largea_fsk-islami1363183208Mysafirë të faqes tonë kërkojmë ndjesë: Fotoja për të cilën bëhej fjalë në një postim më të hershëm nuk tregon anëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës duke falur namaz. Ajo foto – që mund të shihet këtu – i tregon ata – OBOBOOO, mbahu fort – në fotografi me një gisht lart!!! Kjo fotografi është komentuar si rit, kolektiv fetar?

E thamë dhe në postimin e mëpërparshëm: Edhe po të ishte fotografi duke falur namaz, po pastaj? Kush janë këta zotërinj të hekurosur që flasin për diversitet po që alarmohen, jo vetëm nga mundësia e faljes së namazit të anëtarëve të FSK–së, por qoftë nga një fotografi ku ata kanë dalë me një gisht të ngritur lart.

Më poshtë po sjellim deklaratën publike të FSK-së të botuar tek gazeta Bota Sot. Debati për fenë në Kosovë ka humbur cdo lloj racionaliteti, qoftë edhe kur adresohet nga ata që duken ca më racional se të tjerët.

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mohuar se pjesëtar të FSK-së kanë marrë pjesë në një garë të memorizimit të Kuranit në Arabinë Saudite.
MFSK-ja ka sqaruar se Ligji për FSK-në, nuk ua ndalon asnjë pjesëtari të FSK-së, që t’i mbajnë ritet fetare, por, gjithashtu edhe gjatë pushimit vjetor, nuk i ndalon, që të mos shkojnë apo qëndrojnë jashtë vendit.
“Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, me të marrë informatën, se dy pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në një garë për memorizimin e Kuranit në Arabinë Saudite, ka kërkuar menjëherë që të njoftohet rreth të gjitha detajeve për vizitën e tyre, në Arabinë Saudite”, thuhet në sqarimin e MFSK-së.
Me tutje ata sqarojnë së të dy pjesëtarët e FSK-së, në Arabinë Saudite kanë shkuar privatisht, gjatë pushimit të tyre vjetor dhe mësohet se kanë qenë mysafirë specialë dhe nuk kanë marrë pjesë në memorizimin e Kuranit, por vetëm në cilësinë e mysafirëve. Shpenzimet e udhëtimit të këtyre dy pjesëtarëve nuk i ka paguar FSK-ja.
“Të gjithë pjesëtarët e FSK-së në kohën e tyre të lirë, janë të lejuar ta praktikojnë fenë e tyre, pra këta nuk kanë shkelur asnjë ligj apo urdhër (pasi që nuk kishte asnjë urdhër të dhënë nga eprorët e tyre për të marrë pjesë në memorizimin e Kuranit)”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, pjesëtarët e FSK-së, gjatë qëndrimit atje, nuk kanë bartur uniforma dhe shenja që identifikojnë se janë pjesëtarë të FSK-së.
“Në fund, Ligji për FSK-në, përcakton qartë rregullat dhe të drejtat për pjesëtarët e saj, prandaj të gjithë ata që bien ndesh me ligjet, merren edhe masat adekuate ndëshkuese”, përfundon sqarimi i MFSK-së.

Comments

  • uuuu sa e frikshme. Nje akti kriminal e quante dikush foton tek respublica… medet medet per keta ultra-laike qe kemi mes nesh. Do na ndalojne te themi fjalen Zot ne institucione publike, apo inshallah, apo kismet, apo Gezuar Bajramin (se Gezuar Krishtlindjet nuk e kan problem, madje e varin me bandiera te medha ne fund vit)
    Foto e Nene Terezes, nje murgeshe katolike, ndodhet ne shumicen e institucioneve publike kosovare, por kur ministri i kultures e hoqi para disa vitesh, iu versulen si te cmendur… nuk arrin robi te kuptoje cfare duan keta se edhe ultra-laik edhe ultra-katolik ne nje kohe s’ke si behesh, apo jo?

  • Petrit Selimi me gjith akrobacit me “diversitet fetar” per fat te keq konfirmoi ate koment qe pata shkruar mbi artikullin e tij te pare te sjell tek ezani. È thate mire, i hekurosur por me sa duket edhe nga truri jo vetem nga rrobat…

  • Nuk e di a ja vlen barra qirane per te folur per punen e atij PSIKOPATI i cili eshte ne gjendje qe te bej gjithqka per te arritur popullaritetin e munguar andaj mos ti japim shume rendesi zerave te tij sepse ata po e shfrytezojne per te dalur ne skenen politike te stermbushur me mbeturina ateiste-komuniste.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *