indexNë një shkrim të mëpërparshëm treguam për bekimin që Papa Emeritus, Benedikt i dha Fahri Balliut. Por tashmë është kryeministri Berisha ai që na tregon se është bekuar nga Papa i ri, Francesku i Parë. Thotë Berisha:

“Nuk mund të mos theksoj një koinçidencë fatlume në karrierën time politike. Që nga viti ‘92 e gjer më sot, para çdo fitoreje elektorale, unë kam pasur fatin e madh të jem në Vatikan e të takohem me Atin e Shenjtë, nga Papa Gjon Pali II tek Papa Françesku I, çka është në mënyrë të pamohueshme një bekim hyjnor për fitoren e ardhshme”

Aleluja! Tashmë mund të kursejmë belanë e zgjedhjeve se kjo punë është vendosur në instanca më të larta se vota e popullit.

Comments

  • Selam aleikum!
    Eshte hera e pare qe komentoj tek Ezani edhe pse jam lexues i rregullt. Pervec se tju pergezoj per cilesine e artikujve dhe tju uroj te vazhdoni keshtu, a mund tju lutem per dicka? Ju lutem mos e nxirrni ate cka thote apo ben ky njeri!!!! (T’ju kerkoja te ndikoja ne linjen redaksionale as qe me shkon ndermend) Por prania e ketij njeriu ne kete website (megjithe dozen mese te merituar e te holle te ironise) thjesht me irriton dhe me duket sikur e ben pis kete website.

    Ju kerkoj ndjese e gjithe te mirat

    P.S.
    Ju lutem me kuptoni. Jam teper i lodhur nga realiteti i perditshem dhe Ezani eshte si te themi, nje oaz qetesie dhe figura apo emri i ketij njeriu thjesht e ben pis!

    • Konkurrenca eshte e madhe, pazari eshte i ulet dhe mos u habisni qe Berisha te shkoje edhe me tej se kaq. Eshte pak problem ta kesh emrin Sali sot.

      Ajo cka mund te beje e-zani me lexuesit e vet eshte te kontribuojne me fjalen e tyre qe permasat e hipokrizise fetare te evitohen maksimalisht nga diskursi politik ne Shqiperi. Tani ne prag te zgjedhjeve shantazhi fetar do instensifikohet edhe me shume. Zaten e filloi Kreshik Spahiu tek Namazgjaja, duke sulumar berishen si mashtrues te muslimaneve, per te mos permendur zedheniesin e kishes katolike, dom Gjergj Meten qe filloi fushaten duke ekskomunikuar ne shtyp Aleancen Kuq e Zi. Tani ia plasi Berisha, dhe neser dikush tjeter. Nderkohe kishat e xhamite, sado plot te jene, jane kaq pak e pa peshe reale ne jeten sociale te vendit. Duket se nuk ka pune feje ne kete mes, sa ka tribalizem pagan me bestytni dylekeshe dhe krahinarizma

    • Toni ceshtja eshte se nevojitet te vihet ne dukje prezenca e retorikes fetare ne politike. Nuk i jep kujt kenaqsi sjellja e palacolleqeve politike, por ne jemi te vetmit te humbur nese nuk i kushtojme vemendjeve ngjyrosjeve fetare te retorikes politike.

      • Nje shoku im ekuadorian pati postuar ne fb nje foto cirku plot me klloune me dicituren ne spanjisht “no elegan palacios a la asamblea” me rastin e zgjedhjeve ne Ekuador dhe mu duk akoma me e pershtatshme per Shqiperine

  • Ky palaco bekohet dhe pagezohet sa ne vorbe hashuresh, sa me lot muresh e sa me uje te bekuem jargesh e qurresh. Eshte e kote te gjejme profilin antropologjik te nje komunisti te pakonvertueshem ne nje mjedis me disa ralitete fetare si ky i yni, kjo do te ishte praktikisht e pamundur. Prisni dhe 2 dite dhe do degjoni permes buzeve te tij perlat e rradhes per Sulltan Novruz.

  • Ma beni hallall po ky lajmi ketu me duket teresisht i pavend. Jo per faktin se na tregohet se si Berisha veteironizohet por per faktin se cdo web e ka kete lajm. E-zanin do e shihja me me shume kenaqesi sikur te kishte nje larmitet artikujsh e perkthimesh dhe te mos merret me ererat e “kendshme” qe Berisha apo ndokush tjeter ka filluar t’i leshoje vend e pa vend. Nuk i bejme nder ketij komuniteti duke transmetuar cdo gomarllek qe ndodh ne kete dynja…perndryshe hajde jepni dhe ndonje lajm tjeter. E shoh e-zanin pertej ketyre vogelsirave dhe cim miceve qe Berisha i leshon per te tjera halle, sepse nuk shkon ne vetvete qe e-zani nga nje shkrim shume i bukur te merret me rrufete hyjnore qe sheh Berisha kur i jep doren Papes….

    • Je komplet mbrapsht levrek, megjithse hallall e ke. Kjo ngjarje me Berishe ne mes, eshte sigurisht lajm, dhe si i tille nuk mund te neglizhohet. Te tilla lajme, pamvarsisht menyres se si mund te trajtohen nga redaktoret, duhen pasqyruar dhe me nje qendrim kritik. Ky specja ne fjale, e ka bere te udhes te beje politike me tema fetare, here me solemnitet e here me zgerdhirje shoqeruar me sterkala sekrecionesh. Mendoj se ky eshte nje nga treguesit qe ben MU se ne cilen shkalle ka rene ligjerimi politik, thjeshte dhe vetem per interesa vulgare personale. Ky lloj ligjerimi eshte nje stil i ri, per te zhbere dhe per te relativizuar ne publik mesazhet hyjnore, tashme jo me arme dhe me fleterrufe si dikure, dhe qe ndikojne njesoj ne zhvleftesimin e metejshem te fese ne syte e publikut. Nejse, sikur duket se po i qajme hallin katolikeve, te cilet cenohen ne kete rast, paçka se ata jane mesuar me te tille ligjerim me kohe e me vakt, mjafton te kujtojme me te freskten, derkleraten e Maduros me komandantit qe ne prani te Jezusit, ndikoi ne perzgjedhjen e papes se ri. Ne kontekstin tone kur nje shumice e madhe, ende e paqarte ne detaje, vetdeklarohet si muslimane, nje i tille ligjerim thjesht dhe vetem, pamundeson formesimin e metejshem te nje diskursi te pergjejgjshem dhe serioz publik, ku temat e Islamit te gjenin natyrshem vendi e duhur. Ky komunist, parrullen e famshme “feja opium per popujt”, ne kontekstin e ri social-politik e ka shnderruar, “feja cirk per popullin”.

  • Leave a Reply to BerBeri Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *