vatikani_112390E përditshmja kosovare Express citon gazetën Kathpress sipas së cilës, Kardinali Wallter Kasper ka thënë se:

“Vatikani nuk ka ndërmend ta njeh pavarësinë e shpallur njëanshëm nga Shqiptarët e Kosovës.” Kardinali është Kryetar i Këshillit Papnor për Promovimin e Unitetit të Krishterë me seli në Vatikan. Ai ishte në vizitë muajin e kaluar në Rusi ku u takua me kreun e Kishës Ortodokse Ruse patriarkun Aleksei i dytë. Pas takimit Kasper para mediave ruse u shpreh se: ” Vatikani kupton shqetësimet e Rusisë dhe Kishës Ortodokse mbi problemin e Kosovës . Ne gjithashtu kuptojmë se Kosova është djepi i Kishës Ortodokse Serbe “.

Ai gjithashtu shtoi se: pozicioni i Selisë së Shenjtë është se të gjitha minoritetet etnike kanë të drejta të barabarta fetare , kulturore , sociale dhe për vetvendosje .Por sipas Kardinalit Kasper , serbët janë seriozisht të “kufizuar” në arritjen e këtyre të drejtave.

Wallter Kasper brenda qarqeve diplomatike të Vatikanit njihet si ” një prej personaliteteve më me ndikim të Kishës dhe një ndër diplomatët më të mirë të Vatikanit dhe si njeri që gëzon besimin e tanishëm të Papa Benediktit të XVI “, transmeton Indeksonline.

Ky qëndrim është konseguent dhe ne e kemi raportuar më parë këtu tek EZN. Ironikisht, si shihet tek artikulli i Mateo Albertini, qeveria e Kosovës vazhdon të japë një status të preferuar për Kishën Katolike me shpresë të mbështetjes për pavarësinë, edhe pse në emër të solidaritetit të krishterë me serbët, Kisha Katolike mban të njëjtat qëndrime si Greqia, Qiproja e Izraeli.

Para pak ditësh sollëm këtu tek EZN një raport sipas të cilit Dom Viktor Sopi pretendonte se Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të kushtetutës kosovare që njeh të drejtat e homoseksualëve. Arsyeja e vërtetë, zotni Sopi është vëllazëria e krishterë që bën të harrohen krimet serbe në Kosovë, spesh me bekimin e klerit ortodoks. Edhe qëndrimi i Nuncit Apostolik në Slloveni është i njëjtë me qëndrimin e deklaruar prej tij më parë dhe i cituar nga Albertini. Vazhdon Express:

Kur Kryepeshkopi Juliusz Janusz u emërua nga Papa Benedikti XVI, si ambasador të ri, ose “Nunci Apostolik”, në Slloveni më 10 shkurt, ai ishte gjithashtu i ngarkuar me përgjegjësinë e delegatit apostolik në Kosovë. Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë shpjegoi se si një delegat apostolik e ka përgjegjësinë e tij “thjeshtë të karakterit kishtar” dhe se “lidhja mes Vatikanit dhe katolikëve në Kosovë është krejtësishtë e dallueshme nga aktiviteti diplomatik” .

“Misioni i një delegati apostolik nuk është i një natyre diplomatike por (ajo) i përgjigjet kërkesës për të plotësuar në mënyrë adekuate nevojat baritore të besimtarëve katolik,” shtoi Vatikanit.

Në gazetën Politika të Beogradit të Serbisë intervistuar Kryepeshkop Orlando Antonini, Nunci i Vatikanit në Serbi, në lidhje me pasojat e emërimit.

Ai bëri garanci se Selia e Shenjtë nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën.

Duhet vënë në dukje se si prononcimet e Dom Viktor Sopit e si të tilla deklarata nga përfaqsuesit më të lartë të Vatikanit nuk gjejnë pasqyrim në faqet e shtypit të Tiranës.

Comments

  • Mediat jo vetem qe nuk u japin hapesire lajmeve apo diskutimeve te tilla, por bejnte te kunderten, bombardojne me ideologji katolikocentrike publikun, duke mbajtur gjalle mjegullen ne trute e njerezise.
    Te gjitha mediat u ngjiren duke i bere jehone festimit te krishtlindjeve, asnje prej tyre nuk harroi te thote se Papa uroi shqiptaret ne gjuhen shqipe, dhe askend nuk pashe te ndalet ne faktin qe Papa nuk uroi qytetaret e Kosoves.
    E te mendosh se jane pikerisht keto media e gazetare qe brohorasin per patriotizem kur flitet per Skenderbeun dhe fene e te pareve… Eshte e neveritshme.

  • Vatikani,me shume se nje qender shpirterore, eshte nje e tille politike.Madje,e kjo dihet nga te tere,Vatikani eshte nje nder qendrat kryesore te politikes mbareboterore.Sa i perket ceshtjes se Kosoves e ceshtjeve te tjera shqiptare ne pergjithesi,Vatikani mund te jete pro tyre po aq sa edhe kunder, e kjo varet nga interesat e tij e jo nga dashuria per shqiptaret( sic mundohen ta paraqesin disa klerike, duke u bere keshtu tejet qesharake).

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *