Plani për ndërtime edhe te Namazgjaja





imagesA e mbani mend protestën se ndërtimi i xhamisë në tokë të vet – tek Namazgjaja – do marrë nga hapsirat e gjelbërta të qytetit? Xhamia është ende thjesht muhabet qokash qeveritare tek KMSH–ja, por plani po bëhet për të ndërtuar në secilën rrënzë të mbetur të Tiranës, përfshi edhe Namazgjanë. Citojmë nga gazeta Shqip:

Parku i Namasgjasë parashikohet të ketë zhvillime të strukturave të larta, ku lartësia e propozuar për banim është 9 kate. Zona e gjelbër te SHQUP-i do të kthehet në sipërfaqe ndërtimi, për qëllime banimi, shërbime publike, monument kulture dhe qëllime fetare. Lartësia e propozuar për strukturat e kategorisë banim është 9 kate.

Comments

  • Xhamia eshte ende ne plan, sipas llafeve, por ngjitur fare ngjitur do te ngrihen pallate shumkateshe. Imagjinoni se sa pakendeshme do ishte qe prane, bie fjala, xhamise Sulejmanie te ndertohej nje pallat xhami 16 katesh. E mira do te ishte qe ajo parcele ngjtur Namazgjas, e cila eshte dikund te tre mije metra te blehej nga KMSH, qe projekti i saj te dilte i rrumbullakosur. Po sa besueshmeri ka KMSH per te kerkuar fonde nga xhemati kur ne krye te saj qendron nje individ i cili disa metra nga Namazjaja i shiti Delijorgjit nje vakuf per nje dore leke. Qrku eshte i mbyllur. Projekti po u be pa ndryshuar gjerat, do te jete Bathore.

    • Afer xhamise Sulejmanie sigurisht qe nuk ka pallate, po afer xhamise tone Selimije do kete patjeter, me cdo kusht. Po te mos ishin keto pallate qe ndertohen mbi toka vakef, nuk do ishte Selimi kryetar sot.

  • Tek Namazgjaja ka nje objekt kulti dhe pastaj pallate rreth e qark. Objekti i Kultit nuk do te ndertohet derisa Piramida te behet parlamenti i ri. Ndaj me nje gur duan te vrasin shume zogj…..dhe kete vit do hidhet serish nje gur i ri themeli pas atij te vitit 94′.

  • po e pata vene re dhe une, a thua aty te “qellime fetare” hyn dhe xhamia jone e shumepritur?
    Edhe nese ndertohet por ka perreth pallate nentekateshe, do dali kot fare. Rreth xhamise duhet te kete hapesira te lira e te gjelbra ne menyre qe te akomodohen turmat e faljes se Bajramit por dhe te mund te shijohet arkitektura e xhamise.
    Kerkojme me teper transparence nga bashkia dhe KMSH per planin tek Namazgjaja…

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *