DW: A mendoni se historiografia shqiptare ka nevojë sot për të kompensuar, apo për të përmirësuar diçka?

Bartl: Për shembull sundimi turk paraqitej gjatë sundimit komunist, ashtu si edhe më përpara, si koha më e errët e Shqipërisë, gjë që nuk është krejt e drejtë dhe po punohet për ta korigjuar.

DW: Po ai ishte një pushtim, i padëshiruar.
Bartl: Një pushtim, që zgjat 450 vjet, nuk është më pushtim. Shqiptarët ishin pjesë përbërëse e perandorisë osmane. Ata kishin edhe pjesën e tyre në historinë osmane. Ky përfaqësim ishte i madh në proporcion me numrin e popullatës shqiptare. Më shumë se 30 vezirë të mëdhenj ishin me origjinë shqiptare. Dhe në kronikat osmane shpesh ndesh në ankesa, për arsye se këto vezirë të medhenj mbështesnin bashkëatdhetarët e tyre. Pastaj shqiptarët kanë qenë të përfaqësuar shumë në ushtrinë osmane. Ata kanë luajtur pa dyshim një rol dhe sipas mendimit tim është e gabuar që këto 450 vjet të fshihen nga historia e Shqipërisë dhe të bëhet, sikur shqiptarët s’kanë bërë asgjë tjetër, veçse të shkundnin nga vetja sundimin turk. Kjo ka qenë kështu vetëm pjesërisht.

Klikoni këtu për të lexuar intervistën të plotë.

Comments

  • Mbaj mend qe kur Noel Malcom dha nje interviste ku sfidonte refrenin anti-osman te shqiptareve, i madh e i vogel, s’ka rendesi sa vite shkolle kishte, u ngrit te demaskonte historianin anglez. Tashme, Peter Bartl ka mbi vete edhe mekatin se eshte mesuesi i krye-armikut te nacionalisteve shqiptare, Scmidit. Prisni fillimin e kryqzates…

  • z. PETER BARTL NUK JAM DAKORD, UNE SI SHQIPETARE MENDOJ SE TURKU KA QENE ARMUKU KRUESOR GJATE 450 VJETEVE PER SHQIPERINE SEBASHKU ME SERBIN E GREKUN KANE QENE DHE JANE ARMIQTE E SHQIPERISE, TURQIT NA VRANE, NA THEREN, NA NDERRUAN FENE ME ZORT, NA NDRRUAN KULTUREN E ZAKONET E SHQIPERISE,PRA TURQIA BEN PJESE PER TE KEQ NE HISTORINE E SHQIPERISE SI ARMIQ TE VERTETE, SKENDERBEU DO TU JEPTE PERGJIGJE TE SAKTE TURQEVE. EDHE PAS 20 VJETESH PAS VDEKJES ATA PATEN FRIGE TE VININ NE SHQIPERI, PRA NE JEMI SHQIPETARE ME ORIGJINE KRISTIANE DHE SOT FEJA E SHQIPETARIT ESHTE SHQIPETARIA, NEVE KONSIDEROJME BESIMIN SI NJE DICKA PERSONALE, KU SOT NE BOTE EKSISTOJNE ME QINDRA DHE MIJERA BESIME, NE SHQIPERIA ESHTE KOMBI ME I AVANCUAR NE BOTE PAS AMERIKES PER BESIM,ASKUSH SOT NUK DUHET TE IMPONIJE DESHIREN PER BESIM KOMBIT SHQIPETARE AS PERSONAZHE POLITIK, AS BESIMTARE!!!!!

    • Gjergj, ke ngaterru adrese per problemin. Peter bartl, eshte nje nder albanologet me te mire sot per sot, dhe ka dhene nje kontribut te vyer per historine e Shqiperise. Ai eshte studiues dhe jo ideolog dhe ajo qe thote matet me kritere shkencore, jo me tifozllik ideologjik. Peter Bartl, nuk ka per qellim te mbroje apo shaje ndonje fe, por te rrefeje e te zbardhe historine Shqiperise, ne menyre objektive dhe shekncore. Ai ka nje liber per perhapjen e Islamit ne Shqiperi, qe eshte nga te paktat punime serioze qe merren me kete dukuri, ashtu sic ka edhe nje punim me material te pasur arkivor per historine e krishterimit ne Shqiperi, te botuar se fundmi.
      Gjithcka qe ti thua, eshte vetem ajo cfare te kane mesuar e ngulitur ne mendje, historiane, ideologe e politikane, qe duan te te mbushin mendjen per gjera qe, ne fund fare, i sherbejne atyre. Lavazhi i trurit, eshte mjeti nepermjet te cilit kontrollohen sot popujt, per ti vene ne sherbim te politikave te mbrapshta. Nese je patriot dhe e do kete vend, hiq dore nga mite dhe fantazira te tilla, dhe zbulo te verteten objektive te vendit tend, duke iu referuar studiuesve serioze sic eshte Bartl, Schmit, Malcolm, Clayer, Fischer etj.
      Realiteti shqiptar ne Perandorine Osmane, eshte nje realitet krejt tjeter nga ai qe na kane mesuar ne shkolla per 50 vjet, dhe ai qe na llomotisin ne shkolla e media per keto 20 vjet. Eshte nje realitet bashkejetese, sic ka ndodhur kudo ne bote ne perandori te tilla te medha. Nese nuk kuptojme kete, historia jone do te vazhdoje te sherbeje per te stazhionuar ksenofobe, e militante, qe e demtojne me se shumti kete vend.

  • Vetem nje kerkese kisha nga te gjitha ata qe komentojne ketu: A mund te shkruani edhe emrin tuaj te dijme se kush shkruan, kush komenon rreth lavazhit te trurit etj, etj.. Ju falemnderit.

    • Blerim mund te jesh vizitor i ri ne kete faqe e nese eshte keshtu:mireseerdhe. Gjithsesi, ne kete faqe, per sa kohe qe komentet nuk shkelin nje kulture normale komunikimi, komentuesit mund te lene cfare emri te duan. Preferojme te debatojme idete e jo njerezit, emrat, apo biografite e tyre. Cdo te mire.

    • I dashur Ciroka

      Komentuesit ketu jane thjesht disa shqipshkrues, qe nga ‘gjergj deda’ e deri tek ‘CheHow Street”, te cilet komnkretisht po komentojne nje qendrim te nje albanologu te njohur si Bartl. Ajo cka ka kuptim ketu nuk eshte numri i komenteve, (se sado qe te jene, nuk do zgjedhim presidentin me to) nuk eshte i rendesishem as emri i komentuesit (se presidentin e kemi zgjedhur), por forca apo bukuria e argumentit.

      Emri i rendesishem ne kete rast eshte vetem Bartl, Peter Bartl. Kusuri jane lexues shqipshkrues, potencialisht shqiptare, potencialisht te respektuar, po ne cdo rast asnjehere me te rendesishem ne lemite e albanologjise se Peter Bartl. Po te ishin me te rendesishem, do merreshim me ta, jo me Bartlin.

      Ne internetin shqip ka disa rregulla te njohura, qe nuk po i shkel as “e-zani”, rregulla sipas te cilave identitet e perdoruesve nuk jane te domosdoshme ne debat.

      Nese ‘e-zani’ do te ndryshonte politiken, dhe do te bente ate qe asnje faqe tjeter shqiptare nuk e ben, une si komentues do ta braktisja kete faqe, sepse bej pjese ne nje grup te dyshuar te popullates, ne ate te muslimaneve qe shkojne ne xhami, per te cilet te drejtat e njeriut qe nga Amerika e deri ne Europe e Shqiperi, nuk funksionojne njelloj si per te tjere. Dikujt mund t’i duket se jetojme ne ndonje shoqeri te lire, po une nuk kjam nga ata. Njoh njerez qe kane besuar keshtu deri sa jane ballafaquar me grabitje personi nga ana e sherbimeve sekrete, me sekuestrim pa shkak te dokumenteve, me torture psikologjike e presione e deri me dhune, vetem e vetem pse dyshohen nga sistemi per veprimtari qe nuk i pelqejne sistemit.

      “E-zani” nuk mund te ofroje te dhena falas per institucione te cilat paguhen qe te gjejne “kush eshte kush” neper mjediset e muslimaneve shqiptare

  • Autori i shkrimit, nuk duhet harruar se ne Perandorine Osmane ishin te integruar shume “njerez me prejardhje shqiptare”, te cilet ndjeheshin popull osmanli e kishin hequr dore nga shqiptarian , nga kultura dhe traditat e te pareve te tyre. Po ashtu ne e dime se ne ushtrine osmane kishte edhe ushtar shqiptar “jeniqer” te cilet ju merreshin familjeve te veta qe ne femijeri, dhe pikerishte atyre familjeve qe nuk pranonin asimilimin, dhe kjo ishte njera nder format e shumta te ndeshkimit ndaj tyre. Prandaj te thuhet qe shqiptaret kan qene te integruan ne P.O eshte edhe nje tendence e shperlarjes se trurit edhe ashtu goxha te shperlare te “pseudo shqiptareve”.

    • Devshirmeja, apo taksa e femijeve qe merreshin nder te krishteret si jenicere, eshte nje faqet me te zeza te historise shqiptare dhe osmane njekohesisht, nje shkelje e paster e ligjit islamik te zimetit, sipas te cilit ata qe paguajne xhizjen jane te mbrojtur ne te drejtat e tyre. Duke thene kete, nuk duhet te harrojme ne asnje moment se mbledhja e ketyre femijeve nuk ka qene perhere e dhimbshme per familjet, pasi historia shenon edhe raste kur prinderit paguanin rryshfet qe femijet e tyre te hynin ne karrieren e jenicerit, pasi kjo permiresonte statusin e tyre social.

      Gjithsesi, kjo eshte e shkuara, me te mira dhe te keqijat e veta, si cdo e shkuar tjeter. Dikujt do t;i duket me e mire se e keqe, dikujt ndryshe, po ne cdo rast te shkuaren nuk e ndryshojme dot dhe duhet ta pranojme si tonen. Njerezit qe nuk kane te kaluar, zakonisht jane ata qe kane pesuar ndonje goditje pas koke qe ua ka pezulluar kujtesen dhe pikerisht kete duan te bejne edhe me ne shqiptaret: na godasin kokes perdite me propagande foshnjerake pseudonacionaliste, si e si te harrojme te kaluaren tone, dhe me ate te harrojme edhe kush ajne miqte e armiqte, heronjte dhe tradhetaret, interesat e problemet tona kombnetare, shumicen e te cilave i trashegojme nga e kaluara.

      Kombi shqiptar sic e njohim ne sot, ka lindur pikerisht nen sundimin osman, sigurisht duke perftuar ngjyra te forta kulturore islamike dhe osmane, te cilat paten vleren e pamohueshem se na dhane dallueshmeri nga fqinjet qe na kishin asimiluar komplet.

      MArrim nje shembull tek familja e Skenderbeut. Vellezerit e tij quheshin Stanish dhe Reposh – emra pastertisht sllave, pa asgje shqiptare ne mes. Sa shqiptare sot quhen me emrat “e krishtere” Stanish dhe Reposh dhe sa me emrin “musliman” Skender? ME emrin Skender jane quajtur edhe bij te krishteresh si Skender Luarasi, i biri i Petro NIni Luarasit; po me Stanish e Reposh sa te krishtere shqiptare quhen sot, lere me sa muslimane pastaj? Ky eshet shembull shume i thjeshte dhe banal, po funksionon.

      VAso Pashe Shkodrani, babai i nacionalizmit shqiptar ishte pasha besnik i Stambollit, poeti kombetar Naim bej Frasheri zyrtar i larte i kultures ne Stamboll, babai i kombit Ismail Qemal bej Vlora ishte zyrtar i larte i politikes dhe administrimit osman dhe askush nga keta nuk e harroi shqiptarine e nuk u asimilua.
      Deri ne periudhen e Tanzimatit, shqiptaret veteqeveriseshin me bejlere e bajraktare vendore – po e harrojme se edhe ne qender kishte kryevezire e ministra e gjenerale shqiptare. Sic thote edhe Peter Bartl, ata kurre nuk e harruan vendin e vet dhe shpesh qortoheshin e ndeshkoheshin nga Sulltani per preferenca e privilegje qe i benin popullit te vet.

      Ja c’thote per veteadmnistrimin “Historia e Shqipnis” e Tajar Zavalanit:

      “…në Shqipni nji aristokraci
      feodale prej origjine shqiptare qeveriste
      vëndin për hesap të Sulltanit, ndërsa fiset e
      malësive gëzonin të drejtën e vetqeverimit
      me fare pak kufizime. Nji pikë tjetër me
      randësi asht se bujku kristjan nuk ndjente
      kundrejt beut muhamedan atë mëni racjale
      që ndante Sërbin ose Bullgarin nga
      sundimtari turk.

      Ky asht ndoshta shkaku themeltar në
      ndryshimin ndërmjet evolucjonit të
      Shqipnisë dhe shteteve të tjerë të Balkanit
      në shekullit e XIX.
      Në kohën kur Ali Pashë Tepelena filloi
      karrjerën e tij, në qytetet kryesore si Janina,
      Berati, Vlona, administrata kryesohej nga
      vezirë ose pashallarë të emnuem me
      ferman të Sulltanit. Në qytetet ma të vegjël
      si Delvina, Kardhiqi, Preveza, Gjinokastra,
      Tepelena, etj., sundonin bejlerët vëndas, të

      cilët iu shtroheshin urdhnave të qendrës
      derisa iu leverdiste. Në krahinat malësore
      si Suli, Himara, Labërija, Skrapari, populli
      vetqeverisej, ashtu si Malësija e Veriut në
      kohët tona. Gjendja nuk ndryshonte nga
      fakti se Suliotët dhe Himariotët ishin
      kristjanë, ndërsa Labërija dhe Skrapari
      ishin myslimanë”.

      Faqe 148

      a si e shihte punen dhe Faik bej Konica:

      “Në Bukuresht, nën drejtimin e një ish ministri radikal që mban emrin e lezeçëm Djali i Lepurit (Taushanoviç), botohet një revistë teologjike, Lindja ortodokse. Teologji, radikalizëm, lepur – sintezë e çuditshme që vetëm serbët mund ta sendërtojnë!
      Lindja ortodokse trajton sidomos çështje politike. Të tërheq shumë vëmendjen një artikull mbi Shqipërinë. Po e përmbledhim me pak fjalë: 1. Shqiptarët janë të egër. – 2. Nuk ka shqiptarë, ata janë sajuar nga Austria për të bezdisur serbët, bullgarët dhe malazeztë. – 3. Shqiptarët nuk kanë histori. Pirrua, Genti, Gjin Shpata dhe baronët e Moresë, Skënderbeu, ishin emisarë austriakë. – 4. Nuk mund të përmendësh asnjë shembull kryengritjeje shqiptare kundër turqve.

      (…)

      Shqiptarët kanë patur autonominë e tyre deri më 1830. Ata vetqeveriseshin dhe ishin zotër në vendin e tyre, dhe për më tepër jepnin një ndihmë të madhe në qeverisjen e përgjithshme të perandorisë.
      Ushtarët turq nuk vinin tek ne për t’u dhënë pas përvojave të kryqëzimit të racave siç bënin tek serbët dhe as për të na rrjepur, kështu që ne nuk kishim asnjë arsye për të ngritur krye. Ajo që do t’u pëlqente gazetarëve të ardhshëm serbë, u ishte dukur e pamjaftueshme stërgjyshërve tanë. Qysh nga heqja e autonomisë shqiptare më 1822-1830 ka patur shumë kryengritje, dhe nëse turqit qëndruan në Shqipëri nëpërmjet diplomacisë dhe forcës së tyre numerike, ata nuk kanë guxuar kurrë të bëjnë tek ne madje as të njëqindën e atyre që u kanë bërë serbëve dhe më vonë armenëve të gjorë.
      Përveç kësaj, unë jam gati të pranoj se shqiptarët s’janë shumë të qytetëruar, por me një kusht: që serbët, kur t’u vijë radha, të pranojnë me plot dëshirë që, nëse shqiptarët, të mbajtur në padituri, sigurisht kanë bërë pak përpara në rrugën e përparimit, serbët, që janë në po atë gjendje nuk kanë asnjë lloj justifikimi. Kanë gjysmë shekulli të pavarur dhe janë ende të qelbëzuar nga fanatizmi dhe shtazëria, pa qeverisje, pa ligje, më të prapambetur dhe më të korruptuar se turqit, lart, të mëdhenjtë, japin shembullin për të gjitha skandalet, poshtë, vegjëlia shembullin për të gjitha veset. Dhe për t’u qytetëruar, Serbisë do t’i duhen të tjerë lepuj si Taushanoviçi”.

      Albania, F 166-167, 1901, nr 10 (tetor)

      HIstorianet e mesiperm jane nacionaliste te njohur shqiptare, qe kane pasur konflikt me PErandorine Osmane ne vitet e fundit te saj, kur ajo nisi te dominohet nga nacionalizmat e ndryshem qe prishen frymen e diversitetit dhe veteqeverisjes lokale. Fjala e tyre konfirmohet edhe nga Noel Malcolm e Peter Bartl e te tjere dashamires te shqiptarise ne akademite perendimore. Qendrim absurd ndaj historise shqiptare ne Perandorine Osmane mbajne vetem historianet greke, serbe, bullgare, dhe fundamentalistet katolike tek ne, bashke me adhuruesit e Enverit.

    • I merreshin femijet ketyre familjeve te panenshtruara per t’i bere pastaj deri edhe vezire. Si te themi: per te ndeshkuar babain tim, mua me shpallin kryeminister. Nje ndeshkim vertet i rende!

      Zoti “Shqiptari”, çeshtja e jeniçereve (dhe jo e jeniQereve) eshte sa e thjesht aq edhe komplekse. Ne fakt komplikimet rrjedhin nga lentet ideologjike te syzeve. Nese vertet kerkohet mbrojtja nga “lavatriçja e trurit”, sic thua ti, nevojitet nje reflektim i qete dhe i gjere. Faktet deshmojne se ne gjysmen e pare te shek. XVI shqiptaret kishin nje islamizim te reduktuar, jo me shume se 5% te popullsise se pergjithshme. Por ne kete faze kemi edhe nje inflacion te vertete te rekruteve kapikullu, nga te cilet buronin jeniceret (dhe jo vetem). Shtimi i numrit te kapikullarive nuk perkon me ndonje pershpejtim te islamizimit te shqiptareve. Perkundrazi, islamizimi i shqiptareve ka ritme te shpejta nje shekull pas perendimit te sistemit kapikullari (ne gjysmen e pare te shek. XVII). Gjithashtu, po te lexosh nje manual banal nga historia ballkanike do te kuptosh se numrin me te larte te kapikullarive e jepnin rajonet boshnjake, te ashtuquajturit “poturçi”. Po te lexosh pastaj nje intepretim historiografik perendimor do te bindesh se devshirmeja ishte njeri nga mekanizmat me te arritur ne integrimin perandorak, ne nje kohe, pra ne shek. XV-XVII, kur ne Evropen perendimore fshiheshin nga faqja e dheut popullsi te tera per nje bindje fetare te krishtere te ndryshme nga ajo e pushtetit.

      Ti ke te drejte rreth rrezikut te shplarjes se trurit, por me perpara duhet te ekzistoje lenda e trurit ne menyre qe te realizohet shplarja. E duke gjykuar Perandorine osmane nepermjet etikes se shek. XX apo XXI, nuk me duket se ka ngelur shume per t’u shplare.

  • Te nderuar, pajtohem plotesisht me nje shkrues te mesiperm qe ata qe shkruajne ketu duhet te kene identitet te sakte. Ata qe nuk ndjehen mire me vehten e nuk dojne te shkruajne me identitetin e vertete nuk mendoj se duhet te krijojne opinione.. Cdo qe eshte e imponuar me dhune a menyra te tjera eshte pushtim dhe dhune. Eshte jo e veshtire te gjesh a permendesh 2-3 emra qe mund te jene intelektualë por jo domosdoshmerisht cdo qasje dhe menyre te menduari te tyre eshte e drejte.

    • Edhe ti mentor nuk ke parqitur ketu as pasaporten, as analizat e gjakut qe te pretendosh ‘identitet te qarte’, dicka pa kuptim ne boten virtuale te internetit.

      Ketu funksionon argumenti. ke ndonje argument per sa po flet?

      nese do emra autoritetesh, urdhero Peter Bartl=in, pastaj ne komente ke Faik bej Konicen, Tajar Zavalanin.

      Perandoria Osmane ishte trashegimtare e Perandorise Romake te Lindjes, dhe perandoria romake ishte zoteruesja e vjeter ‘e ligjshme’ e tokave sot shqiptare. Me shfronesimin e perandorit te fundit ne Kostandinopoje, pushtetin e mori sulltani. Kaq. Nuk ka pasur ndonje shtet shqiptar ne mesjete te cilin ta kene pushtuar osmanet. Osmanet grumbulluan nen nje kufi dhe nen nje qeverisje territore (sot shqiptare) nen sovranitetin e Serbise, Bizantit dhe Venedikut. Ke ka pushtuar perandoria osmane: kosoven qe ishte ne serbi? bregdetin adriatik qe ishte nen pushtetin venedikas? Keto pushtime e copezonin komunikimin midis trojeve ku filtej shqip, dhe thyerja e ketyre kufinjve prodhoi nje hapesire te perbashket komunikimi per shqiptaret, te cilet me vone aty formuan levizjet kombetare te tyre. etj etj. Po nuk ke per te kuptuar gje me keto, kisha kohe per te humbur, prandaj e humba

  • Admin, eshte norma me themelore me dite se me ke komunikojme. Nese idete e pseudo-individeve ketu jane te shendosha pse kerkojne te mbesin te maskuar!?!

  • Te thuash ashtu sic pretendon Z. Bartl, se pushtimi turk i Shqiperise eshte bashkqeverisje, se ne kemi qene te lumtur ne ate perandori sepse na benin kryeministra ne Stamboll dhe qeveritar ne provinca, eshte pak te thuash qe kjo eshte nje marrezi. Jeni mesuar qe kur ndonje i huaj, qofte edhe Peter Bartl ose dikush tjeter, ta pranoni si fjale te mencur, te nje X albanologu me fame. Kjo eshte nje idiotesi. Ne nuk kemi nevoje te na jape nend Peter Bartl ose dikush tjeter i sojitbte tij. Ne mend kemi vete, llogari dimevte bejme vete. Turku erdhi si nje mizori aziatike, nje lubi injorance dhe dhune, shkaterroi ne Shqiperi gjithshja, dogji dhe grabiti pronat, vrau dhe nisi per eksod gjith popullin shqiptar. Nga vitib1479 deri ne vitin 1660 ka patur gjashte eksode te shqiptarve drejt jugut te Italise. Ka djegur dhe shemburvte gjitha shtepite dge objektet kishtare ne shqiperi. Ne dioqezen e Pultit ishin 78 kisha te cilat i dogji te gjitha pa lene asnje ne kembe. Keshtu veproi edhe ne vendet e tjera. Bashjepunetoret, ata qe u nebshtruan, ata qe i solli kolon dge sot e quajn veten shqiotare vertete bene jarrier nr ate lloj sgteti injorant qe na mohoi me dhune qe te shkruanim gjuhen shqipe megjithse intelektualet e kohes qe nga vitib1462 bene perpjekje per shkrikin e gjuhes shqipe por ata dojin qe me dhune te na impononin fene, konbin dhe gjuhen e tyre. Ata qe evpranuan kete kusht jetuan deri diku mire dhe po ja shohin edhe sot hajrin asaj pune fale parlamentitvte sotem injorant shqiptar, te domonuar ne nase nga pasardhes te ketyre turqve qe kane sunduarb430 vjet ketu. Ky parlament injorant po ju kompenson sot pronareve te bere te tille nga pushtuesi turk, me dekrete te kohes ne dem te popullsise te cilen e kishte skllavevte vet, prona qe po ua njeh edhe sot e kesaj dite parlamenti i dominuar nga pasardhesit e e feudaleve qe krijoi ky rregjim i urryer. Zoti Bartl sheh deribte maja e hundes sevtij, deri ne fund te korridoritbte katedres qe ka drejtue, deribte derrasa e zeze ku i merr titujtbe gradat shkencore por nuk sheh realitetin sgqiptar, persekutikin e popullsise jatolijem qendresen deri ne mbijetese te saj, dhunen e ushtruar mbi te. Ne mesbte qytetit te Shkodres kleriket i kabe ngulur ne hu te gjalle dhe ne male i kane vrare ne menyre tragjike. Ka mbi dhjete vorre ne verivqe quhen vorri i fratit. Eshte kollaj te mbash tena shkencore dhe te referosh para truthareve medioker dhe te narresh titull doktor apo profesor pa oponence reale. Por eshteve veshtire te jesh realist ne ato qe thue dhe te jesh i besuar. Zoti Bartl ka shkruar se ne vitin 1916, ne Nikaj Mertur popullsia ishte iskamizuarv24%. Kjo eshte nje genjeshterve oaster qe askush ne Tropoje nuk e beson sepse nuk eshte ashtu. Mos u beni kaq mosbesues per studjuesit shqiptar dhe mis i besoni verberidht studjuesit mjekerkuq te Europes, shum prej tyre edhe homo. Besoni mevteper ne fircat dhe vitalitetin e kombit shqiptar, te asaj pjese qe asnjehere nuk u nebshtrue duke e paguar me vuajtje dhe mjetim te oa fund qendresen e tij.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *