indexShqiptarja.com dhe Respublica.al citojnë një raport të monsinior Angelo Masafra drejtuar fondacionit pontifik ACS (akronimet në italisht për organizatën me emër Ndihmë për Kishën në Vuajtje), sipas të cilës flitet për rrezikun e radikalizmit islamik në Shqipëri. Prova për të janë fonde nga vende arabe dhe Turqia.

Ky është një sulm ad hoc, i pabazuar dhe që nxit tensione fetare. Komuniteti Mysliman Shqiptar, i cili ka dhe një department specifik për dialogun ndërfetar të kërkojë sqarime dhe të kërkojë që përfaqsuesit e klerit katolik në Shqipëri të ndalin sulme të tilla të pa baza dhe të pa argumentuara.

Institucionet myslimane shqiptare marin fonde nga të njëjtat vende ku mer fonde dhe vetë shpteti shqiptar si dhe vetë vendet e perëndimit për të njëjtat nevoja e arsye që Vatikani sponsorizon kishën katolike në Shqipëri. Këto qëndrime e akuza nga kleri katolik nuk përfaqson vullnetin e duhur për marëdhënie të shëndetshme ndërfetare në Shqipëri.

Artikullin tek Shqiptarja.com mund ta gjeni duke klikuar këtu ndërsa artikullin tek Respublica.al mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Comments

  • Vatikani eshte historikisht njeri nga bashkepuntoret dhe frymezuesit me te afert te regjimeve totalitare te djathta. Ka marre fonde, ka mbrojtur individe te akuzuar per krime kunder njerezimit, ka ricikluar para te pista, ka organizuar levizje politike anembane botes.
    Zyrtarisht Kisha katolike ne Itali nuk e lufton Mafien. I shoqeron mafiozet nga pagezimi deri ne varrim, duke pranuar te gjitha donacionet qe keta i derdhin Kishes, per marredheniet me te cilen ato krenohen neper zonat e jugut italian.
    Edhe Nene Tereza ka patur mjaft sponsorizues te akuzuar per krime, jo domodoshmerisht ndaj njerezimit, si dhe ka vizituar pa me te voglen kritike disa diktator qe vete Vatikani i ka mbeshtetur.

    Mund te afrohemi ne “shtepine” tone.
    Ish-shkolla ’11 Janari’ ne Shkoder eshte vandalizuar rregullisht per disa kohe deri sa i kaloi pronarit legjitim te truallit (perpara ardhjes se Enver Hoxhes), Kishes. Ne janarin e vitit 1998 rajoni i policise se Shkodres eshte djegur ne shenje proteste nga disa te “revoltuar”, pasi ishte marre peng edhe prefekti i qytetit. Pasi u rikthye rendi ne qytet germadha e djegur e policise “rastesisht” i kaloi ish-pronareve te truallit. Gjithmone Kishes. Te pakten ne rastin e dyte Masafra ka qene ne Shkoder. Nuk njohim asnje rast ku KMSH te kete perfituar pronat legjitime te wakfit duke djegur e shkaterruar shkolla dhe objekte te insititucioneve te shtetit.

    I njejti person, Masafra, e beri te modes te dilte neper shkollat publike shteterore (atehere 8 vjeçare) pas vitit 2000, me pretekstin e paqes – thuajse ishim ne lufte (me ke?) – per t’u folur femijeve. Femijet qe shkonin pasdreke ne katekizem “rastesisht” ishin te pregatitur per vizitat dhe recitonin, madje edhe ne forme korale, jo vjershat e Naimit, por ato mbi Krishtin. Kjo ndodhte ne shkollat shteterore laike!

    Mbase keto kalime pronesish, vizita “pastorale”, ashtu si kryqet qe mbijne neper male, kodra, pyje, perballe urave – si p.sh “rastesisht” tek ura e re e Bunes – jane “transparente” e nuk sponsorizohen nga Mafia, por menyra e realizimit, metodat dhe objektivat kane qene tejmase provokuese, aspak morale, le pastaj vellazerore.

  • Thjeshtè frikè e pèrhapjes sè madhe tè dritès sè Zotit,e Islamin nuk e ndal ky Masafra,ndaj mos tè kapet pa fakte,dhe se e kanè zènè ethet.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *