Kriza ekonomike dhe nacionalizmi





imagesErblin Iskurti*

Periudhat e krizave ekonomike shpesh herë kanë çuar në një rritje mjaft të madhe të nacionalizmit e që më vonë në të shumtën e rasteve është përkthyer në luftra të ndryshme ku më e madhja dhe e pergjakshmja ishte Lufta e Dytë Botërore .Hitleri mundi të shfrytëzonte mjaft mirë krizën ekonomike që kishte mbërthyer Gjermaninë,dhe duke u bërë thirrje ndjenjave nacionaliste të bashkëkombasve të tij të dëshpëruar nga kriza,arriti të bëjë një ndër katastrofat më të mëdha njerëzore.

Ka dhe raste të tjera ku kriza ekonomike ka cuar në luftra(sic ishte sulmi që ndërmori Argjentina ndaj ishujve Falkland më 1982) dhe arsyen e tyre e shpjegon mjaft mirë  Robert Putnam me teorinë e tij të « Two Level Game ».Sipas kësaj teorie,për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare,përvec negociatave ndërmjet të dy palëve duhet që patjetër secila palë të ketë negociuar paraprakish në nivel kombëtar.Pra në realitet sipas Putnam-it kemi 3 marrëveshje dhe jo një,nga një marrëveshje që secila palë ka kryer në nivel kombëtar me grupet e tyre të interesit dhe marrëveshja mes te dy palëve.Putnam e con më tej arsyetimin e tij duke shpjeguar që shpeshherë elitat politike veprojnë në arenën ndërkombëtare për të përfituar në vendin e tyre ose anasjelltas,veprojnë në vendin e tyre për të përfituar sa më shumë në arenën ndërkombëtare.

Atëherë cfarë ndodh në kohën e krizave ekonomike ?Për të tërhequr vëmendjen nga problemi i vërtetë,elitat politike ndërhyjnë në arenën ndërkombëtare në cështje që janë delikate dhe të ndjeshme për elektoratin e tyre.Thënë me fjalë të tjera,ne rastin e Argjentinës kur junta sunduese nuk po arrinte ta menaxhonte sic duhej krizën që kishte mbërthyer vendin,atëherë ndërhynë në një cështje ndërkombëtare mjaft delikate për ta sic ishte sovraniteti i ishujve Falkland dhe në këtë mënyre shpresonin që të tërhiqnin vëmendjen e tyre nga kriza e thellë ekonomike dhe politike ku ishte zhytur vendi në atë periudhë.

Po kriza e fundit që mbërtheu kryesisht Europën,a pati një ndikim të tillë ?Mund të themi që po.Grupe të shumta raciste dhe të djathtat ekstreme me politikat e tyre ksenofobe njohën një periudhë lulëzimi.Në Europën veriore u shtuan shumë mbështetësit e partive antiemigrante dhe sidomos antimyslimane.Në vende me ndasi etnike si Belgjika u forcuan shumë partitë regjionaliste që kërkojnë ndarje të vendit sic është rast i NV-A.Me fjalë të tjera,shkaku i një krize të tillë u pa tek tjetri i cili ishte i ndryshëm,i përkiste tjetër etnie,kishte tjetër mentalitet dhe sigurisht që tek ai u projektua shkaku i çdo të keqje dhe krize që na përfshin.

Sigurisht që panorama nuk do ishte e plotë nëse nuk do kishte pjesë të Ballkanit.Futja e Agimit të Artë në parlamentin grek,zgjedhja e Nikoliçit si president i Serbise dhe së fundmi forcimi gjithnjë e më shumë i Aleancës Kuq e Zi në Shqipëri(disa sondazhe së fundmi i japin 14% duke e renditur si forcë të tretë mbas PS-së dhe PD-së,dhe mos harrojmë që këto do jenë zgjedhjet e para ku do konkurojë ky formacion politik).Duke qenë që shqiptarët janë populli më proamerikan në Ballkan dhe mbase në Europë,është normale që ShBA-së ti interesojë forcimi i pozitave të vendit tonë në rajon.Ndaj dhe shpesh dëgjojmë të flitet për një lloj suporti që ShBA i jep në mënyrë indirekte AKZ-së.

Dozat e nacionalizmit u panë të arrijnë kulmin e tyre gjatë festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë ku përvec të tjerëve u pa i mbërthyer nga euforia e nacionalizmit edhe kryeministri i cili për hir të së vërtetës , që pas ardhjes në pushtet në vitin  2005 është treguar mjaft i kujdesshëm në dhënien e deklaratave që mund të shkaktonin hatërmbetje tek fqinjët tanë të përkëdhelur jugorë.A po luan edhe ai në « Two Level Game » për të tërhequr vëmendjen nga kriza që ka përfshire Shqipërinë,apo thjesht po mundohet të rifitojë një pjesë të elektoratit të cilën presupozohet që ja ka marrë tashmë AKZ-ja ?Apo ndoshta politika shqiptare po kërkon vërtet të bëhet faktor në rajon duke kërkuar të drejtën e vet të mohuar ndër shekuj ?Kjo e fundit është më pak e mundshmja,dhe nëse supozimi im është i vërtetë dhe karta nacionalizmit po përdoret vetëm për të fituar votat ne zgjedhjet që po vijnë apo për tërheqjen e vëmendjes nga kriza,atëherë mund të themi se është e vërtetë shprehja që « Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve ».

* Autori eshte student ne programin e Masterit ne Siguri Nderkombetare ne Université Libre de Bruxelles,Belgjike

Comments

  • Zoti Iskurti,dihet lidhja mes krizes ekonomike dhe rritjes se dozes nacionaliste.Eshte folur gjate , e nga shume studiues ,per kete.Sa per rritjen e nacionalizmit ne Shqiperi,jam dakord me ato qe thoni por, nuk duhet qe te harrojme edhe specifiken shqiptare,e kjo eshte:rrethanat e reja politike e gjeopolitke,te krijuara ne rajon me shpalljen e pavaresise se Kosoves.Ajo qe thoni se politikanet ,kushdoqofshin ata, po e perdorin per interesat e tyre politke,elektorale,natyrisht qe qendron,madje edhe te gjitha hamendjet qe jepen me kete rast jane te mundshme por…nuk duhet harruar gjithashtu, se eshte hera e PARE,ne historine e shtetit modern shqiptar,kur figura me e larte politike e tij flet boterisht per bashkim kombetar,ne kuptimin KONKRET te fjales e jo figurativisht!Mendoj se kjo eshte shume e rendesishme,sepse eshte nje hap pas te cilit nuk ka KTHIM PAS.Sesa i sinqerte apo demagog eshte kryeministri,AKZ-ja etj etj, kjo per mua nuk ka shume rendesi.Rendesi ka ,e perseris,qe u fol hapur per nje gje qe ishte TABU ne politiken dhe shoqerine civile shqiptare.
    Sa per ate shprehjen e sterperdorur, tashme,qe “Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve” ,kjo eshte po aq e vertete sa c’eshte e vertete qe “Kozmopolitizmi eshte streha e re e tyre”…bile, kjo streha e re e kozmopolitizmit eshte shume komode dhe moderne,ne krahasim me strehen e daleboje e tradicionale te nacionalizmit!Kjo eshte arsyeja qe shume maskarenj,po vershojne lume drejt kesaj strehe te re!Flm.

    • Duhet nje Marreveshje midis shkruesve te shqioes qe kete ‘nacionalizmi eshte streha e fundit’ te mos e perdorin me.

      Ne Shqiperi, streha e pare dhe e fundit e maskarenjve, ka qene dhe do jete anti-nacionalizmi. Kjo eshte streha me 5 yje e maskarenjve tane. Nese shihni maskarenj qe behen nacionaliste keto dite, ta dini se patjeter e bejne kete pune ne emer dhe llogari te te huajve qe i mbeshtesin.

      Por ashtu si theote dhe Verter, redesi ka qe xhindi i bashkimit te shqiptareve doli nga llampa – pak rendesi ka kush e ferkoi llampen, Aladini apo Sali baba.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *