Kisha Ortodokse reagon ndaj censusit.





imagesKisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare (KOAS) ka reaguar ndaj rezultateve të censusit të shpallura kohët e fundit nga INSTAT. Në një deklaratë për shtyp thuhet se:

Të dhënat e fundit, të shpallura zyrtarisht nga INSTAT-i mbi përkatësinë fetare të popullsisë, në Censusin e fundit të vitit 2011, shpallin se të krishterëtorthodhoksë në Shqipëri janë 6,75%. Pa dyshim bëhet fjalë për një gabim statistikor fare të qartë ose më saktë për një gënjeshtër. E tërë metodologjia që u ndoq për regjistrimin e përkatësisë fetare nuk iu përgjigj aspak metodës elementare objektive që ndiqet nëvendet evropiane. Për rrjedhojë, një gjë e tillë, fyen jo vetëm të krishterët orthodhoksë, të cilët që nga fillimi i shtetit shqiptar janë komuniteti më i madh i krishterë në numër, por edhe të gjithë të krishterët, të cilëve iu zvogëlohet në mënyrë të ndjeshme madhësia nga 31% në 17%. Si përfundim, ky veprim errëson pamjen e përgjithshme të Komuniteteve Fetare në Shqipëri.

Në deklaratë thuhet se KOAS ishte për deklartim të detyruar dhe jo fakultativ të fesë, por që mënyra e formulimit në formular ishte “fakultative, e paqartë dhe e vështirë për qytetarët, veçanërisht për ata me arsim të kufizuar. Kjo siç duket, për të diktuar përgjigjet në një drejtim të caktuar dhe për t’i regjistruar qytetarët në mënyrë arbitrare.”

Sipas KOAS, pyetja rreth besimtarëve pa afilicion me ndonjë fe është ngatërruese pasi, gjithmonë sipas KOAS “[n]uk ka në botë term për të denominuar fe me emrin “besimtar”. Besimtar i kujt? I cilës fe saktësisht?”

Shteti shqiptar ndërmori një regjistrim fetar kontraversial, i cili u kundërshtua nga shumë segmente të shoqërisë. Në dallim nga KOAS, e cila kërkoi që pyetja rreth fesë të jetë e detyruar, Komuniteti Mysliman Shqiptar (KMSH) kërkoi që kjo pyetje mos ishte pjesë e Censusit e pati hoxhallarë që bënë thirje për bojkot të censusit. Në deklaratën e KOAS thuhet gjithashtu se sipas një sondazhi brenda bashkësisë, një numër i madh kanë deklaruar se nuk janë pyetur apo nuk u është regjistruar feja, ngjashëm në fakt me raporte të ngjashme edhe nga myslimanë të cilat janë paraqitur edhe në shtyp.

Gjatë dy të dielave të fundit, 9 dhe 16 dhjetor 2012, tek orthodhoksët pjesëmarrës në meshimet në kishat e Tiranës, Durrësit, Beratit,Korçës, Vlorës, si dhe në qytete të tjera,ndamë pyetësorë në lidhje me Censusin. Rezultatet ishin tronditëse. Anketimit tonë iu përgjigjën me emër, mbiemër dhe adresë 7118 persona. Prej këtyre 2469 persona ose 34,68% deklaruan se u vizituan dhe u pyetën për përkatësinë fetare gjatëCensusit. Ndërsa nuk u vizituan fare nga regjistruesit ose u vizituan dhe nuk u pyetën mbi përkatësinë fetare 4643 persona ose 65,23%. Gjithashtu 56 persona deklaruan se regjistruesit i shënuan të dhënat me laps ose në një fletore tjetër dhe 11 persona pohuan se regjistruesit nuk donin ta shënonin fenë ose e shënuan atë pas shumë këmbënguljeje. Për më tepër, kemi dëshmi të shumta se regjistrimi në një pjesë të madhe të tij është kryer nga regjistruesit me shënime në fletore, jo siç e kërkon procedura të shkruhet në pyetësor dhe as nuk janë firmosur nga deklaruesit.

Duke tërhequr vëmndje tek shifrat e regjistrimeve të mëpërparshme, deklarata në fjalë, ngre pyetjen:

Pas persekutimit të gjatë antifetar dhe ardhjes së demokracisë në vitin 1991, është shumë i qartë për të gjithë në këtë vend ringritja e të gjitha Komuniteteve Fetare Tradicionale, si dhe lulëzimi mjaft i dukshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Pra është shumë e çuditshme dhe e dyshimtë, përse disa qarqe të caktuara synuan me makinacione të ndryshme të tregojnë se orthodhoksët u pakësuan me 2/3.

E së fundmi:

Të gjitha të dhënat mbështesin faktin se nën përqindjet e regjistrimit që përcaktohen si “Nuk u përgjigjën 13,79%” dhe “besimtarë të pacilësuar 5,49%” ndodhen të krishterët orthodhoksë në shumicën e tyre dërrmuese: a) Ata qëvendosën me dëshirën e tyre të mos marrin pjesë në regjistrim, p.sh shumica e minoritetit grek, ndoshta edhe e vllahofonëve, malazezëve, si dhe e minoriteteve të tjera. b) Ata qëiu shmangën deklarimit direkt të fesë, pas një presioni psikologjik që krijuan disa qarqe ekstremiste dhe pas kërcënimeve në lidhje me deklarimin me dëshirë të besimit fetar dhe kombësisë. c) Të gjithë ata të cilët regjistruesit nuk i vizituan (janë mijëra persona që e vërtetojnë këtë fakt), si edhe fshatra dhe lagje të tëra orthodhokse. d) Ata persona që u vizituan, por nuk u pyetën fare për përkatësinë fetare, ose kur u deklaruan orthodhoksë, regjistruesit në mënyrë arbitrare i vendosën në një kategori të pacilësuar.

E kemi bërë të qartë qysh prej fillimit se nuk besonim se ky regjistrim ishte i nevojshëm e gjithashtu se ky proces nuk kishte mjaftueshëm kredibilitet. Në anën tjetër, duke besuar se deklarata e KOAS ka një argument të fortë në dallimin e trendeve nga e kaluara, gjithsesi, nëse grupe brenda kësaj bashkësie vendosën të bojkotojnë regjistrimin dhe mos deklarohen, atëherë duhet te debatojne taktikat e zgjedhura, motivin politik dhe frymen e tensionit që u vendos rreth këtij procesi.

Asnjë bashkësi fetare në vend nuk është përballuar me më shumë presion se bashkësia myslimane. Pati syresh prej atyre që deklaruan se përfitimi nga ky census do ishte se Shqipëria nuk do njihej më si vend me shumicë myslimane. Kjo përkatësi u shpall si burimi i gjithë fatkeqsive të shqiptarëve. Në moment të fundit KMSH, pas shumë kundërshtimesh, kur u bë e qartë se qeveria do përfshinte pyetjen mbi fenë dhe etninë deklaroi që do merte pjesë në regjistrim. Por nëse një pjesë e bashkësisë ortodokse vendosi të bojkotojë, nuk mund të pyesë sot se ku janë ata që nuk u deklaruan. Personalisht unë nuk besoj se numri i ortodoksëve është ai që doli në census ashtu si dhe nuk mund të di se kush do ishte ai numër. Unë nuk besoj se në një shoqëri sekulare ku të tërë janë të barabartë para ligjit – pa dallim feje, që regjistrimi fetar të jetë i nevojshëm, ose së paku jo i bërë nga qeveria. Nuk është punë e qeverisë të dijë fenë time dhe ndoshta po të kish qenë në Shqipëri autori i këtyre rradhëve nuk do kish pranuar të përgjigjej për fenë. Por gjithë ky debat i paralajmëruar hedh dritë dhe një herë mbi atë që kemi diskutuar shpesh në këtë faqe, në politizimin e pashëndetshëm të përkatësive fetare.

Comments

  • Ky rezultat i cencusit ishte befasues per te gjithe.Megjithate,besoj se perqindja e ortodokseve te jete me e larte dhe,kam pershtypjen se jo vetem une mendoj keshtu.
    Duket qe nje numer ortodoksesh nuk i jane pergjigjur pyetjes perkatese,por pse??-Ka shume gjasa qe kjo te kete lidhje me problemin e autoqefalise,dmth , nese kisha ortodokse eshte me te vertete autoqefale apo jo! Fakti qe per 20 vjet kisha ortodokse drejtohet nga kleri grek,mendoj se ,i ka kompleksuar shume shqiptare ortodokse qe me mire , ne kete rast, kane preferuar te heshtin.Kam bindjen se nese kisha do te drejtohej nga klerike shqiptare, nuk do te kishim probleme te tilla.

    • Deklarata zyrtare e Keshillit klerik-laik (soc e mban nenshkrimin kjo deklarate) qe paraqitet me lart e thote dhe arsyen se perse jane me pak. Po e shkruaj perseri te me sipermen per te ndricuar interpretimin imagjinar:
      nën përqindjet e regjistrimit që përcaktohen si “Nuk u përgjigjën 13,79%” dhe “besimtarë të pacilësuar 5,49%” ndodhen të krishterët orthodhoksë në shumicën e tyre dërrmuese: a) Ata qëvendosën me dëshirën e tyre të mos marrin pjesë në regjistrim, p.sh shumica e minoritetit grek, ndoshta edhe e vllahofonëve, malazezëve, si dhe e minoriteteve të tjera. b) Ata qëiu shmangën deklarimit direkt të fesë, pas një presioni psikologjik që krijuan disa qarqe ekstremiste dhe pas kërcënimeve në lidhje me deklarimin me dëshirë të besimit fetar dhe kombësisë. c) Të gjithë ata të cilët regjistruesit nuk i vizituan (janë mijëra persona që e vërtetojnë këtë fakt), si edhe fshatra dhe lagje të tëra orthodhokse. d) Ata persona që u vizituan, por nuk u pyetën fare për përkatësinë fetare, ose kur u deklaruan orthodhoksë, regjistruesit në mënyrë arbitrare i vendosën në një kategori të pacilësuar.
      Shiko te plote edhe http://www.orthodoxalbania.org

      • Zoteri i nderuar,
        ky 14% i ka ngaterruar te gjithe,sa i ka bere qesharake,sepse,si ata te AKZ-se por edhe ata te PBDNJ-se,i konsiderojne pasues te tyre!!!
        Gjithsesi,un kam bindjen e plote se,pikerisht,ngaqe kisha ortodokse ka probleme me autoqefaline dhe drejtohet nga kleri grek,i ka bere shume shqiptare ortodokse te komkleksuar.Ky fenomen tej mase negativ eshte pasoje e ceshtjes se mbetur pezull te autoqefalise.Ngado qe t’i sillesh e mbeshtillesh prapeseprape ketu se ketu del:tek kryepeshkopi Janullatos,qe erdhi ne krye te kishes me nderhyrjen e fuqishme te shtetit grek,dhe po me beshtetjen e tij eshte ende aty ku eshte.Gjeja me e rende qe ka ndodhur ne lidhje me kete eshte krijimi i psikozes se,te kritikosh janullatosin ke fyer besimtaret ortodokse(qe ne shumice derrmuese jane shqiptare).Eshte interesante,po me shume qesharake,se ne kete debat ,ne ‘mbrojtje’ te komunitetit ortodoks veren minoritaret greke,politikane apo intelektuale qofshin ata ,sepse… i konsiderojne ortodokset si te tyret…

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *