E-zani

Telenovela e Imam Krasniqit dhe Nënë Terezës nuk ka gjasa të mbyllet, duke u shndërruar në një Beautiful të gazetarisë shqiptare që vazhdon prej vitesh të rikthehet herë pas here në vëmendjen e publikut. Imam Krasniqi është marrë në pyetje këto ditë nga Prokurina e Prishtinës, pas hetimeve të hapura me një breshëri akuzash penale si, nxitje të urrejtes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës, fyerjes dhe shpifjes. Akuza ka ardhur pas denoncimit të shkrimtarit Qerim Ujkani, avokatëtve Bajram Krasniqi e Zef Prenaj, si dhe Adem Nimanit, pas publikimit të një ligjërate të Imam Krasniqit, të regjistruar në xhami, pa dijeninë e tij.

Imami ka dhënë shpjegimet e veta për gjithçka ka thënë duke risqaruar prokurorët se nuk ka fyer aspak Nënë Terezën, por vetëm ka dhënë shpjegimet fetare që kanë të bëjnë me kushtet e besimit në raport me botën tjetër. Gjithashtu, ai ka sqaruar se megjithëse nuk ka bërë asnjë fyerje, ka kërkuar ndjesë ndaj komunitetit katolik, nëse ata janë ndjerë të fyer pa dashjen e tij. Ndërkohë, imami shprehet se gjithçka që ka thënë në këtë rast, ka të bëjë me mësimet fetare e jo me qendrime ndaj klerit të një feje tjetër.

Është për të ardhur keq kur ndërkohë që në Shqipëri e Kosovë, muslimanët dhe feja e tyre fyhen në mënyrë permanente, – teksa njerëz e grupe të shumta, deri në nivele të larta të politikës, përfshi këtu edhe Presidenten e Kosovës, artikulojnë pikëpamje radikale e madje genocidale që nxisin armiqësi fetare, – institucionet hetimore e gjejnë me vend të ndjekin penalisht një klerik kundra një tjetri. Kur në Shqipëri e Kosovë botohen karikaturat e Profetit, Vargjet Satanike, këngë antifetare si ajo e Adelina Ismailit në emër të kombit gerdallë që ëndërrojnë qarqet esktremiste pseudonacionaliste, kur artikulohen fyerje nga më banalet ndaj Profeti Muhamed, kur muslimanët etiketohen si joshqiptarë e barbarë që duhen përzënë nga ky vend, kur fashizmi e racizmi janë shndërruar në një sport popullor që ushtron ditën për diell retorikën e urrejtjes në mediat shqiptare e kosovare, institucionet hetimore në Kosovë e gjejnë të udhës të hetojnë mbi kuptimet e mundshme të një ligjëratë fetare të mbajtur për një rreth të ngushtë njerëzish në xhaminë e tyre. Nëse ka diçka që kërcënon harmoninë dhe marrëdhëniet fetare këtu është pikërisht ky proces hetimor, i cili është një shfaqje e shëmtuar e sjelljes arrogante të shtetit me klerin dhe figurat fetare. Ky proces nuk bën gjë tjetër vetëm se e ushqen këtë klimë urrejtjeje dhe agresiviteti të shfaqur së tepërmi në debatin publik shqiptar. Në këto kushte, nuk kemi përse të mos jemi dyshues, duke parë se pikërisht për këtë arsye ky proces nuk mbyllet.

Kjo odise është trajtuar edhe më parë në blogun tonë ndaj e shohim të arsyeshme të risjellim në vëmendje disa fraza prej tyre:

 

Kallzimi penal, sic është njoftuar në media, kundra një prej imamëve të Prishtinës, Hoxhës Shefqet Krasniqi, është qesharak e asnjë ent mediatik me respekt për veten nuk mund ta njoftonte si lajm. Në anën tjetër, nuk jemi të sigurtë nëse Imam Krasniqi, si lider fetar, po ofron shembujt e duhur të urtësisë për të ndihmuar besimtarët në një kohë dukshëm të tensionuar marëdhëniesh fetare. Por ky tension, ama, është qartazi produkt i politikave pa mend të qeverisë së Kosovës.

A mundet qoftë të imagjinohet një proces ligjor kundra Imam Krasniqit me akuzën (lehtësisht të provushme) se ka thënë që Nënë Tereza do shkojë në xhehenem? Kursesi jo, për sa kohë që Republika e Kosovës kërkon t’i qëndroj besnike qoftë edhe një aparence të lirisë së besimit. Ajo që shpjegon e motivon egzistencën e shumë feve është, ndër të tjera, besimi se fetë e tjera nuk ofrojnë shpëtimin në amëshim që të ofron feja jote. […]

Për shumicën e të krishterëve në botë, ata që nuk besojnë se Jezu Krishti është biri i Zotit dhe se u kryqëzua për të shlyer mëkatet e besimtarëve të krishterë, janë të përjashtuar nga shpëtimi në amëshim, pra e kanë vendin në “xhehenem.” Ata që kanë ngritur padinë duket se nuk kanë leximet e nevojshme as të shkollës së mesme, për të parë që Dante Aligheri në Komedinë Hyjnore, duke reflektuar dogmën katolike, e vendos Profetin e Islamit së bashku me Aliun dhe profetë të tjerë hebrenj të gjendur si në Bibël e të nderuar në Kuran, në Ferr, pra në “xhehenem.” Atëherë, sa padi të tilla, sa nga një krah e nga krahu tjetër, është e gatshme të përballë gjykata e Kosovës? Kjo padi është qesharake.

Në anën tjetër, Imam Krasniqi duhet t’i njohë shumë mirë urdhëresat profetike që të respektohen udhëheqsit fetarë të feve të tjera, e veçanërisht murgjërit. […] Tensionet e kohëve të fundit me petk fetar, por esencë politike, kërkojnë liderë me urtësi që dinë të inspirojnë qëndrime të matura. Liderët fetarë të Kosovës kanë të drejtë që janë të shqetësuar me imponimin e simboleve, vlerave, figurave katolike në Kosovë dhe është detyrë e tyre që të adresojnë këtë në termat më të qartë e të vendosur. Kjo mund të bëhet fare mirë duke kërkuar mirëmbajtjen e marëdhënieve fetare, pa-anësinë qeveritare ndaj komuniteteve fetare, dhe dhënien fund të diskriminimit fetar, pa atakuar figurat e një feje tjetër. Në Kuran na mësohet të mos shajmë e ofendojmë as idhujt e politeistëve sepse kjo do sjellë riciklimin e konfliktit dhe ofendimeve të ndërsjellta fetare. Imam Krasniqit dhe liderëve të tjerë të Kosovës u duhet të ngrihen në lartësinë e sfidave që koha ka sjellë para tyre dhe çdo sfidë të shihet si mundësi afirmimi e vlerave tona dhe afrimi me Zotin. […]

Qeveria e Kosovës dhe establishmenti i vet kulturor e mediatik vazhdojnë të afirmojnë komleksin e tyre të inferioritetit, naivitetin politik, dhe papërgjejgshmërinë sociale duke promovuar katolicizmin dhe figurat katolike si pjesë e profilit të vet publik e ndërkombëtar. Politika e tyre ndaj komuniteteve fetare, duke pretenduar të mirën e “imazhit” të Kosovës po dëmton esencën e kohezionit social midis njerëzve në Kosovë. A vërtet habitet kush kur sheh irritimin dhe protestat e besimtarëve, kur shohin rrefuzimin 12 vjecar për një leje ndërtimi xhamie pasi është parë që për ndërtimin e një katedraleje u përfshi vetë kreu i shtetit, u prish një gjimnaz dhe mbledhja e fondeve u paraqit si “aksion mbarëkombëtar?” A kanë vërtet sens drejtësie këta njerëz apo janë aq të verbër sa mos kuptojnë që këto veprime janë formula të sigurta për të ndjellur tensionet e bashkësive fetare? Qëndrimi i këtij blog-u e njeh Nënë Terezën si një figurë e të nderuar të komunitetit katolik që shërben si shembull i sakrificës njerëzore në shërbim të të tjerëve, por fotografitë e një shenjtoreje katolike, e cila për mesazhin e saj u motivua nga feja e saj dhe për të promovuar fenë e saj, nuk duhet të promovohen në institucionet shtetrore të Kosovës. Ky promovim dhunon esencën e laicitetit, që udhëheqsit e Kosovës, në dhunim të vetë kushtetutës së Kosovës, e tundin para fytyrës së besimatareve muslimane me shami që ti përjashtojnë nga shkolla.

Në thelb të këtyre tensioneve ku Nënë Tereza dhe Imam Krasniqi janë vetëm personazhe, janë politikat pa mend të qeverisë së Kosovës. Por besimtarët muslimanë duhet të ngrihen mbi pozicion e reagimit dhe të ecin me dritën e mësimit dhe vlerave të tyre si paqtues. Krerët e komunitetit katolik të Kosovës dhe eprorët e tyre jashtë ka gjasa që po e shohin gjendjen e re në Kosovë si mundësi ekspansioni dhe në të afërmen mund dhe të shohin përfitime, por kjo nuk është formulë e mençur për të ardhmen.

Comments

  • O i ka ardh fundi, rrenave dhe berlloggjive qe me vite e me shekuj jane shtirur si intelektual dhe njerezit me vlere, me rizgjimin e islamit i ka dal paha qe skane kurefar vlere njerezore e qka me bo hajt ta sulmojm islamin.
    Vallahi po me dhimbet hoxha qe koka akuzu prej njerezve qe skan kurfar vlere e paska bo Zoti kysmet me ja rrit namin ma shum se qe ka mujt me paramendu ai vet, se Vallahi te verteten e kane luftu shum kush por askush se ka fitu , i ka ardh fundi berlloggjive me shku ne shpi me gjith berllogjet e tyre, e dikush duhet me u bo sebep.

  • Se pari fajin e kane myslimanet e Kosoves te cilet kane lejuar qe punet te shkojne gjer ketu dhe fajin e kane edhe udheheqesit e tjere myslimane te Kosoves, te cilet me gjithe mosmareveshjet personale qe mund te kene me hoxhe Krasniqin, duhet te kishin ngritur zerin ne kup te qiellit kundra nje farse te tille.

    Myslimanet kane gjithashtu fajin qe nuk ngriten padi penale per Dom Anton Kciren kur shkoi ne Kosove per te peruruar Katedralen e Sherrit.

    Se dyti, myslimanet duhet te shkojne te intervistojne gjithe prifterinjte katolike e misionaret protestante fundamentaliste te Kosoves: Ku shkojne myslimanet ne parajse apo ferr? e nese thone ne ferr, atehere le te ngrene akt padie per gjithsecilin prej tyre e ta mbajne te mbushur prokurorine me shqyrtimin – jo te krimineleve pa hesap qe ka Kosove – por me shqyrtimin e ketyre lloj farsash qesharake.

  • Imam krasniqi po gjykohet nga shteti laik per blasfemi! Turp per kosovaret, turp!

    Pse nuk hapet nje blog apo nje website e nje adrese twitter ne anglisht e shqip qe te njoftohet opinioni boteror se Kosova po kthehet ne nje shtet kryqetar?

    A nuk paguajne dot kosovaret ndonje avokat qe te formulojne padi per fondamentalistet katolike kosovare?

  • Mendoj se katolicizmi i ben mire Kosoves,kujtoni vetem rolin e madh edukativ qe ushtron permes: familjes se shenjte.Kur ne mbare boten familja po cshenjterohet ,roli i feve dhe vecanerisht roli i katolicizmit behet i domosdoshem.

    • c’lidhje kishte kjo qe the me sa po bisedohet ketu? Aisha – apo si do ta kesh emrin, u be nje kohe e gjate qe i bie ne kete menyre gozhdes kur ketu po i bihet patkoit

  • Kjo është trajtuar edhe më parë në blogun tuaj ndaj e shoh të arsyeshme të risjell në vëmendje disa fraza prej tyre per te argumentuar lidhjen qe ka ajo qe kam thene me sa po bisedohet(diskutohet) ketu dhe njeheresh te jap pergjigje per pyetjen tuaj.

    ‘Lideret fetarë të Kosovës kanë të drejtë që janë të shqetësuar me imponimin e simboleve, vlerave, figurave katolike në Kosovë dhe është detyrë e tyre që të adresojnë këtë në termat më të qartë e të vendosur.’

    ‘ Qeveria e Kosovës dhe establishmenti i vet kulturor e mediatik vazhdojnë të afirmojnë komleksin e tyre të inferioritetit, naivitetin politik, dhe papërgjejgshmërinë sociale duke promovuar katolicizmin dhe figurat katolike si pjesë e profilit të vet publik e ndërkombëtar. Politika e tyre ndaj komuniteteve fetare, duke pretenduar të mirën e “imazhit” të Kosovës po dëmton esencën e kohezionit social midis njerëzve në Kosovë.’

    ‘…eproret e tyre(katolike) jashtë ka gjasa që po e shohin gjendjen e re në Kosovë si mundësi ekspansioni dhe në të afërmen mund dhe të shohin përfitime, por kjo nuk është formulë e mençur për të ardhmen.’

    • Dhe ku eshte problemi ketu?
      C’lidhje ka imponimi i vlerave me vleren ne vetvete?
      Katolicizmi, si cdo fe, eshte doktrine qe ka nje mision pozitiv, por eshte intepretimi ai qe mund te krijoje hapesira per probleme te ndryshme.
      Shembull:

      – Duke nenvizuar se katolicizmi eshte autokton dhe Islami eshte fe e pushtuesit, e huaj, aziatike, apo thjesht e re, tentohet te privohet nje komb nga e kaluara dhe nga tradita e vet. Nuk e thote Krishti kete, madje ai nuk thote as ta duash Kombin perpara Zotit. Disa zera te klerit katolik kosovar mbeshtesin fuqishem teori te tilla konkurruese, madje manipulojne dhe Biblen, gjithmone, te kuptohemi, ne interpretim.

      – Nga kjo e fundit dua te dal tek rasti i Shan Zefit dhe Lush Gjergjit, qe nuk hezitojne ta keqinterpretojne fjalen e Zotit per te vertetuar se Pali erdhi ne Iliri-Shqiperi (Kosove). Kjo per te treguar rrenjet apostolike dhe per te vertetuar shembullin e pare qe sapo citova, ate te lidhjes se natyrshme te krishterimit me shqiptaret, ne kurriz te fese se shumices. E nuk ndermerret nje veprim i tille vetem duke manipuluar shkencen historike, por, dhe ketu qendron problemi etik, duke keqintepretuar Biblen. Zefi, ne kete rast, eshte genjeshtar ose i paditur. Meqnese eshte doktoruar ne nje teme te tille, bie hipoteza e paditurise. Mund te jete i justifikuar, por nderkohe genjen. Ky intepretim manipulativ quhet imponim vlerash.

      Te gjitha keto Aisha nuk lidhen me Katolicizmin si doktrine, te cilin ne e respektojme plotesisht.

      Sidoqofte, kjo eshte dalje nga tema. Ketu diskutohet rreth nje imami te akuzuar per blasfemi ne nje vend laik.
      Akuza blasfemie u hodhen edhe mbi Selman Ruzhdi-ne, por vinin nga nje vend teokratik. Per me teper te thuash se
      Nene Tereza e ka vendin ne xhehnem eshte krejtesisht normale per nje fe e cila pretendon vertetesine absolute.
      Nuk do te kishte kuptim doktrinal nese te gjithe shkojne ne xhennet. C’do te duhej Krishti? Perse shqetesohet
      Shan Zefi te genjeje ne interpertimin e Bibles? Sepse ai mendon se rruga e tij eshte ajo e shpetimit dhe qellimi
      justifikon mjetin. Mos valle Profeti Muhammed do te shkoje ne parajsen e interpretimit te Shan Zefit?
      Mire Zefi, por ka nje problem tjeter. Dante Alighieri, per shembull, apo Pjeter Bogdani, per te qendruar ne hapesiren
      tone, jane mjaft ofendues ndaj Profetit Muhammed, e gjithashtu e denojne me zjarrin e ferrit.
      Me logjiken e disa kosovareve u dashka qe Dante te ndalohet ne Kosove. Por Bogdanin e kane bere hero kombetar.

      Ja paradoksi.
      Ja dhe gjumi i muslimaneve te Kosoves qe cdo dite u vidhet identiteti, haptazi, madje edhe nga prototipi i Lushit apo i
      Shanit. Nje “Qerim” qe padit imamin gjendet perhere.

    • Aisha, do isha shume kurioze , brenda mureve te kishes suaj katolike: ortodokset, mormonet, protestantet etj etj ku e kane vendin sipas besimit tuaj?..me ka rastisur ne nje forum shqiptaresh , rubrika teologjike ku dy kristiane njeri katolik e tjetri ortodoks e nxorren prej fese kristiane qe te dy njeri-tjetrin vetem per shenjterine e kryqit…po ashtu kam degjuar kur besimtare protestane per besimtaret e deshmitareve te jehovait thoshin; se ata jane djaj….
      shembujt brenda sferes se besimit, te kujtdo besimi, cfaredo lloj besimi jane te shumte..ku secila pale, nxjerr prej feje, apo i fut ne ferr grupet e tjera..
      problemi qendron ne ate qe shteti i kosoves ( edhe i shqiperise ) jane deklaruar laike dhe feja e ndare nga shteti, i eshte lene besimit te lire te cdo njeriu brenda kishes dhe xhamise se tij, brenda shtepive te tij; pra hoxha ka folur per ceshtje te besimit ku shteti ka deklaruar qe nuk nderhyhn; dhe ajo qe shikojme ai nderhyri si ne kete rast , po ashtu edhe me artan Kriston ne shqiperi…dhe kjo nderhyrje ne punet e besimit nuk eshte e barabarte: nderhyhet ne ceshtjen e besimit islam, por nuk nderhyhn te besimi kristian; kemi sajtin zemra shqiptare qe eshte antiislame dhe ben thirrje te hapur kunder myslimaneve dhe nuk preken nga askush; ku ata kane nje material shume te bollshem, te pasur te larmishem me tematika dhe komente antiislame dhe antishqiptaro-islame sa te duash ku prokuroria mund te ngreje shume lehte jo nje padi, por me dhjetra e dhjetra ku te gjithe gjyhqtaret do jene kaq te zene me pune sa nuk do ia dalin dot te zgjidhin te gjitha ceshtjet..
      meqe je katolike desha nje pyetje tjeter te ma sqaroje: ndersa ne shqiperi dhe ne ballkan kleri katolik eshte pro futjes se lendes fetare ne shkolla, ne kosove eshte kunder dhe ka qene nje nga shkaktaret kryesore per mosmiratimin e projektligjit te futjes se mesimbesimit ne shkollat e kosoves?…
      po pres pergjigje …

      • Ne lidhje me sajtin Zemra Shqiptare, per mua ata nuk jane thjesht antimuslimane. Ata, mbi te gjitha jane antishqiptare, sepse thirrjet dhe misioni i tyre eshte te projektojne nje komb qe ushtron genocid ndaj muslimaneve. Ata fyejne nje pjese te rendesishme te trashegimise shqiptare, duke e konsideruar joshqiptare, dhe per ta shqiptare eshte vetem ajo cfare eshte katolike. Ky sajt, eshte nje sajt jo vetem antimysliman, por antishqiptar, antinjerezor. Eshte nje sajt fashist, ne nivelet me agresive dhe fanatike. Nuk di se cfare mund te kete artikuluar me shume Hitleri.

  • Me e keqja eshte se, me keto gjera i fryjne zjarrit te urrejtjes nderetnike ne Shqiperi dhe nxisin me shume konfliktualitet, pikrisht ne emer te luftes kunder percarjes kombetare.
    Duhet pranuar qe ajo cfare ka theksuar Imam Shefqeti eshet e nxituar. Nuk ka perse te ofrohen prononcime te tilla, edhe ne qofshin te verteta. Fetarisht une besoj se fakti qe jomuslimanet shkojne ne xhehenem nuk do te thote se kjo duhet apo eshte vaxhib te deklarohet per cdo jomusliman konkretisht. Fundja Zoti e di se cfare ndodh me njeriun kur i dorezon shpirtin Atij. Na mjafton te pohojme se jobesimtaret nuk jane te shpetuar dhe nuk ka perse te japim shpjegime per njerez konkrete. Ne kemi hadhithin kur dikush shkon tek Profeti dhe e pyet nese ishte apo jo i shpetuar babai i tij, dhe pergjigjes se Profetit, i shoqerohet ajeti i Kuranit qe te mos bejme pyetje te cilat na bejne me pas te ndjehemi keq. Gjithashtu, ne dime qe Profeti a.s. u ngrit ne kembe kur aty prane kaloi xhenazja e nje hebreu. Dhe kur Profetit a.s. i shprehen habine per kete veprim, u pergjigj; A nuk kish shpirt ai njeri?!
    Ne rastin konkret, na mjafton te dime qendrimet e pergjithshme te fese dhe eshte papjekuri te prononcohemi per njerez konkrete, te cilat prekin komunitetet e tjera. Si do te na vinte ne, nese neser ne rruget e qytetit tone do te shohim parrulla te mbushura ku thuhet se Profeti a.s. eshte ne ferr. A nuk eshte e rende per veshet tane te degjojme fjale te tilla, megjithese e dime qe te krishteret e besojne kete?!
    Por, ajo cfare po ndodh tani, me zhurmen qe i behet nga qarqet islamofobe ketij rasti, eshte pikerisht publikimi i asaj qe i ben te krishteret te ndjehen keq. Pra, nese nje fjale fyese eshte thene ne nje rreth te ngushte, ata qe e perhapin jane fyesit, sepse e cojne fyerjen ne veshet e te fyerve. Dhe me kete perhapin urrejtje.
    Nga ana tjeter, shume muslimane, te ndjere te cenuar nga e gjithe kjo, po shfaqin prirjen per te kaluar ne te kunderten, duke u pergjigjur me indinjate e agresivitet. Shume prej tyre marrin hov, te inatosur duke bertitur me te madhe se Nene Tereza eshte ne xhehenem. Dhe kjo nuk eshte gje e mire.
    Pikerisht kjo i ben ata, prokurore, gazetare, analiste, armiq te harmonise fetare ne vend.

  • …admin, ju pohoni se: Duke nenvizuar se katolicizmi eshte autokton dhe Islami eshte fe e pushtuesit, e huaj, aziatike, apo thjesht e re, tentohet te privohet nje komb nga e kaluara dhe nga tradita e vet…Me lejoni t’iu servir disa pyetje:ne shqiptaret kemi lindur ne shekullin XV,apo jemi nje nga popujt me te lashte te Ballkanit? E kaluara dhe tradita jone shtrihet deri ne shekullin XV? Shekujt nga I deri ne XIV perbejne te kaluaren dhe traditen tone? A duhet te jemi te interesuar dhe te shqetesuar ne( frytet bashkekohore) per deget dhe akoma me shume per rrenjet tona?
    Duke u ndalur tek rasti i Shan Zefit dhe Lush Gjergjit, qe nuk hezitojne te vertetojne se Pali erdhi ne Iliri-Shqiperi (Kosove), qe nuk hezitojne te tregojne rrenjet tona apostolike dhe lidhjen e natyrshme te krishterimit me shqiptaret. E duket qarte qe ndermerret nje veprim i tille vetem duke respektuar shkencen historike.C’epitet do te meritonit ju admin ,qe kaq lehtesisht dhe paturpesisht quani “genjeshter” nje studim Doktorature?!

    • Adnan, nese realisht je i interesuar per lexime historike, kjo do mund te te interesoje:
      http://www.e-zani.com/2012/03/10/i-huaj-dhe-njekohesisht-autokton/

      Por ti kthehemi ceshtjes qe ngre mbi “rrenjet” dhe “deget.” Ti shkruan: “Me lejoni t’iu servir disa pyetje:ne shqiptaret kemi lindur ne shekullin XV,apo jemi nje nga popujt me te lashte te Ballkanit? E kaluara dhe tradita jone shtrihet deri ne shekullin XV? Shekujt nga I deri ne XIV perbejne te kaluaren dhe traditen tone? A duhet te jemi te interesuar dhe te shqetesuar ne( frytet bashkekohore) per deget dhe akoma me shume per rrenjet tona?”

      Pyetja jote – ndoshta – do kishte vend nese do shihje te shprehim ndonje qendrim kundra prezences se te krishtereve si bashkesi historike ne Shqiperi. Larg prej saj. Metafora jote per deget dhe rrenjet me duket produkt i te njejtes logjike ekskluziviste qe rrefuzon te pranoje qe ka shqiptare per te cilet islami eshte gramatika e maredhenies se tyre me Zotin dhe pjese e asaj me te cilen ata identifikojne veten si individe dhe si bashkesi ne hapsiren ku i ka vendosur Zoti. Insistimi per te pare te pamundur keto identitete te ndryshme brenda bashkesise shqiptare eshte qendrim fondamentalist, qendrim qe rrefuzon te jetoje e te identifikohet me ate qe eshte fetarisht ndryshe. Konflikti eshte midis pranimit te pluralizmit qe promovojme ketu dhe monizmit arkaik te teorise se fese se te pareve qe promovojne shume katolike shqiptare.

  • Neqoftese jemi populli me i vjeter i Ballkanit, ose nje nga me te vjetrit, atehere duhet te kerkojme rrenjet tek paganizmi e jo tek krishterimi, i cili, te kujtoj Adnan, ne territoret iliro-shqiptare kontribuoi ne zhdukjen e gjurmeve pagane.
    Nese e shtrojme ne planin kombetar, rrenjet nuk jane me te hershme se ne shek. XIX, si per cdo komb tjeter ballkanik. Pra ne ate periudhe kur traditat islame ishin pjese e pandashme e shumices se kombesise.
    Ceshtja e rrenjeve eshte relative dhe ti vete re brenda me kembet e tua, pasi nuk pranove rrenjet e verteta megjithese u shqetesove te nenvizoje lashtesine e tyre. Persa i takon Zefit, tek nje artikull tjeter i e-zanit qe Admin te ka cituar del qarte manipulimi i fjales se Shenjte.

  • Forumi i te Rinjve Muslimane, eshte nje fabrike islamofobie. Me te tilla musliman, hasmin e ke kot. Ta prodhojne keta hasmin ne seri. Bemat e tyre vetem sa prodhojne urrejtje per Islamin dhe, edhe ata njerez qe e duan Islamin, fillojne dhe largohen prej fese se vet. Ne mos qofshin te shtyre prej qarqeve anti-islame, keta njerez po bejne punen e tyre dhe po u sherbejne me se mire, me apo pa dashjen e tyre.

    • O shoke, sa vete ka ky Forumi qe i kushtoni kaq rendesi?

      Media katolaike e Kosoves i ka si ujet e paket keta dy (2) mosketieret qe perbejne Forumin (i treti ne bronz jeton nje lagje me siper Pensilvanise) dhe pa ata, si valle do justifikohej rreziku islamik mbi Kosoven, per te cilin flet Dom Shani, Stefan Schwartz-i, generalissima Atifette? Te pakten ne ketu nuk duhet ta bejme me kete gafe e t’i marrim seriozisht keta te Forumit, se me duket identik si puna me Ebu Hamza el Londonistanin, ate te papergjegjshmin qe vishej si pirat, te cilin e perdori Daily Mail-i 15 vjet rresht ne faqe te pare si zedhenes te Islamit, per te terrorizuar publikun, e per te justifikuar pastaj represionin mbi muslimanet. Seriozisht duhen marre vetem mediat cinike te cilat faktorizojne nje pseudoorganizate, e cila u duhet ta perdorin si dordolec per te trembur miletin. Keto media duhen marre ne pergjegjesi dhe duhen paralajmeruar te mos luajne duke shperndajne mesazhe ekstremiste te dy (2) personave te traumatizuar qe ne femijeri nga lufta, me te cilat mesazhe kerkojne te kriminalizojne gjithe besimtaret e Kosoves.

      • Ti ke shume te drejte, po puna eshte qe deklarata e ketyre dy vetave e gjysem bronxi, ka dale ne te gjitha mediat kryesore, pas reagimit te BIKut. Te gjitha shkrimet pak a shume pas thonin se Bashkesia Islame u distancua nga fyerjet per Nene Terezen, nderkohe qe Forumi i te Rinjve Myslimane, i ka perkrahur ato.
        Nuk eshte duke i kushtua rendesi njeri forumit, por mediave te liga qe duan ta faktorizojne e ta paraqesin situaten sikur keta perfaqesojne ndonje grup te madh. Po te mos ishte kjo, askush nuk do t’ia kishte ngene te merrej me dy kalamaj e gjysem qe perplasin kembet nga inati ne fund te salles per te terhequr vemendjen.
        E-zani do te ishte mire te kish bere ndonje deklarate ndaj ketyre dy organizmave qe mbajne qendrime, te dyja te gabuara ne menyre te ndryshme, dhe ndaj mediave qe perdorin ata per shtjere ngaterresa mes shqiptareve.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *