indexDebatit mbi shifrat e regjistrimit fetar i është shtuar dhe zëri i kreut të Kounitetit Mysliman Shqiptar (KMSH), Selim Muça. Në një artikull të gazetës Mapo shkruhet se nuk janë pyetur dhe nuk janë regjistruar një pjesë e madhe e kryesisë së KMSH – së, përfshi vetë kryetarin e saj.

Në kulmin e debatit që prodhuan rezultatet e Censusit 2011 për besimin fetar të shqiptarëve, komunitetet rrëzojnë shifrat e INSTAT-it, duke sjellë fakte për persona që nuk janë regjistruar. Madje, “gabimi” i regjistruesve të popullsisë duket se ka qenë më i rëndë me komunitetin më të madh fetar në vend, atë Mysliman, kryesia e të cilit, duke filluar që nga kryetari i KMSH-së, Selim Muça, nuk janë përfshirë në proces, jo se nuk kanë dashur të jenë pjesë e tij, por se askush nuk u ka trokitur në derë. Duke besuar tek të dhënat e tyre, se numri i besimtarëve myslimanë në vend është mbi 70%, dhe jo 56.70% sa tregoi Censusi i fundit, burime zyrtare nga Komuniteti Mysliman bëjnë të ditur se “më shumë se gjysma e anëtarëve të kryesisë së Komunitetit Mysliman, duke filluar nga kryetari Haxhi Selim Muça, së bashku me familjet e tyre (të gjithë shqiptarë dhe banorë të Tiranës) nuk janë përfshirë në këtë regjistrim”.

KMSH është shprehur kundra “garës së shifrave” duke vënë në dukje sa kjo garë nuk ka të fituar por vetëm të humbur. KMSH ka deklaruar qëndrimin se sipas saj, mbi 70% e popullsisë janë myslimanë. Sipas INSTAT, mbi 1 milion e gjysmë shqiptarë kanë deklaruar se janë myslimanë, 280 mijë katolikë, 188 mijë ortodoksë, ndërsa pjesa e mbetur i përket besimeve të tjera fetare. Instituti i Statistikave publikoi të enjten rezultatet përfundimtare të Censsuit 2011, ku janë numëruar 2 800 138 banorë, 21 839 kanë refuzuar procesin. Ndërkohë që pyetjeve për përkatësinë etnike dhe fetare në proces kanë refuzuar t’i përgjigjen 14 për qind e totalit të popullsisë për secilën.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *