Dorëzimi i Papës?





imagesDorëzimi i Papës? Kështu titullohej artikulli i Paolo Flores d’Arcais në The New York Book Review. Benedikt i 16të pati disa arritje të rëndësishme, prej të cilave margjinalizimi i krahut liberal të kishës dhe unifikimi i doktrinës duke kthyer mbrapsht kahjen më liberale të Koncilit të Dytë të Vatikanit. Por dy kriza të fuqishme të kishës dhe pamundësia e tij për të adresuar e korigjuar skandalin e pedofilisë dhe mashtrimet financiare të Vatikanit do shënojnë trashigiminë e Benedikt të 16të në krye të Kishës Katolike.

 

Vetëm katër ditë më parë dha dorëheqjen figura më e rëndësihme e katolicizmit në Mbretërinë e Bashkuar, Kardinali Keith O’Brein. Kardinali është akuzuar prej priftërinjsh të tjerë për ‘sjellje të papërshtatshme’ seksuale. Kjo dorëheqje është komentuar gjerësisht si e detyruar nga vetë Benedikt i 16të. Shumë katolikë protestuan prezencën në procesin zgjedhor të figurave të larta të kishës, që kanë mbuluar skandalet seksuale të abuzimi të priftërinjve me fëmijët, si ish Kardinali i Los Angeles, Roger Mahoney. Por ndërkaq ai gjendet në Romë dhe do marë pjesë në zgjedhjen e Papës së ri. La Republica ka raportuar për qarqe homoseksuale me shumë influencë brenda Vatikanit.

 

Jo më pak të dëmshme për kishën kanë qenë skandalet financiare dhe mundësisht atentate brenda kishës. Giancarlo Nuzzi, autori i librit Vatican LTD, një libër i bazuar në dokumentet sekrete të nxjera nga sekretari i Benedikt i 16të, tha në një intervistë për Euronews se:

 

Bëhet fjalë për makina të bëra shoshë me plumba, vetëvrasje të habitshme. Paolo Gabriele dëshëronte të ndihmonte Papës, të cilin ai e do, dhe donte të bënte publike sfidat me të cilat përballet Curia. Kemi më pas rastin e Ettore Gotti Tedeschi, presidenti i Vatican Bank. Ai i dorëzoi një ditë sekretarit të tij tre zarfe duke i thënë: “Nëse më vrasin, jepu këto zarfe këtyre njerëzve.”

 

Por Vatileaks, shkruan d’Arcais, janë vetëm maja e ajsbergut. Investigimi i brendshëm (dhe i fshehtë) i Vatikanit i dorrëzuar në Dhjetor nga Kardinalët Julian Herranz, Joseph Tomko dhe Salvatore De Giorgio dokumentojnë një luftë të ashpër midis kardinalëve dhe fraksioneve brenda Vatikanit. Një nga të akuzuarit kryesorë është Tarcisio Bertone, këshilltari kryesor i Papës Benedikt i 16të. Por dhe krahu kundra tij, vëren d’Arcais, nuk janë engjëj, e prandaj Papa nuk mund të merte asnjë anë në këtë konflikt.

 

Vatikani duket të jetë pushtuar prej dy mëkateve që jeta priftërore synon të mënjanojë: Seksi dhe Paratë. Benedikt i 16të duket të kete vendosur se e vetmja gjë që mund të bëjë është të falet në vetmi.

Comments

  • ketyre u shkon tamam fjala e Krishtit te Bibles per Farisenjte “varre te lyera me gelqere qe nga brenda jane tere pleh, por nga jashte jane te bardhe”

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *