Lufta në Irak dhjetë vjet më pas





fe3eb2669de7dab584fb6e81a4ce096c.portraitJoseph S. Nye*

CAMBRIDGE – Ky është muaji që shënjon dhjetëvjetorin e pushtimit controversial të Irakut nga forcat Amerikane. Çfarë ka sjellur ky pushtim në dekadën e fundit? E një pyetje akoma më me peshë, a ishte vendim i drejtë ky veprim?

Ana pozitive e këtij veprimi, sipas disa analistëve, është rrëzimi i Sadam Hysenit, krijimi i një qeverie të përzgjedhur nga populli, rritjen ekonomike që është thuajse 9% për vit, rritja e eksporteve të naftës duke kaluar ato të para pushtimit. Disa të tjerë si Nadim Shehadi i Chatham House, shkojnë më tej, i cili argumenton se “SHBA mund të bëjë pak më shumë në Irak,” ndërhyrja Amerikane “ka shkundur rajonin nga një stanjacion që kish pushtuar jetën e thuajse dy gjeneratave.”

Skeptikët nga ana tjetër kundërpërgjigjen me argumentin se është e gabuar që të lidhësh atë që ndodhi në Irak me “Pranverën Arabe” duke qenë se ngjarjet në Tunizi dhe Egjipt në 2011 kishin shkaqe të tjera, ndërsa retorika diskredituese dhe veprimet e presidentit George Ë. Bush, më shumë se sa ndihmuan demokracinë në rajon e penguan atë. Largimi i Saddamit qe me rëndësi, por tashmë Iraku është një vend i dhunshëm i qeverisur nga një grup sektar, me një indeks korrupsioni  që e radhit të 169 nga 174 vende.

Me gjithë të ardhurat nga lufta, skeptikët argumentojnë, se nuk mundet të justifikojnë koston e luftës: më shumë se 150,000 irakenë dhe rreth 4,488 ushtarë amerikanë të vrarë dhe një kosto monetare prej rreth 1 trilion dollarë amerikanë (pa përfshirë këtu kostot afatgjata si shëndetësia dhe asistencat për ushtarët e plagosur rëndë që janë rreth 32.000.)

Ndoshta këto bilance do të duken ndryshe një dekadë më vonë, por deri në këto momente që flasim shumica e amerikanëve bien dakord se skeptikët kanë të drejtë dhe ky mendim shumice duket se ka prekur dhe diplomacinë amerikane. Në dekadën e ardhshme duke se do jetë e pamundur që SHBA të kryejë një pushtim kaq të gjatë të një vendi tjetër. Sikundër raporton dhe Sekretari i Shtetit për Mbrojtjen Robert Gates duke pohuar shkurtimisht përpara se të jepte dorëheqjen, çdokush që do të japë një këshillë të tillë “duhet të ekzaminojë mendjen e tij.”

Disa e quajnë këtë izolacionizëm, por është më mirë, e mund të quhet më mirë prudencë apo pragmatizëm. Sidomos kur presidenti Dëight D. Eisenhoëer refuzoi në 1954 për të dërguar trupat e SHBA në ndihmë të ushtrisë Franceze në Dien Bien Phu sepse ai kish frikë se mos “përfshihej nga ndarja” e Vietnameve. Po kështu dhe Ike ishte shumë izolacionist.

E ndërsa një dekadë është shumë shpejt për të nxjerrë konkluzione përfundimtare mbi një betejë që ka një efekt afat gjatë si ajo e Irakut, nuk është shumë herët për të gjykuar proceset që përdori si kritere administrata e Bush-it.

Bush dhe oficerët e tij kishin tre argumente që justifikonin pushtimin e Irakut. E para qe lidhja e Sadam Hysenit me Al Kaedën. Anketimet në opinionin publik treguan se shumica e amerikanëve e pranon këtë argument të administratës edhe pse evidencat që përdori kjo administratë për ta mbështetur nuk ishin të forta. Në fakt evidencat që u përdorën ne publik ishin të dobëta dhe të ekzagjeruar.

Argumenti i dytë ishte se duhej të zëvendësohej Sadami me një qeveri demokratike dhe në këtë mënyrë do të transformohej politika në Lindjen e Mesme. Një numër shumë i madh i anëtarëve neo-konservatorë të administratës kishin kërkuar ndryshime në regjimin iraken përpara se të fillonte lufta, por nuk arritën dot që ta zbatojnë në tetë muajt e parë të administratës. Pas 11 shtatorit 2001 ata e zhvendosën kërkesën e tyre në një dritare të re që terroristët e kishin hapur.

Bush foli shpesh për një ndryshim të regjimit dhe një “agjendë të lirisë” me mbështetës që citonin rolin mbështetës ushtarak të pushtimeve amerikane në demokratizimin e Gjermanisë dhe Japonisë pas luftës së II Botërore. Por administrata e Bushit qe e shkujdesur në përdorimin e analogjive historike  dhe e pamatur në përgatitjen efektive të pushtimit.

Argumenti i tretë ishte ai i parandalimit të Saddamit për të zotëruar armët e shkatërrimit në masë. Shumica e vendeve ranë dakord se Saddam kishte thyer rregullat e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara për vite me rradhë. Aq më shumë, Rezolutën 1441 vendosi provën përfundimtare mbi Saddamin.

Madje dhe kur Bush dështoi të provonte përmes ekspertëve të tij ASHM (Armë të Shkatërrimit në Masë), pikëpamja se Saddam kishte armë të tilla ishte përhapur në gjithë vendin. Maturia mund të kishte qenë një aleat i mirë për inspektorët, por duket se nuk ishte vetëm ai gabim në këtë pikë.

Bushi pohoi më pas se historia do ta falë atë dhe e krahasoi veten me presidentin Harry S. Truman, i cili e la postin e tij me një përkrahje shumë të vogël për shkak të luftës në Kore, por që sot e kësaj dite vlerësohet. A do të jetë kaq e dashur historia me Bushin?

Biografi i Trumanit, David Mçullough, përkujton se duhen gati 50 vite që një historian të vlerësojë një president. Por një dekadë pasi Truman la zyrën ovale, plani Marshal dhe aleanca e NATO-s shiheshin si një arritje e madhe. Ndërkohë që Bushit i mungon diçka e tillë për të kompensuar keq menaxhimin eë Irak.

Historia ka tendencë që të jetë e hidhët me ato që s’kanë fat, e po kështu historia gjykon liderët në termat e fatit që akne. Trajnerët e mirë analizojnë lojën e tyre dhe kundërshtarëve, kështu që ato mund të kapitalizojnë gabimet dhe të mirat e një “fati të mirë”. Përkundrazi realiteti i hidhur dhe një risk i panevojshëm janë shpesh pjesë e “fatit të keq”. Historianët e të nesërmes me shumë mundësi do të fajësojnë Bushin për këto gabime.

Madje edhe sikur një ndodhi e rastësishme të sjellë në një gjendje më të mirë ne Lindjen e Mesme në dhjetë vitet e ardhshme, historianët e rinj do të kritikojnë mënyrën se si Bushi mori vendimin e tij dhe se si shpërndau koston dhe risqet e një veprimi të tillë. Të udhëheqësh njerëzit drejt majës së malit është një gjë ndërsa ti drejtosh drejt humnerës diçka tjetër.

 

* Joseph S. Nye, ish a asistent i sekretarit të mbrojtjes të Këshillit Kombëtar të Inteligjencës SHBA, profesor universiteti në Harvard University. Ai është autor i The Future of Power dhe i librit Presidential Leadership and the Creation of the American Era.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *