Ndihma për refugjatët sirianë





Syrian refugees Muslim aid.jpg1“Dobësohem çdo ditë e më shumë dhe mendja ime është gjithnjë e më e preokupuar,”- i ka rrëfyer Nju Jork Tajmsit Iman Kardah, një nënë siriane rreth të 30-ave. “U mësova të mos fle nga predhat, tani nuk fle se jam shumë e shqetësuar për fëmijët e mi.”

Me mijëra refugjatë sirianë bëjnë një jetë të mjerueshme në kampin e Zatarit në Jordani, pranë kufirit me Sirinë. Një furtunë dimri që shkatërroi Mesdheun lindor javën që shkoi e përkeqësoi edhe më tej mjerimin e refugjatëve sirianë, që janë larguar prej 21 muaj luftimesh ndërmjet forcave të presidentit Asad dhe atyre opozitare në vend. Me synimin për t’ua lehtësuar vështirësitë, janë mbledhur me miliona dollarë ndihma për refugjatët sirianë. Arabia Saudite, vendlindja e Islamit, ka caktuar 10 milionë dollar ndihma për refugjatët sirianë që gjenden në Mbretërinë e Jordanisë. Ngarkesa e parë me ndihma, ku përfshihen batanije, mbulesa e dyshekë janë shpërndarë tashmë, sipas agjencisë së lajmeve saudite SPA. Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu u kanë shpërndarë 5 milionë dollarë ndihma refugjatëve në Jordani. Gjithashtu Katari ka dërguar 38 tonë tenda, batanije, veshje e ngrohëse, ndihmë urgjente refugjatëve sirianë. Në Jordani gjenden më shumë se 290,000 refugjatë dhe me qindra të tjerë e kalojnë për ditë kufirin. Ditët e fundit Libani i bëri thirrje botës arabe që të lehtësojnë vuajtjet e mijëra refugjatëve sirianë që gjenden në tokën libaneze.

“Situata është bërë shqetësuese dhe stresuese në një shkallë të gjerë, kryesisht kur planet qeveritare janë projektuar për një prani prej 200,000 refugjatësh, ndërsa mendoj se numri i tyre i ka kaluar 200,000,”- tregoi Ministri i Punëve Sociale Vail Ebu Faur në një takim ministror të Ligës Arabe për problemet e refugjatëve sirianë. Ai rrëfeu, se: “Numri i tyre pritet të rritet më tej, duke e ngarkuar me një barrë të rëndë shtetin libanez, e shprehur kjo në terma të presionit ekonomik.”

Rreth 60,000 njerëz janë vrarë në më tepër se 21 muaj luftime ndërmjet forcave të sigurisë të presidentit Asad dhe opozitës. OKB-ja ka paralajmëruar se numri i refugjatëve sirianë në vendet fqinje do të dyfishohet me 1,1 milionë deri në qershor, nëse lufta civile nuk do të ketë marrë fund.

Mëshira Muslimane

Fushata ndihmash janë lançuar në vende të ndryshme muslimane për t’i ardhur në ndihmë civilëve sirianë. “Tragjedia e Sirisë nuk iu përket vetëm muslimanëve; ajo është një tragjedi e përbashkët njerëzore,”- i tha SETimes Mehmet Görmez, kryetari i Dijanetit të Turqisë.

Etiketuar “Dimri erdhi, Bukë dhe Batanije për Sirinë”, fushata e tyre synon të përmbushë mungesat e ujit dhe energjisë elektrike për ata që janë ende në Siri. “Ata nuk kanë miell, nuk kanë naftë për t’i vënë në punë furrat e bukës,”- na tregon kryetari i Gjysmë-hënës së Kuqe Ahmed Lutfi Akar. “Kështu që kjo fushatë e re është e një rëndësie tejet të madhe dhe domethënëse për dy arsye: për t’i mbajtur të gjalla shpresat e popullit nevojtar sirian për të mbijetuar dhe për të mbështetur përpjekjet e mëparshme në ndihmë të popullit sirian. Fushata ka gjetur mbështetje ndërmjet Turqve, duke përfshirë edhe zyrtarët qeveritarë si: Mehmet Görmez dhe nënkryeministri Besir Atalaj, të cilët kanë dhuruar nga një muaj rrogë për të ndihmuar sirianët.

Fushata ka gjetur gjithashtu mbështetje ndërmjet Muslimanëve të Ballkanit. Në Maqedoni rreth 25 OJQ janë bashkuar në një fushatë për të furnizuar me ndihma sirianët. “Ne jemi gjithashtu një popull që i ka përjetuar torturat në lëkurën e vet dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm për domethënien e solidaritetit,”- tha për SETimes Jasmin Rexhepi, zëdhënës i shoqatës Legis. “Kështu që ne nuk mund të rrijmë në vend dhe të kënaqemi vetëm duke shprehur keqardhje.”

OJQ-të pjesëmarrëse janë pjesë e Unionit Botëror të Organizatave Islame, në të cilën përfshihen 217 organizma. “Mbi të gjitha, qëllimi ynë është të rrisim sensibilitetin për këtë problem, t’i informojmë qytetarët për kushtet e popullit sirian dhe të refugjatëve; dhe të informojmë popullin e Maqedonisë se si ne mund t’i ndihmojmë ata,”- tha Rexhepi.

OJQ-të në Bosnje-Hercegovinë i kanë bashkuar gjithashtu përpjekjet e tyre për të ndihmuar sirianët e rrezikuar. “Në krahasim me Turqinë, ku politikanët dhurojnë pagat e tyre për fushata humanitare, niveli i vetëdijshmërisë së politikanëve në Bosnje-Hercegovinë është padyshim shumë larg prej tyre.”- tha për SETimes Zemira Gorinjac presidente e shoqatës Solidariteti. “Donatorët tanë më të mëdhenj pa dyshim janë qytetarët, dhe pjesa më e madhe e tyre kanë paga të vogla, por kanë mëshirë për të tjerët.” Muslimanët shpresojnë se përpjekjet e tyre do të sjellin shpresa të reja për një të ardhme më të mirë për sirianët. “Ne duhet të kujtojmë se lufta në BH shkatërroi shtëpitë, ndihmat humanitare dhe jetët e refugjatëve tanë. Të tjerët na dhanë shpresën për një të nesërme më të mirë dhe na i bënë ditët tona të vështira më të mira me donacionet e tyre,”- na thotë Gorinjac. “Tani ne duhet të jemi ata, që duhet t’i japim shpresë popullit sirian, një shpresë që i bën ata të mos harrojnë se në këtë botë vazhdon të ketë mëshirë dhe mirësi.”

 

http://www.onislam.net/english/news/middle-east/460868-turkey-balkan-join-efforts-to-help-syrians.html

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *