indexGazeta Shqiptare raporton se një grup qytetarësh korçarë, prindër të nxënësve të një shkolle me financim grek në Korçë i kanë dërguar një letër të hapur gazetës greke Espresso për të shprehur shqetësimin se me ndërprerjen e financimit nga Greqia, shkolla rrezikon të mbyllet. Shqetësimi i këtyre prindërve është i kuptueshëm, por çfarë mbart një gjuhë shqetësuese urrejtjeje fetare, është pjesa e letrës ku autorët shkruajnë se

nëse shkolla greke mbyllet për arsye financiare, atëherë shkolla myslimane (e themeluar dy vjet më parë në qytetin e Korçës dhe me financim turk) duket e gatshme për të mirëpritur nxënësit shqiptarë.

Përdorja e “turkut” dhe “myslimanit” për t’i apeluar ndjenjave anti-shqiptare, anti-turke, ksenofobie dhe islamofobie është një mënyrë e ulët dhe çdo lloj fondi i përftuar nga të tilla motive duhet të shqetësojë këdo në Shqipëri, përfshi anëtarë të bashkësisë ortodokse. Të tilla qëndrime shkojnë në dëm të vetë qytetarëve shqiptarë me etni greke, pasi shërbejnë të ilustrojnë ato qëndrime nacionaliste që i paraqesin këta qytetarë si një rrezik për kombin shqiptar, si të huaj e të rrezikshëm për shoqërinë shqiptare.

Të njëjtin rol negativ mbart sugjerimi se të tilla shkolla i shërbejnë ‘diplomacisë greke’ e për rjedhim mbyllja e shkollës është në dëm të ‘diplomacisë e shtetit grek.’

imagesKy mesazh mbart më tepër peshë me ritjen e frymës anti-shqiptare dhe anti-myslimane në Greqi. Po Gazeta Shqiptare raportonte se organizata Agimi i Artë, në faqen e saj zyrtare deklaron se shqiptarët janë:

një komb kaçakësh që kërcënon kryepeshkopin Anastas, duke përfituar nga dobësia dhe disfatizmi i Athinës dhe bëjnë kërkesa të egra dhe të pabaza për Çamërinë.

Sigurisht nuk mund të presim më shumë nga një komb si shqiptarët, që janë krijuar nga italianët dhe që mbahen nga sionistët amerikanë. Mjafton një teshtitje e Greqisë, që goja e tyre të mbyllet. Shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën ilire dhe nacionalistët grekë do të vendosin rendin në tokën e lashtë greke të Ilirisë.

Comments

  • Po mire, Agimi i Arte na ka quajtur komb kaçakesh po ato shprehjet e Kreshnikut te AK-se nuk jane po keshtu shprehje e nje urrejtje patologjike ndaj grekerve? Apo meqe Kreshniku eshte shqiptar eshte ok dhe i takon atij ti bie grekerve. E di cme vjen keq ne kete reagim? Me vjen keq qe biem ne te njejtin nivel me ate te atyre prinderve qe kerkojne permes helenizmit te perfitojne nga moslargimi i femijve te tyre nga orthodoksia. Sepse ato prinder Korçar nuk jane kunder shqiptareve e as shqiperise, thjesht nuk duan qe femijet e tyre te mesojne turqishten por te mesojne besimin orthodoks. Skane asgje kunder shqiptareve dhe shqiperise kane vetem hallin mos femijet e tyre te mos mesojne turqisht dhe te behen mysliman (e kjo nuk eshte shqiptarofobi). Nuk me pelqen ky nacionalizem qofte pro turk qofte pro grek…mendoj qe islami eshte pertej kesaj.

    • O levreku ke lexuar se prapthi. Ne te kundert thuhet pikerisht qe keto deklarata ushqejne dhe legjitimojne ate lloj nacionalizmi te cilit i referohesh. Sa per shkollen, ta mbajne e ta gezojne, por jo duke kercenuar se po nuk na dhate para per shkollen, do na perpije turku. Edhe dicka, AKZ eshte ku therreth qameti po mos na beni krahasime me Agimin e Arte se AKZ nuk organizon patrulla e sulme fizike kundra minoriteteve. Krahasimi eshte per te ardhur keq.

      • E si nuk qenkan njesoj? A nuk ishte AKZ qe doli me shpae per te ndryshuar toponimet per ti kthyer te gjitha ne shqip? Pra nga Corovoda ta bejme “Burim Uji” apo nga Novosela t bejme “Qytet i ri”. Se AKZ nuk ka sulmuar akoma minoritetet ne Shqiperi nuk do te thote qe sdo e bej neser, nuk besoj se ndonje nga ne ketu ka pasur ijeni se kush qe Agimi i Arte deri ne castin qe dolen ne skene. AKZ eshte kryekeput nj organizate simoter me Agimin e Arte edhe pse nuk bejne sjellje gangsterresh si Agimi i Arte por kjo sdo te thote asgje, shihe pak reagimin e te forteve te AKZ drejtuar te forteve te Agimit te Arte “Provoni te shkelni ne Korce se sdo ju mbaj vendi”. Gjithsesi per t’iu ikhyer temes, nuk po them qe fjalori i minoritetit grek apo qofte dhe orthodokseve qe jane etnikisht shqiptar eshte i duhuri perkundrazi eshte i rende dhe i papranueshem, por mendoj qe reagimi i jone duhet te jete ndryshe nga ky. Pra sa nacionalist dhe nxites vrastar eshte Agimi i Arte aq eshte dhe AKZ e Kreshik Spahiut. Por ske cte besh ne na ka pervlu me sherbetin e nacionalizmit dhe duket se spo i nxjerrim fundin ketij sherbeti lus Zotin vetem mos te na dehe qe ti ngeme pushke e gure ndaj atyre qe kemi afer se Vallaj te mundurit do jemi ne, do jete njeriu ndersa ideologjia do shpetoje (si perher fundja).

        • Po ku eshte krimininaliteti ketu, te propozosh qe Corovoda te quhet Ujevara apo ku e di une si fantazojne keta te AKZ? Pse gjithe ky mllef i shpenzuar kot? Pse qenka gje e keqe ne vetvete te quhet shqip nje gje e shqiptareve? Eshte thjesht deshire fenijerore, e parealizueshme, po nuk mjafton kjo t’i krahasosh AKZ me fashitet e Agimit te Arte, qe sulmojne artistet, liberalet dhe njerezit me ngjyre neper rruge .

          Nqs AKZ paska thene “hajdeni e provojjeni te shkelni ne KOrce”, ku eshte problemi ketu? Pse qenkan te njejte me Agimin e Arte AKZ, kur nje pale ben thirrje per te sulmuar vendin tone, dhe pala tjeter per ta mbrojtur? I vetmi problem qe ekziston ketu, eshte nqs AKZ nuke mban fjalen dhe ben vetem lloqe ne tribuna, po perndryshe pse duhen barazuar keta me fashistet e Agimit te Arte?

          AKZ, sic thote dhe administatri i faqes, jane vertet per te ardhur keq, jane provokatore e populiste, po nuk kane te krahasuar fare me fashistet e Greqise te cilet i kane duar me gjak emigrantesh

          • Varet se si e lexon ti, por une e lexoj me shqetesim se kam halle mos valle qytetit te Elbasanit do te duhet ti therrasim jo me Elbasan por ndonje shqiperim te mundshem nga nje osmanishte (kujdes Osmanishte) nese kjo qe sapo te thashe te duket qesharake mund te lexosh ne blogun e Vehbiut mbi kete teme.

            Nga ana tjeter nuk e di si e lexon kete deklarate te Nik Spahiut ““Fryma e Anastas Janullatos është kundër sovranitetit territorial shqiptar. Sipas Kushtetutës, kisha është e ndarë nga shteti dhe politika. Kryepeshkopit Anastas Janullatos duhet t’i hiqet “Urdhri i Skënderbeut”. Të dekorohen themeluesit e kishës shqiptare, jo uzurpuesit antishqiptarë”, thote AK.

            Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/18/ak-nishanit-hiqi-janullatosit-urdhrin-e-skenderbeut/#ixzz2HEu6CZj3” Une e lexoj me shqetesim ashtu sikunder Gjergj Meta e lexon ne nje artikull ne gazeten Mapo dhe ashtu sic cdo kush duhet ti lexoj pamfletet qe leshon AKZ. Qofsha i gabuar por Islami dhe nacionalizmi nuk ecin me njeri tjetrin…i ari thote Ska zot tjeter vec Allahut dhe i dyti thote Ska zot tjeter vec Atdheut!

          • Thjeshtezime te tilla jane gjithmone te gabuara. Nuk mund ta thjeshtosh nacionalizmin me nje shehadet te tille qe e sjell nga mendja jote per te kriju nje fushe-beteje monoteizmash me Zot te kundert.
            Nacionalizmi nuk ka sesi te jete i kundert me Islamin, per sa kohe, Islami na urdheron ta duam atdheun dhe ti sherbejme atij ne menyren me te mire. Muslimanet jane pjese e shoqerise shqiptare dhe si te tille, jane te detyruar fetarisht ta duan kete shoqeri, te perpiqen per me te miren e saj, dhe natyrisht ta mbrojne ate nga cdo armik. Kjo i ben ata nacionaliste te mire dhe nuk ka asnje arsye per ta pare atdheun si rival te Zotit.
            Nga ana tjeter, nuk ka asnje te dhene definitive per te kerkuar nje monoteizem te tille absolut e tekfirist per nacionalizmin. Nuk ka asnje arsye perse nacionalizmi te kete kete lloj xhelozie qe te njohe per “zot” vetem atdheun dhe te beje qafir, kedo qe i nenshtrohet nje “zoti” tjeter perkrah tij.

  • Paskemi mbeshtetjen e sionisteve amerikane, lum si ne.

    Pyetja eshte, kur te teshtitet Greqia, a na takon ti themi shendet a jo?

  • Qellimi i grekofoneve korcare eshte i qarte dhe me nje logjike te thjeshte. Per te ruajtur perfitimet nga perkatesia etnike, krijojme nje rrezik artificial, qe ti vere ne levizje grekerit matane kufirit qe te zgjidhin qesen e ti shtrengojne ca me shume rripat ne kete kohe krize. Minoritaret greke ne Shqiperi, duan te jetojne si pasha, pavaresisht se greqise meme matane kufirit po u tkurret stomaku.
    Paraqitja e nje dialektike turko-grek, eshte e pasakte. Shkollat e sposorizuara nga turqit nuk jane shkolla turke, por shkolla shqiptare. Behet fjale per Medresene e Korces, qe, megjithe lavazhin nurxhi, eshte nje shkolle shqip dhe shqiptare. Kurse shkolla greke nuk eshte e tille.
    Nga ana tjeter, shkollat me sponsorizim turk, ndonese mund te ushqejne simpati per turqine tek nxenesit (gje, deri diku normale dhe e pranueshme per cdo shkolle me sponsorizim te huaj) nuk jane shkolla qe perhapin nacionalizem turk, sic bejne shkollat greke, qe perhapin nacionalizmin grek. Mbi te gjitha, nacionalizmi shqiptar nuk ka kurrfare perplasjeje me nacionalizmin turk, te pakten sot per sot, ndaj nuk ka fare gjase krahasimi me nacionalizmin grek.

  • Eshte me te vertete tejet e bezdisshme kur degjon te flitet e debatohet me shume zell per pasojat e nje ndodhie qe daton 20 vjet me pare! Nuk flitet aspak per ‘ndodhine’, per shkakun qe eshte autoqefalia e kishes ortodokse ,sepse eshte kthyer ne nje tabu per per pjesen me te madhe te intelektualeve shqiptare.Flitet nderkohe qe duhet te kemi kujdes nga ndasite fetare etj etj, por…ne fakt kemi nje te tille ;kemi nje percarje te tille qe eshte e shoqeruar rrezikshem edhe nga ajo krahinore.Sot te flasesh per autoqefaline e kishes,qe eshte nje kusht sine qua non per kohezionin kombetar,te kritikojne se po sulmon ortodokset!!-ja deri ketu ka vajtur puna… .
    Shpresoj qe jo,por me zhvillimet o sotme ne hapesiren shqiptare,probleme te tilla do te theksohen edhe me shume.Imagjinoni nje moment hipotetik ku ,Shqiperia bashkohet me Kosoven ; do te kishim nje Shqiperi me dy kisha ortodokse: nje ne veri qe eshte serbe me besimtare dhe klerike po serbe,pra krejt te natyrshme dhe, nje ne jug me besimtare, pothuaj te tere,shqiptare por qe drejtohet nga kleri grek pra, jo te natyrshme!!A do ta pranonte shoqeria shqiptare nje situate te tille?? Ja ne c’fare bataku jemi futur per shkak te autoqefalise se munguar,batak qe shume vete nuk duan me kembengulje ta shohin!

  • Mos u merrni kot me keto gjera njeri thumbit tjetri patkojt,keshtu e kemi ne sepse te gjithe fajin e barte shteti qe lejon nje finansim te tille perbrenda nje shteti qe eshte sovran.Alleanca e ka shume mire bile bile ua ka ndalur hovin grekeve ne shume e shume raste

  • Aleanca jo vetem qe nuk ua ka ndaluar hovin grekeve, por ua ka shtua me shume. Aleanca po sherben si nje justifikim per qarqet ultranacionaliste greke duke legjitimuar propaganden e tyre antishqiptare. Duke hedhur shakshka ne ajer qe Kreshniku as ka mundesi as s’ka ndermend, ti mbaje, deklaratat e tij po perdoren nga Agimi i Arte dhe nga qarqe te tjera antishqiptare per te egersuar klimen e popullit grek ndaj shqiptaret, si dhe per te terhequr sa me shume vemendjen nga kriza ekonomike. Ne Greqi po ndodh fiks ajo qe ndodhi ne Gjermani. Kriza ekonomike solli hitlerin. Ne Greqi, solli neonazizmin e Agimit te Arte. Ne Shqiperi, Kreshniku po synon te behet nje Adolf i voglel, por nuk ka as takatin as seriozitetin per ta bere kete. Plus qe te gjithe e njohin se cfare karagjozi eshte. Megjithate, situata eshte problematike dhe zerave te tille u duhet mbyllur goja.
    Sidoqofte, nuk mendoj se Kreshiku ka arritur deri ne nivelin e Agimit. Kreshniku nuk ka aq takat sa te deklarohet neonazist e te quaje greket, bie fjala, nje komb tregtaruces, te krijuar nga Britania e Madhe me gjakun e shqiptareve ortodokse, e qe duhet fshire fare nga harta e Ballkanit. Dikush me siper tha se kjo nuk do te thote se nuk do te shkoje deri ketu. Mundet edhe te shkoje, por kjo nuk do te thote ta denojme paraprakisht per ate qe ne mendojme se do te beje.

    • Zhvillimet e viteve te fundit ne hapesiren mbareshqiptare,vec te tjerash,ka nxjerre ne pah edhe tere ate masen e jashtezakonshme te frustrimit qe i’u ka zene frymen shqiptareve.Menjehere sapo u hap ceshtja e bashkimit me Kosoven, nje aradhe intelektualesh gjithfaresh, u shprehen te skandalizuar nga kjo gje…!!!Bashkimi me Kosoven ka alarmuar shume intelektuale e politikane-intelektuale ne Shqiperi sepse, keta rrufjane e dine mire, qe ky bashkim do te ndryshoje shume ekuilibra ,qe nga ata politike e deri tek ata kulturore e shpirterore.AK-ja e K.Spahiut eshte ne qender te sulmeve,pikerisht per kete,pra per BASHKIMIN ME KOSOVEN ,te tjerat jane pallavra per te fshehur arsyen e vertete.Nga kjo edhe perpjekjet qe behen qe,AK-ne ta krahasojne me Agimin e Arte!!E kjo eshte e ulet,e neveritshme.Ne fakt eshte nje taktike qe eshte perdorur perhere kunder shqiptareve:”vertete qe shqiptaret nuk kane bere ,deri me sot, ndonje genocid,por… mund ta bejne se , a nuk i shikoni sa te egjer qe jane?!!”.Ironia , ketu , qendron tek fakti qe kjo menyre te argumentuari po perdoret tani nga vete disa shqiptare qe,i druhen ndryshimeve qe mund te sjelle bashkimi me Kosoven.

      • AKZ eshte nje parti dordolecesh, duke filluar nga K. Spahiu e deri tek Lisjeni, njerez me te shkuar te komprromentuar me sfonde te ndryshme. Sa per bashkim Shqiperi Kosove, AKZ e ka ne statut qe eshte per mosndryshimin e kufinjve, kjo si parakusht kushtetues per te qene e njohur ligjerisht. Nashti o njif ligjin (edhe ate nderkombetar) ose dil kacak ferre dhe lufto me “armiqt” e kombit duke e filluar me Naton te paren qe mban “pushtuar” Kosoven. Roli i komandos do ti shkonte shume K. Spahiut, sidomos kur ka per keshilltar ushtarak Kolonel Pashen. Si thua qe emrin luftarak ta kete, Komandant KLD-ja.

        • Dakort me emrin KLD, vec nuk e di a do ngaterrohet apo do te atakohet me emrin LDK, qe ka nje histori te madhe deshtimi ne gysmen e siperme te kombit te mbetur jashte kufinjve.
          Qe Kreshnikun nuk e merr njeri seriozisht per ceshtjen e bashkimit me Kosoven, kete e di dhe vete Kreshniku. Akuzat ndaj tij dhe deklaratat e tij jane “per ca dollare me shume” apo edhe per ndonje deputet ne parlament ne zgjedhjet e rradhes. Qellimi i dukshem i AKZ-se eshte ti marre vota Berishes dhe vetem kaq. Bashkimi i Shqiperise eshte mjeti.
          Te gjithe e dine qe, edhe ne paste shance per kete Bashkim, Kreshniku eshte i fundit qe ka takatin apo vullnetin per ta realizuar.

        • Zoteri i nderuar,
          mua nuk me intereson AKZ-ja dhe asnje parti tjeter, kushdoqofte ajo.Gjithsesi,me thuaj nje parti apo organizate fetare ,cfaredo qofte, qe te mos i behen te njejtat akuza, qe zotrote i ben AKZ,dmth me te kompromentuar?! Me thuaj nje te pakten zgjidhe, vete:parti apo komunitet fetar, dhe une do te them te njejtat gjera qe thua edhe zotrote…
          Une nuk e di se c’fare ka ne statut AKZ-ja dhe, as qe dua ta di,por ajo qe di eshte se c’fare ka ne hyrje te KUSHTETUTES se RSH,eshte ,pikerisht,ajo qe kerkojne ata qe duan bashkimin!!
          Une nuk kam degjuar askend deri me sot ,bile as ata me radikalet nder nacionalistet shqiptare,qe te kene then qe bashkimi mund te behet pa MBESHTETJEN E USA DHE EU,dhe kjo eshte shume e rendesishme ,sepse hedh posht vetvetiu te gjithe akuzat e shpifura qe behen kunder bashkimit.Per mua nuk ka rendesi aspak,sesa e mban fjalen ky apo ai politikan qe flet per bashkimin;rendesi te madhe,tejet te madhe,ka fakti qe po FLITET per bashkimin.Foli AKZ-ja,u detyruan te flasin me radhe te gjithe:mazhoranca,opozita,intelektuale e opinioniste bile edhe te gjitha ata rrufjane qe nuk kane dashur dhe nuk e duan bashkimin me Kosoven-ja ky eshte hapi i pare, qe nga ana e tij do te nxise hapa te tjere .Ata qe nuk e duan bashkimin mashtrojne opinionin publik duke perdorur lloj-lloj trukesh si:bashkimi ne EU,faktor stabiliteti,mirenjohja ndaj miqve qe pavaresuan Kosoven(mos t’i zhgenjejme ata!!) dhe me e lezecmja …mos te ‘lendojme’fqinjet tane!!! Ne fakt,keta mashtrues e rrufjane,jane kunder bashkimit me Kosoven edhe sikur te gjithe: me USA e EU, bile edhe fqinjet te jene dakord me bashkimin me Kosoven!Keta ,prapeseprape , jane kunder,se kane frike nga PRISHJA E EKUILIBRAVE POLITIKE-SOCIALE-KULTURORE-EKONOMIKE,qe do te sillte ky bashkim.Lexoni shkrimet e intelektualeve dhe politikaneve-intelektuale te ndryshem dhe do te vereni se te gjithe keta ,qe jane kunder bashkimit, po na dilkan, si per cudi,te tere nga e njejta mehalle!!Te tjerat jane pallavra rrufjanesh.Flm.

          • Nuk eshte AKZ qe i nxiti keta politikane te dalin pro bashkimit, por eshte fryma nacionaliste qe po rigjen vendin e vet sot ne shoqeri. Perkundrazi, AKZ e ka rrokur kete kauze, sepse e shikon ate si karrem te mire per vota. Fillimisht jane camet qe arriten te behen force e katert politike nepermjet kesaj kauze, duke marre vota kudo neper Shqiperi, jo vetem nga camet. Kreshniku eshte sharlatani i rradhes dhe per te arritur deri ketu perdori nje trampoline te mire sic jane tifozet kuq e zi. Nepermjet futbollit mund te hidhesh pastaj ne nje fushate si kjo, kur ke financime te mira, per t’ia nxjerre leket investimit shume shpejt me nja dy vende ne parlament. Kaq eshte pazari.

  • @Besa-bese,
    i nderuar, po ate thashe edhe une,nje do ta rrokte dhe e rroku AKZ-ja!! Pse nuk e rroken patriotet apo nacionalistet e “moderuar” kete??!! Shume e thjeshte:sepse nuk kane dashur ta rrokin,sepse nuk duan bashkimin o zoteri,shkurt muhabeti.Nuk iu pelqen te bashkohen me Kosoven shume intelektualeve ‘europianiste’, ‘mendjehapur’,’kozmopolite’ e lloj lloj rrufjaneve , qe fshihen pas fjaleve te bukura.Qe fshehin pas fjaleve “savante-postmoderne” gjithe shemtine e tyre prej intelektualesh provinciale.
    Vetem t’i lexosh keta palo intelektuale se me c’fare mllefi flasin kunder bashkimit…tmerr, sikur po flitet per bashkim me dreqin!!
    Ju thoni se AKZ-ja e ka si karrem per vota…ku e di ti?!C’fare provash ke per kete?!Duhen fakte dhe prova, e jo hipoteza paragjykuese!Kreshnikun me shume se askush e ka sulmuar Paskal Milo…, kjo eshte e cudtitshme(apo jo?) se AKZ-ja ka sulmuar e sulmon perhere Berishen e pushtetin e tij, e nuk ka patur te beje me Paskal Milon!! A mund te me thuash se c’djallin ka Miloja me AKZ-ne??!! Ku i djeg ketij zoterise??!!
    Nje pyetje tani nga une: sikur te ndodhe bashkimi me Kosoven,sa vota mund te marre partia e Milos nga kosovaret??Sa vota do te marrin te gjithe Milot e politikes, ne pergjithesi??!!
    Kam pershtypjen se kjo i shqeteson keta politikane.Kurse per intelektualet “mendjehapur-kozmopolite” e tmerresisht te krimbur e mykyr ne paragjykime, qe jane kunder bashkimit, per kete s’mund te jap ndonje ide, se me duket e neveritshme te hyj ne mendjet e tyre te semura.Flm.

  • Fakt eshte qe AKZ-ja po numerohet si force qe simbolizon bashkimin kombetar dhe per kete po shqeteson qe nga emisaret e Vatikanit (te cilet i druhen nje kombi me shumice islamike ne Europe) e deri tek nacionalistet greke (ata neper partite tradicionale shqiptare dhe ata kane uzurpuar kishen ortodokse shqiptare).

    Armiqte e bashkimit te shqiptareve tremben dhe nga hija e vet dhe kerkojne te mbysin qe ne embrion cdo shprehje te aspirates se ligjshme shqiptare per bashkim, prandaj po ia bejne AKZ-se kete nder qe ajo nuk e meriton.

  • “…prandaj po ia bejne AKZ-se kete nder qe ajo nuk e meriton”,
    eshte me te vertete e habitshme kur degjon te thuhet, me bondje te plote, qe: AKZ-ja keshtu e ashtu,jo per vota,jo per demagogji etj etj…!!Eshte me te vertete e cuditshme sesi perceptimet e paragjykimet sherbehen si fakte kokeforte e te pakundershtueshme!!
    Po ku e dini ju , se c’fare meriton apo jo AKZ-ja? Ku mbeshteteni,ne c’fare faktesh e provash?! Interesant,eshte me te vertete e cuditshme…

    • Lisien Bashkurti vetem nje vit me pare e quante projektin e Shqiperise natyrale me te keq se Mein Kampf-in e Hitlerit. Ndoshta e ka pasur thjesht si kritike ndaj Koco Danajt, po gjithsesi, shume ashper eshte shprehur per nje projekt i cili sot eshte pak a shume i njejte me ate te partise se tij, AKZ-se. Nese nuk te kujtohet, po ta them se Bashkurti ka qene dikur sekretar i pare i Bashkimit te Rinise se Punes se Shqiperise. Kreshnik Spahiu ka qene ne jete politike prej kohesh, dilte bente mitingje edhe me pare, me pese vete, ne nje cep te sheshit Skenderbej, kunder korrupsionit demek. Nuk e degjuam ndonjehere te fliste per nacionalizem, dhe nuk mund te thote njeri qe nacionalizmi u shpik dje dhe prandaj vetem dje e mesoi edhe Kreshniku. NJerezit kane nje histori te njohur ne publik, dihet nga vijne, dhe prandaj duket si shume konjukturale dhe oportuniste e gjithe kjo puna e nacionalizmit tek ta. Nderkohe, kjo eshte pune per ta dhe ndjekesit e tyre. Ajo qe duhet tt’i interesoje cdo patrioti, eshte qe te pakten veprimtaria e Lisienit dhe Kreshnikut te ndergjegjesoje sa me shume publikun per ceshtjen e bashkimit te shqiptareve. Ajo cka me frikeson eshte vetem mos kjo ceshtje banalizohet e bajatet rruges.

  • Ajo c’fare ka thene zoti Bashkurti nje vit me pare po ben xhiron e blogjeve,por ,po ju them se eshte nje shtreberim(nga disa i patekeq e naiv, e nga disa te tjere dashakeq!).Zoti Bashkurti,te pakten per mua, eshte nje nder diplomatet me te mire qe kemi.Fakti qe ka patur ate post, para viteve nentedhjete,nuk e zhvlereson aspak qendrimin e tij te sotem .Une mendoj, qe qendrimi tij, tij keto kohet e fundit ,ndaj ceshtjes kombetare , eshte i natyrshem dhe rezultat po i natyrshem i vezhgimit te tij ndaj zhvillimeve rajonale e nderkombetare te viteve te fundit.
    Ju thoni qe nacionalizmi nuk u shpik dje…padyshim qe nuk u shpik dje por,nga ana tjeter eshte fakt i pakundershtueshem qe bartesit e ketij naionalizmi ,ose me mire,kombetarizmi jane aleancistet,na pelqejne apo nuk na pelqejne neve!
    Mua,per vete,nuk me intereson se per c’fare arsye i eshte futur kesaj retorike AKZ-ja,por IMPAKTI qe kjo ka ne shoqerine shqiptare.
    Deri dje as nuk flitej per bashkim kombetar,sepse nuk donin te flisnin,sepse nuk ju pelqenin te flisnin…,kurse sot po flitet-ja kjo, per mua, por edhe per shume te tjere,eshte shume e rendesishme,jashtezakonisht e rendesishme!Se c’ka ndermen te beje AKZ-ja, t’i mbaje premtimet apo jo ,kjo mua nuk me intereson aspak!Ajo qe me intereson eshte te flitet per bashkimin kombetar,te tjerat vijne me radhe ,vetvetiu…

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *