e.zani

Mjerimi elitar që karakterizon sot realietin shqiptar është rezultat i ndrydhjes së kulturës nga misioni funskional në favor të ndonjë ideologjie specifike. Shfaqja më e strukturuar e kësaj gjendjeje vërehet në raportin me të kaluarën, ndërsa paradoksi krijohet nga simbioza, në pamje të parë e çudtishme, mes ekstremeve. Kjo natyrisht për hir të interesave, megjithëse objektivat ndryshojnë.

 

Kështu, nga njëra anë Ismail Kadare merr përsipër të ndërgjegjësojë shqiptarët nëpërmjet fantazisë letrare të «testamentit të Skënderbeut», duke përshkruar një sërë problematikash të shoqërisë sonë, që sipas tij vijnë nga braktisja e «rrugës skënderbegiane». Ai që deri dje ngjiti shkallët e karrierës në një kohë kur bashkëkombasit burgoseshin vetëm sepse kishin lidhje gjaku me ndonjë «armik të Partisë», ai që për dekada na udhëzoi në «rrugën e Partisë», sot, në fazën e riciklimit, ashtu siç tenton të manipulojë të kaluarën e vet, ndjen keqardhje «përse Skënderbeu nuk u krahasua ndonjeherë me Krishtin», siç shprehet në librin Mosmarrëveshja: mbi raportet e Shqipërisë me vetveten. Nga ana tjetër kryeredaktori i revistës më prestigjoze katolike të Shqipërisë, Ardian Ndreca, i cili në një artikull të muajit shtator nuk heziton ta cilësojë «enverizmin si derivat i fesë islame», e rehabiliton plotësisht Kadarenë dhe “harron” se shkrimtari në fjalë ka kontribuar me aq zell në ndërtimin e atij përbindëshi totalitar që i shkatërroi shqiptarët për një gysëm shekulli.

 

1912 – Grua katolike dhe trupa ushtarake austrohungareze ne rrugen e madhe Shkoder

Parodi e vertetë: enveristi që aspiron të “disitentizohet” dhe, pse jo, të gjejë Nobelin duke përcaktuar shqiptaritetin nga vlerat katolike; “françeskani” civil që për një çast nuk i intereson aspak se referenca e tij ishte për dekada pjesë e spikatur e regjimit që masakroi aq shumë françeskan. Zoti i ateistit Kadare është fama, narçizizmi i tij, e vetmja koherencë e shkrimtarit, pasi për ideale nuk mund të flitet, ndërsa Ndreca është në shërbim të një hyjnie trashendente. Këto dy këmbanë, që i këndojnë njëri-tjetrit nëpër artikuj e libra, ku Ndreca madhëron Kadarenë, pasi ky i fundit, në librin e sipërcituar, e ka shpallur Ndrecën historian me vlerë, e shprehin “pasionin” e tyre me mjete dhe metodolgji të përbashkët.

 

Mjeti është ai i “tjetërsimit” të shqiptarëve. Të jesh shqiptar, nga këndvështrimi i dy aleatëve, do të thotë të jesh katolik, në të kundërt je aziatik, islamik, barbar, komunist dhe tradhëtar. Për shkrimtarin në kërkim të indulgjencës, pas militancës enveriste, shqiptari i vërtetë dhe i vetëm është ai shek. XV. Kjo teori shpie ujë tek mulliri i miopisë fetare të Ndrecës që gjen tek “vëllai” (deri dje) enverist një referencë të volitshme. Kështu e ka Ndreca. Kur Schmitt bazohet tek Radonić për të ndërtuar biografinë e Skënderbeut të tij, kryeredaktori i revistës Hylli i Dritës alarmon lexuesin se Radonić është «jugosllav» e «komunist», dhe, dihet, armiqtë nuk janë të denjë të na rrëfejnë historinë. Por ja që komunisti Kadare është bërë miku më i mirë i Ndrecës. E vërtetë, nuk është jugosllav dhe as serb, por ç’rëndësi ka. A nuk u vëllazërua Pjetër Bogdani me patriarkun e Kishës serbe në shek. XVII?

 

Metoda më efikase është ajo e manipulimit të historisë shqiptare. Historinë nuk duhet ta rrëfejnë Radonić e Schmitt, megjithëse i pari është përdorur masivisht nga historianët shqiptar, por shkrimtari dhe profesori i historisë së filozofisë. Kadare preferon të jetë historian për hobby, por Ndreca e merr seriozisht, aq sa edhe Kadare e rendit tek lista e profesionistëve të kësaj fushe.

I tërë artikulli i cituar i Ndrecës paraqitet i tejmbushur me shtrembërime historike dhe me vendosje të historiografisë në shërbim të idealeve fetare të autorit. Fundja nuk është ndonjë problem i ri manipulimi i historinë për të bërë demagogji: Shan Zefi shtrembëron fjalën e Zotit për ta projektuar Palin në Iliri, që ndonjë politikan kosovar sot e sposton deri, madje, në Dardani. Pa dashur të hyjmë në detajet e artikullit të Ndrecës, që, nga aspekti historik, është thuajse tërësisht i çmontueshëm, tërheq vëmendjen citimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit. Kujtojmë këtu se një interpretim i tillë i Kanunit u shfaq edhe nga Presidentja e Kosovës, dhe (për ironi) që traditat kanunore Kadare i ka përshkruar tek Prilli i thyer, pra përpara metamorfozës, si relikte barbare.

 

Ndreca pohon se «ku vepronin normativat kanunore […] nuk përdorej mbulesa islame [madje] edhe mes atyre që ndërkohë ishin konvertuar». Mund t’i dhurojmë kryeredaktorit këto foto ku paraqiten një femër katolike shkodrane, e fotografuar nga Marubi, dhe disa kostume tradicionale të shqiptarëve të mërguar në Itali që në shek. XV.

 

Bie në sy gjithashtu klisheja e rezervuarit konceptual, për më tepër e kryeredaktorit të një reviste fetare. Ai përmbledh «origjinën islame të komunizmit shqiptar» dhe për rrjedhojë fajësimin e doktrinës islame – as të muslimanëve jo – në përndjekjet komuniste ndaj klerit; idenë që «vetëm katoliku mund të jetë shqiptar»; që e ardhmja dhe shpëtimi qëndrojnë tek konvertimi, ashtu siç edhe Kadare i shprehej Ramiz Alisë. Ndonëse çifti Kadare-Ndreca flet për vlera, ajo çka reflektojnë analizat e tyre janë mohimi dhe manipulimi, që tek Ndreca marrin edhe ngjyresat e mllefit të akumuluar në kohë: me pak fjalë, nëse për Kadarenë islami është fatkeqësi, për Ndrecën është mishërim i armikut.

Problemi qëndron tek e ardhmja e bashkëjetesës dhe e vetë identitetit shqiptar, kur zëra të niveleve të tilla zhurmojnë çdo ditë për t’i adresuar drejt greminës.

 

Comments

  • Zakonisht me fondamentalistet fetare nuk do humbur shpresa per dialog, sa kohe qe nje nga fondamentet e cdo feje i bie te jete besimi tek e verteta dhe neveria per rrenen. Por problemi me perfaqesues si Ndreca eshte se nuk e kane fetar, sa tribal, fondamentalizmin. Ligji i tribuse eshte pertej te vertetes dhe rrenes, se rendi i tribuse eshte thjesht mbijetesa dhe mbijetesa s’ka lidhje me moralin.

    Feja, cilado qofte, eshte bujare me perkufizim, e mban deren hapur, kurse tribuja, ne te kunderten, eshte cingune, hermetike, perjashtuese, armiqesore, ka vetem frengjite hapur per tjetrin. Per hir te njerzillekut, po me shume per hir te shortit qe na ka rene, nuk eshte zor t’i thuash ‘shendet’ Ndreces kur te thote ‘plac’, apo t’i ofrosh nje shami letre kur vjell: zori me i madh eshte t’i thuash ‘i krishtere’.

  • Plotesisht e vertete kjo qe thua. Ndreces dhe ndrecllekut qe shiejne sherr fetar mes shqiptareve eshte shume e veshtire ti thuash i krishtere. Keta dalin edhe kunder krishterimit kur ai kerkon paqe me muslimanet e fete e tjera. Ata ne fakt, kane krishterimin e tyre qe nuk eshte aspak krishterim. Problemi i tyre eshte se per fe kane urrejtjen dhe jo dashurine. Si te tille, zemra e tyre nuk ka vend per Krisht e Muhamed. Ne kete blog eshte botuar nje shkrim ku tregohej qendrimi i Vatikanit ndaj Islamofobise, gje qe katolikocentriket shqiptare nuk e kane fare ne konsiderate. http://www.e-zani.com/2011/09/30/qendrimi-i-krishterimit-ndaj-islamofobise/

    Argumenti qe sjellin katolikocentriket “Te rikthehemi ne fene e te pareve”, eshte ne kundershtim te plote me parimet baze te krishterimit. Cdo i krishter, eshte i tille sepse beson se krishterimi eshte feja e vertete, e jo pse kete fe e kane pasur te paret apo te dytet. Perndryshe, te krishteret ne vendet e kolonizuara, nuk u kane mesuar kurre vendasve te ruajne fene e te pareve. Krishti nuk i mesoi aspak judenjte te mbajne fene e tyre, fene e te pareve. Perdorimi i ketij motivi per tu bere i krishter, eshte mohim i Krishtit.
    Dhe, ashti si cdo ekstremist, ndrecet jane te gatshem te behen me te krishtere se Krishti, duke perdor cdo lloj mjeti, edhe ate mjet qe Krishti vete do ta denonte, per t’i bere te tjeret te krishtere. Ata perdorin sot te gjitha klishete, i perforcojne ato, nxisin klimen e polarizimit dhe urrejtjes nderfetare, vetem e vetem qe te perfitojne sa do pak, ne garen e konvertimit, qe ata e ndjejne si revansh fetar historik. Ata nuk e kane problem te mbjellin urrejtje, ndonese feja e tyre meson qe te duam edhe armikun. Ata nuk e kane problem te promovojne fashizem, racizem ne emer te krishterimit. Ata shfaqen sot si nacionaliste, ne nje kohe kur katolicizmi, nga vete fjala eshte nje ide e kundert me nacionalizmin. Dhe jo vetem kaq, por shkojne deri ne shovinizem, duke promovuar ide genocidale ku tjetri eshte krejtesisht i perjashtuar.

    Pra, eshte e vertete qe ky eshte me shume tribalizem se fanatizem. Ne te vertete ndreclleku eshte me shume mirditor sesa katolik.

    • Te nderuar dalan dhe neveria, e kam veshtire te jem kaq bujare e te them se Ndreca nuk eshte tamam i krishtere. E kam lexuar materialin qe citon dalan, produkt i Koncilit te dyte te Vatikanit dhe jo qendrim i perjetshem i tij, por ne anen tjeter, Ndreca nuk eshte thjesht nje nder shume katolike me qendrime ekstremiste ne Shqiperi, por drejtuesi i botimit kryesor te katolikeve ne shqip, Hylli i Drites. Posti qe ai ka eshte perfaqsues. Gjithashtu qendrimi i kishes katolike ne Kosove eshte tejet agresiv. Shiko kete tjeter postim te sjelle po ne kete blog:

      http://www.e-zani.com/2011/04/21/ndikimi-ne-rritje-i-vatikanit-ne-kosove/

      Nuk kemi pse te anashkalojme kaq kollaj edhe rastin famekeq te Dom Anton Kcires. Nese katoliket vendosin nje njeri si Ndreca ne krye te botimit te tyre kryesor ne kete vend, atehere kjo me tregon se keta jane njerezit me te cilet katoliket duan te perfaqsohen. KMSH, politika e te gjithe te tjeret le te vazhdojne te kendojne hymnet e tolerances ekskluzive shqiptare po nuk me duket se kreret katolike e kane sume merak kete pune. Problemi eshte se mes shqiptareve ekstremizmi anti-mysliman eshte mese i pranueshem.

      • Shih, nuk po mistifikon njeri fene ne pergjithesi e as krishterimin ne vecanti, duke iu mveshur automatikisht miresi e ndershmeri gjithe ndjekesve te ketyre; po nga ana tjeter, te harxhosh emrin e bekuar te Krishtit sa andej kendej, mbi sharlatane qe nuk reflektojne asnje gram ungjill moralisht, edhe kjo nuk behet. Duhet nje minimum pjesemarrjeje ne nje ide, gje apo ngjarje qe ta meritosh vendin e caktuar ne fjalor dhe nese nisim i themi derrit daje e dajes derr, japim sinjale te gabuara per trafikun dhe cojme njeri-tjetrin ne gremine. Une ia fal mosperputhjen, deri diku, nje njeriu ne rruge, te pashkolluar e te paedukuar, qe i kane mesuar te thote se eshte i krishtere, musliman, patriot apo komunist, po nuk pranoj dot ta numeroj si te krishtere nje profesor ne nje institucion prane kishes qe rren e urren kesisoj. Por, tek e fundit, une thashe vetem se kam zor t’i them ‘i krishtere’ nje personazhi te tille, dhe kjo nuk do te thote qe ne fund te llogarise nuk do t’i thokam ashtu, e do ta ekskomunikokam si ndonje gjakmarres te rendomte: nuk e kam as ne dore kete pune. Nderkaq, kam po aq zor ta pranoj si profesor pastaj, te njejtin, sa kohe ai shkruan per ‘rezistence te kanunit ndaj sheriatit’ dhe Portes se Larte (kur kjo e fundit, ne perputhje me Sheriatin, zyrtarizoi zbatimin e kanunit me Komisionin e Xhibalit); apo kur e lidh pjesemarrjen ne Konferencen Islamike me natyren e shtetit shqiptar (KI nuk i kushtezon kujt natyren e qeverisjes) apo me kriterin e rreme per shumice absolute muslimane, qe ne nuk e plotesokemi me (ne KI ka shtete anetare me perqindje muslimane minimale, deri simbolike). Me pas, e kam zor t’i them edhe ‘bashkeatdhetar’ te njejtit, kur ky nis e furnizon kryqetaret e Italise me argumente antishqiptare, sipas te cilave Shqiperia nenshkruaka dokumente antiamerikane e antiizraelite ne nje konference si ajo islamikja (nje organizate anemike, e kontrolluar ne mase te madhe nga sklleverit e amerikaneve ne Lindje te Mesme; nje organizate ku shume anetare kane marredhenie shume me te vjetra e te aferta se te Shqiperise me Izraelin); apo kur shkon deri aty sa thote qe ‘katoliket nuk jane te perfaqesuar ne jeten publike e politike” (pa koment!); dhe se presioni i integrizmit islamik eshte rritur ne Shqiperi e Kosove “qe ne vitin 2005, vit i fitores se Partise Demokratike” (nje vit me pas Ndreca me Fuhrer Balliun organizonin konferenca ‘pontifikale’ mbi identitetin europian dhe Kadarene, me prani ministrash, prifterinjsh e diplomatesh). Fakti qe ky provokator rrenacak eshte shef i nje publikimi te rendesishem katolik ne Shqiperi, tregon vetem derexhene e puneve ne vendin tone dhe rrezikun ne rritje te ekstremizmit per shoqerine shqiptare

      • Eshte e vertete ajo qe thote komentuesi mesiper. Punet ne Shqiperi, ne te gjitha drejtimet, kane rene ne dore te huajsh. Nje komentues ne kete blog, ne mos gaboj, ka theksuar me pare, qe shqiptaret duhet te kerkojne autoqefaline e kishes katolike. Ajo qe po ndodh me klerin katolik, eshte shnderrimi i kesaj kishe ne nje zgjatim te qarqeve misionare radikale ne Vatikan dhe ketu nuk ka asgje te re. Genocidi i ushtruar ne emer te Krishtit ne Afrike, Azi e Amerike, eshte dicka e njohur tashme prej kohesh.
        Ne fakt, mesa verehet, ka njefare mosperputhje ne kishen katolike, ku verejme diferenca te medha midis kryetarit te saj Rrok Mirdita (i cili ne konseguence ka deshmuar qytetari dhe qendrime te admirueshme) dhe shume eksponenteve te tjere, sic eshte Ardian Ndreca, qe nuk shohin me larg se egoja e tyre sektare. Nuk i shoh te tilla si ato te Rrok Mirdites, qendrimet e nje kelriku si psh. Anxhelo Masafra. Pa pretenduar aspak se kam ndonje njohuri te thelluar mbi aktivitetin e kishes ne Shqiperi, verej njefare martese te rrezikshme dhe te shemtuar midis katolicizmin ekstremist e misionarist, qe buron nga qarqe te caktuara brenda Vatikanit dhe katolicizmit fanatik mirditor.
        Megjithate, mendoj qe krishterimi apo katolicizmi eshte nje entitet shume here me i madh sesa kisha katolike ne Shqiperi dhe nuk mund te identifikohen te gjithe te krishteret me paudhesite dhe ndreclleqet e katolikocentrikeve shqiptare. Kjo do te ishte po aq e padrejte sa te identifikosh Islamin me budallalleqet e selefive, apo me paudhesite dhe fshatarizmat e Komunitetit Musliman qe drejtohet (apo me mire, dreqnohet) nga disa kukulla me kollare qe kurdisen me telekomande nga Pensilvania.
        Krishterimi dhe Islami shqiptar, jane dukuri historike dhe kane pare e do te shohin shume. Ajo qe mund dhe duhet te bejme ne, eshte te ruajme modelin e duhur te te dyjave dhe kete mund ta bejme vetem duke i distancuar keto modele nga shembujt reale qe shohim ne zallamahine e jetes sone perditshme. Llogaritja e distances midis asaj qe eshte dhe asaj qe duhet, eshte mjeti per te mbajtur drejtpeshimin, nese duam ti japim hakun gjerave dhe ta ruajme kete vend qe, Zoti na e ka lene amanet duke na kushtezuar qe te dime ta ndajme me nejri-tjetrin.

  • Organizata Forumi Musliman i Shqiperise e ka listuar nje tjeter reviste katolike, Revisten Drini, ne listen e zeze te faqeve islamofobe shqiptare. http://www.fmsh-al.org/html/monitorim_media.html
    Po ti hedhesh nje sy Revistes Drini, reviste zyrtare katolike, sheh nje lum me artikuj islamofobe e urrejtjenxites te ngjashem ose te njejte me ata te faqes famekeqe zemrashqiptare.net.
    http://www.revistadrini.com/

    Vertet qe po behet gjithmone e me shqetesues niveli i islamofobise ne qarqet katolike shqiptare dhe fakti qe kjo islamofobi kalon pa u vene re dhe autore si Ndreca publikohen ne media serioze pa u pyetur per opinionet e tyre ekstreme anti-islame.

  • Me shume se ndonje fobi i dashur arnaut, ketu eshte fjala per nje vjedhje te historise sone, te memories kolektive, te deshqiptarizimit, te nderthurjes se mllefit te trasheuar nga mesjeta me racizmin e disa forma te agresivitetit lokalist.
    Per me teper nga nje organ publik i kontrolluar nga Kisha. Zoterinjte Masafra e Mirdita jane mjaft korrekt dhe reciprok ne maredhenie.
    Intelektualet si puna e Ndreces jane te ngjashem me homologet serbe te viteve ’80 qe i vune flaken Jugosllavise dhe nxiten milione njerez te çfarosin mijera te tjera e te debojne miliona nga ato qe per dekada kishin qene “vellezer”.

    Nuk eshte problem fobia ndaj fese sa metamorfoza e shqiptarit te Ndreces e Kadarese, megjithese ky i fundit nuk arrin kurre ne mllefin e Ndreces. Sikur te mos kishte ngjyresa fetare do te thoja se bartes te ideve te tilla jane neofashiste.

  • Urime dhe njehere Ezanit qe sjell artikuj kaq ndricues…problemi qe nxjerr ne pah ky shkrim kerkon ne fakt nje seri analizazh…ceshtja e katolicizmit te nacionalizmit shqiptar fatkeqesisht tregon nje dobesi te segmenteve te intelektualeve katolike ne Shqiperi…te pretendosh te fitosh terren publik duke u nisur nga shtremberime historike duhet te pakten moralisht te jete ne kundershtim me moralin kristian…sic edhe titulli cileson feja nuk duhet ta shoh djallin si rruge per ne parajse..e dyta ky lloj ekstremizmi intelektual na sjell ne vemendje nje fare riperseritje tezash dhe dogmash….nqs dje flisnin greqisht sot po flasin latinisht…pra dje ortodksia lidhej me kombin sot lidhet katolicizmi…shikohet nje fare inkursioni steriotipesh ku Hamza Kastrioti perfaqson tradhtarin dhe Haxhi Qamili (dhe jo Markagjoni i Republikes se Mirdites) perfaqeson injorancen dhe obskurantizmin….personalisht jam shume i lumtur per kete nxitje debati publik pasi miqte e ezanit do ta kene shume te lehte per te sjelle ketu fakte se civilizmi perendimor eshte farketuar ne thengjijte e turrave te druve te inkuizicionit kishtar…

  • Identitetin e nje kombi nuk e percakton religjioni shpresoj qe jane te vetedijshem intelektualet ton . Shqiptaret sot e te gjitha konfesineve fetare se pari duhen te jene shqiptare dhe nacionalist extrem jo te hamendemi se a jemi turq grek shkije apo italian. Historia jone , kultura jone , letersia , arti, te jene kryesisht shqiptare bile edhe religjioni te jete shqiptare. Sot te gjithe jemi deshmitare te asaj se politika eshte involvuar ne ceshtjen fetare te secilit gati gati sa sot mund te thuhet se nuk egziston asnje religjion ne bote vetem politik qe u pershtatet klaneve e grupacioneve politike. Shqiptaret ortodox duhet te jeni se pari shqiptare e jo te hamenden se ajane grek lekure zi. Kjo vlene edhe per shqiptaret qe pretendojne se jane muslimane . Islami sot asht ba pengese e proceseve te reja boterore duke shkelur lirite dhe te drejtat njerezore ne emer te zotit.

    • Rasim, pertej deshires tende te mire per te mbrojtur identitetin tone kombetar, per te cilin une te mbeshtes plotesisht dhe per te cilin mendoj se te gjithe duhet te perpiqemi me te gjitha mundesite, mendoj se disa koncepte i ke te gabuara dhe duhen korrigjuar sepse behen pengese per shume gjera, perfshi edhe per vete identitetin kombetar.

      E para, te duash vendin tend dhe racen tende nuk do te thote doemos te urresh apo percmosh kombe dhe raca te tjera. Percaktimi “lekuerzi” qe ti ben pre greket eshte racizem dhe racizmi eshte nje nga gjerat me te keqija ne bote. Nuk ka race superiore dhe race inferiore. E zeza nuk eshte ngjyre me e keqe se e bardha dhe aq me pak, te zinjte nuk jane me te inferiore se te bardhet. Shekulli i XX e tregoi me se miri cmendurine e ketyre ideve, ku raca idiote arjane perfundoi duke vrare e shkaterruar vetveten. Te bardhet masakruan njeri-tjetrin ne menyren me cnjerezore qe eshte pare ndonjehere. Lufta e pare dhe e dyte boterore jane ende nje makth i frikshem per Europen dhe eshte fatkeqesi te rikthehet e njejta mendesi qe e coi ate ne tragjedine me te madhe te shkaktuar ndonjehere nga dora e njeriut, ironikisht, nga dora e njeriut qe pretendon te jete race superiore.
      Une jam armik i politikes shoviniste greke, por nuk jam armik i popullit greke, i cili, eshte nje popull qe meriton dinjitetin e vet ashtu si cdo popull ne bote. Ky eshte nacionalizmi i vertete. Ai qe i jep tjetrit ate dinjitet qe kerkon edhe per vete.
      Fakti qe shume greke jane armiqesor me shqiptaret, buron nga propaganda idiote ekstremiste greke dhe kjo eshte ajo qe duhet luftuar, jo populli.

      Se dyti kulturat nuk jane kurre hermetike. Letersia, arti, jane vlera universale te cilat nderkembehen mes popujve dhe nuk mund te jene produkte hermetike per konsum brenda konserves kombetare. Kultura e cdo populli eshte formuar e zhvilluar ne saj te kembimit, e jo ne saj te konservimit. Kultura shqiptare, si cdo kulture ne bote, eshte nje miksim i disa kulturave e ndikimeve, konkretisht: bizantine, osmane, ballkanike, mesdhetare dhe europiane. Ne kulturen shqiptare ka ndikime nga, thuajse cdo qyteterim me te cilat ne kemi patur kontakte te drejtperdrejta apo te ndermjetesuara, duke perfshire qyteterimin latin, grek, sllav, osman, arab, pers. Ne gjithashtu kemi qene edhe kontribues, diku me shume e diku me pak, ne keto kultura. Pikerisht kjo shumesi ndikimesh e ben kulturen tone me te mire e me te pasur. E vecanta e te qenit shqiptar ne kete mes nuk eshte dicka gjenetike apo dicka pastertisht shqiptare, por eshte pikerisht menyra sesi kemi vjele nga te tjeret dhe se si huazimet i kemi natyralizuar me truallin tone themeltar kulturor. Eshte njesoj si qenia njerezore si individ. Ne rritemi duke mesuar nga te tjeret, e duke marre shembuj te ndryshem. Individualiteti yne eshte pikerisht ne saj te menyres sesi i kemi pervetesuar keta shembuj dhe sesi i kemi integruar brenda vetvetes. Pikerisht kjo eshte ajo qe duhet te ruajme.

      E treta, ne nuk pretendojme se jemi muslimane, por ne jemi te tille. Gjithashtu, Islami nuk eshte fare pengese per te drejtat njerezore. Perkundrazi, Islami ka ardhur per ta cliruar njeriun nga cdo roberi e kesaj bote. Perhapja e Islamit, ne nje periudhe te erret per nje pjese te mire te botes, solli transformime kolosale ne funksion te qyteterimit dhe dinjitetit te individit. Jane nje sere procesesh qe ka sjelle Islami, te cilat nuk dua te zgjatem dhe ti trajtoj tani. Duhet te perpiqesh te gjykosh me dije me te thelluara per keto pune dhe jo te nxjerresh konkluzione qe burojne nga paragjykime mediash. Islami eshte nje fe 1400 vjecare dhe nuk mund te gjykohet nga lajme qe mediat nderkombetare i nxjerrin ne pah si kuriozitete nga fshatrat me te humbur te botes islame, ku te drejtat e njeriut as qe perceptohen fare. Islami nuk perfaqesohet nga fshatrat e humbur shkretinore ne Afganistan, Iran apo Arabine Saudite, madje as nga klasa politike e ketyre vendeve. Islami ka nje histori te gjate dhe prurja e tij duhet marre me te gjithe larmine dhe pasurine e vet.

      Se fundi, kombi shqiptar eshte nje entitet qe bart brenda vetes pluralitet jo te vogel, krahinor, ideor, kulturor, fetar etj. Te jesh shqiptar, nuk do te thote te ndjekesh nje format te gatshem qe synon t’u imponohet te gjitheve perdhunshem. Te jesh shqiptar do te thote te besh pjese ne ndonjeren apo ne disa prej tyre, duke pasur mbi te gjitha dashuri per kombin dhe vendin tend. Gjithashtu, te jesh shqiptar, do te thote ti pranosh te gjithe menyrat e te qenit shqiptar. Nese mohon disa prej tyre, behesh mohues i nje pjese te kombit tend, dhe rrjedhimisht behesh demtues i kombit. Te jesh musliman, katolik apo ortodoks, nuk eshte absolutisht pengese per te qene shqiptar i mire dhe identiteti shqiptar, perfshin brenda vetes edhe identitetin fetar. Te mohosh mundesine e te qenit shqiptar per secilin nga keta komunitete, sic bejne sot shume pseudonacionaliste, te cileve u ka marre koka ere, do te thote te mohosh pjese te rendesishme te kombit tend dhe ky eshte antishqiptarizmi me i madh qe mund te kemi.

      Shpresoj te kem qene i qarte dhe i dobishem per te vendosur nje gjuhe me normale komunikimi midis ideve te tilla, qe duhet thene se jane shume te komplikuara dhe qe shume njerez qe duan te jene nacionaliste ne kete vend, i ngaterrojne.

  • Rasim e fillove me disa ideale interesante, kalove ne nje stil enverist dhe e mbylle si Ndreca. Mungese koherence ne vetem 6 fjali.

    Duke e konsideruar harrese tenden citimin e fese tjeter tradicionale te shqiptareve, ate katolike, doja te kujtoja se arti, letersia, kultura e historia nuk mund te jene vetem shqipare. Banalisht, pasi nuk ja vlen thellimi me nderhyrje te tilla gjoja shqiptariste, te kujtoj gjithashtu se duke filluar nga termat e atyre koncepteve, qe ti i rendit si domodoshmeri e pastertise shqiptare, nuk ka asgje shqiptare. Kur te shpikesh ndonje fjale shqipe per “histori”, “letersi”, “kulure” dhe “art”, mund te diskutojme. Per fene jemi ne pritje te nje profeti shqiptar. E merr persiper? E te lutem, mos me thuaj se Pali erdhi turist ne keto ane.

  • duket se disa nga ju kan haruar mizorit romake ndaj fiseve ilire ku keta te fundit ishin pagan dhe ishin fanatik te “fes” se tyre ,ju sikur keni haruar se ne disa pjes perandoria otomane gjeti ende “fise ilire” qe nuk kishin pranuar fen krishter prandaj kjo ju ndalon te thoni se ishte fe e parardhesve tane….jo pa lufta dhe shkatrime iliret moren krishterimin ,filtet per qindra fshatra te djegura nga ushtrit romake e bizantin ,nje kronist marcus aureli i kohes tregon se femijet e atyre ilirve qe nuk pranonin fen krishter digjegjeshin ne kryq e nguliteshin ne hunj dhe at ne form te diellit duke perqesh iliret se “dielli” romak pra zjari me i fort se i tyre prandaj tendenca e juaj qe te shprehi zemergjersi krishtere ketu eshte jo reale sepse ne mes reshtave zbulohet duket qart se lavdratat dhe epitet ipen prap ne taborin katolik kurse e verteta e anton kcires zbulon te teren dhe vet fakti i katedrales ne prishtin ju ben te kuptoni se te gjith jan njesoj… te prishet shkolla dhe te ndertohet nje katedrale ku me shum ka marimanga se sa besimtar i takon shek 13 inkuzicionet fetar krishter dhe kjo ndodh ne kosove tashti…. ju pershendes nga kosova.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *