81-veiii-216090 vjetori i themelimit të Komunitetit Musliman Shqiptar (KMSH) u komentua dhe në një artikull të Ben Andonit tek Revista Java. me titull Pervjetori i myslimaneve dhe roli i dyzuar ne historine kombetare.” Rëndësia e themelimit të KMSH – së përgjithësisht përmendet për domethënien e shpalljes së pavarësisë së strukturave drejtuese të Islamit në Shqipëri nga Stambolli. Por autori premton të na sjellë atë që nuk e përmendën politikanët në këtë përvjetor – guxim gazetaresk impresionues ky – se krerë muslimanë kanë bashkpunuar me fashizmin italian gjatë L2B dhe muslimanët e fashistët u bënë aq të afërt saqë u bënë xheloze edhe katolikët!!!

Historia në këtë artikull nuk meriton ndonjë koment të madh përderisa autori i vë emrin një artikulli historik të cilin në fakt e ka marë një arnë këtu e një arnë atje nga della Rocca – me meritën, gjithsesi, që e pranon këtë gjë. Artikulli sigurisht nuk është i balancuar, përderisa teksa thotë, fjala vjen, se edhe pse mes bektashive pati prej atyre që u afruan me fashizmin pati plot të tjerë që luftuan kundër pushtimit, harron të përmendë ata hoxhallarë që morën pushkën në krah e luftuan pushtimin e vendit.

Për të interesuarit e mirëfilltë të historisë le të kujtojmë këtu se kryesia në fjalë e KMSH – së së asaj kohe ishte kryesia që muslimanëve ua kish zgjedhur Zogu, me elasticitetin e nevojshëm për të vulosur të gjitha “reformat” që Zogu u imponoi muslimanëve shqiptarë e për rjedhim ishin po aq elastikë ndaj regjimit të radhës, fashistëve. Por vëreni titullin. Artikulli nuk flet për disa klerikë që bashkëpunuan me fashizmin, por për “rolin e dyzuar të muslimanëve”!!!

Na lejohet të pyesim se me 70% të popullsisë muslimane, kush e bëri luftën kundër fashizmit – budistët? Kur flitet, fjala vjen, për klerikë katolikë dhe lidhjen e tyre me fashizmin, si deklarimet e Gjergj Fishtës se Hitleri e Musolini janë gjeni, nuk implikon njeri gjithë katolikët. Do ishte njëlloj sikur të flitet për priftin ortodoks që mori pjesë në cvarrosjet në jug për t’i konvertuar eshtrat në ushtarë grekë e ortodoksë e të implikohen të gjithë ortodoksët – përfshi autorin e artikullit të revistës Java – duke thënë se “ortodoksët cvarrosin eshtrat e shqiptarëve për t’i greqizuar.”

Më së fundmi autori shkruan:

Kontributi i tij [Hafiz Ibrahim Dalliut] dhe i shumë personazheve si ai, mbase do vendoste një balancë për myslimanët e sotëm që të mos e teprojnë me sjelljet e tyre, por të shfaqen me fytyrën e vërtetë të kontributit real për shqiptarët. Të paktën vitet e fundit, kanë treguar se me përçarjen e tyre anojnë jo pak politikisht. Mbase, kjo veprimtari e kohës së luftës, dhe episode të tjera, ia vlenin edhe të përmëndeshin në ditën e përkujtimit të 90 vjetorit të tyre…

“Që të mos e teprojnë me sjelljet e tyre!?” Nuk e dimë se cfarë mendimi ka ky zotëria për veten dhe nuk na intereson përvecse të vëmë në dukje implikimet e një gjuhe të papërgjegjshme, larg nga cfarëdo minimumi korektësie profesionale. Një ndër kontribuesit – jo ndër me të kqinjtë – e medias imorale shqiptare mer tone paternalizimi për një bashkësi të tërë e tund gishtin qortues: mos e teproni shumë!!!

Ka të tjerë elementë në këtë artikull që kërkojnë vëmendje. Autori flet për klerikë afër fashizmit për të cilët e sheh të nevojshme të shtojë që janë me origjinë nga Kosova në të njëjtën faqe elektronike ku autori flet për Xhafer Deva, “kosovarin që masakroi shqiptarë.” Nuk na ka qëlluar të shohim ndonjëherë ndonjë artikull për gjirokastritin apo dibranin që masakroi shqiptarë se do ishte – thjesht – e habitshme, edhe pse nuk ka krahina që tu kenë munguar të tillë. Atëherë c’kuptim ka ky mëshimi i origjinës krahinore të një bashkëpuntori mes të shumtëve të fashizmit apo dhe një tjetri me biografi të përgjakur politike? Mos ka nevojë të japim mësime filloreje të qënësisë shqiptare me këtë rast?

Comments

  • Problemi nuk eshte tek ajo qe ka shkruar, as mbrapshtia e mendjes dhe tendencioziteti. Mbi te gjitha problem eshte mungesa e etikes, ose me sakte paaftesia intelektuale per te kuptuar pozicionin qe te takon. Te flasesh per nje teme te tille kaq komplekse dhe kaq sensitive me kaq serbes, pa qene fare studiues i historise apo me sakt, i marredhenieve te shqiperise me kelrin, perben nje guxim shvejkian per tu admiruar. Autori thjesht reflekton injorancen e vet.

  • Kjo eshte njelloj me reagimin e Shan Zefit per Kim Mehmetin. Muslimanet nuk kane merita per kombin ku jane shumice, kete na meson Shani dhe Beni me shoke.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *