129) Enver Hoxha: Shënomëni dhe Mua.





imagesEnver Hoxha

Skicë historiografike*

Vlera e një populli nuk matet as me madhësinë e territorit ku jeton, as me numrin e njerëzve që e përbëjnë, por me qëndrimet e tij; sa i zoti dhe sa i aftë është ai të mbijetojë dhe të çajë përpara, pa marrë parasysh furtunat e stuhitë e shekujve; sa u ka rezistuar, u reziston dhe mposht njërin pas tjetrit armiqtë e shumtë; nëse di t’u bëjë ballë vështirësive e rrebesheve të kohëve me guximin, me mençurinë, me vitalitetin, me taktikën dhe me strategjinë e tij. Një popull i tillë, qoftë edhe i vogël në numër, siç është populli ynë, meriton të mbijetojë dhe me siguri do të rrojë përgjithmonë. Këtë populli ynë i vogël, por i pamposhtur në shekuj, e ka vërtetuar gjatë gjithë ekzistencës së vet e gjer sot.

Le t’i hedhim një sy të shpejtë historisë para erës sonë. Në këto anë ka pirë gji nga një nënë nga fisi i molosve të Epirit Aleksandri i Madh i Maqedonisë. Të parët tanë, ilirët, që i kanë dhënë shumë perandorë Romës, u kanë rezistuar hordhive të saj. Me perandorët ne nuk mburremi, ata le t’i quajnë romakë si të tyret, veç rëndësi ka fakti që këta njerëz kanë dalë nga gjiri i të parëve tanë.

Shkrimtarë realistë dhe historianë objektivë të shquar kanë shkruar se shqiptarët luajtën një rol të madh për shkatërrimin e Perandorisë Osmane. Populli shqiptar, nën udhëheqjen e Skënderbeut, i shpartalloi hordhitë e sulltan Muratit e të sulltan Mehmetit. Ushtritë legjendare të heroit tonë të pavdekshëm, për 25 vjet me radhë, u bënë mbrojtëse jo vetëm të popullit tonë të vogël, por të të gjithë Evropës. Edhe pas vdekjes së Skënderbeut populli shqiptar nuk u përkul, përkundrazi, ai vazhdoi luftën me trimëri e me heroizëm nëpër male e gërxhe, në fusha e lumenj kundër shtypësve osmanë dhe hordhive të tyre, që dita-ditës, nga viti në vit e vazhdimisht nuk i la të qetë, derisa fitoi pavarësinë kombëtare.

Ideologët dhe luftëtarët e Rilindjes sonë Kombëtare, të frymëzuar dhe të mbështetur nga masat e popullit, luftuan jo vetëm për lirinë e Shqipërisë, po u dhanë zemër edhe turqve të rinj që rrëzuan sulltanatin. Kështu, e lavdishme, vazhdoi historia legjendare e popullit tonë edhe më vonë, kur ai u ngrit me armë në dorë për të luftuar kundër qëllimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë që kërkonin ta copëtonin Shqipërinë dhe të shkelnin mbi gjakun dhe eshtrat e dhjetëra mijë heronjve të rënë gjatë shekujve. Por asnjë armik nuk mundi ta zhdukë dot Shqipërinë. Lakmitë dhe planet e tyre vazhduan, ne i pësuam kaq herë pasojat e rënda të pushtimeve të tyre, por kurrë nuk u mposhtëm.

Roli i Shqipërisë, lufta e pandërprerë e popullit tonë për çështjen e vet kombëtare, me pushkë dhe njëkohësisht me penë, me dituri e me politikë, edhe përpara ka kontribuar fuqimisht në planin ndërkombëtar, në të gjitha periudhat historike që përmenda shkurtimisht më lart. Armiqtë janë orvatur vazhdimisht ta shtypin këtë popull që u gërryente themelet. Lufta, zëri i tij për të drejtën janë dëgjuar kurdoherë dhe kudo. Për të kanë folur papa i Romës, perandori i Francës, mbreti i Anglisë e, natyrisht, edhe sulltanët.

Dhe në këtë luftë të madhe, të përgjithshme të popullit shqiptar (dua t’ju flas me fakte historike dhe jo për t’ju bërë qejfin), gjyshërit e stërgjyshërit tuaj, vëllezër e motra të dashura të Tepelenës, kanë dhënë një kontribut të çmuar gjatë gjithë historisë, që Shqipëria të rronte, të lulëzonte dhe zëri i saj të dëgjohej i fortë në botë. Të parët tuaj, si gjithë populli ynë, kanë luftuar pandërprerë nëpër këto male bashkë me Skënderbeun, ashtu sikurse edhe pas vdekjes së tij, kundër hordhive të egra të sulltanëve turq.

Pikërisht këtu në Tepelenë ka lindur Ali Pasha, cili ishte vërtet një feudal i madh e satrap, por edhe një politikan i zgjuar, që i vuri dërmën perandorisë së sulltanëve. Bota evropiane e vlerësonte Ali Pashën e Tepelenës në kohën e vet. Historitë dhe enciklopeditë e Evropës flasin në mënyrë të veçantë për Tepelenën dhe tregojnë se si Aliu, për qëllimet e tij feudale, u ngrit kundër sulltanëve dhe krijoi pashallëkun e Janinës, të cilin e fuqizoi mjaft. Ai synonte ta shkëpuste fare pashallëkun e tij nga Perandoria Osmane, mundësisht ta lidhte edhe me Veriun, me pashallëkun e Shkodrës, që sundohej atëherë nga Bushatllinjtë. Kjo ishte një politikë e zgjuar që bënte Aliu. Këtë politikë e njihte mirë edhe perandori i francezëve, Napoleon Bonaparti, ushtaraku dhe takticieni i shquar që pushtoi gjithë Evropën dhe u bë tmerri i anglezëve, i gjermanëve, i austriakëve dhe i rusëve, por që, më së fundi, përfundoi syrgjyn në ishullin e Shën Elenës. Kur ishte në kulmin e fuqisë, Napoleoni dërgoi ambasadorët e vet për të bërë aleancë me Ali Pashën, që ekonsideronte ashtu siç ishte, një faktor të rëndësishëm,pa përkrahjen e të cilit pozitat strategjike të sundimit francez në brigjet lindore të Mesdheut viheshin në rrezik. Në arkivat e Parisit janë gjendur dokumente me rëndësi, të shkruara nga Napoleoni, ku ai porosit të deleguarin e vet, gjeneralin Donzëlo, që komandonte në atë kohë forcat franceze në Korfuz, të përpiqej për t’u lidhur me Ali pashë Tepelenën, por, njëkohësisht, të kishte edhe mendjen se mos ky politikan i madh, siç e vlerësonte ai, e fuste në thes, në qoftë se gjer në kohën që do të merrte letrën, s’e kishte futur akoma.

Lufta e Ali Pashës kontribuoi për fitoret e para të kryengritjes greke në vitet 1821-1822 dhe, me gjithë konfliktet që kishin ndodhur midis Aliut dhe një pjese të popullsisë greke, udhëheqësit e kryengritjes greke i shkruanin Ypsilantit të bashkoheshin me Aliun e Tepelenës, t’u bënin thirrje trimave shqiptarë, Çaparajve të Çamërisë dhe shqiptarëve të Moresë që të ngriheshin së bashku në kryengritje. Ata u bënin thirrje kryengritësve grekë të harronin ato që u kishte bërë Aliu, se vetëm me ndihmën e tij e të shqiptarëve do të mund të dilnin triumfues.

Të gjitha këto ngjarje, shoqe dhe shokë, kanë të bëjnë me historinë e kohëve të kaluara. Por epopeja më e shkëlqyer e popullit shqiptar është Lufta e madhe Nacionalçlirimtare që udhëhoqi Partia.

Kjo luftë ishte vendimtare, pse bëri të mundur jo vetëm të shporrnim pushtuesit fashistë italianë dhe nazistët gjermanë, por të shkatërronim njëherë e përgjithmonë klasat shfrytëzuese e sunduesit brenda vendit, bejlerët, agallarët, fajdexhinjtë, tregtarët e gjithë plehrat e mbeturinat e tjera të historisë dhe i dha kështu mundësi popullit shqiptar për herë të parë të krijojë shtetin e vet të demokracisë popullore. Kjo luftë e madhe u bë nën udhëheqjen e Partisë së lavdishme Komuniste të Shqipërisë, sot Partia e Punës e Shqipërisë. Tani vendi ynë jeton i lirë dhe ndërton me sukses socializmin. Ai, duke jetuar dhe duke luftuar në socializëm jo vetëm kapërceu rreziqe të tmerrshme e të panumërta, gjatë të cilave populli tregoi si asnjëherë vitalitetin dhe trimërinë e tij, por u bë edhe një shembull për popujt e tjerë.

*Fjalim i mbajtur në Tepelenë, më 29 maj 1969.

 

Comments

    • Nje shikim te shpejte rrufe. Shoku Enver na kujton se shkrimtare realiste kane thene se populli shqiptar ka luajtur nje rol te madh ne shkaterrimin e Perandorise Osmane e per kete ka folur edhe papa i Romes, perandori i Frances, mbreti i Anglise dhe sigurisht sulltanet. Se me Skenderbeun ne krye mbrojtem jo vetem popullin tone te vogel por edhe gjithe Evropen.

  • Ne keto kohe te veshtira per fatet e Evropes, kur i jane zene syte nga vogelsira ekonomike dhe nuk i kushton rendesi rrezikut neo-osman nga Azia, bijte e shqipes po dalin perseri ne mbrojtje – ashtu si ne kohen e Skenderbeut – dhe kesaj kryqzate te re i duhen te gjithe ushtaret qe urrejne ne menyre devocionale Turqine dhe Islamin, qysh nga Ismail Kadare (me bold) e gjer tek Enver Hoxha.

    • Me detajisht: “Nuk e shpjegoj dot ndryshe faktin , që midis nënshkruesve të aij peticioni , që gati sa nuk pëlcet nga pasioni “pro-Europë’’ dhe nga marazi “anti-Turqi”, gjej ndonjë syresh që diku e dikur, në një konferencë të organizuar nga Komuniteti Mysliman, u mburrej dëgjuesve të rreshtit të parë për identitetin dhe për ndjenjat e pastra islamike, duke tundur kravatën e tij e tij të përzgjedhur posaçërisht me ngjyrë jeshile!”, tregon Xhufi.

  • eh more Enver djali! te rroje pa te shikoje me site e tu pjellen qe le, se paku do te kishe me cte krenoheshe se pemet dhe guret ti rrafshuan, por njeriun e ri qe mbolle mbeti! fundja ndoshta i ke dashur me vete te shtoje rradhen qe te mos ishe vetem atje ku shkove. gjithsesi sbesoj se do ta heqin merzitine edhe pse prodhove goxha te tille ashtu sic ishe edhe vete prodhim i te tjereve.

  • Nuk eshte faji i tyre pse bojne duane e “kaurrit”, teksa hane buken e “turkut”, por eshte faji i turkut qe i mban me buke, ata qe hane buken e permbysin kupen.
    Mund te bejme nje liste te gjate islamofobesh qe turku BEDER i mban me buke tek i ashtuqujtmi Universitet Islamik BEDER.

    Ketij autogoli ky lloj turku i thote SIJASET! 😛

    • Me keshtu lloj turqish, keta islamofobesh do te bojn qejf, nga nji ane nginjen me leket e tyne, nga ana tjeter marrin dekorata nga Franz Jozefi. Ktyre i thone turq me kandele te lagme. Nuk ke çfar u ben, se ne fakt ata turqt e “eger”, te dikueshmit, ishin shumica shqipetar qe bene zap dynjane per hesap te Devletit Alije.

      • Hajt be dost, se parja e turkut perhere ka fry barqet e hasmit. Medi Frasheri ishte guvernator i Palestines, dhe erdhi ne Shqiperi te luftoje fene. Token e Shenjte turku ia kishte lene atij qe erdhi te na prishe fene ketej pastaj. Turqit jane aziatike, kusherinj te pare me kinezet, dhe e kane peruljen e modestine ne thelb te kultures se vet. Kur shohin shqiptare qe u lepihen, u duken si turq me terbijet, se akoma nuk e kuptuan qe shqiptari me terbijet e me burrni eshte ai qe nuk i perulet as te atit te vet. E theren turqit Ali Pashen qe bente zap gjithe Greqine, pse nuk u perulej me, na vrane bejleret e Jugut ne Manastir, me te pabese, dhe pastaj ngeli Toskeria pa koke dhe e hengri greku. Ua hoqen pushket malesoreve ne Veri, bashke me privilegjet e vjetra, dhe na hengri serbi me karadak. Tani po ashtu kujtojne se punet e dinit behen me servila qe thone PO per gjithcka dhe qe pastaj i shesin per pese minuta. Ka ikur ajo gjenerate ne Turqi qe e dinte se sa me i serte shqiptari, sa me i pavaruar, aq me mire per veten e per mikun e per dinin. Edhe ata shqiptare qe i gjejne sagallam, i zbusin e i bejne si murgj me pseudo-sufizem. O turk o figure, po iu veshet shqiptareve fustane te rrotullohen si dervishet e Konjes, kush do na mbroje nga qente qe kemi verdalle, se ju nuk e levizni prej andej. Vetem ne kemi ardhur atje t’ju ndihmojme. Mos i harroni varret tona ne Canakkale! Nuk i meritoni ato varre ju. (perktheni ju spiuna tani)

        • Ke harru qe dhe greket qe i hodhi ne dete nje resnjalli ishte. Mos te qe Ataturku, Megali Idea do te qe sinonim i kushtetutes kendej dhe andej Ballkanit, deri ne Trabzone.

          • Turqit na e kane fut perhere, sepse nuk kane dash asnjehere qe shqiptaret te ecin me kembet e veta. Shqiptaret kane qene popull qe i kane dhene aq shume perandorise, por ne fund fare, turqit sabotuan cdo perpjekje shqiptare per siguri, kurre nuk na e dhane autonomine, kurre nuk i bashkuan kater vilajetet, nuk plotesuan asnje kerkese te shqiptareve, e pervec kesaj, ndermoren nje mori fushatash, per carmatosjen dhe per te bere zap shqiptaret. Kjo beri qe pas 30 vjet trazirash, shqiptaret ne 1912-n nuk ishin me te zot te luftonin me hasmin e vertete (sllave e greke).
            Edhe tani, Turqit interesohen per bizneset e veta ne Shqiperi dhe asnje investim nuk bejne ne ndihme te ketij vendi, apo te pakten, ne ndihme te atyre qe kane nje opinion me te mire per ta, ne nje kohe kur pjesa me e madhe e opinionit mendon akoma qe “ku shkel turku nuk mbin bar”. Bedriu mban me rroge ata qe e urrejne dovletin dhe mire t’u behet kur i kerdisin ne sy te njerezise.
            Problemi nuk eshte tek turqit ne fakt, por tek shqiptaret. Xhemati eshte aq i hallakat sa mezi pret ndonje te huaj ta kape per dore, ndaj mban shprese tek turqit me kot. Ama ne fakt ne jemi muslimane, jo turkofile. Jemi muslimane dhe fene e kemi me te shenjte se ata qe bejne sikur na ndihmojne ne emer te vllazerise fetare. Jemi gjithashtu shqiptare, dhe duam vendin tone me shume sesa interesat e “vellezerve” egoiste qe nuk e cajne fort koken per hallet tona. Nuk mund te lejojme te behemi paterica te interesave te te tjereve dhe nuk mund te tolerojme me te na terheqin per hundesh.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *