E-zani

Kreu i ortodoksisë shqiptare Anastas Janullatos, ka akuzuar shtetin shqiptar se ka penguar zhvillimin e Kishës Ortodokse me qendrimet e tij. Sipas agjencisë së lajmeve Balkanweb, në meshën e mbajtur në Katedralen e Shën Dhimitrit në Berat, Kryepeshkopi shprehu pakënaqësi ndaj politikës shqiptare, e cila sipas tij, nuk ka qenë aspak dashamirëse me Kishën Ortodokse. Në fjalën e tij, ai i është referuar vitit 1994, si shembullin e një politike shtetërore jopozitivë ndaj kishës, duke penguar kështu edhe përparimin e saj në Shqipëri . Kryepeshkopi Janullatos, ka rikujtuar në këtë kontekst vitet e komunizmit dhe tronditjen e madhe që feja ka pësuar në atë kohë, duke i parë rrjedhimisht sjellje të tilla të pushtetit si vijimësi e asaj periudhe. “Shpresojmë që të mos vijë në vend rrebeshi i persekucionit, të cilin e kemi jetuar këtu para shumë vitesh, – u shpreh ai, – ishte një tërmet shumë i madh që i shkatërroi, i shpërbëhu që të gjitha gjërat, por ka edhe lëkundje të tjera të vogla që na mundojnë. ”

Gjithashtu Kryepeshkopi ka vijuar me kritika të forta ndaj shoqërisë shqiptare, duke konstatuar se kjo shoqëri po shkon drejt kapitalizmit pa besim dhe fe brenda saj. Duket se këtë rënie të besimit dhe përhapje të materializmit ai e sheh të lidhur me harresën që shteti i bën fesë dhe pengesat që i bëhen Kishës në punën e saj që prej fillimit të aktivitetit fetar në vend. “Shoqëria pas iluzionit të madh që kishte jetuar rreth të mirave të shoqërisë ateiste komuniste, po shkon drejt një iluzioni tjetër të kapitalizmit që nuk ka besim e fe brenda dhe kryesisht gjendet pa vlera”, – u shpreh Kryepeshkopi në fjalën e tij.

Ndërsa politikanët vijojnë të artikulojnë qendrimet ndaj fesë vetëm në mënyrë protokollare, pa treguar asnjë interes serioz në raportet me të, pakënaqësitë e komuniteteve fetare ndaj politikës vijnë duke u shtuar. Në këtë kontekst, Komuniteti Musliman do të ishte zëri që do duhet të rënkonte më shumë nga një nëpërkëmbje e vazhdueshme që i bëhet prej vitesh, në mënyrën më diskriminuese të mundshme. Megjithatë, krerët e këtij komuniteti duken më të kënaqurit dhe më dashamirës në raportet me politikën.

Comments

  • Per te pasur dhe nje gje te qarte mbi Janullatosin (Marre nga shekulli)

    Kleriku i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimirios, bëri thirrje antishqiptare dje nga Himara, ku drejtoi një meshë në kujtim të ushtarëve grekë, të rënë në luftën italo-greke. Mitropoliti Dhimitrios deklaroi se, “Himara është tokë greke, ka qenë është dhe do të jetë e tillë”. Gjatë fjalës së mbajtur pas meshës në kishën ortodokse në Himarë, Dhimitrios, u shpreh gjithashtu: “Kjo meshë mbahet në kujtim të festës kombëtare greke të 28 tetorit e cila lidhet edhe me 100-vjetorin e çlirimit të Himarës nga zgjedha turke. Kjo meshë zhvillohet në kujtim të udhëheqësit të lirisë, Spiro Spiromilo. Të rinjtë duhet të mësojnë historinë e heronjve të tyre, të mos harrojmë të kalu- arën tonë. Heronj që na lidhin me të përbashkëta të cilat janë, atdheu dhe feja ortodokse. Dhe kjo tokë, Himara, ka pasur marrëdhënie të pandërprera me Kostandinopojën, ka qenë syri i Bizantit këtu. Prindërit tuaj duhet t’ua thonë dhe mësojnë, të kalojë ky mesazh nga gjenerata në gjeneratë, se ne nuk erdhëm nga ndonjë vend dhe u vendosëm në këtë tokë, por kemi qenë këtu shekuj përpara, ishim këtu edhe në kohën e Perandorisë Romake dhe Greqisë së Lashtë. Ishim këtu edhe në kohën e luftërave Ballkanike, kohë kur ndodhën dhe ndryshimet e mëdha territoriale. Ishin grekët që erdhën nga Greqia dhe çliruan këtë tokë. Por pse erdhën në Himarë se kishin ndonjë të afërm të tyre? Jo. Kishin lidhje gjaku, ishin grekë dhe erdhën të luftonin për çlirimin e të gjithë grekëve”.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *