E-zani

Mësojmë nga faqja Respublica se tekstet mësimore për kalsën e 6 në Kosovë u mësojnë fëmijëve, profeti Muhamed ka urdhëruar luftën kundër të pafeve si një ndër pesë detyrat bazë të muslimanit. Ky pohim bëhet në pjesën ku flitet për lindjen dhe përhapjen e Islamizmit dhe aty përcaktohet se «lufta e shenjtë» (xhihadi) duhet bërë ndaj çdokujt që nuk bën pjesë në fenë muslimane. Lajmi është marrë nga Radio Europa e Lirë, e cila ka botuar si kryelajm nga Kosova reagimin e Bashkësisë Islame e cila e konsideron një gjë të tillë absurde. Autorët e tekstit janë Frashër Demaj dhe Fehmi Rexhepi, që të dy akademikë të njohur në Kosovë.

Në prononcimin e tij, për reagimet e Bashkësisë Islame, Rexhepi ka sqaruar se tekstet nuk kanë të bëjnë me atë që pranon Islamizmi sot, por ato tregojnë të vërteta historike, atë që besohej gjatë kohës kur ka lindur Islami. Ai pretendon se gjatë kësaj periudhe, në shekullin e shtatë, «ajo ka qenë luftë kundër të pafeve, të atyre që kanë besuar në shumë zotëra, për t’u përhapur». Pa dashur të hyjmë në shpjegime që i di çdo fillestar në fe, të cilat tregojnë se ishte politeizmi ai që luftoi Islamin, duke i detyruar muslimanët të jetojnë nën regjimin çnjerëzor të fiseve mekase, pa dashur të ofrojmë shpjegime historike mbi kushtetutën e Medines apo Marrëveshjen e Hudejbijes, të cilat dëshmojnë qartë se Islami u hap gjatë periudhës së paqes e jo të luftës, e aq më pak duam të hyjmë në një diskutim historik mbi argumentet mbi të cilat është nxjerrë teza e tyre, është vërtetë e paimagjinueshme të pranosh mënyrën primitive me të cilën argumentohen akademikët shqiptarë (duhet thënë se të tilla gjëra janë ndeshur shpesh edhe në tekstet e shkollave në Shqipëri).

Nuk e dimë nëse e gjithë kjo është e qëllimshme, por sido që të jetë, ajo tregon nivelin intelektual dhe nivelin e të arsyetuarit të historianëve tanë, të paçliruar ende nga strukturat ideologjike të trashëguara. Me një fjalë, z. Rexhepi kërkon të na thotë se muslimanët sot e njohin gabim fenë dhe profetin e tyre dhe se e vërteta historike është tjetër nga ajo që njohin sot institucionet dhe katedrat e studimeve fetare në të gjithë botën. Më shkoqur akoma, ai kërkon të na thotë se, interpretimi më i vërtetë dhe më i saktë nga ana shkencore sot për Islamin është ai i Al Kaedës dhe rrjedhimisht sot na mbetet që, ose ta besojmë Islamin gabim, ose të bëhemi të gjithë terroristë për të qenë muslimanë të mirë. Ky është diskursi akademik që u mësohet fëmijëve dymbëdhjetëvjeçarë në shkollat publike në Kosovë.

Por, më interesante është mënyra sesi hartuesit e tekstit e mbrojnë paudhësinë e vet. Ata mbrohen nën «imunitetin» e akademikut, duke i ofruar gjykimet e veta si përfundime shkencore që nuk duhet t’i vërë kush në diskutim. Të gjitha interpretimet e tjera, të gjitha reagimet që vijnë nga institucionet zyrtare të Islamit, konsiderohen prej tyre si besim e jo si shkencë. E për rrjedhojë ato nuk kanë tagrin të venë në diskutim pohimet e tyre.

Jo vetëm kaq por z. Rexhepi hidhet në kundërsulm, duke i konsideruar reagimet e Bashkësisë Islame si sulm fetar kundër shkencës:

«Tash, ata, çka donë? Kujtojnë se tash historinë duhet ta bëjmë krejt me islamizëm dhe të mësohet në detaje?!»

Z. Rexhepi jo vetëm që nuk ofron asnjë argument, asnjë fakt e asnjë autoritet shkencor që të mbrojë tezën e tij, por shkon deri aty sa të akuzojë institucionet fetare si penguese dhe cënuese të shkencës. Kjo pseudoshkencë vijon të mbështetet në klishetë banale shkenciste të konsumuara barbarisht nga ideologjitë e mbrapshta të së kaluarës, për t’i dhënë vetes tagrin e autoritetit të padiskutueshëm që i imponohet shoqërisë. Mjetet për të penguar kritikat dhe diskutimet, janë po ato të përdorura pak kohë më parë në debatin e hapur prej ankesave të qeverisë turke për fyerjet ndaj Turqisë dhe Perandorisë Osmane në tekstet mësimore. Jo më kot, një prej autorëve të këtij teksti është Frashër Demaj, po i njëjti që kish hartuar edhe tekstet fyese ndaj popullit turk. Frashër Demaj u prononcua fuqishëm atëherë se historia bazohet mbi fakte dhe studiuesit nuk mund t’i ndryshojnë faktet për hir të politikës. Në atë rast z. Demaj ngrinte zërin që «Politika të mos fusë hundët në punën e shkencës» ndërsa tani ai dhe kolegu i tij kërkojnë që feja të mos fusë hundët në punët e saj, duke identifikuar shkencën me punët e tyre pa mend.

Këta historianë, po përdorin zotin e ri të modernizmit, shkencën, si aureolë false shenjtërie, për të mbrojtur mbrapshtinë e punëve të tyre. Sipas tyre, kulti i shkencës kërkon që njerëzit t’u afrohen të përulur e jo me kritika. Njerëzit duhet të shkojnë tek këta profetë të rinj duke u zbathur nga çdo besim apo arsye, ashtu siç besimtarët zbathin këpucët kur hyjnë në xhami. Për rrjedhojë, jemi këtu krejtësisht në sferën e besimit, vetëm se kemi të bëjmë me një besim të rremë, të varfër e të paarsyeshëm, që shenjtëron profanen e profanizon hyjnoren.

Comments

  • Mos i meshoni kaq shume faktit se kjo ka ndodhur ne Kosove, vllazni. Ne Shqiperi ka pseudoakademike po aq qesharake, a me keq: i vetmi dallim eshte se islamofobia apo injoranca ndaj Islamit ne tekstet shkollore te Tiranes, asnjehere deri me tash nuk ka dale ne shtyp e nuk ka terhequr debat si ky

    Hapini pak tekstet e historise tiranase e shihni sesi brenda te njejtit titull trajtohet Islami e Krishterimi.

    Pastaj flasim kush e gallaten me te hidhur, Tirana apo Prishtina

  • E vertete. Tekstet ne Shqiperi kane qene historikisht problematike dhe tendencioze. Perpara disa vitesh ka pasur edhe nje shkrim ne nje gazete, per faktin se ne tekste thuhej se Islami u perhab prej lufterave, se Muhamedi eshte autor i Kuranit, nderkohe qe per krishtin thuhej se u ringjall ne diten e trete pas vdekjes. Dmth, Muhamedi nuk ka mundesi ta kete marre Kuranin prej Zotit, por duhet te jete vete autor i tij, megjithese vete nuk e ka njohur veten autor te ketij libri, ndersa Krishti ka mundesi te ringjallet pas vdekjes. Dhe me e bukura eshte se fakti i ringjalljes jepet si fakt historik jo si pretendim fetar, ndersa autoresia hyjnore e Kuranit nuk jepet as si pretendim fetar.

  • «Tash, ata, çka donë? Kujtojnë se tash historinë duhet ta bëjmë krejt me islamizëm dhe të mësohet në detaje?!»

    Shikoni me cfare gjuhe shprehet nje akademik per udheheqesit shpirteror te 90% te kosovareve. Asnje shenje respekti intelektual apo profesional. Pale i duket dhe e cuditshme qe islami ne librat e historise te paraqitet me detaje te sakta fetarisht???

    • Jo detaje te sakta fetarisht, jo. S’po kerkon njeri ende korrektese fetare, thjesht korrektese dokumentare te ftohte: cdo tekst ne bote, fetar ose jofetar, i rendit qarte 5 kushtet e mirenjohura te Islamit. Nese jane 5, duket qe s’ka vend per lufte aty.

      Po me nivelin qe paraqesin institucionalisht dhe akademikisht muslimanet shqiptare, pak, shume pak po e pesojne.

      Dite me interesante priten

  • keta jane mediokrit e kohes se komunizmit, qe zene akoma vend ne trojet shqiptare. kam frike se me shume se e qellimshme ka qene injorance qe ne vend te shtylles se pare qe eshte shehadeti ka futur si shtylle te peste xhihadin, qe kushedi nga cburim amator e ka marre, shikoni edhe gjuhen e teksti sa e varfer dhe sa tendencioze qe eshte! edhe Zoti e shkruan me te vogel!

  • Titulli i artikullit nuk eshte i sakte, sepse versionin e shtyllave te Islamit qe permendet ne librat e Kosoves, nuk e mbron asnje grup, shkolle apo sekt islam. Ajo qe kane thene disa eshte se xhihadi konsiderohet si shtylla e gjashte e Islamit

  • Edhe sikur ta marrim se historianet e kane ngaterruar kete mendimin e “Disave”, nga nje shtylle e gjashte shtojce, duke e perfshire ne 5 shtyllat bazike, historianet, duke mos marre vesh fare nga kjo pune ja fusin kot.
    Kjo shtylle e gjashte, eshte thjesht konsiderate, per ti dhene rendesine xhihadit, jo perfshrije ne shtyllat e Islamit. Ata nuk thone se ka nje shtylle te gjashte, por thjesht thone se kjo e fundit duhet konsideruar si nje shtylle, sepse eshte nje pike e rendesishme ku bazohet feja. Keta “disa”, duan te tregojne se 5 shtyllat e Islamit nuk mund te qendrojne pa nje bazament, qe eshte perpjekja qe kjo fe te behet e jetueshme. Pa perpkjejen asgje nuk mund te qendroje, e nga ky aspekt ata kane thene qe xhihadi (perpjekja, jo domosdoshmerisht lufta me arme, sic e interpretojne historicistet shqiptare), eshte kusht qe cdo shtylle e kesaj feje te mund te qendroje ne kembe. Kjo vjen sepse asgje nuk mund te qendroje pa perpjekjen njerezore.
    Se dyti, kjo fjale e disa dijetareve, nuk i perket pohimeve “historike”, te kohes se Profetit a.s., sic pretendojne autoret e teksteve. Pra, eshte fjale e dijetareve, qe kane ardhur me vone dhe nuk ka te beje me ate qe ata e quajne fakt historik i kohes se Profetit.
    Se treti, konceptimi qe ata kane sjelle per xhihadin, eshte nje reduktim banal i fjales, ne klishete ordinere mediatike, te cilin ata e ofrojne si perkufizim. Pra, ata e konsiderojne xhihadin si nje angazhim ushtarak per te vrare cdo njeri qe nuk beson. Nderkohe qe te gjithe e dime se xhihad do te thote perpjekje dhe fetarisht xhihadi, qe nga koha e Profetit a.s. eshte konceptuar si cdo perpjekje njerezore ne dobi te se mires dhe se vertetes, duke perfishre ketu xhihadin me gjuhe, pene, vepra te mira, etj. Jo me kot Profeti a.s. ka thene se xhihadi me i veshtire eshte xhihadi me veten, i cili eshte xhihadi qe ben cdo besimtar, per te mbajtur gjalle dhe te paster moralin e vet, xhihadi per te luftuar me veset qe e shtyjne njeriun drejt se liges. Konceptimi i autoreve te teksteve mbi xhihadin eshte konceptim krejt medioker dhe injorant.
    Nga e gjithe kjo, del se keta historiane nuk bejne histori, por bejne store me kete milet.

    • Ashtu si thua ti eshte, por titulli eshte gabim kur versionin e historianeve te Kosoves mbi Islamin ia atribuon Al-Kaedes. Maksimumi qe mund te thone ndjekesit e Al-Kaedes eshte se xhihadi perben shtyllen e gjashte te Islamit, por jo se ai eshte nje nga pese shtyllat e Islamit.

      • Titulli nuk do te thote se autoret e teksteve kane 100 perqind te njejtat pohime per Islamin, por se te dyja palet e shohin Islamin si nje fe qe, ne origjine i detyron muslimanet te luftojne te gjithe boten qe nuk pranon fene e tyre. Dmth, koncepti i perbashket midis akademikeve kosovare dhe Al Kaedas eshte koncepti qe ata kane per xhihadin dhe obligueshmerine e luftes me mosbesimtaret.
        Shkrimi nuk ka shume per qellim te merret me paditurine e autoreve te tekstit per ate cfare kane shkruar dhe nuk e ka piken e vet thelbesore tek diskutimi se cilat jane 5 shtyllat e Islamit. Sikur te kishin futur ndonje budallallek tjeter, nuk kish per t’ia vene veshin njeri. Por problemi me i rende eshte se keta akademike u paraqesin femijeve te shkollave nje version agresiv, ekstremist e luftarak per Islamin. Dhe kete me pas e bejne me injorance, duke e deshmuar injorancen tek ngaterrimi i 5 shtyllave. Dhe, per te mos u mjaftuar me kaq, reagojne edhe ne menyre agresive duke u thene fetareve qe ata nuk merren me besimin, por me faktet shkencore.

        • O vella, shume e drejte analiza jote per “historianet” e Kosoves, po mos u mundo te denigrosh muslimanet, sado te gabuar te jene ata, vetem per ta nxjerre sa me negativ qendrimin e disa jobesimtareve injorante e tendencioze ndaj Islamit.

          • Ku e sheh denigrimin ndaj muslimaneve ketu?
            Pash Zotin, perpiqu te kuptosh mire ate qe kam thene, pastaj reago, se po rrahim uje ne havan kot me duket.
            Ne lidhje me saktesimin qe bere, me duket se e shpjegova shume qarte. Shkrimi nuk thote ne asnje vend se Al Kaeda mendon se xhihadi eshte shtylle e peste, dhe nuk di se nga e pse e ke nxjerre kete. Shkrimi vetem ben nje paralelizem midis nocionit qe kane per xhihadin dhe Islamin ne raport me te, hartuesit e tekstit (si dhe kategoria e intelektualeve ku ata bejne pjese) me grupet ekstremiste me famekeqe ne bote kane. Kaq. Nuk ka ketu as denigrim muslimanesh e as denigrim qafiresh, Eshte evidentim i nje realiteti problematik nepermjet nje krahasimi.
            Cfare ka ketu per tu ngaterru kaq fort?

  • Zoti vlen në këtë sistem ligjor si ligjvënësi suprem (شارع = shāri’ = šariʿ); ligji i tij është pjesë e zbulesës hyjnore të kuranit. Kurani vlen në mënyrë të padiskutueshme në islamin sunnit si burim primar i ligjit. Ky është një ligj i kërkuar nga zoti, i përcaktuar prej tij, sipas botëkuptimit islamik, i zbuluar nëpërmjet të dërguarit të tij Muhametit. Por kurani përmban vetëm udhëzime të veçanta që mund të vlejnë vetëm si bazë për një ligjvënie të përgjithshme e të gjerë. Prandaj, që herët në historinë e fesë islame , doli në plan të parë përkrah kuranit si burim ligjesh edhe sunna (veprat dhe fjalët shembull të profetit Muhamet) duke u bërë qendra e interesimit për juridiksionin, për t’iu përgjigjur në mënyrë interpretuese çështjeve juridike që nuk trajtohen nga kurani duke marrë për ndihmë shprehjet e profetit të trashëguara gojarisht. Tregimet mbi sjelljen dhe fjalët e Muhametit janë mbledhur në të ashtuquajturin hadith . Më vonë teologët filtruan nga një mori e madhe e ngatërruar e këtyre haditheve, sipas rregullash të caktuara, gojëdhënat që mund të pranoheshin si origjinale, duke krijuar kështu përmbledhjet e haditheve që njihen më së shumti edhe sot.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *