritetet religjioze islame, qeveritë dhe komunitetet e ndryshme myslimane, për të ndërtuar një strategji që të merret me këtë situatë në të ardhmen.  Këto situata me shumë mundësi që do të rishfaqen dhe do të jetë e rëndësishme mënyra se si do të reagojmë përpara se të ndodhin. Ne ju ftojmë që për namazin e të xhumasë të falim namazin dhe të kërkojmë begatinë dhe paqen mbi Profetin Muhamed dhe të informojmë komunitetin ndërkombëtar për rëndësinë e situatës.

3)    Fqinjëve tanë perëndimorë: Zoti ynë na ka kërkuar ne që të respektojmë dhe të trajtojmë njësoj si veten tonë fqinjin, pa dallim race apo besimi fetar. Jezu Krishti gjithashtu ka folur për dashurinë ndaj komshiut. Ne do të mbetemi fqinj përherë. Asnjë person me mend në kokë nuk mund të thotë që njëri prej nesh do të zhduket nga faqja e dheut. Atë herë përse nuk duhet të bashkëpunojmë për të përcaktuar një fqinjësi efektive në krijimin e një mundësie për liri të dyanshme dhe prosperitet të tillë?

Ne jemi shumë të shqetësuar për një grup të vogël në vendet tuaja që kërkojnë të sjellin konflikt dhe dhunë.

Ne vlerësojmë që sjellje të tilla nuk i shërbejnë interesit të përgjitshëm. Kështu që, ne jemi në shpresë dhe besim që juve të rikonsideroni dhe të dënoni denigrimi e simboleve religjioze, duke qenë se provokime të tilla nuk meritojnë principet e fjalës së lirë, principe që ju dhe ne i respektojmë.

Sheh Abdullah Bin Bejjah

Nënryetar i International Union of Muslim Scholars (IMUS)

President i  Global Centre for Renewal and Guidance

Profesor i Jurispundencës Islame në Universitetin  King Abdul-Aziz University, Xheddah

Shqiperoi Xhodi Hysa

 

Comments

  • ajetet e Kuranit beni mire ti merrini te gatshme nga perkthimi ne shqip dhe jo ti perktheni nga nje gjuhe e dyte sepse dalin pasaktesi, , qofte edhe te vogla si ne rastin e ketij ajeti:
    {E mos e lini mërinë ndaj një njeriu t’ju ndalojë nga të qënurit i drejtë; Jini të drejtë, sepse kjo është më afër fesë suaj }
    kjo eshte pjese nga ajeti 8 i sures elmaide, thelbi nuk ka ndryshuar, por kjo nuk eshte justifikim per te mos qene preciz me ajetin. kontrolloni perkthimet qe keni ne shqip per ta saktesuar

  • Leave a Reply to ajeti Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *