Hamid Dabashi*

Teksa po i vjen me shpejtësi fundi termit të parë të presidencës së Presidentit Obama, së bashku me daullet klimaterike të urraganit Sandy dhe teksa po bëhemi gati për pjesën finale të një prej zgjedhjeve më të zymta të dekadave të fundit, mund të mendojmë për një moment se pse nuk sfidohet kjo kulturë politike e përfaqsuar nga këto dy parti gërdalla. Kësisoj, cdo katër vjet përballemi më sfidën për të zgjedhur midis të keqit dhe më të keqit, të friksuar se në nëse nuk votojmë për të keqin, më i keqi do fitojë.

Ka një sërë shpjegimesh sociale dhe historike që mund të sillen, por një cilësi dalluese e kësaj kulture politike që ja vlen të konsiderohet është psikopatologjia tipike e oponencës, e cila, nëse ti je në opozitë ndaj status quo – s, atëherë ka dicka që s’është në rregull me ty.

Psikopatologjizmi i oponencës

Ndoshta, filmi më spektakular i këtij viti zgjedhjesh presidenciale, i cili më së miri përfaqson këtë demonizim të oponencës është varianti i fundit i Christopher Nolan i triologjisë së tij Batman – The Dark Knight Rises (2012) – i cili haptazi kriminalizon ata që kërcënojnë zemrën e imperializmit amerikan: Wall Street.

Ky film i dalë në vitin e zgjedhjeve presidenciale amerikane u bë alegoria më e fuqishme e politikave imperiale dhe gjithë çfarë njëkohësisht e habit dhe e kërcënon atë.

Në një moment kritik në film, Anne Hathaway si Selina Kyle (Catwoman) i pëshpërit në vesh Bruce Wayne (Christian Bale): “Mendon se kjo do zgjasë. Po vjen një furtunë, z. Wayne. Ti dhe miqtë e tu bëni mirë të kyçni portat se kur të godasë, të gjithë do vrisini mendjen se si ju vajti nëpër mend se mund të jetoni kaq bollshëm duke lënë kaq pak për ne të tjerët.”

Mund të mendosh se pyetja është me vend, e megjithatë tingëllon ligsht kur bëhet nga një hajdute e vockël me ëndrra të mëdha.

Arsyet e Oponencës

Ka diçka thellësisht të kalbur në një botë në të cilën, sipas një studimi madhor të kohëve të fundit, “një elitë super e pasur globale ka të paktën 21 trilionë dollarë të fshehura qysh në 2010 e të pataksuara… Shifra është ekuivalente me ekonomitë e ShBA dhe Japonisë sëbashku.”

Kjo ndodh teksa vetëm në ShBA, sipas një raporti të kohëve të fundit, “Radhët e të varfërve amerikanë po ngjiten në shkallë të papara qysh prej gjysëm shekulli, duke eliminuar çfarë ishte fituar gjatë luftës kundra  varfërisë në vitet ’60, në mes të një ekonomie të dobët dhe një sistemi mbrojtjeje sociale të dobësuar.”

Kjo ndodh teksa katastrofat njerzore të të gjitha llojeve – qoftë natyrore apo prej dorës së njeriut – kanë shkaktuar dëme masive përtej kufijve nacionalë, thellë në zemrën e njerezimit. Qindra milionë janë të uritur pa minimumin e furnizimit e megjithatë, buxheti ushtarak vetëm i Amerikës arrin shifra gjithnjë e më të larta.

“Në fund të 2010, 50 bankat kryesore së bashku manaxhuan më shumë se 12.1 trilion dollarë në asete të investuara për klientë privatë,” në të njëjtën kohë kur, siç indikohet nga i njëjti raport. “varfëria po përhapet në nivele maksimale në të gjitha grupet, nga punëtorët e papunë dhe familjet e periferive e gjer tek më të varfërit e të varfërve. Punëtorët më të shkurajuar janë duke hequr dorë nga kërkimi në tregun e punës, duke mbetur të pambrojtur teksa i vjen fundi asistencës së papunësisë. Varfëria po shtohet në periferitë, përfshi në fushëbeteja politike si Kolorado, Florida dhe Nevada, ku votuesit po përballen me një nivel të ri varfërie.”

Lexojmë në të njëjtin raport se: “Më pak se 100, 000 njerëz në tërë botën posedojnë 9.8 trilionë dollarë të pasurisë të ruajtur në llogari të sigurta,” teksa, “analistët llogarisin se 47 milionë njerëz, apo 1 në 6, ishin të varfër vitin e kaluar.”

Çfarë çmendurie është kjo? A duhet të krahasohen ata që ngrenë pyetje të tilla me gogolë të llahtarshëm, psikopatë, hajdutë apo monstra të pafytyrë – siç paraqiten në Batmanin e Nolan? E gjitha kjo për të sjellë më shumë milionë dollarë për shefat ekzekutivë të Hollivudit.

Ndoshta për arsye të kuptueshme, Hollivudi i sheh ata që gjatë Lëvizjes së Pushtimit të Wall Street-it shkuan dhe sfiduan operacionet e saj, si një bandë kriminelësh monstruozë.

Batmani që vjen nga mendja e Nolan-it është tejet ndryshe nga Batamani (e në fakt krejt e kundërta i)  imagjinuar pas Depresionit të Madh të viteve ’30 – një imagjinatë e varfër kombëtare për pasurinë, pushtetin dhe veprat e mira.

Nolan e ri-imagjinon Batmanin nga pikëpamja e kompleksit industrial ushtarak që përfshin tajkonët e korporatave dhe aparatin e militarizuar të sigurisë që i mban ata në pushtet. Kësisoj ai sheh “the American Way” – futbollin amerikan dhe hymnin amerikan e gjithçka tjetër në rrezik kur sheh njerëzit që protestojnë çmendurinë e atij pushteti. Kësisoj, engjëlli i Wall Street-it në Batmanin e Nolan-it paraqitet nga pikëpamja e sharlatanit të skemës piramidale, Bernie Madoff, përcaktuese e kapitalizmit amerikan.

Personazhi kryesor negativ i filmit, Bane (Tome Hardy) pushton Wall Street-in, ashtu siç bënë dhjetra mijëra njujorkezë, paqësisht, pa akses në ndonjë armë nukleare. Por versioni i Christopher Nolan i atij pushtimi e kthen ngjarjen – pa rëndësi nëse është me qëllim apo jo – në një plan monstruoz për të shkatërruar Civilizimin Perëndimor – sepse, qartazi, Civilizimi Perëndimor është ekuivalent me kapitalizmin grabitqar.

Teksa Bane pushton Wall Street-in së bashku me gangsterët e tij, Nolan vendos një fëmijë të ëmbël të këndojë himnin amerikan me dhjetra mijëra njujorkezë që këndojnë së bashku me të, teksa bëhen gati të shohin ndeshjen e futbollit, gjëja më e afërt me një ritual të shenjtëruar, pikërisht në momentin kur pushtuesit e tmerrshëm të Wall Street-it po përgatiten t’i hedhin në erë.

Kur njerëzit kënaqen me veprat heroike të Batmanit të Nolan-it, ata ndoshta nuk kujtojnë se ku i gjeti ai gjithë ato vegla interesante. Kush është Lucius Fox (Morgan Friedman) dhe çfarë është Wayne Enterprise që ai drejton? Ai është kontraktor armatimesh që zhvillon teknologjinë e fundit të armatimit për qeverinë dhe kjo është mënyra se si ai ka akses në gjithë këto vegla të militarizuara.

Ti sheh fytyrën e fisme dhe të butë të Morgan Friedman-it si fytyrën e kompleksit industrial ushtarak dhe ti sheh fytyrën e deformuar dhe të tmerrshme të Bane-it dhe sheh fytyrën e njerëzve që pushtuan Wall Street-in  – kjo është fuqia e deformimit, e kthimit kokëposhtë e shfaqur në versionin e Nolan-it të Batman.

Batmani i Nolan-it është iluzioni total i imperializmit amerikan – alegoria perfekte e një perandorie hezituese, ngjashëm me mënyrën se si Niall Ferguson lexon imperializmin. Ky hero hezitues, si perandoria hezituese amerikane, gjendet aty për të shpëtuar botën, duke sakrifikuar të mirën e vet për shkak të një farë misioni për të shpëtuar botët e tjera nga e liga e tyre dhe asnjëherë nuk merr lavdërimin që meriton.

A ka, pra, ndonjë lidhje midis Batmanit të Nolan-it dhe vrasjes në 20 korrik, 2012, në një kinema Century në Aurora, Kolorado gjatë shfaqjes në mesnatë të The Dark Knight Rises? Sigurisht jo. Ato viktima të pafajshme mund të ishin duke parë Bambin dhe një vrasës mund të ishte veshur si Gozilla dhe të shkonte atje e t’i vriste.

Por, teksa nuk ka lidhje kazuale ndërmjet Batmanit të Nolan-it dhe vrasjeve në Aurora, ka një lidhje strukturore midis patoligjizimit të oponencës dhe këtij Batmani të përfaqsuar më së miri në estetizimin e dhunës – siç e kam thënë me parë, e ndërthurjes së faktit me fantazinë – të konvertuar nga tellallët amerikanë të luftës globale.

Batmani i Nolan sjell së bashku dy faktorë kritikë – demonizimin aktiv të oponencës dhe estetizimin me sqimë të dhunës. Pra hiq fashot sanitare nga dhuna, prano atë që po bëhet nga avionët pa pilotë, “Listat e Vrasjeve” dhe çfarë ushtria po bën kudo në botë dhe hiq kriminalizimin e oponencës që të kesh një shoqëri më të shëndetshme se ajo që vazhdon të shpikë aeroplanë vrasës në të njëjtën kohë që organizon zgjedhje të pakuptimta çdo katër vjet.

Batmani i post 11 Shtatorit

Po kush është armiku kryesor i Batmanit? Ne e dimë prej David S. Goyer-it, i cili është bashkautor i Batman Begins (2005) së bashku me Christopher Nolan, se ata modeluan Ra’s al Ghul (në arabisht do të thotë “koka e monstrës”) sipas dora vetë Osama bin Ladenit! “Ata dëshëronin të zgjeronin parametrat e mitologjisë së Batmanit,” – thuhet në një raport.

“Mendoj se ndër të këqinjtë e Batmanit, Ra’s al Ghul është më kompleksi,” i tha David S. Goyer revistës Creative Screenwriting. “Ne e modeluam atë sipas Osama bin Laden-it. Ai nuk është i lajthitur në të njëjtën mënyrë që janë personazhet e tjerë të këqinj të Batmanit. Fokusi i tij nuk është hakmarrja; ai në fakt po përpiqet të shërojë botën. Ai thjesht po e bën këtë me mjete shumë drakoniane.”

Sigurisht, origjina e Ra’s al Ghul është më e hershme se shfaqja e Osama bin Laden-it në skenën botërore dhe shkon në fillim të viteve ’70. Por në duart e Nolan dhe Goyer karakterit i jepet një makiazh i ri prej post 11 Shtatori dhe në episodin e fundit, nëpërmjet vajzës së tij Talia, bashkpuntori kryesor i Bane-it, kthehet të shkatërrojë zemrën e imperializmit amerikan dhe civilizimit perëndimor.

Batman dhe Robin, ashtu si gjithë personazhet negative ndaj të cilëve ata luftojnë, janë shënues të papërcaktuar qartë, personazhe fleksibël, të cilët artistët e studiuesit mund t’i vendosin në drejtime të ndryshme. Nëse në krijimin e tyre komik origjinal në vitet ’40 ata ishin frymëzimi i njerëzve të zakonshëm në kërkim të fuqisë mbinjerëzore si fantazi për të përballuar tmerret e kohës së tyre, Christopher Nolan i ka kthyer 180 gradë për t’i shërbyer interesave të korporatës së kapitalizmit.

Thuhet se Aleksandri i Madh mbarte në fushatat e veta një kopje të Iliadës – e mbartur së bashku me një thikë – teksa romakët e shihnin Eneidën si udhëzues në imperializmin e tyre. Shahnameja ka qenë gjithashtu e preferuara e shumë perandorive perse. Çdo perandori ka epikën e vet.

Kjo perandori, në rënien e së cilës ne jemi dëshmitarë historikë, po mbetet pa epikë dhe alegori  – e vazhdon të kthehet tek e njëjta histori e vdekjes dhe ringjalljes që në vetvete e sheh botën jo-të krishterë si mirëfilli djallëzore.

Në këtë prizëm Nolan-i sheh revoltën kaotike përbrenda dhe gogolët e jashtëm që kërcënojnë civilizimin perëndimor dhe formatin ideologjik të kapitalizmit të globalizuar. Triologjia e tij e Batmanit është kësisoj më shumë një requiem se sa një epikë.

Siç shihet në vetë-krijimin ideologjik të Batmanit të Nolan, kultura politike amerikane përballet me perspektivën e kthimit në një kamera me qark të shkurtër që vazhdon të tregojë e shfaqë vetveten – duke demonizuar çdo oponencë, duke dixhitalizuar dhunën, një makineri e zbrazur që rrotullohet përreth vetes që vjell vdekje mbi të gjithë armiqtë e vet të vërtetë apo të imagjinuar. Parku i zbrazur Zuccoti i cili dështoi të pushtonte Wall Street-in, mbetet i vetmi vend për një revoltë të ardhme për të cilën kish ëndërruar pafajsisht Batmani original.

 

 

*Hamid Dabashi është Profesor Hagop Kevorkian i Studimeve Iraniane dhe Letërsisë se Krahasuar në Universitetin Columbia në New York. Artikulli është marrë nga Al Jazeera Online.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *