Islamofobia Kosovare Zbret në Rrugë





e-zani.

Lexojmë në gazetën Express se në qytetin e Ferizajt në Kosovë, janë shfaqur graffiti kundra myslimanëve ashtu si dhe kundra kryeministrit Thaci:

Burime policore kanë thënë se grafitet ishin shkruar në dy objektet publike, dy në objektin hekurudhor me përmbajtje “O Hashim turku, Avni Rrustemi ka plumba edhe për ty” dhe tjetri ” Poshtë xhamia e re”, ndërsa në murin e Gjykatës komunale grafiti me slloganin “Luftë Vahabistave Prokurori”.

Sigurisht që është për tu përshendetur fakti se policia ka deklaruar se po e trajton si akt kriminal që bie ndesh me ligjet e vendit. Duhet tërhequr vëmendje, sidoqoftë, se kjo retorikë anti-myslimane e anti-turke, ashtu si dhe shpërdorimi politik i kësaj retorike duket se ka zbritur në grafititë e mureve nga gjuha e gazetave dhe deklarimet e politikanëve – nga presidentja e duke zbritur poshtë në hierarkinë shtetrore e mediatike kosovare.

Duhet përshëndetur një zë i rrallë kthjelltësie parë në artikullin e zv. Ministrit të Jashtëm, z. Petrit Selimi, që shkruante në gazetën Express se:

…ata që kundërshtojnë lidhjet e Kosovës me Turqinë por edhe me shtetet e Gjirit, si dhe vizitat e KM Thaçit, duke pretenduar në “okupimin pesë-shekullor mysliman”, përqafojnë teza ekstreme dhe të papranueshme. Kosova nuk ka qenë e “okupuar” 500 vjet dhe Turqia e sotshme nuk është Turqia e Sulejmanit të seriave televizive. Turqia e sotme është mike e jashtëzakonshme e popullit të Kosovës, përkrahëse fundamentalisht e rëndësishme e proceseve politike, diplomatike dhe ekonomike. Nga Turqia mund të mësojmë edhe se si shteti, edhepse sekular, ka menaxhuar dhe rezistuar ekstremizimin e diskursit fetar. Shqiptarët që kanë dhënë me dhjetëra vezirë, që kanë qenë pjesë esenciale e Perandorisë Osmane dhe ushtrisë së kësaj perandorie, shqiptarët që kanë dhënë pashallarë e mbretër prej Egjiptit e deri në Liban, nuk kanë se pse të ju vjen turp për kontributin që kanë dhënë në këtë Perandori. Si është e mundur se ne sot e kësaj dite nuk kemi një monografi për mijëra shqiptarë e kosovarë që kanë jetuar, punuar në Stamboll me shekuj të tërë? Turqia është partner strategjik i Kosovës dhe turqit përkundër episodeve historike të dhembjes emocionale (e fundit ka qenë dëbimi i shqiptarëve në vitet e 1950’ta) sot kanë marrëdhënie vëllazërore me Turqinë. Është poashtu interes nacional i Kosovës të mban lidhjet e forta me shtetet e Gjirit Persik.

Politika kosovare duhet të marë përgjegjsinë për retorikën e urrejtjes anti-turke dhe islamofobisë. Këto graffiti nuk janë gjë tjetër vetëm se gjuha që ka vite që gatuhet nga politikanë e mediat mainstream të Kosovës dhe nuk mund të jenë vetëm se të dëmshme për Kosovën.

Comments

  • ky selimi muna nuk mu duk shume i kthjellet e as per tu pershendetur. ne shkrim shfaqet thjesht si nje zyrtar (karrierist duke ju referuar nje shkrimi te publikuar tek ezani) qe riprodhon klishet e vjetra.
    ja dhe pika 6 qe na tregon qarte historin e krishterimit nder shqiptare ne shkrimin e cituar:
    “6. Shqiptarët dhe Kosova janë edhe djep i krishterimit. Shën Konstantini mu në këto troje ka lindur, për ta legalizuar krishterimin para rrumbullak 1700 viteve në Perandorinë Romake. Shën Pali në misionin e tretë pas vdekjes së Krishtit këndej e ka përhapur fenë. Kisha është pjesë esenciale e luftës sonë për vendin tonë në këtë botë, edhepse shpesh feja ka shkaktuar ndasi midis neve. Katër papa ishin me prejardhje shqiptare. Kjo pasuri dhe trashëgimi është komponentë e asaj se kush jemi ne dhe çka është Kosova. Prej Shtjefën Gjeqovit e deri tek Nëna Terezë, identiteti jonë dhe lufta për pavarësi inkorporon fenë katolike.”
    mos flas pastaj per lepirjen qe i ben perendimit dhe hebrenjve thjesht per te qene politikisht korrekt pika 3 dhe 8. mua per vete nuk mu duk shume i kthjellet por nejse…
    ja linku: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1%2C80%2C94040, te gjykoje vete gjithsecili

    • Fredi linku per artikullin eshte dhene ne postimin me siper, nenvizuar me te kuqe, si reference per lexuesin. Nuk e shoh, sidoqofte ku qendron problemi mbi cfare ka thene per krishterimin shqiptar. Nje perkujtim i fundit, perendimi eshte garantuesi i lirive themeltare ne Kosove – perfshi lirite e myslimaneve – dhe te pavaresise nga Serbia dhe mendoj se duhet te jemi te ndergjegjshem per kete kur ankohemi per lepirje ndaj perendimit, edhe nese eshte vertet keshtu.

    • Vella Fredi,

      nese je tifoz i ekskluzivizmit dhe karshillekut, po humb kohen kot tek e-zani.

      Perit Selimi eshte zv/minister i nje qeverie 100% te mbeshtetur ne taksat dhe tanksat e Perendimit, pa te cilin Perendim, Petriti me shoke do jetonin si gjysemnjerez nen shtazerine serbe. Ne dallim nga ideologet e neveritshem rugoviane, Petriti duket djale i ekuilibruar dhe i hapur. Ai eshte nga te paret zyrtare apo edhe intelektuale te Kosoves qe thyen skemat katundareske te rugovizmit, duke u treguar realisht sekular dhe europian me te gjitha fete, perfshire fene e shumices, dhe me te gjitha aleancat diplomatike, perfshire ato te Lindjes, dhe qe tregon vleresim modern e johisterik per historine e shqiptareve nen Perandorine Osmane. Vleresimi i tij per krishterimin e shqiptareve dhe Kosoves, eshte ceremonial, apologjetik, pak i tepruar, sigurisht, po jo genocidiar si ai i rugovisteve. Petriti sigurisht qe eshte laik, politikisht e filozofikisht, e mbase edhe shpirterisht (lexo: ateist), por… miresevjen ne realitet Fredi, kjo eshte gjendja mbizoteruese e shqiptareve sot, e me teper se kaq, kjo eshte gjendja mbizoteruese e kontinentit ku jetojne shqiptaret. Nderkohe qe ti qahesh pse Petriti paska recituar variantin legjendar te ungjillzimit te shqiptareve prej apostujve, ne Kosove ka levizje te konsoliduar fundamentaliste antiislamike, qe here me grafiti kriminale e here me trakte qe bejne presion per te nderruar fene, duke imituar serbet e kohes se mbreterise.

      Une e kuptoj se ka njerez qe do deshironin zv/ministra te jashtem qe nuk e permendin fare krishterimin, qe mbase nuk duan lidhje fare me Perendimin, por te tille ministra duhet t’i kene ne fillim Turqia, Egjipti, Pakistani, Saudia e te tjere vasale te Perendimit, para se t’i kerkojme nga shqiptaret qe nuk jane aq muslimane sa keta qe permenda, dhe qe, c’eshte me e rendesishmja, lirine fetare per te qene muslimane e kane dhurate prej Perendimit te krishtere, dhe prej askujt tjeter ne Toke

  • Verejtja jote eshte e drejte Fredi, autori i meshon jo pak klisheve bajate qe artikulohen shpesh ne shtypin shqiptare ne Shqiperi e Kosove. Autori, si njeri i politikes, mundohet te jete ok me sa me shume grupe shoqerore e faktore ne vend, ne pamundesi per te qene ok me te gjithe. Dhe kur kerkon te jesh mire me te gjithe, ne fakt nuk thua asgje. Ndoshta Tonibler mund te kene te drejte se, ne keneten shqiptare, petritet si ai me siper jane vertete per tu lavderuar, se ata i kane te gjitha kushtet dhe shancet per te qene si te gjithe te tjeret. Ndoshta kjo eshte arsyeja e vleresimit, edhe nga E-zani dhe ketu ndahen diskutimet tuaja. Ne rastin konkret vleresimi yt eshte objektiv, ndersa ne rastin e Toniblerit, e deri diku edhe i Ezanit, vleresimi eshte rrethanor.

  • Nivelin e diskursit te Petrit politikanit, nuk e gjen as ne qarqe shkencore te shqiptareve, ky eshte problemi. Petriti thjesht i perket nje gjenerate tjeter, shume me pak dogmatike, prandaj arrin qe te pajtoje maksimalisht edhe kerkesat per nje ton politikisht korrekt, si ia kerkon posti i tij ne aparatin e shtetit (lere me kur shteti i vet eshte kukull), edhe patriotizmin, objektivitetin e integritetin intelektual. Vetem dikush qe nuk e njeh fare ligjerimin politik te shqiptareve mund te jete indiferent ndaj fjales se Petrit Selimit. Ne poziten per te ardhur keq ku eshte bashkesia e besimtareve shqiptare, mendoj se, pa humbur dinjitetin, duhet te jemi pak me shume falenderues dhe vleresues kur na ofrohet miresi.

    Tek e fundit e-zani vleresoi pjesen ku Selimi flet per islamofobine dhe turkofobine (ne nje shtet ku turqishtja eshte gjuhe zyrtare!) dhe jo detyrimisht per gjiithe fjalimin e tij. Por gjithsesi, perseris, edhe pjesa per kishen, nuk eshte histerike si e ka adetin ligjerimi politikokulturor kosovar.

    • Ne fakt, paradoksalisht, politika eshte sfera me e moderuar ne qendrimet publike ndaj Islamit dhe perkundrazi, bota akademike e shoqeria civile eshte pjesa me agresive e ekstremiste ne Shqiperi e Kosove.
      Te pakten publikisht, politikanet jane treguar shume here me te ekuilibruar, e ndoshta edhe me te kthjellet, pavaresisht asaj qe mund te bejne nen rrogoz. Natyrisht, duke qene te interesuar per elektorat, atyre nuk u lejohet te shkasin shume ne diskursin qe prodhojne. Ndersa elitat intelektuale, duke qene se nuk japin llogari perpara askujt, pervec se perpara rrogedhenesit apo lobeve qe i promovojne dhe i mbajne ne pozicionet qe gezojne, intrigojne kunder demokracise duke ofruar lavazh masiv per trute e popullit.
      Kjo eshte fatkeqsia ne kete vend, e ndoshta ne shume vende demokratike. Ndersa jeta politike rregullohet, aq sa mundet nga vota e lire, jeta intelektuale mbetet totalitare, prone e nje kategorie njerezish te papergjegjshem, te cilet kane te gjithe komoditetin e nevojshem per te ofruar cfaredo lloj maskarade. Ky eshte ne fakt, nje nga paradokset e demokracise. Ndersa pretendohet qe demokracia eshte udheheqje e popullit, apo perfaqesim i vullnetit te tij ne qeverisje, ky vullnet krijohet nga elitat qe kane pushtetin mediatik, te cilin nuk ta merr e nuk ta jep askush, pervec lobeve dhe grupeve te interesit qe kane arritur te sundojne prapaskenen e jetes politike. Per rrjedhoje ne betemi qenie qe jetojme nen pushtetin totalitar te atyre qe prodhuan marksizem-leninizmin shqiptar e qe sot armikun e kllases e kane identifikuar tek “islamiku”.
      Kjo eshte edhe arsyeja qe politikanit i duhet te mbetet ne kufinjte e interferencave valore lobuese, duke u detyruar te ruhet qe te mos shkase shume me antiislamizem, qe do ti sillte humbjen e nje elektorati te paneglizhueshem, por nga ana tjeter duke u perpjekur te mos shkase shume me proislamizem, duke humbur mbeshtetjen e qarqeve lobuese antimuslimane, qe mbajne peng vendin ne funksion te intrigave e interesave te tyre. Politikani “i mire” ne keto kushte, eshte ai qe di te ruaje balancat e nevojshme, por qe ka gjithashtu edhe mungesen e nevojshme te ndjeshmerise ndaj gjithckaje parimore.

  • Me shume se taksat Tonibler do te thoja interesat gjeopolitike, qe “rastesisht” dhe vetem “rastesisht” u perputhen me interesat e shqiptareve te Kosoves, siç nuk kishte ndodhur kurre me perpara.
    Duhen patur parasysh perher dallimet kuptimore te fjaleve dhe te veprimeve, duke mos i dekontekstualizuar ato.
    Keshtu, kur ne rastin specifik implikohet Perendimi si “shpetimtar” i shqiptareve kjo vlen per politiken e jo per ndonje shtrirje abstrakte te vete termit, pasi, ne te kundert, rrezikon te perfshihet brenda Perendimit edhe ai krimineli ne Danimarke, apo ai politikani italian qe “kenaqej” me krimet serbe ne Bosnje.
    E meqenese eshte politika e disa vendeve perendimore qe i “shpetoi” shqiptaret e Kosoves, me duket plotesisht joracionale te falenderohet nje fragment i kultures perendimore siç eshte feja.
    Pervec kesaj, eshte absurde – pra del nga sfera e racionalitetit – te tjetersosh kulturen e mases kosovare me pretendimin se po falenderohet politika perendimore. Te pakten ne marredheniet njerezore, nuk “falenderohet” interesi me idealizem.

    Petriti mund te jete laik, por i mbeshtetet fese per t’u identifikuar, te pakten per aq sa eshte shkruar ne artikull, madje edhe per te bere politike. Sidoqofte, siç thua ti, ai eshte “engjell” ne krahasim me ate cfare ndodh ne debatin publik ne Kosove. Ne nje debat ku pjestar te klerit jane shnderruar ne profesioniste te shkencave humane, ku masa mendon se duhet falenderuar politika e disa shteteve perendimore kryesisht nepermjet fese, ku akademiket dhe studjuesit shfaqin neper studio televizive dhe artikuj disa teori e mendime te ngjashme me injorancen e blogjeve
    me banale.

    Ndjej keqardhje per bashkeatdhetaret ne Kosove per nivelin e elites se tyre, qe, fundja, ajo eshte prodhimi i atij komuniteti njerezor. Personalisht nuk kam pare nje perputhje me te shkelqyer mes injorances, mashtrimit dhe servilizmit. Ka plot shembuj neper regjime totalitare, por ne Kosove, qe per meteper eshte shtet demokratik, evidenca e ketyre tre perberesve eshte jashtezakonisht e dukshme tek elita, aq sa arrin fazen e komicitetit dhe te shtyn emocionalisht drejt ndjesise se meshires ndaj tyre.

    Kuptoht qe zv. Ministrit te mesiperm i nevojitet te serviloset, por mund te zgjedhi menyra me larg fallsietit sepse del qartesisht dhe bindshem si i paditur ose, edhe me keq, si mashtrues. Njeriu ben gabime, sigurisht, por tek kjo elite qarkullojne te njejtat gabime ne pafundesi, qe do te thote se jane plotesisht te bindur ne keto paradigma.
    Nje pjese e kesaj elite thjesht eshte perdouese paradigmash, ndersa nje pjese tjeter i shpik ose i mban gjalle. Tek kjo kategoria e dyte hyjne “historian” si Shan Zefi apo Jusuf Buxhovi. Kur barra e historise bie ne persona te tille nuk ka faj pastaj zv. Ministri apo kolegu i tij, sepse faji eshte i substratit qe fle dhe pret shpetimin nga jashtevetja.

  • Pikerisht ngaqe per here te pare na u perputh rastesisht interesi me ata qe kane noterizuar periodikisht genocidet serbo-greke ndaj nesh, pikerisht prej kesaj duhet ta mbyllim nje sy per panegjiriket e Petritit, se ndoshta “i bie mesysh” pastaj.

    Nuk do ta kisha formuluar dot me mire se e-zani vleresimin per Petritin : “Duhet përshëndetur një zë i rrallë kthjelltësie”. Fraza i thote te gjitha: “pershendetja” nuk eshte asgje me shume se pershendetje ne shqip – kuptimet e dinjitetit, dialogut, dashamiresise, po jo me shume se kaq, jane aty te gjitha; “ze i rralle kthjellesie” tregon jo vetem gjendjen ne terren, ku i rralle e i mekur eshte zeri i arsyes, por njekohesisht shpjegon edhe arsyen pse do pershendetur ky zeri (po te kishte pasur zera te tjere si ky, as qe do ia vlente harxhimi i frymes per kaq pak).

    Kush e njeh minimalisht Kosoven, e di mire se krahas shkolles fashiste rugoviane (ajo shkolla qe eshte gandiste me serbin, dhe bogdaniste – lexo: vellavrasese – me shqiptarin) ka edhe te tjera qasje ideologjike ndaj Islamit ne terrenin e medias, kultures, politikes. Ka zera qe gjithe duke kritikuar “ekstremizmin islamik” – i vertete a i shpikur qofte ky – serish identifikohen me nje tradite vendase muslimane, sado dobet, dhe sado pa dije, sado duke e mistifikuar a modeluar si plasteline kete ndonjehere. Problemi eshte se me keta zera, aktivistet muslimane kosovare gjithnje e me shume nuk kane zgjedhur te dialogojne, po gjithnje e me shume t’i alienizojne, shpesh permes nje gjuhe vulgare armiqesimi apo deri edhe kercenimi. Vrazhdesia dhe cektesia e ketyre qasjeve, dirigjohet nga te deshperuar qe nuk kane as pergatitje e as durim te dialogojne me kushurinjte e komshinjte e vet, po duan sa me shpejt ta imponojne ne gjithe diskursin islamik deshtimin e tyre intelektual e psikologjik. Qellimi final eshte parcelizimi i shqiptarise nominalisht 90% muslimane, ne nje model social si i Bosnjes para 11 shtatorit, ku ‘muslimanet e vertete’ jetonin larg shumices se korruptuar, ne gjithsej dy fshatra e gjysem, ku ishin terhequr te celebronin utopine, e cila mori fund pas vetem nje aksioni policor.

    Per t’iu kthyer Petriti edhe nje here, them se teksti i tij filimisht nuk do gjykuar si cdo lloj publicistike tjeter, se eshte tekst qe del nga dora e nje rrogetari te larte te administrates koloniale kosovare. Po te shohesh reagimet e lexuesve ne shtypin kosovar ku doli shkrimi i tij, ata qe shajne Petritin jane gati 100% ekstremistet islamofobe e turkofobe, prandaj them se, pertej nje gjykimi akademik te narrativave dhe retorikave, ka edhe nje gjykim thjesht politik, sidomos kur flasin politikanet, i cili percaktohet nga bursa ditore, jo nga sophia perennis. Kjo eshte edhe racionalja pas “pershendetjes” se e-zanit, me sa besoj e kuptoj

  • Shkresa ngerthen ceshtje shume te rendesishme:

    a. Percarjet e medha mes myslimanesh ne Kosove
    b. Islamofobia
    c. Roli I kompanive turke ne procesin e privatizimit te aseteve publike

    Te jesh mysliman/e ne Kosove sot, eshte nje nder sfidat me te medha (sprove). Ndarja e ftohte qe behet ndermjet te qenurit mysliman/e (otoman/lindor) dhe shqiptar/e (perendimor, progresist) eshte e frikeshme dhe problematike.

    Ne nje shoqeri qe akoma po kalon neper fazat e tranzicionit, ngushtesia e mendjes dhe pa-aftesia per te dallu indentitetet brenda qenies, kane deformuar konceptet bazike te te qenurit njeri-human. Shqiptaret ne Kosove akoma nuk arrijne te vet-definohen dhe per me teper, influenca e jashtezakonshme e faktorit nderkomebtar ka denigruar ne shkalle te konsiderueshme ‘mireqenien psiqike’ te popullsise.

    Ne perhapjen – ‘masivizimin’ e islamofobise, mbi gjithcka dhe te gjithe/a, kane ndikuar vet myslimanet. Ne mungese te debatit, informacionit te bollshem dhe mendje’mprehtesise/hapesise, se fundmi sikur jane ‘izoluar-fshehur’ argumentat, dhe te vetmit qe sot “i dalin ne mbrojtje” Islamit jane hoxhallaret dhe te rinjet gjak’nxehte. (e shkruar me keqardhje)

    Ortodoksia ne trajtimin e mesimeve te shenjta, nje lloj hermetizimi i cuditshem dhe tendenca per ta prezentu Islamin vetem nepermjet -ferrit- dhe -te ndaluares- tregojne per nje lloj devijimi te turpshem dhe dashakeqes.

    Nga ana tjeter, dallimet e dukshme (te konsiderueshme) ndermjet myslimaneve, jane kaq te medha, e nganjehere te pakapercyeshme. (se fundmi, kujtojm rastet e rrahjeve te hoxhallareve, kercenimeve e fyerjeve)

    Por, problemet e brendshme mes myslimanesh, nuk jane me te pakta se perpjekjet e vazhdueshme te jo-besimtareve per te prezentuar Islamin ne format me te egera dhe me c’njerezore. (kujtoni shkrimet e perditshme ne mediumet kosovare, deklaratat e diplomateve, politikaneve, nderkombetareve, etj).

    – Nje tjeter pike e rendesishme, per te cilet shkruhet pak, flitet pak dhe fshihet shume, eshte “syperfaqeshmeria” e te qenurit besimtar, mungesa e njohurive thelbesore. Pa u cuditur fare, kjo pastaj te jep shume shpjegime ne pyetjet e vazhdueshme qe kemi mbi trajtimin e myslimaneve / besimtareve. Ata vazhdojne te biejn pre e politikave ‘trushperlarese’ te partive politike.

    Kontektsti social, ekonomik, politik e kulturor ne te cilin ndodhet sot Kosova eshte kaq kompleks dhe i nderlikuar. Politikat e egera te privatizimit jane nje nder faktoret kryesore se pse qytetaret vazhdojne ta urrejne kryeministrin. Lidhjet e tij bizeneset turke jane vene ne pah shume here deri tani. Turqia e ka demtuar imazhin e saj ne Kosove, sidomos ne vitet e fundit pas blerjes se aseteve publike, ne procedura jo-transparente.
    Shkrimet si ky I zv.ministrit te Puneve te Jashtme, I hasim shpesh, I hasim kudo. Sepse te mbrosh myslimanet qe viktimizohen, stigmatizohen, paragjykohen eshte trend (e modes), eshte dicka e preferueshme. Kesisoji, analiste;gazetare;shkrimtare e cka jo tjeter, hera-heres rrehin ‘uje ne hava’ me tezat e tyre “dashamirese” sepse kjo garanton publicitet te jashtezakonshem dhe vemendje te gjere.

    Fatkeqesija jone; gjumi I thelle, mungesa e nje klase intelektuale, mungesa e informacionit, mungesa e x – mungesa e y!

  • Lexova shkrimin e Petritit edhe ne Express dhe per tekstin kam vetem levdata. Eshte nepunes shteti ky, duhet ta mbroje shekullarizmin. Me gjase eshte edhe ateist. E megjithate, ka perdorur argumente te thurrura mire, te shkruara me mire se mesatarja kosovare qe rendom lengon nga nje shqipe e shkruar mjaft keq. Selimi thote se po, nuk duhet harruar trashegimine kristiane, por Osmanut NUK ISHIN okupatore. Permendja e tij e hebrenjeve ne kete rast me duket me shume si deshire per te rrumbullakesuar fete monoteiste ne nje shkrim. Gjithsesi shkrim per tu komplimentuar e jo kritikuar ne vorbullin e shkrimeve urrejtese ndaj Islamit.

    • tetana, ne Kosove ka pasur prej shekujsh hebrenj si kudo ne trojet e banuara nga shqiptaret.

      Hebrenjte jane komunitet fetar vendas.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *