indexShkruan Mapo: Pakënaqësitë ndaj problemit akoma të pazgjidhur të kthimit të pronave vakëf të Komunitetit Mysliman në Shkodër kanë sjellë reagimin e myftiut Muhamet Sytari. Në një deklaratë të tij, ai ka theksuar se kthimi i pronave vakëf të kësaj myftinie akoma nuk e ka një përgjigje, ndërsa, siç shprehet Sytari, “tashmë, duket qartas, përgjigjen duhet ta presim… ndoshta pas mesit të vitit që po vjen, meqë ky vit shkoi e asgjë e re për vakëfet tona të shenjta nuk u pa në horizont”.

Sytari ka përmendur faktin që disa ditë më parë ministri Olldashi dorëzoi dokumentet e pronave të kthyera disa ish-pronarëve, përfshirë dhe provincën françeskane, ndërsa pronat e myslimanëve, sipas tij, janë lënë në harresë. “Urime të përzemërta e të sinqerta françeskanëve, sidomos kur kthimi i kësaj prone përkon edhe me një prej festave vjetore të këtij komuniteti e gëzimi merr një përmasë të dyfishtë! Cili ministër do të ketë mirësinë të vijë në Shkodër e të na dorëzojë tapinë e një a dhjetëra pronave tona vakëf të uzurpuara, për të cilat asnjë qeveri deri më sot nuk bëri asgjë për kthimin e natyrshëm të tyre, ashtu si duhej e si ne prisnim?”- ka pohuar Imam Sytari.

Ai ka kujtuar se shumë prona të tyre janë tjetërsuar. “Me urdhër të një kryeministri të periudhës postkomuniste, ne humbëm edhe hisen tonë legjitime te vakëfi i famshëm “Hotel Turizmi”; iu dha si kompensim ish-të përndjekurve?! Paradoksalisht, edhe kësi zullumesh xhahile kanë ndodhur dhe ndodhin mbi pronat tona në emër të demokracisë dhe vlerësimit të ish-të përndjekurve!”, thotë Myftiu Sytari. Sipas tij, realiteti i këtij vakëfi është ngatërruar më shumë se më parë, por jo aq mjaftueshëm sa për të mos u zgjidhur si duhet nga gjykata e Strasburgut, ku dhe është dërguar çështja prej tyre. Myftiu ka përmendur  disa nga pronat që janë marrë padrejtësisht, sipas tij: “Në emër të një ligji-vjedhacak, që legjitimon pronën e vjedhur pronarit legjitim, te pronari hajdut, prona jonë te xhamia e Garucit u tjetërsua dhe gjurma e saj u shndërrua sa hap e mbyll sytë! Ai ka kujtuar dhe pronën në Zogaj për të cilën kanë vite që mundohen ta marrin. “Çfarë po ndodh me pronat tona? Çfarë e ndaloi pastrimin e pronës sonë? Përgjigjen e dha në heshtje flamuri i partisë, që valëvitej mbi tarracën e objektit-fantazmë në Zogaj, që uzurpon akoma sot një pjesë të mirë të pronës sonë!”- ka pohuar Imam  Sytari, ndërsa ka sqaruar se Myftinia e Shkodrës nuk ka lidhje me politikën.

Për këtë ai ka përmendur pragun e zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar dhe presionet jo të drejtpërdrejta për angazhim politik apo përkrahje të individëve të veçantë që flitej se do të kandidonin. “U bë zhurma e madhe kur ne dolëm në një deklaratë për shtyp, në prag të zgjedhjeve lokale të 2011, takimet e shpeshta me drejtues të Kishës Ortodokse për çështjen e përbashkët të vakëfeve tona; ishte bërë nami, lajmi kishte marrë dhenë, ne ishim fajtorët që po ngrinim zërin, duhet të heshtnim?! Ishte kohë e papërshtatshme?! Dikush mendonte se Myftiu do të kandidonte i pavarur për kreun e Bashkisë Shkodër?! Sa qesharake e paradoksale kjo situatë në këtë kohë e këtë vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian!”-shprehet  Myftiu i Shkodrës.  Djana  Kolaj

Comments

  • o z.Myfti me duken krejt lajthitje keto te tuat.Po nuk i shikon komunistet ne krye te K.musliman.Hodhen teseren e P.punes vetem sa per ti pare publiku por e kane ne shpirt qendrimin anti pronareve qe cpronesuan ne kohen e ENVERIT,APO EDHE TI NGA KJO SPECIE JE.

    • E pse na qenka lajthitje thirja e myftiut te nderuar per drejtesi ne ceshtjen e pronave e nga e nxore ti te myftiu qenka “specie” e tille? Ku e bazon ti keto akuza e nese nuk ke ku i bazon atehere te duhet te kerkosh ndjese ndaj njerezve qe akuzon.

  • Leave a Reply to E.Sulstarova Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *