indexDr. Mustafa Ceriç,

Lajmi sot rreth dorëheqjes së Papa Benediktit të XVI-të në fund të këtij muaji (shkurt 2013), pas gati tetë vjet si pasardhësi i Shën Pjetri dhe kreu i Kishës Katolike u përcoll me interesim të lartë nga të gjithë muslimanëve që kanë pasur dialog me të. Fillimisht si kardinali Joseph Ratzinger dhe pastaj Papa Benedikt i XVI-të, nga 2005 më 2013, pas vdekjes së Gjon Palit të II-të, ai do të mbahet mend si një teolog parësor katolik dhe një pastor i sinqertë për besimtarët katolikë.

Edhe pse fillimisht të lënduar nga vërejtjet e tij rreth Islamit në 12 shtator 2006, ndërsa ligjëronte mbi temën “Besimi, Arsyeja dhe Universiteti” në Universitetin e Regensburg-ut, Gjermani, dijetarët myslimanë vlerësuan apologjinë e tij, ashtu si edhe dhe vizita e tij të mëvonshme miqësore në vendet islamike dhe xhamitë, veçanërisht në al-Aksanë e Shenjtë në Jeruzalem. Ata gjithashtu vlerësuan gatishmërinë e tij për t’u përfshirë me nismën historike “Një fjalë e përbashkët”’ të 138 dijetarëve muslimanë e 13 tetor 2007, si dhe themelimin prej tij (së bashku me ta) të Forumit Katoliko-Mysliman për dialog ndërmjet katolikëve dhe myslimanëve. Samiti i parë i Forumit Katoliko-Mysliman u mbajt më 04-06 nëntor 2008 në Vatikan, dhe i dyti u mbajt në qytetin e Vendpagëzimit të Jezu Krishtit në Jordani, më 21-23 nëntor 2011, nën kujdesin e Institutit Mbretëror për Mendimin Islam, Ali Al-Bayt, me pjesëmarrjen e pesëdhjetë dijetarëve të njohur dhe delegatëve të tjerë. Dorëheqja dinjitoze e Papës si një akt i fundit për të shërbyer si një shembull i mirë nuk mbeti pa u vënë re me vëmendjen e merituar.

Në këto ditë kur bota kremton Javën e Harmonisë Ndërfetare, zyrtarizuar nga OKB, më tetor 2010, si një fryt i nismës sonë “Një fjalë e përbashkët”, ne mbetemi me shpresën se fryma e dialogut miqësor myslimano-katolik do të vazhdojë edhe me pasardhësin e Papa Benediktit të XVI-të, dhe se bashkësitë myslimane e katolike në gjithë botën do të jetojnë në harmoni.

Në emër të nismës “Një fjalë e përbashkët” dhe të Institutit Mbretëror për Mendimin Islam, Ali Al-Bayt,

 

Dr. Mustafa Ceriç,

Ish-Myftiu i Madh i Bosnjës

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *