Revista Java: Jetimorja e Parë





Ben Andoni – Revista Java.

Gati një shekull më parë, në zyrën e nënprefektit të Tiranës trokiste një xhandar austriak. Duke ardhur në Tiranë, në një zabel, kish gjetur dy fëmijë të vegjël, motër e vëlla që hanin bar!!! Djali, që mezi fliste nga tmerri dhe uria ishte jo më shumë se 5 vjeç. E motra, më e vogël. Me aq sa kish kuptuar, prindërit u kishin vdekur, teksa vinin nga malësia në Tiranë. I tmerruar austriaku i kish marrë me vete dhe po atë ditë më orën 18.00 trokiti në zyrën e z. Rauf Fico, atëkohë nënprefekt i Tiranës. Atënatë, ky i fundit, i kish përcjellë për strehim tek bamirësi i njohur Zyber Halluli. Një ditë më vonë do të merrte vesh se vajza e vogël s’e kish përball dot natën. Që nga ai çast, Rauf Fico s’kish gjetur më rehat. Kish edhe vetë dy fëmijë të vegjël dhe këtë fakt do e shkruante shpesh, si kujtimin më të trishtë të jetës së vet. Dhe, kish lëvizur. Me ndihmën e një oficeri austriak dhe bamirësve të njohur të kryeqytetit (Mytezim Këlliçi, Ismail Ndroqi, Zyber Hallulli) arritën e bënë strehën vorfënore. Jemi në vitin 1917, kohë kur Shqipëria është nën varësinë e ushtrive të huaja që e kanë ndarë krejt vendin. Njëzetë vite më vonë, drejtori i përgjithshëm i Kryqit të Kuq shqiptar Haxhi Shkoza, do t’i kërkojë z.Fico, tashti ambasador në Athinë, të dhëna për historinë e Shtëpisë Vorfnore. Historia u shkruajt në kujtime nga z.Fico, që do shtonte se nga tiranasit do mblidheshin 10.000 korona, kurse vetë komandanti austriak Srenka do shtonte edhe 3000 të tjera. Sotir Peci, që merrej me arsimin, do miratonte emrin. Në teqenë e sheh Harasanit do fillonte aventura. Që atëherë rrodhën shumë ujëra, luftëra dhe Shqipëria kaloi në dy sisteme të ashpra. Por, gjendja e fëmijëve jetimë nuk është se ndryshoi aq shumë. “Krijimi i Strehës së Parë Vorfnore në Shqipëri, në ato kohë të rënda që kalonte vendi, ishte aksioni më i ngutshëm, duke bërë të hidheshin themelet e para të ngritjes së institucionit të bamirësisë në ndihmë të atyre fëmijëve pa prindër që kishin humbur familjet gjatë Luftës dhe mjerimit masiv. Historia e Strehës së Parë Vorfnore s’do të ishte e plotë dhe s’do të kishte kuptim pa përfshirë edhe ato periudha të mëvonshme po aq të rëndësishme që sollën një revolucion të madh në  përhapjen dhe modernizimin e shumë institucioneve të tilla simotra në shumë qytete të Shqipërisë”, shprehet për JAVA, Ilir Çumani, drejtor i Institutit Kombëtar të Integrimit.

Comments

    • Klejdi foton e morem nga fotoja e vendosur ne reviste. Ndoshta gjate formatimit qe bene vete faqja fotografia mund te mos kete dale e plote, por perndryshe pse do donim te hiqnim njeri nga fotografia. Ne te kundert kishim deshire ti sillnim ne kujtesen e lexuesve e mundesisht me perkujtimin e leximit te nje fatihaje per shpirtin e ketyre burrave fisnike.

    • Fjalia jote “Allahu i meshirofte dhe u dhente Xhenetin ketyre njerezve bamires(pa fatiha!).” me duket e paqarte. a do te thuash se keta “njerez bamires” kane qene “pa fatiha,” apo “Allahu [t]i meshiroje” pa fatiha, qe do te thoshte pa hapje?

      Mund te lutet njeriu per bamiresit e te kalures edhe pa qene i vene kaq shume ne siklet.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *