indexNë vazhdim të polemikave rreth censusit, Gazeta Dita boton një artikull të Besnik Sinanit që adreson disa nga domethëniet e rezultateve për sa i përket të dhënave për bashkësinë myslimane:

Përpara censusit pati prej atyre që shkruajtën se një nga arsyet se pse pyetja rreth fesë duhet përfshirë në census është që të hiqet stigma se Shqipëria është një vend me shumicë myslimane. Një prej këtyre autorëve, Fatos Tarifa, në karierën e tij të mëpërparshme si ambasador i Shqipërisë kish nisur procesin e “rregullimit të biografisë” tonë kolektive duke shpallur numrin e myslimanëve shqiptarë në 30%. Përfaqsues të tjerë të shtetit shqiptar, si presidenti Moisiu, do deklaronin se të gjithë shqiptarët janë në thelb të krishterë dhe se Islami është një fe e mbivendosur. Këto qëndrime, dy ilustrime ndër shumë të tillë, i drejtoheshin audiencave jashtë vendit, po aq sa u tregonin shqiptarëve se çfarë pritej prej tyre që të ndreqej “aksidenti historik” (Kadare), i “tradhëtisë ndaj Jezu Krishtit” (Aurel Plasari – Drejtor i Bibliotekës Kombëtare), momenti nga nisi “zverdhja dhe nxirja e shqiptarëve” (Ledi Shamku – Shkreli, deputete e parlamentit shqiptar).

Artikulli vazhdon duke debatuar emërtimet ‘mysliman suni’ dhe ‘bektashi’ në census e duke sjellë mendimin e sociologut Jose Casanova mbi sondazhet fetare.

Comments

  • shkrim shume i mire, e falenderoj Sinanin. Jane te pakte zerat e tille te kthjellet ne mediat shqiptare. shumica e analisteve nuk shkojne me thelle se wikipedia apo faqja e pare e kerkimeve ne google

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *