indexShfaqja e një drame me autor politikanin socialist Namik Doklen, me titull Shën Maria e Beratit, ka ngjallur protestat e bashkësisë ortodokse dhe një debat të gjerë mediatik rreth kufijve të lirisë së shprehjes dhe sensitiviteteve fetare. Si rezultat i protestave të bashkësisë ortodokse, shfaqja në teatrin e Korçës është ndalur.

Sigurisht, që kjo nuk është hera e parë që ky debat shtrohet në publikun shqiptar. E kemi ndeshur më parë kur një aktor komik i televizionit shqiptar imitoi Papa Gjona Palin e II-të dhe pas, protestave të përfaqsuesve katolikë, drejtori i TVSH-së kërkoi falje publike. Gjithashtu, ky debat është shtruar edhe kur në shumë vende të botës u botuan karikaturat kundra Profetit, të botuara në Shqipëri nga Revista Mapo, e cila në atë kohë ishte nën drejtimin e organizatës Mjaft (e kthyer më vonë në partinë G 99 e tashmë pjesë e kuadrit të Partisë Socialiste). Pak kohë më parë, ky debat u shtrua sërishmi me rastin e prodhimit të një filmi anti-mysliman në Kaliforni, ShBA.

Me rastin e botimit të romanit të Ben Blushit, Të jetosh në ishull, ku ndër të tjera Islami quhet ‘kafshë që na ka hyrë në shtrat,’ disa organizata myslimanësh protestuan kundra mesazhit të librit – pa kërkuar ndalimin e tij, por vetëm duke vënë në dukje mesazhin e tij të urrejtjes fetare – redaktori i librit, Piro Misha vuri alarmin për ‘radikalët myslimanë.’ Nuk shohim Piro Mishën apo kolegët e tij të armatës islamofobe të ngrenë zërin për ‘radikalët ortodoksë.’

Një dramë që nuk pëlqehet prej ortodoksëve ndalohet, një aktor komik që imiton papën i mbyllet goja dhe drejtori i TVSH – së kërkon falje publike. Në anën tjetër, karikaturat e kundra Profetit të Islamit, romane me mesazhe urrejtjeje e së fundi dhe filmi i prodhuar nga një i krishter egjiptian, mund të shfaqen pa asnjë konsideratë për sensitivitetet e myslimanëve. Gazetarja Ilva Tare shfaqte pjesë nga filmi teksa kish ftuar në emision myftiun e Shkodrës, i cili u vu nën presion të shpjegonte veten vetëm se u shpreh kundra filmit në një predikim të së premtes.

Të jemi të qartë, ne nuk mbështesim të drejtën për të fyer. Në anën tjetër, besojmë që një shoqëri moderne dhe pluraliste duhet të mbrojë lirinë e shprehjes. Këta kufij kërkojnë një debat të mirëfilltë e të shëndoshë. Besojmë se bashkësitë fetare nuk mund të jenë të imunizuara nga kritika apo qoftë dhe fokusi letrar. Në anën tjetër, besojmë se figurat qëndrore të feve, Krishti dhe Muhamedi – paqja qoftë mbi të dy – si dhe librat e shenjtë Bibla dhe Kurani duhet të respektohen për shenjtërinë që mbartin për aderuesit e feve në Shqipëri.

Ne nuk e kemi parë dramën dhe nuk mund të komentojmë për të, por po vëmë në dukje standartet e dyfishta në qasjen ndaj sensitiviteteve fetare. Sensitivitetet e krishtera në këtë vend, të katolikëve apo të ortodoksëve, nuk mund të jenë më të vlefshme se ato të myslimanëve. KMSH mund të bëjë mirë që solidarizohet me bashkësinë ortodokse, por duhet të ngrejë zërin më shumë në mbrojtje të interesave të myslimanëve në këtë vend.

Comments

  • Nuk e di a i pa njeri dialogjet qe shtypi kishte shkeputur nga drama. Nivel qesharak, banalitet, pervecse dhe plagjiature e shemtuar e Ismail Kadarese, tek ideja qe Kostandini i Doruntines rivalizon Krishtin me ringjalljen e vet. Drama as qe duhet te ishte vene ne skene, per te tjera arsye, pa shkuar deri tek karshilleku i Kishes. Megjithate une mendoj se kjo, me teper se pune feje, eshte shenje nacionalizmi panhelenik, pasi organizatat ekstremiste te Korces nuk duruan t’u shahej shenjtori i helenizimit te shqiptareve, sh.Kozmai qe prishte kisha per te ndertuar shkolla greke.

    Do shohim edhe incidente te tjera si ky ne ditet qe vijne, se sa me shume qe flasin shqiptaret per bashkim kombetar, aq me shume do sajojne incidente per percarje, mundesisht deri sa te implikojne Greqine direkt ne punet tona

    Edhe dicka, me duket se keni harruar nje gje shume te rendesishme, kercenimet me vdekje aktorit qe luan murgun Kozma. Vite me pare, mbusheshin titujt e faqeve te para dhe beheshin emsione televizive kur Edmond Tupja deklaronte se e kane kercenuar se do ta varin nga t… pse guxoi te shkruante kunder fese islame. Nuk e vertetoi njeri, po ama te gjithe treguan solidaritet me te. Kurse ky aktori i shkrete, qe luante ne nje shfaqje te ndaluar nga Kisha, ky nuk duhet marre seriozisht kur ankohet?

    • Ne fakt Hajredin i lexova ato te postuara tek shqiptarja.com dhe ashtu sic thua dhe ti ishte nivel tejet i ulet. Megjithate, duke qene se nuk kam pare te tere dramen, nuk kishte vend per koment. Qellimi yne ketu ishte te vija ne dukje, sic kam shkruar, standartet e dyfishta me te cilat trajtohen keto lloj debatesh dhe ti ke shume te drejte edhe kur permend menyren e ndryshme me te cilen eshte trajtuar ceshtja e kercenimit te aktorit.

  • ZOTI I MADHERISHEMAI NA ESHTE I PLOT FUQISHEM NE QIELL E NE TOK.NA KA LEN TE LIRE TE VEPROJEM SI TE DUAM,SECILI TE BESOJ KU TE DOJ E SI TE DOJ KA TE DREJTEN E VETE.JU LUTEMI NJERES MOS U MERNI ME GJERA TE KOTA,SECILI TE MERET ME PUNET E TIJ ..ZOTI DI SE CBEN..AI NA KA KRIJUAR..ASNJE NUK ESHTE ME I MENCUR SE AI…

  • Standartet e dyfishta jane aq shume sa habia do ishte po te fillonim te trajtoheshim njesoj… shifni xhamine e madhe te Tiranes? O me fal, nuk e shihni dot se ka 20 vjet qe nuk eshte ndertuar akoma, ndersa katedralet e vellezerve tane katolike e ortodokse jane ndertuar pa buje e pa probleme. Mos te fillojme te numerojme sa e sa raste trajtimi diferencial…
    Por Zoti sheh dhe drejtesia e Tij, edhe pse mund te vonoje, nuk mungon. Ne na takon vetem te jemi te drejte ne maksimum, te ndershem, te njerezishem inshallah.

  • Jo vetem kaq, por Kastriot Myrfari ka ofenduar vrerazi me termat lehje qensh thirrjen e Ezanit, duke fyer drejtperdrejt edhe vete Profetin a.s. dhe kurrfare falje nuk ka kerkuar gazeta (sepse Kaci natyrisht nuk ka ekuilibrin e nevojshem mendor per te kerkuar ndjese) dhe asnje reagim nuk ka patur ne media ndaj fyerjeve te tilla percarese dhe antikushtetuese.

  • Nuk më duket se ndaj ortodoksëve – prej medias së paku, ka qëndrim preferencial. Do të thosha se ndaj katolikëve, po. Ndaj ortodoksëve jo. Ju përmend disa autorë që u shprehën në media ato ditë ndaj kësaj çështjeje: Gilman Bakalli, Mustafa Nano, Alfred Lela etj. Të gjithë kundër. Asnjë zë nuk pashë t’i mbronte.

    • Qendrimi preferencial ka te beje me qasjen ndaj pjeses teatrale, e cila gjithsesi nuk po shfaqet me pas protestave te kishes.

      Qendrimi mediatik te cilit i referohesh eshte gjithsesi dicka e vone e sigurisht dicka negative. Por le te veme ne dukje se nuk ka krahasim ne gjuhen qe perdoret ndaj myslimaneve dhe Islamit ne krahasim me qendrimet ndaj Ortodokseve dhe Krishterimit Otodoks. Ve re se edhe kur ka qendrime te tilla, nuk ka sulme ndaj Krishterimit Ortodoks ne vetvete si fe, por ndaj kishes si prezence greke ne dem te Shqiperise. Ne anen tjeter, Islami paraqitet si esencialisht i keq, jo vetem ne kontekstin e prezences se Islamit si kanali qe ben te mundur prezencen arabe apo me vone turke, por ne vetvete i keq.

      Ve re, gjithsesi, se ne kete klime atakimesh ndaj kishes ortodokse, edhe pse nuk eshte qendrim popullor, Komuniteti Mysliman tregoi solidaritet.

  • Kush ka pare shkrimin pro-drames te Gilman Bakallit, eshte e pamundur te mos kete pare nen te edhe shkrimin kunder saj nga Gjergj Meta. Po tek Mapo, kunder drames pati nje opinion edhe te gazetarit neokatolik Enkel Demi, qe i bente thirrje, me sa duket, ndergjegjes fetar te Mimi Kodhelit e Ledi Shkrelit per te luftuar blasfemine e Dokles.

    Kampet jane ndare qarte: me nje ane besimtaret ( ata orthodokse, ata te Myftinise se Korces, te Komunitetit Musliman ne Tirane, zedhenesi joformal i Kishes Katolike ne shtyp, dom Gjergj Meta, konverte katolike te
    devotshem si Enkel Demi) dhe ne anen tjeter laiket ( ish-gazetare te shtypit komunist si Hamdi Jupe e Arben Kallamata, liberale konjukturale si Mustafa Nano e Alfred Lela me shoke). Nuk besoj se ka vend per te folur
    per nje perplasje ortodokse-joortodokse, se tek e fundit ne anen e drames kemi vete aktoret ortodokse te
    Korces apo apologjete si Kallamata, e ne anen kunder saj, kemi edhe Qazimin, Myftiun e Korces.

    Ajo cka eshte e rendesishme mbetet ne faktin se shteti i Berishes e ndaloi dramen, pas protestes ortodokse ne Korce.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *