indexHARUN MOGHUL*

 

Siria është shndërruar kapitulli më i përgjakshëm i Pranverës Arabe. Është llogaritur se vetëm në Nëntor janë vrarë 3400 sirianë, me një numër të përgjithshëm që shkon nga 30.000 në 50.000.

Kjo betejë ka në përbërjen e saj aleanca dhe dyluftime mes arabëve dhe kurdëve, sunive dhe muslimanëve alevi, selefive dhe sekularistëve, protestuesve paqësorë dhe atyre të armatosur. Kjo e bën skenarin gjithnjë e më të komplikuar.

Jam ulur të bisedoj me Adnan Zulfikar. Pjesëtar i Truman National Security Project dhe një kandidat për doktoruaturë pranë Univeristetit të Pensilvanisë mbi Studimet në Lindjen e Mesme, me dëshirën për të dëgjuar disa nga mendimet e tij mbi këtë konflikt. Zulfikar kohët e fundit ka udhëtuar në Turqi, duke takuar eksponentë të opozitës siriane, dijetarë myslimanë, luftëtarë rebelë, zyrtarë turq dhe mendimetarë të Turqisë, në një përpjekje për të kuptuar çfarë po ngjet në luftën civile që ka shpërthyer atje ndërsa jemi në vitin e dytë të saj.

Çfarë përshtypje iu la ky udhëtim mbi rolin e religjionit në opozitën siriane?

Për ta thënë thjeshtë, Siria është një vend i lidhur ngushtë me religjionin – diçka që edhe atëistët e kuptojnë. Praktikisht, religjioni ka një rol të nrëdësishëm në jetën e sirianëve.

Së pari, është një sebep i cili bahkon njerëzit në turma të mëdha. Nacionalizmi nuk ka një forcë të ngjashme në Siri si në vendet e tjera të botës arabe, duke qenë se zëri nacionalist është më së shumti zë i përfaqësuar nga sloganet e partisë në pushtet, partisë Baathe e duke qenë se retorika religjioze i ka dhënë një hov të ndjeshëm revolucionit në fjalë. Po kështu, sekularizmi është i lidhur me regjimin e Asadit, kështu që është palë e regjimit dhe autoritarizmit të tij.

Së dyti, namazi i ditës së premte (xhuma) është i vetmi vend ku sirianët mblidhen në masë të gjerë gjatë kohës kur filloi revolucioni. Regjimi, në mënyrë rigoroze i ka detyruar qytetarët sirainë që të mos mblidhen në turma të mëdha, por ndalimi i njerëzve për të shkuar në xhami ditëve të premte është thjesht i pamundur.  E në këtë mënyrë, e premtja e namazit u shndërrua në një sfidë të pamundur për t’u kontrolluar për regjimin.

Së treti, videot e e nxjerra, ku ushtarët e regjimit ushtrojnë dhunë dhe detyrojnë pengjet të pohojnë se “nuk ka hyjni tjetër përveç Basharit” (një përçudnim i pohimit islam “Nuk ka hyjni tjetër veç Zotit”) kanë krijuar pakënaqësi, e kanë rizgjuar ndjesitë religjioze edhe tek ata që janë më pak të tillë. E kështu që është krijuar më së miri ideja se ky është një revolucion kundër “kundërshtarëve” të Zotit.

Si kanë arritur selefitë të kenë një rol kaq dominues?

“Dominimi” selefi është parësor në fushëbetejë, por numerikisht ata janë një pjesë shumë e vogël e revolucionit. Selefizmi ka pasur zëra me peshë në Siri, por kurrë s’ka arritur që të ketë mbështetës të shumtë, kjo për shkak se selefizmi është goditur nga regjimi i Bashar Asadit, por edhe sepse shoqëria siriane duket se nuk e pranon atë. Ka patur një konsensus, i cili mëtonte të thosh se një konflikt më i zgjatur do të thoshte një zgjerim i influencës selefite.

Dominimi në fushëbetejë ka nevojë për një ekspozim më të gjerë të mundshëm, por duhet të kemi parasysh se selefitë janë organizuar në opozitë prej shumë e shumë kohësh ndaj regjimit të Asadit ndërkohë që ky i fundit ka krijuar lidhje mes myslimanëve të tjerë sunni, të cilëve iu desh më shumë kohë të shkëputeshin prej pushtetit. Ekspertiza e selefive të huaj në betejat jokonvencionale ka kontribuar shumë në sukseset e revolucionarëve, kjo ka sjellë rritjen e numrit të rekrutëve, ndërkohë që disiplina dhe lidershipi selefi ka nxitur krjimin e një imazhi pozitiv për ligjin dhe rregullin sa herë që ata hynin në një qytet.

Së fundmi, e gjitha kjo puqet në idealizmin romantik të luftëtarit mesjetar mysliman: i devotshëm, i frikshëm dhe i respektuar. Historitë e luftëtarëve selefi, ndryshe nga kundërshtarët e tyre “sekularë”, nuk hyjnë kurrë në shtëpi pa kërkuar më parë leje apo duke i veshur kontributet e vijës së parë mistikëve të ndryshëm. Nëse ideologjia e tyre lejon ose jo lirinë personale (apo nëse ato duhet të luajnë apo jo rol në qeverinë e re) peshon shumë pak për ata që tanimë janë duke u bombarduar.

Pra, mund të themi se opozita siriane dëshiron një Siri më shumë demokratike?

Shumica e opozitarëve e njohin domosdoshmërinë e një qeverisjeje demokratike pas përfundimit të revolucionit. Kur pyeten se sa teokratike do të jetë Siria e ardhshme, shumica e tyre, përfshirë dhe klerikët konservatorë, flasin hapur për një shoqëri pluraliste në Siri.

Luftëtarët selefi kanë mendime të ndryshme mbi demokracinë. Shumica e tyre duan një shtet islamik, por janë të ndarë mbi të. Ata që janë të influencuar nga Al Kaeda e shohin forcën si të vetmin opsion. Të tjerë, e që janë shumica e selefive, besojnë tek një shtet islamik që duhet të vijë nga vullneti i qytetarëve. Pyetja ama është se si do të përcaktohet një “vullnet” i tillë.

Si ndihen qytetarët e Turqisë mbi rolin politik Islam në Siri?

Aktualisht, Islami politik i selefive apo i Vëllazërisë Myslimane (VM) varion, e nuk ka një vazhdueshmëri në Siri, kështu që shumica e zyrtarëve turq mendojnë se nuk do të kenë jetë të gjatë në Siri këto lëvizje. Ato nuk mendojnë se elektorati i tyre do të zgjerohet tek selefinjtë edhe nëse revolucioni frymëzohet prej tyre. Por më lini të shtoj disa pika mbi atë që quhet islam politik. Së pari, Vëllazëria Myslimane nuk është e njëjtë. Vëllazëria Myslimane ka një brez progresiv, të cilët këndojnë haptazi këngë dhe që duan një shoqëri të hapur, ndërsa degë të tjera të VM, në vende të tjera, nuk kanë një grup të tillë selefish. E raporti mes një Islami politik me luftëtarët në terren nuk është diçka e thjeshtë.

Për shembull, luftëtarët “shekullarë” janë një komponent shumë i vogël i forcave rebele. Ushtria e Lirë Siriane (ULS) është një referencë e thjeshtë [për mediat], por nuk përfaqëson shumicën e rebelëve që janë në fushëbetejë në këto momente. Së treti, ndërsa disa nga luftëtarët e al Kaedës janë të panishëm, asnjë grup, madje as ai i Xhabhat el Nusra nuk e konsideron veten e tij si aleat të al Kaedës.

Me shtyrjen e rebelëve drejt Damaskut a mos po bie Siria?

Është mjaft e vështirë të parashikosh se sa pranë është rënia e sundimit të Asadit: shumica e parashikimeve të bëra më parë që kanë folur mbi trajektoren e këtij revolucioni kanë dështuar. Për shumicën e revolucionarëve me të cilët kam folur, përfshirë dhe ata luftëtarë, Damasku do të jetë llogoria e fundit e regjimit, e cila nuk do të bjerë dhe aq lehtësisht. Të gjithë po përgatiten për një betejë të ashpër. Por Asadi nuk mundet ta mbajë pushtetin pa ndihmën e sunnive të Damaskut, kështu që situata mund të ndryshojë në mënyrë drastike nëse sunnitë e Damaskut dalin hapur kundër tij.

Nëse nuk dorëzohet Asadi atëherë çfarë do të ndodhë më tej? A përfundon lufta? A do të marrin rebelët pushtetin?

Vdekja e Asadit nuk shënjon fundin e regjimit. Fuqia e tij ushtarake vjen nga (një sekt i vogël Shi’it) alevitë të cilët janë shumë të fuqishëm si puna e Assadit. Ata, së bashku me milicët e shabihës, do të rezistojnë derisa të arrihet një akord politik apo derisa ato të mposhten. Disa kanë frikë se, nëse regjimi bie, Siria do të shndërrohet në një Afganistan, me një milici dhe zotërinj të luftës.

Mendoj se këto janë parashikime që dalin pa pasur informacionin e duhur. Fillimi i shtetit të ri mund të jetë shumë i rrëmujshëm, madje edhe i dhunshëm, por shumica e tranzicioneve politike janë të tilla. Madje shumica e luftëtarëve selefi e njohin vullnetin popullor edhe pse dëshirojnë një shtet islam. Shumica e tyre mund ti drejtohen me dhunë opozitës popullore dhe refuzimit popullor të objektivave të tyre. Shumica e luftëtareve të tyre janë sirianë vendas mbi të gjitha.

Natyrisht, levat që ata kanë varen drejtpërsëdrejti  nga fakti se sa shpejt zgjidhet konflikti dhe se kush kontribun në këtë betejë.

Nëse situata vazhdon të përkeqësohet për regjimin a mendoni se do kemi një përdorim të armëve kimike?

Asnjë nuk e di nëse Asadi do të t’i përdorë ato, por me rreth 40.000 të vdekur, është për të ardhur keq që Siria ka marrë vëmendjen e tanishme të botës vetëm prej faktit që Asadi mund të vrasë popullin e tij përmes armëve kimike.

A është kjo tashmë një betejë sektare? Nëse po, a do të përfshihet dhe Lindja e Mesme?

Përmes një  sugjerimi popullor, demografët ndërtojnë një “luftë” sektare në një Siri sfiduese. Ky nuk është as Irak e as Liban ku kemi një popullsi të ndarë gati në mënyrë të barabartë. Ndërsa Siria është me një shumicë të theksuar Sunnitë (mbi 75%) dhe Asadi ka nevojë për ta që të mbajë pushtetin. Kështu që, sa më gjatë të shkojë revolucioni, akoma më shumë do të rritet “konflikti” sektar duke bashkangjitur dhe dallimet etnike në ato fetare. Nuk ka asnjë dyshim se ndjenjat anti Shi’a janë shumë të larta tek disa grupe opozitare, të cilët fajsojnë Asadin për nxitjen e urrejtjes sektare në mënyrë të tillë që të frikësojnë rebelët për të lëshuar më pas shabiha-t.

Ndarja rajonale, me Iranin dhe vendet sunnite përrreth, e ka vështirsuar situatën, por qeveria siriane ka hapur pazare të tilla që i ka mundësuar ta mbajë konfliktin vetëm përbrenda. Unë nuk shoh ndonjë ndryshim të madh.

Si e sheh opozita Siriane pranverën Arabe?

Opozita Siriane e konsideron veten një zgjatim të Pranverës Arabe. Shumica mendojnë se arabët kanë krijuar një atmosferë të tillë që të lejojnë krijimin e një konflikti me të tilla përmasa si ato të një revolucioni. Ata e konsiderojnë revolucionin e tyre më brutal se sa të tjerët, por ndryshe nga Libia, e cila gjithashtu u përfshi nga një valë e tillë, ata e ndjejnë veten e tyre të lënë pasdore nga bota.

Ju ndodheshit në Turqi gjatë betejës që Izraeli ndërmori ndaj Hamasit. Si qe reagimi i sirianëve dhe turqve ndaj kësaj beteje? A ishte suporti që Irani i bëri Hamasit një faktor që ndikoi tek sirianët?

Sikurse pritej, kishte një mbështetje të gjerë për Palestinezët dhe një dënim të veprimeve të Izraelit. Shumë sirianë i shohin vperimet e Izraelit si një tjetër prizëm të konfliktit të tyre. Ka shumë teori konsipiracioniste që flasin mbi faktin se sulmi në Gaza kryhet për të hequr vëmendjen nga ajo që po ndodh në Siri, e në këtë mënyrë të përfitojë regjimi i Asadit, i cili nga ana tjetër ndihmohet me kënaqësi nga Netanjahu.

Unë gjithashtu ndjej një farë fyerje nga ana e sirianëve mbi mbulimin dhe simpatinë që po përfitojnë banorët e gazës ndërsa ata (sirianët) nuk kanë asnjë gjë të tillë. Anipse, ka nëj suport për Palestinën, sulmi i fundit, i ndërmarrë nga Izraelitët, tregoi se në tërësi Sirianët ndjehen të lënë pasdore.

Ndërsa suporti i Iranit për Hamasin nuk i komplikoi fare mendimet dhe ndjenjat. Asadi ka qenë njëfarë protektori i Hamasit, deri në çastin kur ata u distancuan prej tij, kështu që shumë sirianë e mbështesin rezistencën në Gaza dhe grupin e Hamasit.

Çfarë dëshironi që të dinë amerikanët mbi Turqinë, Sirinë dhe Lindjen e Mesme?

Lindja e Mesme nuk është kaq bardh e zi sa tentohet të raportohet apo sikundër portretizohet. Virtualisht çdo ngjarje e përshkruar në këtë rajon inskenohet duke u kthyer në lajm sensacional dhe krijon një përgjithësim.

Fjala vjen kur flasim për islamistët, pyetja është: për cilët e keni fjalën? Ka një larmishmëri grupesh islame, anipse mes tyre mund të kemi ngjashmëri ideologjike. Kështu që ne na takon të bëjmë dallime mes besimtarëve që janë konservatorë fetarë dhe atyre që janë politikisht fetarë. Shpeshherë këto dy kategori mbivendosen, por jo gjithnjë.

Ata që janë “politikisht fetarë” përcaktojnë axhendën e tyre duke respektuar religjionin; kjo do të thotë praktikisht një shtet në pamje të parë Islam, i cili përdor slogane politike Islame. Tek “konservatorët fetarë” është përshkrimi vetjak i mëshirës dhe praktikës personale të besimtarit. Ato nuk shohin një rol të religjionit në politikë e shumë prej tyre madje besojnë se politika e moleps religjionin.

Përgjatë Lindjes së Mesme, njerëzit identifikohen fortësisht pas Islamit dhe në shumë vende ky identifikim është shtypur në një formë apo në një tjetër nga regjimet autoritare. Rifitimi i lirisë nuk duhet të na habisë në dëshirën e tyre për një identifikim religjioz.

 

* Ndihmës Editori Harun Moghul është partner në Fondacionin e Amerikës së Re dhe Qendrës së Sigurisë Kombëtare në qendrën ligjore Fordham. Ai është një doktorant në Columbia University dhe autor i një romani, The Order of Light (Penguin 2006). Harun ka qenë i ftuar në CNN, BBC, NPR, Russia Today, The History Channel dhe al-Xhazira.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *