Dhuna nuk është përgjigje.





imagesPromovimi i numrit të fundit të revistës Kosovo 2.0, dedikuar seksualitetit, ka sjellë protestën e dhunshme të një grupi të rinjsh myslimanë. Disa prej tyre raportohet të jenë arrestuar.

 

Vlerat themeltare të Islamit të bazuar në tekstet e shenjta janë të qarta në rrefuzimin e homoseksualitetit e promovimit të devijimit seksual në shoqëri. Por kjo nuk justifikon ndërmarjen e veprimeve të dhunës ndaj organizatorëve të eventit të promovimit të kësaj reviste. Ky event ishte i ligjshëm sipas ligjeve të shtetit të Kosovës dhe myslimanët nuk janë anarkistë, por njerëz që respektojnë ligjet si bazë rregullatore e jetesës në shoqëri.

 

Kjo ngjarje duhet të hapë një debat të gjerë brenda bashkësisë mbi përballjen dhe sfidat e jetesës në një shoqëri moderne, pluraliste dhe sekulare. Ata që mendojnë se përgjigja ndaj tendencave seksuale, sociale dhe kulturore që promovon Kosovo 2.0 është dhuna, kanë dështuar në formulimin e një përgjigjeje të mirëfilltë ndaj këtyre zhvilimeve bazur mbi vlerat dhe etikën tonë fetare.

 

Kjo hedh peshën e përgjegjsisë mbi imamë e figura prominete të bashkësisë tonë në angazhimin e tyre me të tilla sfida. Mund të jetë më e kollajtë të prodhohet retorikë emocionale, por kjo ka fort gjasa të jetë mirëfilli një rrugë e dështuar.

 

Xhamitë e Kosovës mbledhin shumë më tepër njerëz se sa do mundet ndonjëherë të mbledhë një party homoseksualësh. Këta imamë kanë audiencën ku mund të shpalosin me urtësi e në mënyrë dinjitoze vlerat dhe etikën e fesë tonë. Përgjigja e dhunshme e atij grupi të rinjsh tregon një dobësi që nuk është e justifikueshme.

Comments

  • Komente te A. Vehbiut per te njejtin incident:

    Problemi nuk është te kundërvënia, por te kundërvënia e dhunshme. Duket fare normale që disa myslimanë në Kosovë të mos pajtohen me frymën e Kosovo 2.0; por shumëkush, përfshi këtu dhe mua, shqetësohen me mënyrën si e shprehën këta njerëz mospajtimin.

    Gjithashtu dhe per mua me i godituri:

    Ka diçka ironike në faktin që të dy palët kanë nevojë për njëra-tjetrën: pala që kërkon të flasë dhe të festojë në publik shprivatizimin e seksualitetit; dhe pala tjetër, që fiton vizibilitetin e duhur duke e vandalizuar debatin. Masturbim i ndërsjelltë, në emër të riprodhimit në serra.

    Artikulli i plote:
    http://xhaxhai.wordpress.com/2012/12/16/konflikte-importi/#comments

    Me duket se Xhaxhait i eshte sulur nje kombinats me emrin OBAMA.

    • A.Vehbiu ka provokuar me ate shkrim thjeshte per te ngjallur reagime tek komentuesit qe pastaj te shprehe qendrimin e tij kunder asaj qe ai e quan rrugaceri.

      Por ajo qe te ben pershtypje e qe bie qartazi ne sy , eshte se reagimet dhe ‘indinjata’ ndaj incidenteve te tilla jane te menjehershme,c’ka te ben te mendosh se pas ‘indinjates’ ndaj ekstremizmave, tek nje mori intelektualesh shqiptare,fshihet nje lloj alergjie ndaj vete ndonje nje forme besimi qe per ata nuk do duhej te zinte kaq vend ne jeten shpirterore te shqiptareve

    • Zoteri,Ardian Vehbiu e ka shprehur dhe e shpreh ne menyren e tij te terthorte qendrimin ndaj gjithckaje qe ka te beje me Islamin.
      Bile nuk perton as qe t’i bie nga Kina apo Mali, per te thene ato c’ka per Islamin apo myslimanet.

        • Nese je me te vertete nje besimtar mysliman me kupton fare mire qe nuk po spekuloj.Ndryshon puna nese e shikon nga nje kend tjeter.

          • Sipas teje, nese admini nuk i sheh gjerat me skepticizmin dhe paragjykimet e tua, nuk eshte besimtar!

            Per mua nese do ishe me mend ne koke, do te kuptoje te pakten se, jo te gjithe njerezit qe kerkojne te jene objektive, duhet te jene domosdoshmerisht dakort me ty. Kjo vlen per adminin dhe vete Vehbiun. Fakti qe nuk e pranon kete mundesi, sqaron gjithcka.

  • Kam frike se kemi rene pre e provokimit te radhes se z.Mushkolaj. Titulli “Kur seksi mallkohet në xhami” eshte intrige e paster.

    Le te nisim nga deklarimet ‘ne terren’ te vete znj.Besa Luci, kryeredaktore e “Kosovo 2.0”:

    “Persona të paidentifikuar e kanë demoluar tërë skenën dhe kanë thyer dekorimet në sallë.“Policia është këtu dhe nuk e dimë se kush i ka kryer këtë akt”, tha Luci për Express.

    http://www.koha.net/?page=1,13,127487

    Pra edhe kryeredaktorja e medias ne fjale, e qe eshte perballur me “ekstremistet”, nuk i identifikon te ketille a te atille. Nese do te ishte thirrur “Allahu Ekber” apo ‘selefistet’ a “vehabistet’ me mjekra te gjata do ta kishin kryer kete veprim, atehere edhe znj.Luci nuk kishte asnje arsye qe t’i “fshihte” fajtoret e identifikuar me shprehjet islame apo me simbole te ketilla. Perkundrazi…

    Nga ana tjeter, kane qene vete organizatoret e ketij reagimi qe kane pranuar publikisht se kane ‘demoluar’ karrige e manekine, pa ushruar aspak dhune fizike ndaj frymorëve.

    Dhe ata qe e moren persiper mesymjen ndaj ‘Salles se kuqe” ishin vete “Plisat”, mbeshtetesit ultras te Prishtines dhe kombetares kuqezi.

    http://reporteri.net/?page=1,2,4736

    Atehere, ku e gjen Imer Mushkalaj pretekstin per te sulmuar muslimanet, xhamite apo imamet qe “organizuan kete demolim”?!

    Ndoshta duhet bere me shume kujdes per marrjen te mireqene te lajmit permes komentit, qe te mos biem pre e fitnes se islamofobeve edhe nga Kosova.

    Nga ana tjeter, a jane prekur aty ku s’mban më uje pilafi edhe “PLISAT”?

    Mendoj se te predikosh edhe serbisht per “seksin, seksologjine dhe homoseksualizmin” pikerisht ne vendin e atyre qe sapo u perleshen me ultrasit e “Partizani”-t te Beogradit – per djegien e flamurit shqiptar jo vetem ne Maqedoni – kjo shkon pertej tolerances dhe njerezillekut te natyrshem.

    http://www.kosovotwopointzero.com/ser/

    Sepse si ne cdo vend, ashtu edhe ne Kosove, asgje nuk fillon nga “Point Zero”. Aq me teper kur behet fjale per masakra e gjenocid ku njera pale ende nuk e pranon se ka kryer dukuri te tilla çnjerezore.

  • Shoqni!

    Aktiviteti nuk ishte i homoseksualeve, dhe sulmi nuk ishte i islamisteve. Islamistet dhe homoseksualet jane thjesht gogolet me ne mode per te dyja kampet, tradiocionaliste dhe liberalet.

    Ashtu si thote i nderuari Zamir, sulmin e kane marre persiper zyrtarisht plisat. Shihni faqen zyrtare te Plisave ne FB.

    Ama edhe plisat edhe islamistat jane muslimane, se Kosova eshte mbi 90% muslimane, dhe thirrja ALLAHU EKBER qe degjohet zbehte gjate sulmit ne video, nuk eshte prone e askujt dhe po ashtu eshte e te gjitheve, se eshte pjese e ezanit prej pese shekujsh, pese here ne dite.

    Nga ana tjeter, nuk dua ta besoj se kane rene kaq poshte islamistet e Prishtines sa te tregojne trimerine duke goditur manekine plastike qe nuk kthejne dot dore.

  • Ok, shtese per komentin:

    Kam gabuar se ju nuk keni thene asgjekund” islamiste, por “grup te rinjsh muslimane”, cka perfshin Plisat e kedo.

    U ngaterrova duke lexuar shkrime te tjera mbi ngjarjen, dhe transportova termin polemik ketu

    Ndjese e pune te mbare

  • @tekfirka,
    po pikerisht,per paragjykimet dhe skepticizmin e pata fjalen edhe une ,sidomos kur keto shfaqen ne menyre “origjinale”!
    Komentuesi admin ka shume te drejte kur permend fjalen spekulim sepse,ne terrenin e ligjerates se zhdrejte, vetem spekulimi eshte manovrues:si i atij qe e ben vertete , ashtu edhe i atij qe reagon ndaj vete spekulimit!Eshte dicka qe nuk mund te vertetetohet formalisht por, per kete na i ka dhene perendia mendt e kokes, qe te mund ta shquajme ate edhe kur nuk shprehet drejtperdrejt!E permenda fjalen besimtar,sepse vetem nje i tille, mund t’i vereje nenkpuptimet ,sado te terthorta te jene ato,thjesht e vetem ngaqe eshte shume i ndjeshem apo ‘vigjilent’ ndaj spekulimeve e paragjykimeve te ndryshme.
    (Nje shembull: dikush mund t’i thote dikujt “sa i mencur e ditur je” per te nenkuptuar ne fakt sesa budalla e injorant qe eshte(!)por, nuk jemi ne nje rast kaq te ‘koklavitur’…)

    • E megjithate, Korab, une nuk mendoj se qendrimet e Vehbiut jane kaq akulte sa do duheshin te tilla ndjeshmeri speciale per tu kuptuar dhe mendoj se insinuatat e tua nuk qendrojne.

      • Jeni shume korrekt ne nderhyrjen tuaj,per kete nuk kam se c’fare te them.Megjithate, me duhet te them se nuk e kisha per personin konkret(ra fjala dhe u permend)por ne pergjithesi si fenomen, qe ka prekur nje pjese te konsiderueshme te shtreses intelektuale shqiptare.(Ironia juaj eshte e lezecme dhe me vend, perderisa une nuk mund te vertetoj asgje;ne fakt askush nuk mund te vertetoje asgje kur gjendet ne terrenin e pamate te hipokrizise!Pataj, une nuk po insinuoj por,po flas troc.Gjithsesi flm per korrektesen tuaj.)

    • Normalisht, eshte e vertete qe dikush mund ti thote dikujt “sa i mencur e i ditur je” per te nenkuptuar sesa budalla e injorant eshte dhe kjo eshte paralelisht njesoj me rastin tjeter, kur dikush i thote dikujt se “sa besimtar je” per te nenkuptuar sesa pabesimtar eshte. U perpoqa te heq kete paralelizem per te treguar se, eshte krejtesisht normale qe njerez te tjere te mos i shohin me lupen tende qendrimet e dikujt tjetri, sic eshte Ardian Vehbiu, ne kete rast. Personalisht, nuk me intereson Vehbiu ne vetvete, por, ajo qe ai thote, me duket shume korrekte, per me teper, qe blogu i tij, ka qene ne mjaft raste shume pozitiv ndaj raportit me Islamin. Tani, une nuk kerkoj qe Vehbiu te jete musliman me akide e menhexh te paster. Cdo njeri ka bindjet e veta dhe nuk kam asnje arsye per ti gjykuar ato. E rendesishme eshte qe Vehbiu nuk eshte aspak Islamofob dhe ne shume raste, perkundrazi, eshte dashamires ndaj Islamit, jo pse e ka qef, por sepse eshte njeri me mend ne koke e qe mbron parime te drejta ne marredheniet ndermjet njerezve me bindje te ndryshme. Kaq mendoj se mjafton per ta vleresuar. Natyrisht, kur ai shpreh gjera qe ty dhe mua nuk na pelqejne, kemi te drejte ta kundershtojme ne menyre krejtesisht normale, por keto nuk e bejne aspak qellimkeq.
      E aq me pak, mendimi im, apo i adminit se Vehbiu nuk duket i tille, nuk na ben ne me pak besimtar, apo me pak te afte per te pasur shqisen tende spekulative te identifikimit te dashakeqesise ndermjet rrjeshtave.

  • Fjale me vend.E thashe edhe me siper se ne nje terren te tille,nuk mund te provosh asgje;nuk mund t’i thuash askujt se po spekulon se kjo te kthehet kunder me te drejte (te pakten logjikisht).Permenda hipokrizine, e cila eshte si gripi qe nuk kursen apo ‘diskriminon’ askend: si ata qe jane te tille edhe ata qe duan me vullnetin e tyre te jene.Une, nuk marr parasysh ‘politikat’ apo taktikat qe ndjekin ata qe kane nje synim ,te tilla si: “minimizimi i fuqise jodashamirese edhe duke mikluar ata qe potencialisht jane apo do te jene te tille “.
    Gjithsesi,qendrimet e gjithsecilit jane te shprehura ne ato qe ai thote dhe shkruan.Sa per shqisen spekulative, ate e kane te gjithe : si ata qe jane te sinqerte ne pohimet e tyre ashtu edhe hipokritet qe e mohojne ate kur ua do interesi.

  • Une nje gje di te them, qe nese Vehbiu apo kushdo shkruan gjera qe nuk na pelqen t’i lexojme, por jane te raportuara dhe adresuara etikisht sic eshte edhe ky rast, atehere fajin nuk na e ka Vehbiu zoteri.

    • Zoteri,une e kisha fjalen per nje fenomen qe ka prekur,ku me shume e ku me pak, nje pjese te madhe te intelektualeve shqiptare.Nuk me intereson as Vehbiu, as Hazbiu as qendrimi i ndokujt tjeter ne vetvete.Gjithsecili ka mendimin e vet, qe mua nuk me intereson aspak.
      Ajo qe me ngacmon eshte kur ky apo ai mendim sherbehet si sugjestion i terthorte per lexuesit, per ate se c’ka eshte e mire,e drejte,dhe per ate tjetren, c’ka eshte e gabuar .Une mund te citoj pafund intelektuale te ndryshem qe veprojne ne kete menyre dhe… prapeseprape mund te kundershtohem fare lehtesisht,sepse nenkuptimi asnjehere nuk mund te faktohet ,vec nese ai qe nenkupton e pranon vete c’ka dashur te nenkuptoje!Flm.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *