Papa Benedikt bekon Gazetën 55





BALLIU

 

E-Zani

Mediat shqiptare bënë të ditur se Papa Benedikti XVI, në ikje nga detyra, ka bekuar në mënyrë të veçantë botuesin Fahri Balliu, ‘Gazetën 55’ dhe shtëpinë botuese me të njëjtin emër, për kontributin e dhënë në europianizimin e Shqipërisë, si dhe për kontributet e tyre në dobi të katolicizmit. Ambasadori i Vatikanit në Tiranë, Arqipeshkvi Ramiro Molinier Ingles, i ka dorëzuar z. Balliu pergamenën e falenderimit të nënshkruar nga Papa, e cila vjen me rastin e 15 vjetorit të kësaj gazete.

Motivi i këtij falenderimi është botimi i librit të Papës Jezusi i Nazaretit nga shtëpia botuese ’55’. Në tekstin e pergamenës që mban firmën e vetë Papa Benediktit thuhet: “Shenjtëria e tij, Papa Benedikti XVI, u jep me gjithë zemër Bekimin Apostolik Z. Fahri Balliu, stafit dhe bashkëpunëtorëve të ‘Gazetës 55′ dhe shtëpisë botuese ’55’ që ka botuar në gjuhën shqipe librin Jezusi i Nazaretit kërkuar me rastin e 15-vjetorit të themelimit të tyre. Duke lypur për ta hire të shumta hyjnore”. Arqipeshkvi Ramiro Molinier Ingles u shpreh gjatë dorëzimit të pergamenës se “me këtë gjest atëror Benedikti XVI ka dashur që para përfundimit të Pontifikatit të tij të shprehte ndër të tjera mirënjohjen e tij për botimin”.

Media-grup 55 njihet si një ndër zërat më të rëndësishëm në mbështetje të katolicizmit shqiptar. Krahas shkrimeve të shpeshta dhe vëmendjes së jashtëzakonshme që ‘Gazeta 55′ i kushton katolicizmit, ngjarjeve dhe mesazheve të Vatikanit, si dhe debatit mbi rolin e tij në shoqërinë shqiptare, shtëpia botuese ’55’ ka botuar një sërë librash si dy vëllimeve të para të librit të Papës, kujtimet e At Zef Pllumit, shkrimet e Nënë Terezës apo edhe historinë tragjike të Kishës Shqiptare të Pjetër Pepës, etj.

Por duhet thënë gjithashtu se ‘Gazeta 55’ njihet më së miri edhe për atakimin e vazhdueshëm ndaj vlerave dhe kulturës Islame spikatur si një ndër zërat më ekstremistë në rradhët e islamofobisë shqiptare. Prej vitesh ajo ka pasur në qendër të vëmendjes, paralelisht me promovimin e veprimtarisë së Vatikanit dhe katolicizmit shqiptar, edhe shkrime tendencioze që kanë fyer e cënuar besimtarët myslimanë, duke i stereotipizuar ata në mënyrë aspak dashamirëse. Qëndrimet e kësaj gazete nuk i kanë shërbyer aspak klimës së bashkëjetesës fetare në Shqipëri, duke kontribuar në krijimin e paragjykimeve dhe keqkuptimeve midis grupeve fetare. Mjafton të përmendim se, që herët, kjo gazetë është e para që përktheu dhe bëri të njohur në Shqipëri një autore të mbushur me ksenofobi anti-myslimane si Orianna Fallaçi, duke provokuar jo vetëm me qindra reagime në media, por edhe botimin e disa librave me autorë shqiptarë, kundër fyerjeve të artikuluara në gojën e saj, prej kësaj gazete.

Nga ky këndvështrim gjykojmë se nderimi që Papa Benedikti dhe Selia e Shenjtë i bën kësaj gazete dhe botuesit të saj – i cili ndër të tjera, nuk gëzon aspak një emër të mirë në opinionin publik – është një veprim i nxituar që jo vetëm nuk i shërben Shqipërisë, por as Kishës Katolike Shqiptare. Roli i kësaj gazete në Shqipëri nuk është një shembull i mirë për mënyrën sesi duhet ndërtuar diskursi publik në drejtim të feve e gjithashtu as në drejtim të diskursit politik. Retorika që ajo përfaqëson nuk është aspak në dobi të vendit dhe nuk i shërben një klime pozitive mbi marrëdhëniet fetare në vend. Për këtë arsye mendojmë se vlerësimi i kësaj gazete ofron sinjale negative, të cilat ndihmojnë në promovimin e një profili të dëmshëm për shoqërinë shqiptare. Zotin Balliu dhe gazetën e tij e kemi cilësuar si një zë jopërfaqësues në raport me Kishën Katolike dhe gjykojmë që afrimi i zërave të tillë prej Selisë së Shenjtë nuk është aspak pozitiv.

 

__________________________

E-zani i Naltë ka reaguar shpesh ndaj gjuhës së urrejtjes që ka përhapur Gazeta 55. Po risjellim në vëmendje disa prej reagimeve tona:

http://www.e-zani.com/2011/09/29/instalimi-i-islamofobise-tek-e-djathta-shqiptare/

http://www.e-zani.com/2011/05/26/gazeta-e-berishes-fyen-popullin-e-tiranes-dhe-fene-islame/

http://www.e-zani.com/2011/06/04/replike-me-nje-sulm-kundra-dr-tarik-ramadan-ne-gazeten-55/

http://www.e-zani.com/2011/02/05/mesazhi-fetar-i-mediave-te-pushtetit/

Comments

  • Tashma doli haptas fytyra e Balliut dhe oportunizmi i tij materialist, qe ku gjen gozhda e var xhaketen e tij prej komunisti oportunist….

  • Degjova intervisten e tij dhe eshte nje cope injorant i rendomt, por qe ka nuhatur se mund te behet karriere duke patur emrin Fahri. Ai eshte “dekoruar” per sherbimin ndaj shqiptarizimit te disa vlerave dhe te perjashtimit te disa vlerave te tjera shqiptare. Nuk eshte hera e pare qe pagabueshmeria e Papes shperndan viza nderi per rrogtaret e bindur qe jane turp publik.

    Ate librin e Fallaci-t e ka perkthyer Plasari, qe ka bashkepunuar me Zef Pllumbin. E ky i fundit i ka dhuruar indulgjencen enveristit Kadare, qe Gazeta 55, e prezantuar si antikomuniste, e promovon ne menyra te ndryshme…
    Ja pra, botuesi i saj vleresohet. E pastaj themi se faji eshte i shqiptareve. Mbase, por nderkohe “modeli Fahri” bekohet nga njeri prej autoriteteve me te rendesishme shpirterore te botes. Ec e merre vesh moralin.

  • Te pinte uje bekimi i ketij pape, dhe te kishte bereqet egersia e tij ne qendrimet karshi Islamit, nuk do gjendej ku gjendet sot. Sot ai me kardinalet e tij jane te rrethuar me neveri dhe dyshime, edhe nga vete kristianet.

    Per aq kohe sa kembengulin ne armiqesi te padrejte ndaj Islamit dhe poshtersi tjera, uroj ti shoh te percmuar keq e me keq, sic jane sot.

    • Nuk besoj qe eshte problemi tek vete Papa. Me siguri qe Papa as qe e njeh me emer Fahriun dhe Gazeten 55. Problemi eshte pikerisht tek strukturat, administrata dhe keshilltaret. Kjo eshte ceshtje ambasadoresh qe rregullojne axhendat politike, shpesh-here me shume personale. Kjo verteton problemet qe thote kungu ne shkrimin e meparshem ne Vatikan.

  • Falli Bariut do ja kete cu bekimin Papa se ishte shkesi i kualicionit Berisha – Meta dhe se eshte sekseri me i madh ne Shqiperi per momentin.

  • Po oastaj pergamenen me bekimin papnor e kam edhe un?? esht gje tradicionale mjafton te besh nje kerkes te dergosh foton tende te japish nji kontribut te vogel edhe te japin pergamenen me bekimin e papes, ju te tjert qe skeni haberin per funksionimet e besimeve fetare mos kritikoni kot. na beni te diturin.

  • Ka nje dallim shume te madh, sepse, pergamena per Balliun eshte per merita te vecanta, jo thjesht si xhentilese e Papes qe i ben qefin kujtdo qe i kerkon bekimin. Pra, ne rastin konkret, sic u tha ne media, eshte Papa qe i jep bekimin Balliut, pa ia kerkuar. Mbi te gjitha kjo pergamene u dorezua nga Ambasadori i Vatikanit ne Shqiperi, i cili fliste ne emer te Papes.

  • PO ene Mero Baze e kishte bo te forte fare kete shkrimin tek Antena

    Zbulohen letrat mes Papa Benediktit XVI dhe Fronte di Ferruci (Fahri Balliut)

    Pas ikjes së Papa Benediktit XVI nga selia e Vatikanit, zbulohet në zyrën e tij një korrespodencë me botuesin e gazetës 55 në Tiranë, Fahri Balliu, i pagëzuar me emrin Fronte di Ferruci.

    Në letrën drejtuar Papës thuhet:

    “I nderuar zoti Papë.

    Po të shkruaj nga Shqipëria dhe jam botues i gazetës 55, e cila mbush sivjet 15 vjet. Për 15 vite rresht në qendër të punës dhe luftës sonë ka qenë zbulimi i rrënjëve tona perëndimore, ku kyçi i artë i këtij suksesi ka qenë Partia Demokratike dhe udhëheqësi i saj, Sali Berisha.

    Qysh në fillim të punës sonë, vendosëm t’i përkushtohemi vlerave të katolicizmit, një betejë kjo e gjatë ku kemi hasur dhe vështirësi. Unë personalisht vendosa të pagëzohem në kishën e Velipojës, kur aty ishte një prift i vërtetë demokrat, por intrigat e disa katolikëve në kupolën e PD-së më anuluan pagëzimin me arsyetimin se isha bërë synet kur isha i vogël si mysliman. E vërteta është se unë jam bërë synet se na hahej bakllava në shtëpi dhe na duhej një sebep.

    Pas kësaj unë vazhdova përpjekjet e mia dhe vendosa të konvertoj emrin nga Fahri Balliu në Fronte di Ferruci, që është emri im tani e tutje.

    Por sidoqoftë ëndrra ime për t’u konvertuar ka mbetur objektiv i jetës sime.

    Me qëllim që të tejkaloj paragjykimet ndaj meje, sidomos të atyre që mendojnë se nuk meritoj të jem mbështetës i juaji, vendosa të botoj librin “Jezusi i Nazaretit”, për të cilin siç kam dëgjuar ju jepni bekimin tuaj për çdo botues.

    Meqë ju jeni duke ikur, do t’iu isha mirënjohës të më firmosnit dhe mua një fotografi tuajën me betimin apostolik si botues i këtij libri për Krijuesin e Madh.

    Pas kësaj unë të jap fjalën se do t’i tejkaloj gjithë pengesat politike dhe fizike për pagëzimin. Pas disa bizneseve të suksesshme në shitje skrapi me imzot Arben Arkipeshkvi (ish Arben Imami), kam vendosur të bëj operacion plastik organin gjenital, që ta heq pengesën e synetllëkut, që disa drejtues të lartë të PD-së ma kanë shpikur si sebep që të mos bëhem dhe unë katolik.

    Shpresoj të ma dërgoni atë fotografi me mbishkrimin tuaj dhe kjo do të jetë dita më e lumtur e jetës sime.

    PS: Po tu desh ndonjë gjë tani që nuk je më Papë, më thuaj se s’ka problem.”

    Papa Benedikti i XVI, pasi mori letrën, e lexoi me kujdes dhe u prek shumë nga përkushtimi i tij për të botuar librin “Jezusi i Nazaretit” dhe përpjekjet e tij 15- vjeçare për t’u pagëzuar.

    Mori një fotografi të tijën dhe shkroi anash saj: “Shenjtëria e tij, Papa Benedikti XVI, u jep me gjithë zemër Bekimin Apostolik Z. Fahri Balliu, stafit dhe bashkëpunëtorëve të “Gazetës 55” dhe “Shtëpisë Botuese 55”, që ka botuar në gjuhën shqipe librin “Jezusi i Nazaretit”, kërkuar me rastin e 15-vjetorit të themelimit të tyre. Duke lypur për ta hire të shumta hyjnore”.

    E mbylli fotografinë në një zarf dhe ia nisi ambasadorit të tij në Tiranë me shënimin: “Këtë fotografi dorëzoja fotografi-kërkuesit, por të lutem pasi të sigurohesh se unë jam larguar nga Vatikani. Meqë na janë hapur shumë fjalë të këqija për abuzime seksuale, lute të përvuajturin të heqë dorë nga operacioni plastik për të eliminuar pasojat që ka lënë synetllëku në moshë të re”.

  • Fahriu, botues literature konspiracioniste dhe antisemite te tipit “Komploti kunder Kishes”, ku fajesohen cifutet si shkaterrimtare te krishterimit, ka marre edhe lavderime nga MEMRI izraelit per merita ne mbrojtje te qyteterimit judeo-kristian. Tani po merr bekime dhe nga papa. Ajo cka e ben MEMRI-n izraelit te mbylle nje sy e te lavderoje nje botues literature antisemite, eshte po ajo qe e ben edhe papen te bekoje gazeten e tij vulgare: qendrimi i Fahriut kunder muslimaneve.

    Turpi le t’u mbetet seksereve islampofobe te kishes ne Shqiperi qe perlyejne emrin e udheheqesit te tyre, vikarit te Krishtit, duke sajuar bekime per nje gazete imorale, qe ka lende te pare shpifjen e vulgaritetitn dhe ku fyhen njerezit me nder familjeje. kjo tregon se nuk ka skrupuj ne keto pune, dhe mjafton te jesh botues i Fallaci-t, e kisha te bekon edhe po pate qene komunist, edhe po ishe mafioz, edhe po ishte ish-spiun, edhe po ishe ndotes publik si fahriu.

  • ahahahaha me shkriu fare Tema, fiks fare e ka kap. Meqe ne katolik nuk konvertohet dot i shkreti Balli, i mbetet te kthehet ne hebre, ku s’do kete nevoje te behet synet ne moshe te madhe meqe e paska kryer ate adet…

  • Te dashur shoqe dhe shoke, motra dhe vellezer, komentues e shkrues te ketij blogu revolucionar!

    Shume mire ia keni bere ketij pape qe shkon pas gjurmeve te Vojtilles, sherbetor i imperializmit e i botes se kapitalit! Urojme qe tani ne krye te Vatikanit te vije nje pape nga Venezuela, nga Kuba ose nga Argjentina, qe t’i percoje botes katolike frymen e teologjise se clirimit permes socializmit fitimtar, ne perputhje te plote me vijen e masave qe percon edhe e-zani yne. Me vjen shume kuq qe si ne Vatikan, ashtu edhe ne France vleresojne veprat e islamofobit Fahri Balliu, apo ca me keq, Ismailit te Kadareve, nderkohe qe nuk i botojne nje rresht shokeve qe shkruajne te Respublica. Po nejse! Pune per ta!

    Po ashtu, meqe e-zani ka qendruar kurdohere ne balle te luftes per liri e socializem, u percoj shokeve komentues ne vecanti, por edhe shkruesve, ne emer te te gjithe rilindasve nga Koto Hoxhi gjer tek Alfred Peza, ngushellimet me te sinqerta per vdekjen e komandantit Hugo Chavez!

    Juaji
    Fiqo

    • Kete shkurtimin ‘Fiqo’ a mos e perdor gje ne rastet kur e kupton edhe vete se po e felliq?

      Dhe Vojtilen mos ta zere njeri ne goje. Nuk e felliqte doren Vojtila per te bekuar komuniste karriere.

      Tani nja dy kerkesa per e-zanin. Mos shkelni ju lutem etiken minimale me foto si kjo qe hap artikullin. Nxirrini portretin njeriut here tjeter.

    • Tani e mesova se bota paska vetem dy rruge sot: Ose me Fahri Balliun, ose me Hugo Cavesin. Keshtu qe E-zanit, si anti-balli (jo anti-ballist!), i bie me qene komunist. Ky tipi me siper duket qe eshte nga ai fare soj robi qe perdet e militantizmit ne sy nuk e lene me pa i cike me larg se hunda e Sal Berishes, aq sa edhe kur i shahet feja, Allahu e Pejgameri nga Balliu, i duket muzike. Simas kesaj, me mohu Sal Berishen ose ndonje prej sahabeve te vet, eshte qyfer mo i modh se ai qi i bohet Zotit vete.
      Ajo qe nuk kupto ky rob Zoti, eshte te pakten se, duke e nda boten ne keto dy kallupe, o me ne o kunder nesh (isoj si Enver Hoxha m’vaktit), e bojne miletin me zgjedh mo mire kamunistet si ezoni, sesa me zgjedh te lujtmit prej fiqiri si ky mo siper.
      Me fal, por kur robi shko deri aty sa e quan lufte per socializem, reagimin e e-zanit ndaj antiislamizmit te nji robi si Balliu, na ngelet me thone vec: Zot na ruj fiqirin!

    • Qe je i verber kjo nuk do sy. Ketu ka pasur dhe nje shkrim nga Mustafa Ceriç per papen ne ikje, shkrim mjaft korrekt ne adrese te tij dhe ty nuk te ben fare pershtypje qe ne keto artikuj u jepet haku sa mundet njerzve dhe fenomeneve te ndryshem. Parrullat me terminologji totalitare te sugjeroj t’i cosh dem si kontribut ne ndonje blog me llogore te ngrehura parazgjedhore. Sa per Hugo Chaves, ai shko nga kjo bote si çdo vdektar dhe ketu nuk ka ndonje te re. Para Chaves iku Kadafi ca me pare Sllobodani e kush po i mban mend, por kujt i behet vone. Dikush iken nga semundja, dikush nga thyerja e rekordeve ose dikush nga ndonje aksident. Problemi eshte i joti qe lideret i sheh si te pazevendesueshem dhe me ikjen e tyre do ndodhi qameti. Por problemin e ke dhe me te madh; mire se ndokujt i hiken truri se i shahet shefi, poti irritohesh e dhe kur kritikohen goret e shefit. Nuk e marr vesh se si e lidhe komentin tend me Chaves me nje kritike ndaj Falliut, apo portretin e Falliut me lart e ngatrove me te Chaves. Hidhu pupthi sa te duash, por Chaves eshte me fotozhenik se Falliu yt.

    • Falliu: “…Por mbi të gjitha, përmes këtyre botimeve ne të zbulojmë rrënjët tona në besimin e krishterë”. Prape: “Besoj se e kam zbuluar në çastet më të rëndësishme të jetës sime (besimin). Zoti nuk është se zbulohet çdo ditë e çdo orë. Ai shfaqet atëherë kur njeriu përballet me dyshime ekzistenciale dhe në atë moment e shikon, e ndjen. Unë e kam parë dhe e kam ndjerë në këto momente”.
      Piji longun Falliut dhe mos u lodh deshperimisht ta mbrosh me retorike kundrarevolucionare kete mjeran.
      Te plote; http://www.mapo.al/2013/03/08/balliu-zotin-e-kam-zbuluar-ne-castet-me-te-rendesishme-te-jetes/

  • Ratzingeri pa u ulur mire ne kolltuk, ne vend qe te vazhdonte punen e lodhshme te mbulimit te fili-lliqeve te prifterinjve, mbajti ligjeraten e shemtuar sipas te ciles Islami dhe Profeti i nderuar nuk i sollen botes asgje te re… por sollen vetem egersi dhe dhune… permendi shpata etj etj…

    Vaj medet…

    Asnje muslimani nuk i bie ne mend per Ratzingerin dhe Fahriun. Problemi eshte se ky pape megjith Fahriun e shohin Islamin, ose te pakten jane shprehur per Islamin me horizontin e gjysherve tyre kokforte dhe injorante te mesjetes.

    Sot intelektualet e gjithe botes pranojne kontributin e madh te civilizimit Islam ne shkence per shekuj e shekuj, sidomos duke e krahasuar me budallelliqet e kishes ne po ato shekuj e shekuj.

    Sot kushdo di per tolerancen e jashtezakonshme te botes Islame karshi komuniteteve tjera, te krishtereve ne menyre te vecante. E jashtezakonshme behet duke kujtuar se ca benin kristianet ne Evrope me muslimanet.

    Tani te flasi per shpata dhe egersi te Islamit shefi i sa e sa pedofileve, pasardhesi i sa e sa krye armiqve te shkences dhe dijes, pasardhesi i sa e sa kryeinkuizatoreve dhe ish nazisti…

    kjo nuk shkon Fiqo…

    Vleresimi qe i ben Vatikani dhe ‘Franca’ ketij kllouni islamofob nuk ve kend me shpatulla pas muri, perkundrazi. Edhe ironia jote nuk nevrikos kend. I vetmi i nevrikosur je ti qe te djeg e verteta.

  • e paska beku vete papa Fa’ri-n! le ta mbaje mire bekimin e tij se ndoshta i hyne ne pune ne boten tjeter per ti bo shoqni papes atje ku do te shkoje… zaten njeriu do te ngjallet me ata qe do.

  • Ju sugjeroj te mos e teproni sidomos ti mer cun qe ke vone emrin fiqo spahiu xibri sepse personi qe realisht mban kete emer ka disa kohe qe fal 5 vaktet dhe nese je besimtar e di mire qe diten e gjykimit si shkojne punet per te tilla muhabete.
    Selam te gjitheve

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *