A po fiton shteti Kapitalist?





indexDaron Acemoglu, James A. Robinson*

CAMBRIDGE – Në garën e modeleve më të mira ekonomike, shteti kapitalist duket se ka marrë një avantazh të theksuar këto vitet e fundit. Totemët e kapitalizmit liberal si SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vazhduar të performojnë në mënyrë anemike në vitin 2012, ndërkohë që shumica e vendeve aziatike, duke u mbështetur nga mënyra të ndryushme drejtimi, jo vetëm që kanë patur një rritje të ndjeshme dhe të sigurtë gjatë këtyre viteve por kanë arritur të kalojnë stuhitë ekonomike me një elegancë të admirueshme. Kështu që mund të pyesim, a nuk është koha për të përditësuar librat ekonomikë?

Në fakt, ekonomia nuk na thotë se një treg i lirë është më i mirë se sa një treg ku shteti ndërhyn apo se një shtet kapitalist është më i mirë. Në fakt problemi me shtetin kapitalist është më së pari politik, jo ekonomik. Çdo ekonomi në botën tonë reale, ka si problem dështimet e tregjeve, kështu që një shtet mirëbërës dhe i plotfuqishëm mund të ndërhyrë në mënyrë të ndjeshme dhe më shpesh. Por kur kemi patur një shtet që të prodhojë një qeveri të tillë?

Për të kuptuar logjikën e një shteti kapitalist, është shumë e domosdoshme që të kujtojmë disa shembuj të hershëm – dështimet e tregut nuk janë luftuar vetëm nga ekonomitë socialiste apo shtetet moderne, por edhe nga civilizimet e hershme. E me sa duket, sikundër buqjësia apo demokracia, shteti kapitalist është zbuluar, në mënyrë të pavarur, disa herë në historinë e njerëzimit.

Duke kosnideruar epokën e bronzit në Greqinë e lashtë, gjatë së cilës shtete të fuqishme, të organizuara rreth një elite politike, krijuan atë bazën e fuqishme në Mesdhe. Këto shtete nuk kishin para dhe po ashtu as tregje. Këto shtete taksonin të mirat agrikulturore dhe më pas kontrollonin prodhimin e të mirave. Kjo solli monopolizimin e tregut dhe në mungesë të parasë lëviznin të mirat përmes dekreteve apo urdhërave të veçantë. Po ta shohësh në esencë, qytet-shtetet e Greqisë së epokës së bronzit kanë të përbashkëta me shtetin kapitalist.

Po kështu vepruan edhe Inkasit ndërsa ndërtuan perandorinë e tyre të madhe Andeane përpara se kolonizatorët Spanjollë të shkonin atje. Ato, gjithashtu, nuk kishin para, por shteti po ashtu bëri shumë censuse, ndërtoi thuajse 25.000 milje (rreth 40.000 km) rrugë, ndërtoi një sistem postierësh në mënyurë të tillë që të ishte në dijeni të plotë të asaj që ndodhte, e i rregjistronte të gjitha duke përdorur teknikën e quajtur quipus, e shumica e tyre nuk mund të kuptohet sot. E gjitha kjo ishte pjesë e kontrollit të tokës dhe forcës punëtore, e bazuar në vendndodhje të caktuara ku ishin burimet kryesore.

Si ka mundësi që shoqëri të tilla pa pikë ngjashmërie si qytet e Greqisë së epokës së bronzit Knossos, Mikea apo Pylos si dhe Perandoria Inkase, Bashkimi Sovjetik, Korea e Jugut dhe tanimë Kina përfunduan në shtetin kapitalist?

Përgjigja është e thjeshtë dhe shtrohet në faktin se shteti kapitalist nuk ka si qëllim alokimin e resurseve ekonomike, por maksimizimin e kontrollit politik mbi shoqërinë dhe ekonominë. Nëse manaxherët e shtetit arrijnë të zotërojnë të gjitha të mirat prodhuese të një vendi në dorën e tyre kjo do të thotë një maksimizim i kontrollit- edhe nëse kjo do të sjellë një inefiçencë ekonomike.

Për të qenë të sigurt le të hedhim sytë për rreth. Në shumë vende të botës shteti kapitalist ka ndihmuar në konsolidimin dhe centralizimin e autoritetit – parakushte për zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë. Por kontrolli politik i ekonomisë më së shumti bëhet problematik, duke qenë se shumica e atyre që qeversin nuk kanë në mendjen e tyre të mirën shoqërore apo alokimin e duhur të pasurive. Shteti kapitalist i Greqisë në epokën e bronzit apo dhe perandoria Inkase nuk ishin të motivuara nga inefiçenca ekonomike dhe as që krijuan një të tillë. Ajo çka ndodhi ishte konsolidimi i fuqisë së tyre politike.

Për ta parë akoma më nga afër, dikotomia reale nuk është midis shtetit kapitalist dhe tregut të lirë, por është ndërmjet institucioneve ekonomike ekstraktive dhe inkluzive. Institucionet ekstrative krijojnë një fushë që është e vështirë të bëhet biznes, pra është e bazuar që të maksimizojë fitimin e atyre që kanë pushtet dhe lidhje me pushtetin. Institucionet inkluzive krijojnë një treg më të gjerë duke i dhënë mundësinë një numri të madh të qytetarëve të përfitojnë nga të mirat e një vendi.

E këtu është problemi i shtetit kapitalist: institucionet inkluzive kanë nevojë për një sektor mjaftueshmërisht të fuqishëm për të kundërbalancuar dhe për të kontrolluar shtetin. Kështu që shteti që zotëron ka si tendencë të tijën të shmangë një nga shtyllat e shoqërisë inkluzive. E nuk duhet të habitemi që shteti kapitalist është thuajse përherë i asociuar me regjimet autoritare dhe institucionet politike ekstraktive.

Kjo nuk është një pohim i tregut të lirë. Shteti luan një rolë të rëndësishëm në shoqërinë moderne , nëse flasim për një shtet të së drejtës. Rritja moderne ekponomike, madje edhe nën institucionet inkluzive, shpesh krijon pabarazi të thella duke rezikuar së tepërmi këto institucione deri në rrezikun e mbijetesës. Shteti modern është rregullator dhe mund të rishpërndajë, brënda disa kufinjve, e të ndihmojë në ndreqjen e këtyre problemeve. Por suksesi i një veprimi të tillë varet nga shoqëria dhe kontrolli i saj mbi shtetin – jo anasjellas.

Për të provuar suksesin e shtetit kapitalist dhe superioritetin e tij duhet të vendosim karrocën para kalit. Po, është shumë e vërtetë që Korea e Jugut u zhvillua nën shtetin kapitalist, por nuk mundet të mohojmë se edhe Kina po kështu, është zhvilluar sot. Pa harruar që shtetet kapitaliste nuk lindën për shkak të nevojës ekonomike, por lindën sepse mundësonin rritjen ekonomike pa prekur strukturën e sistemit të pushtetit. Gjenialiteti i pushtetit popullor Kinez është në faktin se ajo vazhdon të ruajë traditën e Partisë Komuniste dhe elitës së saj ndërsa ka zhvilluar burimet e vendit, ka lejuar iniciativën e lirë tek fermerët dhe ka manaxhuar liberalizimin e tregut urban.

Shteti kapitalist do të jetojë aq gjatë sa elitat do të jenë të afta të përfitojnë prej tij – madje edhe nëse rritja ekonomike nuk do të jetë si në ditët e arta dhe ka një arsye se përse do të ndodhë kështu. Një rritje e qëndrueshme ekonomike presupozon institucionin inkluziv, duke qenë se inovacionet – bashkë me destabilizimin dhe shkatërrimin e krijimtarisë- varen nga këto të fundit. Institucionet ektrative në përgjithësi dhe shteti kapitalist në veçanti, mund të mbështesin një rritje ekonomike për një periduhë të vogël, por vetëm një rritje ekonomike të ngjashme me të Koresë së Jugut të viteve 60-80 përpara se ajo të fillonte të transformonte shoqërinë dhe ekonominë e saj në metoda më radikale.

Ashtu sikundër frutat më afër tokës konsumohen më shpejt nga rritja, Kina, gjithashtu, do të duhet të zgjedhë mes lirisë ekonomike dhe asaj sociale, inovacionit dhe instabilitetit që vetëm institucionet inkluzive mundet të përforcojnë apo një vazhdimësi ekonomike, politike dhe kontrollin social në shërbim të elitave që kontrollojnë shtetin.
* Daron Acemoglu (profesor në MIT) dhe James A. Robinson  janë bashkëautorë të librit Why Nations Fail: The Origins of Power, Prosperity and Poverty.

Comments

  • Autori duket se eshte ne mendimin se Amerika dhe Perendimi ne pergjithsi jane shtete kapitaliste liberale. Pikerisht ketu qendron dhe zanafilla e analizes krejtesisht se gabuar. Ne thelb dhe ne kuptimin me fillestar, kapitalizmi nenkupton akumulimin dhe levizjen e kapitalit ne menyre te lire. Asnje vend ne perendim nuk bije ne kete kategori. Eshte e vertete qe deri diku ka njefare lirie, por kryesisht kjo liri zhduket pasi shteti me ane te bankave qendrore manipulon njesine me ke kapitali shkembehet pra parane, dhe e dyta shteti me ane te taksave sekuestron pronen private per ta perdorur ate aty ku shteti mendon qe eshte me e nevojshme, pra devijon kapitalin privat qe pothuajse gjithnje e kalon ne perdorim politik banal, financon luftra, blen vota duke financuar projekte per nje pjese te popullsise ose paguan lobet e fuqishme me projekte boshe si energjia jeshile etj. Historikisht shteti nuk eshte shpenzues i frutshem i kapitlait. Gjithashtu shtetet e ketyre vendeve shpesh nderhyne drejt perdrejte ne tregun privat duke zgjedhur kush fiton e kush humb, rasti konkret i krizes se 2008 ku Amerika shpenzoji meshume 750bln te shpetoje banka te falimentuara me pretekstin se po te lejoheshin te falimentonin zyrtarisht do shkaterronin boten, gje qe eshte absolutisht genjeshter. Pra ne asnje vend kapitali nuk funksjonon i lire, sote kemi nje sistem fashist ( ne kuptimin e mire te fjales 🙂 ) Sistemi fashist nenkupton nje sistem hibrid mes socjalizmit ( komunizem light ) dhe kapitalizmit, pra nenkupton nderthurjen e shtetit me privatin, nuk e mohon pronen private plotesisht si socjalistet por dhe nuk e le te lire te veproje aty ku sheh fitim financiar, por mundohet ta udheheqe sipas deshires dhe nevojes se shtetit. Autori me tutje vazhdon te flase mbi kapitalizmin si fuqizues i padrejtesive shoqerore, qe hasim sote, dhe si zgjedhje jep me spond nje shtet qe eshte i drejte ie shtet socjal. A nuk eshte ky “shteti i drejte” i njejti shtet qe kemi dhe sote? , a nuk jane nga i njejti popull liderat e ketyre vendeve qofshin socjaliste demokrate etj, a nuk jane te prekur nga te njejta semundje shoqerore si e tere shoqeria? Dua te them, qe problemi eshte socjal dhe nuk vjen sepse populli eshte teper i lire, dhe populli, si femij te vegjel duen patjeter te udhehiqen nga kryetaret qe dine me mire se ku duhet te shkoje kapitali i tyre, duke ju sekuestruar pronen padrejtesisht. Nje njeri i pamoralshem do te korruptoj dhe korruptohet, do te vjedhe vrase e prese, qofte ai socjalist apo demokrat kapitalist apo komunist.
    Eshte per te ardhur keq qe ide te tilla kane gjetur strehe mes myslymanesh sote. Te tilla gjera fatkeqsisht lexon dhe ne librat e “reformatoreve te islamit” si Qutb Maududi etj, qe perkembin te drejtat themelore te garantuara ne Islam nga Kurani per hir te ideve te tyre “moderne” te huazuara nga perendimi.
    Liria dhe e drejta e prones jane te garantuara ne Islam, sic eshte dhe levizja e kapitalit ne menyre te lire, biles ne Islam shteti perkufizohet dhe ne taksimin e popullit, kemi taksa te pershkruara ne Kuran, dhe kemi takse qe shteti vendos, por gjithnje taksa qe shteit vendos eshte e kufizuar nga Kurani dhe Tradita ne sasine e saj dhe shpenzim. Dmth shteti Islam nuk ka te drejte te sekuestroj ne takse 50% te fitimit qe dikush nxjer ne menyre hallall ne tregeti apo ne servis etj, sic behet ne shume vende te perendimit sote, sepse bije ne kategorine e padrejtesise, qe eshte e ndaluar ne Kuran nga Allahu i Madhnueshem, pervec asaj qe jepet me deshire vete. Shteti Islam nuk nderhyn dote ne treg te zgjedh kush fiton e kush humb, te mbaj krahun e njerit apo tjetrit. Umari r.a tha, kur ju dorezua Kalifati. “Betohem ne Zot. Me i dobti nga ju, do te jete me i forti ne syte e mij, deri kur ti kem dhene atij te drejtat e tij, e me i forti do te jete me i dobti, deri kur ti bindet ligjit” Gibbons shkruan per kete qe cfare Umari r.a. tha, “eshte e pamundur ti japesh kuptim me te mire nje shteti Republikan, se kjo qe i ka dhene Umari r.a.. Nuk do te thote kjo qe nje ekonomi e lire, nje shtet myslyman i tille ( inshaAllah ) pa barre taksash e padrejtesish politike e shoqerore, nuk ka kriza ekonomike, pasi njerezit ashtu si cdo fushe tjeter ne jete gabojne dhe ne shkembime ekonomike, por nje, krizat kurre nuk marrin permasat dhe pamjen makabere te krijuar nga vete shteti ne Ameriken e 1929, apo 2008, sepse jane te kufizuara ne nje klas asetesh, dhe e dyta ne nje shoqeri te shendoshe Islame zgjidhje vjen jo nga shteti por nga vete individet qe perbejne bashkesine Islame dhe vlerat shoqerore qe nuk gjinden ne asnje popull tjeter. Nuk do te thote gjithashtu qe nje shtet myslyman eshte kapitalist pasi nuk bazohet ne teorite qe vine e ikin nga pernedimi por ne kontekstin ekonomik shteti Islam bazohet ne priori te natyrshme, ate te lirise dhe te drejtes se prones private, te garantuara ne Sheriat, nje milenium e gjysem perpara se te dilte perendimi nga erresira.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *