indexKryeministri izraelit Beniamin Netaniahu i ka kërkuar ndjesë në një bisedë telefonike kryeministrit turk, Rexhep Tajib Erdoan, për sulmin mbi anijen Mavi Marmara tre vjet më parë ku humbën jetën 9 aktivistë turq që ishin nisur te thyenin embargon ndaj Gazës.

Netaniahu ka shprehur keqardhjen dhe ka premtuar të paguajë dëmshpërblime për familjet e atyre që humbën jetën. Erdoan ka pranuar ndjesën e Netaniahut dhe të dy palët kanë pranuar të rivendosin marëdhëniet.

Presidenti Obama ka shtyrë në kryerjen e bisedimeve dhe ka marë pjesë dhe vetë në bisedën telefonike. Disa ente mediatike kanë raportuar gjithashtu se sektori i biznesit izraelit ka bërë presion qeverisë izraelite për përmirësimin e marëdhënieve.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *