Gazeta britanike The Guardian sillte këto ditë një intervistë me një nga teologët më prominentë katolikë në botë, Hans Küng, i cili ka bërë thirrje për një revolucion nga baza për të rrëzuar Papën dhe për të sjellë reform radikale në Vatikan. Ai u ka bërë thirrje priftërinjve dhe besimtarëve katolikë të përballen me hierarkinë katolike, e cila, thotë ai, është e korruptuar, i mungon kredibiliteti dhe e mefshtë në adresimin e shqetësimeve të mirëfillta të anëtarëve të kishës. Ai e ka krahasuar kishën me një “sistem autoritar” të ngjashëm me diktaturën e Gjermanisë naziste.

Revolta ka filluar nga disa priftërinj në Zvicër dhe Austri në një formë që është quajtur e paprecedente nga vëzhgues të Vatikanit. Vetë Küng, ju hoq e drejta të japë mësim nga Papa Gjon Pali i II kur vuri në pikëpyetje pagabueshmërinë e Papës.

Ai e ka cilësuar papasinë e Papës Benedikt XVI si mbretërimi i “papësisë së mundësive të humbura,” në të cilën Papa ka humbur shanset për të përmirësuar marëdhëniet me Protestantët, Hebrenjtë, Ortodoksët dhe Myslimanët. “Skandali më i madh i papës”, sipas K, mbetet mënyra se si “mbuloi” rastet në gjithë botën të krimeve seksuale të klerikëve gjatë kohës që shërbeu si kreu i Kongregacionit Roman për Doktrinën dhe Besimin.

“Vatikani nuk është ndryshe nga Kremlini,” thotë Küng. “Ashtu si Putin si agjent sekret  u bë kreu i Rusisë, ashtu Ratzingeri, si kreu i shërbimeve sekrete të kishës katolike u bë kreu i Vatikanit. Ai kurrë nuk ka kërkuar falje për faktin se shumë raste abuzimi u vulosën nën secretum pontificum (sekretin papor) apo të ketë pranuar se kjo është rrënuese për kishën katolike.” Ai e flet për një proces “putinizimi” në Vatikan.

Po sot një gjykatë e Vatikanit dënoi asistentin personal të Papës, Paolo Gabriele, me tre vjet burgim shtëpiak pasi i dha dokumente konfidenciale një gazetari, Gianluigi Nuzzi gjë që u bë e njohur si Vatileaks. Këto dokumente u bënë baza e një libri që flet për korrupsionin e institucioneve financiare të Vatikanit dhe luftën e brendshme, me titull “Hirësia e tij: Dokumentet Sekrete të Papës Benedict XVI.”

Gabriele ka thënë se ai veproi në interes të papës për të cilin besonte se nuk ishte i informuar për të ligat brenda Vatikanit. Ai u tha investiguesve se donte të hidhte dritë mbi korrupsionin që të mund të pastrohej.

Comments

  • Revolta me e rendesishme eshte ajo qe duhet te bejne katoliket shqiptare tani ne 100 vjetorin e pavaresise, duke shpalluar autoqefaline dhe pavaresine nga Shteti i Vatikanit.

    Vellezerit tane katolike shqiptare jane te vetmit qe nuk e kane ndare ende fene nga shteti, dhe c’eshteme problematikja, ky shtet eshte i huaj.

    Ky 100 vjetor eshte nje shans historik qe nuk duhet humbur, dhe vetem pastaj mund te nisim te flasim per sekularizem, apo per patriotizem, atdhedashuri, vetem kur te jemi te gjithe te barabarte.

  • Ne fakt, jo vetem Kisha Katolike, por ne fakt, vete shteti shqiptar ka nevoje te behet i pavarur, per te realizuar ate qe shpalli 100 vjet me pare. Sot pas njeqind vjeteve ne jemi ende nje komb pa sovranitet ne gjendjen reale. Ne vijojme te jemi nje vend i qeverisur nga ambasadoret dhe praktikisht jemi protektorat i Brukselit. Atehere, cfare pavaresie festojme?!

  • Per te kuptuar qartesisht se cfare kupton Kungu me fjalen reforme te papati dhe se si e sheh ai historine e papatit shihni vellimin e dyte te autobiografise se tij “My Struggle for Freedom: A Memoir”.

  • nuk eshte hera e pare qe te krishteret rebelohen ndaj autoritetit te kishes katolike per shkak te korrupsionit te saj etj etj e cpret nga nje fe e abroguar qe ka shekuj qe ka devijuar e qe te devijuarit e saj kundershtohen nga te devijuar te tjere te saj – me pak apo me shume se te paret- e nuk duan te pranojne te verteten e Zotit! po faj kemi edhe ne -deri diku- si muslimane ne drejtim te detyrimit qe kemi karshi tyre dhe mbare njerezimit.

  • Mbendoj qe problemi nuk qendron tek devijimi. Vete koha ku po kalojme eshte e tille qe kerkon doemos ndryshim, pasi komunitetet fetare ne te gjithe boten jane ne krize institucionale, ashtu sic eshte cdo gje sot institucionalisht ne krize. Nevoja per perfaqesim dhe per me teper per perfaqesim dinjitoz ndjehet kudo, po keshtu edhe tek muslimanet dhe rebelimi eshte i natyrshem kur gjerat shkojne keq.

    • me duket se nuk ka fort lidhje kjo! kungu bo thirrje per rebelim ndaj nje institucioni pa te cilin katolicizmi s’ka kuptim, kurse muslimanet pergjithesisht ne bote, dhe specifikisht ketu ne shqiperi e ne ballkan, nuk jane dakord me korrupsionin dhe kalbezimin qe ka kap institucionet qe kane marre persiper te perfaqesojne bashkesite, e qe pergjithesisht jane kthyer ne perfaqesi te paleve te treta tek bashkesite.

  • Hans Kungu nuk deshiron te zhduk papatin apo te rebelohet kunder Kishes, ne librat e tij ai propozon reforme te konceptimit te kishes ne perputhje me mesimet e Koncilit te Dyte te Vatikanit (1963-65).
    Sipas ketij koncili Kisha eshte populli i Zotit ndersa Papa me kardinalet perfaqesues te ketij populli. Ndersa tradicionalisht Kisha eshte konsideruar si Papa me hierarkine klerikale. Hans Kungu shpjegon se ky koncept autoritar, hierarkik absolutist eshte fryt i zhvillimeve historike dhe jo nje realitet biblik. Ne perputhje me mesazhin biblik dhe mesimet e koncilit te dyte te Vatikanit ai kerkon qe bashkesia e krishtere, laiket (jo kleriket) te jete me te pranishme ne vendimmarrjen kishtare, qe koncepti i Papes te reformohet, nga nje autoritet i pagabueshem qe flet ex cathedra ne nje perfaqesues te popullit te Zotit dhe qe Kisha te shnderrohet nga nje institucion hierarkik vertikal ne nje institucion me perfaqesues njerezor dhe gabueshem i bashkesise se krishtere. Prandaj ai nuk eshte per zhdukjen e Kishes dhe Papatit por per rikonceptimin e tyre ne terma me evangjelik dhe me ne perputhje me mesimet e Koncilit te dyte te Vatikanit.

    Librat e Han Kungut ku shfaqet me qarte koncepti i tij i reformes se konceptit te Kishes jane:

    – Church by Hans Kung (May 1, 2001)
    – Disputed Truth: Memoirs Volume 2 by Hans Kung (Dec 5, 2009)
    – Infallible?: An Unresolved Enquiry by Hans Kung (Sep 1994)
    – Christianity: Essence, History, Future by Hans Küng (Aug 1, 1996)

  • pra Kungu kerkon mesa duket ta beje institucion kishtar katolik me demokratik.
    po mire pse kisha katolike nuk i zbaton keto direktiva qe paska percaktuar vete ne kete koncilin e dyte?

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *