imagesNë një intervistë në lidhje me peticionin, historiani Pëllumb Xhufi ka thënë se:

Peticioni nuk më është fruar për ta nëshkruar. Me sa duket, organizatorët e peticionit nuk më vlerësojnë të përshtatshëm, nuk më vlerësojnë  “të tyrin”, ose ndoshta –ndoshta më rreshtojnë edhe mua  në rradhën  e “pseudohistorianëve” pjestarë të komplotit që synon ‘turqizimin’ e historisë  sonë kombëtare , që aq shumë  stigmatizohen  në peticonin në fjalë. E dimë tashmë. Peticione të tilla vuajnë thuajse gjithnjë nga qasje intolerante e përjashtimore’

Xhufi ka adresuar, pa përmendur me emër, edhe firmëtarë të cilët i akuzon për oportunizëm, qurravitje apo qëllime egoiste e të paragjykuara:

Vërtet  mes nënshkruesve  gjenden shumicë emrash, krahas të cilëve do kisha nder dhe privilegj të rreshtohesha, sigurisht për beteja dhe kauza të tjera. Por gjej aty edhe emra personazhesh, me ndonjërin prej të cilëve kam pasur edhe debate të hapura, që më duket se i janë bashkuar listës për opurtunizëm, për fanatizëm, për snobizëm intelektual, për qurravitje, për mosdije dhe për një lexim egoist e të paragjykuar të qëllimit të peticionit. Nuk e shpjegoj dot ndryshe faktin, që midis nënshkruesve të aij peticioni, që gati sa nuk pëlcet nga pasioni “pro-Europë’’ dhe nga marazi “anti-Turqi”, gjej ndonjë syresh që diku e dikur, në një konferencë  të organizuar nga Komuniteti Mysliman, u mburrej dëgjuesve të rreshtit të parë për identitetin dhe për ndjenjat e pastra islamike, duke tundur kravatën e tij e tij të përzgjedhur posaçërisht me ngjyrë jeshile!” – tregon Xhufi.

Xhufi shton se në kërkesën turke nuk asgjë për tu panikuar dhe shton se rishikimi i teksteve të historisë është një detyrim i vendosur nga Këshilli i Europës dhe Bashkimi Evropian ndaj të gjitha vendeve të Ballkanit:

Nëse ka një kërkesë të palës turke për të “riparë” pasazhe të caktuara të teksteve të historisë në Shqipëri apo në Kosovë, përse duhet të na kapë paniku? Në fund të fundit, rishikimi i teksteve të historisë është edhe një detyrim i vendosur ngë Këshilli i Europës edhe vetë bashkimi europian ndaj të gjitha vendeve të Ballkanit. Përse mos e shfrytëzojmë këtë rast edhe ne vetë, për të ngritur problem që kanë të bëjnë me trajtimin e historisë në tekstetet e shkollave turke, greke, serbe etj?” – thotë Xhufi për gazetën “Panorama”.

Xhufi citohet tek gazeta Tema të shtojë se:  shqetësimi i zotërinjve që kanë nënshkruar peticionin është kryekëput politik, pasi i tremben rikthimit të “gogolit” të perandorisë Osmane.

Prof. Xhufi, gjithsesi, teksa adreson turko-fobinë dhe motivet politike mbrapa këtij peticioni, nuk ka adresuar elementin më politik të këtij peticioni, sulmin kundra Islamit. Në një postim të mëpërparshëm sollëm një shënim të Ardian Vehbiut, i cili shprehet se ky peticion, dyshon Vehbiu, është pjesë e një “program… e nevojës për të frenuar përparimin e Islamit në Kosovë; ku turqit janë sërish metafora.”

Kjo duket dhe më e qartë në një artikull të një prej firmëtarëve të peticionit dhe njëkohësisht kryeredaktor i revistës katolike Hylli i Dritës dhe opinionist i rregullt i gazetës Mapo, Ardian Ndreca. Shkruan Ndreca:

Mjerisht shqiptarët në Maqedoni gjithnji e ma shumë po deshqiptarizohen, jo tue u kthye në sllav, siç mund të diktonte logjika e afërsisë gjeografike dhe presioni i gjithanshëm, por tue u turqizue randshëm… Edhe pse kontakti gjeografik me Turqinë mungon, mes nesh endet si nji shpirt i keq gërmadhash nji frymë që s’asht tjetër veçse gërbula që na ka lanë barbaria otomane. Ka 100 vjet që e tërheqim zvarrë mbas nesh ketë hije të zezë ase kufomë që na e qelb rrugën, tue shpresue gjithnji që të shkundet ma në fund prej jermit të etheve të liga, por më kot. Që asimilimi i sotëm kulturor në Maqedoni dhe pjesërisht edhe në Kosovë bahet prej emisarësh fetarë islamikë dhe ka si busull Turqinë islamike, jo atë kemaliste, ketë gja e tregojnë edhe protestat e kinse-shqiptarëve të atyne trevave që dalin pa pikë turpit me flamur jeshil në krah e me shashije në krye, e tregon edhe ma gjanësisht zhdukja e zakoneve dhe e kostumeve kombtare e ndërrimi i tyne me xhybe e me do veshje tjera që s’i përkasin arbnorëve dhe përkatësisë sonë europiane, e tregon poshtnimi shpirtnor përpara pushtuesve të djeshëm turq/otoman, të djeshëm pse në histori 100 vjet janë si me qenë dje. Në Maqedoni nji pjesë e madhe e shqiptarëve e ka humbë krejtësisht vetëdijen etnike tue u asimilue kulturalisht e tue u ba turq e në ketë gja nji rol tejet negativ e ka luejt mënyra e paemancipueme sesi e konceptojnë besimin e tyne, tue mos e nda “dinin” prej kombësisë. Vetë lutjet në arabisht janë tregues i nji unjisimi shpirtnor me nji botë që gjithnji e ma tepër po shkatrron indin e shqiptarizmës.

Për Ndrecën Islami është “nji shpirt i keq gërmadhash nji frymë që s’asht tjetër veçse gërbula që na ka lanë barbaria otomane,” dhe të qenit musliman është për të pjesë e ‘të bamunit turq,’ duke kaluar më pas të flasë për mënyrën se si shqiptarët e Maqedonise kanë kuptuar “dinin” dhe lutjet në arabisht si “unjisim shpritnor me nji botë që gjithnji e ma tepër po shkatrron indin e shqiptarizmës.”

Vlen të sillet në vëmendje se kjo gjuhë fyese e plot urrejtje fetare prej një figure të njohur katolike (e sjellë në të njëjtin numër ku gazeta Mapo i sjell lexuesit informacion mbi cfarë shkruan dhe cfare lexon Gjergj Meta) sillet në adresim jo vetëm të peticionit, por edhe të debatit që nisi në Kosovë pas prezantimit të librit të Kim Mehmetit, ku kancelari i Kishës Katolike, Don Shan Zefi ka deklaruar se islamizmi ka shkatërruar gjithë trashigiminë materiale, kulturore, dhe shpirtërore të shqiptarëve. Askush nuk ka tërhequr vëmendjen në këtë deklarim agresiv, zyrtar të Kishës Katolike në Kosovë.

Besojmë se është edhe më alarmante se nuk po shihet se sa e rrezikshme është kjo klimë. Eksponentët katolikë në Shqipëri dhe Kosovë kanë nisur një kryqzatë të mirëfilltë dhe shqiptarë nga i gjithë spektri i shoqërisë në Shqipëri dhe Kosovë duhet të ndikojnë në uljen e kësaj gjuhe tensioni. Fatkeqsisht, emra të rëndësishëm të jetës publike, prej të cilëve mund të pritej të sillnin zërin e arsyes, janë bërë pjesë e tensionit. Kjo klimë mbart rrezikun e dëmtimit serioz të kohezionit social në të dy vendet dhe acarimin e mëtejshëm të marëdhënieve ndërfetare dhe ndër-komunitare.

I shtohet tensionit të rritur në debatet e këtyre ditëve për peticionin edhe zelli dhe interpretimi mediatik. Për shembull, gazeta Shekulli boton një shkrim të Xhemail Ahmeti dhe shënon se shkrimi është marrë nga gazeta Zëri e Kosovës. Por në gazetën Zëri titulli i shkrimit është “Shqiptaria, Shkupi, Islami dhe Kimi,” por redaksia e gazetës Shekulli vendosë të ndryshojë titullin në “Islami dhe Shqiptarizmi, dy të papajtueshëm.”

Comments

  • Fjalën e mori edhe publicisti Agron Tufa, i cili pasi përgëzoi Komunitetin Mysliman për këtë nismë kurajoze, theksoi se rikthimi i kësaj tribune të rëndësishme duhet të na gëzojë të gjithëve, pasi ka në thelb ringjalljen e një tradite e cila hodhi themelet e dashurisë për besimin, kulturën dhe dijen në përgjithësi. “Rikthimi i Zanit të Naltë, – tha z. Tufa, – është një përgjigje që na jep shpresë pas një katastrofe gjysmë shekullore. Ne duhet të njohim ato vlera me të cilat na kanë ndarë për gjysmë shekulli dhe të cilat do të bënin që fijet tona të lidheshin sërish, në mënyrë që të kuptonim se nga çfarë faze pati filluar të hidhte shtat besimi në vendin tonë.” Ai përmendi gjithashtu se kjo revistë duhet të shërbejë si lajmëse që na bën të njohur tendencat për atë që do të vijë më vonë nëpërmjet botimeve më të kualifikuara. Zani i Naltë lindi në një kohë kur njeriu gjendej përballë një krize identiteti, duke e ndihmuar të kalojë simptomat e kësaj krize nëpërmjet forcës së besimit dhe vlerave shpirtërore. Këtë qëllim duhet të ketë edhe sot, pikërisht rindërtimin e njeriut me vlerat e besimit dhe me shije”, tha z. Tufa.
    Me pas:
    “Pushtimi osman shkaktoi një gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar. Ai e ndërpreu procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me dhunë shqiptarët nga Europa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në kujtesën historike të kombit”.

    • Ne lexuesit e kesaj faqjeje, zakonisht jemi aq muslimane sa te dijme te shfajesojme maksimalisht njerezit, e fajin t’ua leme rrethanave me shume, se i Derguari i Zotit ka thene “Meshironi qe te meshiroheni”, apo “Gjej nje shfajesim per vellain tend” (Varianti tjeter thote “Gjej 77 shfajesime per vellain tend”). Gonçja te cilit i referohesh ti, ndoshta ka marre nje ftese per te firmosur nje peticion per te kundershtuar nderhyrjet politike ne rishkruarjen e historise, apo nderhyrjet nga jashte ne shkruarjen e historise dhe prandaj pa kerkuar detaje ka dhene firmen, si do ta kishte dhene pa e zgjatur cdo njeri me dy pare mend ne koke. Po ne fakt ai po deklaron se nuk ka firmosur asnje peticion

      shih pak ketu Saliu, cfare shkruan Goncja:
      “Sa per dijeni, nuk kam firmose asnje peticion. Eshte mashtrim”

      http://www.gazetastart.com/index.php?p=hg&hid=8828

      • Dikur te paditurit kishin edepin (te keto lloj punesh te pakten), dinin vendin. Edepi i jepte nder dhe i behej sebep per te mira dhe ndoshta nje fare urtesie. Tani te paditurit kane sqepin e gjate. Kur flet keshtu z’do thote qe perjashton veten nga te paditurit, por fjala eshte per mizerabilitetin qe arrin kulmin, dukshem.

        Te komenti i tij, ne qofte vertet ai, Goncja thonte qe pena e tij i sherben vendit tij. Mire fare! Nje vend te huaj e do per aq kohe sa ai vend te do. Dashurine e atij vendi e vleresojme ndryshe ama. Psh ndryshe mund te vleresojme ne Osmanllinjte qe na sollen Islamin (apo dervishet a alperenet e tyre), ndryshe Romeot dhe Donatelot e peticionit qe (nuk) paska nenshkruar Goncja. Edhe nqs periudhen osmane Goncja e ka vleresuar me keq se Xhufi psh, sipas mendimeve tija, kjo s’e ben Goncen direkt me te keq per muslimanet se Xhufin. As nuk eshte shkak per ta lincuar ate apo Bedriun. ‘Lincim’ po them per ti bere qejfin.

        • Per Gon Tufen ia bej hallall 1oo here Bedriut, edhe sikur ta kishte nenshkruar vertete peticionin, por Persida Asllanin nuk kam ku ta fus. Bedriu mban me rroge nje pedagoge qe, pervec se e paafte ne kulm, eshte nje islamofobe histerike. Nje njeri qe, eshte nje urrejtese e Islamit dhe nje figure aktive ne debatet kundra vajzave me shami.

          • Po reduktohet muhabeti ne rrogat e Bedrit dhe po shtohet dhe ketu edhe nje njeri me emer, emer te cilin e ka bere si nje nga shkrimtaret me te mire ne vend, njeri qe nuk ka nguruar te vleresoje dhe promovoje zhvillimin e kultures myslimane ne vend si ne rastin e promovimit te Zani I Nalte. Tani hyme ne ketu, te ngeshem e te gjithe me pseudonime si ne kohe lufte dhe bejme muhabet persheshi… Jam dakort me Ramen me larte per kete muhabet.

          • Kjo puna e disave qe perpiqen te justifikojne Goncen, me duket si ajo e militanteve te verber socialiste qe justifikojne levizjen e fundit te shefi drejt LSI. Hoplala ulem ngrihem…….

          • Nuk po merrem me rrogat e Bedriut. Agron Tufa eshte vertete njeri dashamires i Islamit dhe njeri i jashtezakonshem ne profesionin e vet, nje nga studiuesit dhe njohesit me te mire te letersise, si dhe nje nder shkrimtaret me te mire ne Shqiperi. Mbi te gjitha eshte njeri me integritet te larte.
            Ai deklaroi qe nuk e ka firmosur peticionin dhe nuk kemi asnje arsye perse te veme ne dyshim fjalen e tij. Por edhe nese do ta kishte firmosur, nuk mund te gjykosh te gjithe veprimtarine e nje personi nga nje veprim i vetem, per te cilin nuk kemi asnje shpjegim mbi rrethanat ne te cilin eshte marre vendimi.
            Une fola per Persida Asllanin, qe eshte nje islamofobe e deklaruar. Ajo eshte krahu i Aurel Plasarit dhe ka qene aktive kunder vajzave me shami. Eshte nje njeri qe ne konseguence ka mbajtur qendrime armiqesore me muslimanet dhe qendrime miqesore me axhendat antiislame dhe mbi te gjitha, pa asnje kredencial serioz akademik e profesional.
            Kjo gje patjeter qe nuk eshte ne nderin e nje universiteti me pretendimet e Bedrit dhe me teper se kaq, tregon per menyren sesi punojne drejtuesit e sotem te Komunitetit Musliman. Ky pragmatizem klientelist nuk i ka hije nje institucioni fetar.

          • Pseudonimin tend e kuptoj si nje ironi me ‘turk elhamdulilah’, e cila dikur ka qene sinonim me ‘mysliman, elhamdulilah”. Dhe sigurisht qe eshte e nevojshme, sidomos sot, ne kohen kur turqit jane komb i shtetit-komb, e jo me komunitet kulturor multietnik nga Hungaria e deri ne Siri, qe te perkujtohet dallimi. Gjithsesi, po i shkuam deri ne fund kesaj, biem ne racizem anti-turk, pra shkojme per vetulla, e nxjerrim syte.
            Nga an tjeter, nuk e kuptoj pse e paska hallall njeri dhe haram tjetri firmosjen e peticionit te njejte. Perkundrazi, une nje kategorie njerezish qe vazhdojne e shikojne historine osmane me mesimet e tetevjecares, ua mirekuptoj si naivitet firmosjen e peticionit, kurse dike qe e di c’po ben, nuk mundem ta mirekuptoj kollaj. Sigurisht qe njeriu nuk gjykohet vetem nje veprim, ama te gjitha veprimet nuk jane njelloj. Piloti qe hodhi bomben ne Hiroshime, vetem nje suste shtypi. Rrethanat jane tjeter gje, kur njeriun e mashtrojne apo e frikesojne, po firmosja me ndergjegje te plote e nje teksti fashist, eshte patjeter shume e rende dhe nuk ka simpati apo merite profesionale qe e shpelan

          • Nuk kam asnje racizem per turqit, por kam antipati per ksenocentrizmin turkofilik tek disa prej nesh qe nuk arrijne te ruajne identitetin e tyre. Kjo ndodh pergjithesisht tek njerezit pa kulture dhe identitet.
            Per Agron Tufen natyrisht qe nuk them se nje veprim nuk eshte i rendesishem, por kur dikush ka deshmuar integritet dhe qendrueshmeri, nuk mund ti rrezosh keto vetem me nje veprim, kur nuk dime as rrethanat ne te cilat ka ndodhur ai. Ajo qe desha te them eshte se, nje mendim i mire per dike, krijohet nga konfirmime te vazhdueshme te vlerave tek ai, dhe e gjithe kjo nuk mund te hidhet poshte kaq lehte, nga nje informacion i paplote dhe i pakonfirmuar mire.
            Ne lidhje me krahasimin e mesiperm midis Agron Tufes dhe Persida Asllanin, mendoj se ka ndryshim midis tyre per faktin qe, Tufa (edhe sikur ta kete nenshkruar, mendoj pa medyshje se do ta bente vetem nga halli, – qe mund te jete teper i larmishem ne kete vend), ndersa Persida e ben nga qefi ose te pakten nga gatishmeria e vullnetshme per tu mercenarizuar kunder fese.
            Tani, ti do me thuash se une nuk mund te di nijetin e Agronit dhe Persides. E vertete, por une nuk gjykoj per nijetin, por gjykoj per predispozicionin qe tregon nje njeri ne bindjet e shfaqura ne menyre te vazhdueshme.
            Une mendoj se KMSH-ja ben mire qe e afron Agron Tufen (me sakt e shoh si favor qe Agroni i ben KMSH-se, jo te kunderten), ndersa mendoj se eshte turp per KMSH-ne qe afron njerez antimuslimane si Persida Asllani.

        • Eno, punet me Zotin gjithkush i ka private. Pellumb Xhufi, sidomos ne rastin e fundit, eshte treguar burre, patriot dhe profesionist. Ajo cka kerkon shoqeria nga individi, eshte korrektesa me shoqerine, kurse besimi eshte gje intime qe shoqeria edhe po te doje nuk ia ofron dot inidividit, prandaj edhe s’i kerkon dot gje idividit ne baze te besimit. Ne kete rast Pellumb Xhufi, sido e cfaredo te besoje, detyren e korrekteses shoqerore e ka shlyer, bile e ka tejkaluar.

          • Nuk eshte i ‘keq’ i pari per mua, qe te jete ‘me pak i keq’ se i dyti, pra as ky i dyti nuk thashe se eshte i ‘keq’. Per ti rene shkurt, ke keqinterpretuar shprehjen ‘me pak i keq’. Vetem doja me then qe llogjika qe te ngre lart, apo ul poshte vetem per nje lajm, eshte e gabuar. Jam dakord me cdo gje qe thua.

      • ” fajin t’ua leme rrethanave”
        Nuk po kuptoj asnje lloj gjeje ketu. Zotrote nga zanati NDOSHTA je jurist, avokat me nje llaf, ose NDOSHTA je dhe nurxhi. Them me zanat se si besimtar qe je nuk mund te kerkosh shafqsime per gomarlleqet e nje personi, i cili si nje minimun pergjegjshmerie publike e ka per detyre te jete koherent. Vazhdoni e nginjeni me pershesh. Hajt selam.

  • Shkrimtari ne fjale sa jep shpjegime te tipit: “Sa per dijeni, nuk kam firmose asnje peticion. Eshte mashtrim. Leri ironite, se ti je me maske, une zbuluar… Po edhe ta kisha firmose, ty nuk do te te jepja llogari. Dhe kjo pene, i ngjet kesaj pene per te cilen shkruaj ketu: te shenjte ka atdheun e tij!
    agron tufa , tirane”, e cila ngerthen grimca arogance, naiviteti dhe deliri, t’i japi dores e te shkruaj nje ese shteruese nga ato qe ka qefe kur derrmon ndonje ish-sigurims. Them keshtu sepse nje dy rresht shkrim nuk e zhben tymin toksik qe ka shkaktuar peticioni Islamofob.

  • BerBeri

    I vetmi qe ka ardhur me kartevizite zanati ketu je ti, i dashur BerBeri, po kujdes pak me briskun se mos na plagosesh. Une me zanat nuk jam jurist, as nurxhist, jam thjesht mekatar, ky mbase eshte profesioni im i vertete. Jurist me brisk ne dore qenke ti o shok: gjykates kasacioni! Une thashe te mos marrim kot, po te meshirojme e te shfajesojme, duke shpresuar se po i kontribuova meshires, ndoshta neser Zoti me meshiron, e shtyn njerezit te me meshirojne edhe mua. Une nuk po shfajesoj peticionin, une thjesht po i lejoj vetes te habitem me faktin qe nje intelektual (po e harrojme qe eshte dhe musliman) qe baben ia kane burgosur teknikisht po keto lloj fashizmash ‘mob rule’, pranon te futet ne nje liste qe paragjykon e frikeson historianet, qofte dhe ne emer te se vertetes se qarte – e jo me ne emer te nje spekulimi ideologjik te fondamentalisteve katolike. Meqe nuk e shpjegoj dot kete incident, po them se kush e di si paskan qene rrethanat: ku eshte gabimi ketu? A nuk jemi te keshilluar apo te urdheruar nga Zoti per te bere durim e per te mos marre kot? A mos valle mbaroi koha, u mbyll historia qe ti s’po priske dot sa te qartesohet puna? Kujton ti se po nuk e gjetem ne te verteten, do mbese pa gjetur ajo? Detyra jone eshte te ruajme veten nga mekati, dmth te mos nxitojme ne gjykim, se nxitimi eshte prej qoftelargut. Po u qartesua puna dhe doli se ky njeriu qenka servil ose frikacak ose i trashe, ok, pa merak do ia varim teneqen edhe atij, se per hir te Zotit i kemi kthyer shpinen edhe njerezve me te cilet na lidh gjaku e qumeshti, e jo me atij e ketij

    Albumina

    Edhe mua me duket si femijerore qe ky po fshihet neper komentet, si pas gishtit. Gjithsesi do kishte qene mire t’i thoshe ne sy, aty njeriut nje e per nje keto qe thua ketu. Le te sherbeje komunikimi tek e-zani qe ta korrigjojme njeri-tjetrin, e te mos lejojme qe poshtersia e te tjereve te na prishe etiken tone. Populli i Zotit, umeti muhamedan, jane ata qe nuk fyejne e nuk marrin shembull te keqen. Te propozoj qe te shkosh e t’i flasesh atje e t’i shprehesh edhe solidaritetin e mbeshtetjen nqs ia paskan marre firmen me perdhune. Ndoshta Agron Tufa paska nevoje per ndihme, mbase dhe per ndihme ligjore se ia paskan marre firmen fshehtas. Ai qe ta merr per peticion, shkon neser e firmos ne emrin tend neper banka apo neper kush e di se ku. Ndoshta organizuesit e peticionit u dashkan kallezuar ne polici

  • Mos e ngarkoni shpirtin ne gjynaf o njerez pa e ditur si jan ne te vertet gjerat. Tufa nuk e ka firmosur ate peticion-pacavure dhe shume shpejt do dali ne shesh kjo gje. Ju kujtoni se gjith dynjaja rrine 24 ore online duke lexuar gazeta e komente… Ate penen e fort si per ish-sigurimsa shpresoj qe do ta shohim shume shpejt ne veprim, ndoshta dhe me fshikulluese se kurre…

    • Personazhe te tjere publike e refuzuan publikisht peticionin e Islamofobise per arsye parimore, jo se jane prane strukturave te KMSH. Nderkohe nje enverist si Xhufi ka aq integritet, dhe nderkohe qe e refuzon kete pacavure, na fut dhe nje kunj sa krahu ne besimtareve me ate punen e “kollares se gjelber”. Bravo i qofte, kur ta japin pasin spektakolar, eshte budallek te mos e zhysesh gol.
      Se kur dhe se si do te fshikulloje pena e dikujte nuk me intereson fare. Kur njerzit publike merren kaq lehtesisht peng dhe nuk kane kurajo te denoncojne kriminelet, kjo eshte per vaj medet. Aq me teper qe zelli per te denoncuar ndonje provokator anonim nuk i ka munguar asnje milimeter. Rrofte hipokrizia.

    • O njerez, gjynaf, mekat, shaqsime, meshiroj, spekulim, incident, denoncoj, besimtar, ngarkoj, shpirt, zemer.
      Boll se le nam.

  • Besoj e di funksionin qe ka albumina nese eshte e tepert. Mos e “ngarko” veten me shume mqs vetequhesh albumine se per ozmoze mund te thithesh H2O (mllef) me shumice e te pellcasesh ndonje dite, gjithsecili do pergjigjet per gjuhen e tij… Po’ te them si keshille vetem bej saber e mos u nxito. Ti è ke pyetur noj here psh personin qe i referohesh si eshte puna, une per vete po?! Mqs thua je besimtar e di qe lajmi kur te vjen duhet verifikuar parà se me dhene fletrrufe?! Lexoje pak me kujdes ate cka shkroi Rama pak me pare e kthjellohu nje cik se i ka rene pikes. Mos u mundo te na e mbyllesh gojen me “boll se lat nam” se nuk te ka hije, kushdo qofsh ne te vertet…

    • Nuk ju vjen turp ju zjarrefikseve njeperdorimshe te KMSH te fikni menjehere çdo shkendije qe perpiqet te ndriçoje mardhenjet klienteliste brenda KMSH, nderkohe qe nje grup piromanesh, qe kane “rekrutuar” dhe nje nga BEDER, perpiqet t’i vendosin zjarrin shoqerise shqiptare. Ky eshte kulmi, ne emer te tolerances me dy sy te verber tentohet te amistohet nje perpjekje radikale per te shkallmuar dhe ate pak tolerance qe ka mbetur karshi nesh.
      Nuk ju vjen turp karshi nje grupi shqiptaresh, si keta te Ezanit te cilet pa asnje interes i dalin ne mbrojteje idiotsive te turqve nga Ankaraja qe nuk dijne seç bejne, dhe nga ana e tjeter u beni fresk ketyre turqve qe kane uzurpuar gjithçka ketu, qe as jua ndjen fare seç ndodh ne terren. E kupton dhe qorri qe perpjekja e Islamofobeve nuk eshte kunder Ankarase, se kjo do te ishte lufte me mullinjte e eres, por kryqzate ndaj nesh “tokesoreve” ketu ne Shqiperi dhe ne Kosove. Perfundimisht politika e KMSH eshte sektare dhe jo e bashkesise Kombetare siç duket ne aparence, ndryshe keto fiasko nuk ka menyre tjeter si te shpjegohen.
      Perpjekja juaj per te frenuar kritiken ndaj kesaj pacavureje me KMSH ne mes, eshte ajo e teknikes se famshme dhelparake “dale dale se nuk i dini te tera”, nderkohe ne kapacitetet intelektuale te atyre “qe i dijne te tera” personalisht dyshoj shume.T’i dalesh ne mbrojtje nje veprimi publik islamofob te nje personi publik, i cili nder te tjera ka dhe nje kontrate morale me KMSH, eshte miopi ose idiotesi zgjidheni vete. Turp per ju, turp, turp, turp.

      • Me keto moralizime teorike te keqperdorura nga feja, nuk ke asnje pellembe ndryshim nga ata denoncuesit me zjarr, kufer dhe me patallona treçerekshe.

      • Te lutem, ruaj qetesine dhe mos kalo ne paragjykime. Askush ketu nuk po mbron Komunitetin Musliman. Ajo cfare po diskuton Rama, Redi apo ndonje tjeter, eshte thjesht etika fetare ne reagimet ndaj te tjereve. Nese nuk je dakort me ta per kete, ke te drejte te shprehesh argumentet e tua, por jo te hamendesosh arsyet qe ti mendon se fshihen pas argumenteve te tyre. Une nuk shoh asnje arsye per ta besuar kete.
        Te lutem, te mos i japim bisedes tone te ndezura. Kemi mundesi te merremi vesh si njerez qe i rregullojne punet e tyre duke iu mbeshtetur Zotit. Keshtu e bejme diskutimin me te dobishem.

    • Redi, ka nje limit gjithcka: mos shfrytezoni meshiren, durimin dhe pafajesimin normativ e shprehur ketu dhe qe e kemi detyre fetare! Mos kaloni ne ekstremin tjeter duke e paraqitur si gje te vockel e kalimtare pjesemarrjen ne nje liste fashiste te nje burri mbi 18 vjec, qe di te dalloje te nxehten nga e ftohta. Durimi presupozon qe edhe mbrojtja e ketij njeriut qe perflasim, te jete pak me modeste dhe sidomos jo agresive, se fakti, do s’do ti e une, eshte se cka eshte e shkruar publikisht mbi leter eshte paresore, pastaj vijne dashamiresite e mirekuptimet tona. Disave po u dhimbset me teper emri i Bedrit ku firmosin borderone ata te peticionit, sesa vetja, se veten tende e veten time sulmon ky peticioni, jo turqit.

  • Redi & Rama.
    Ne qofte se jeni qytetare te thjeshte qe shqetesoheni si dashamires per “keqkuptimet” e lindura ndaj nje personi publik me kontribute, hallall. Megjithese i paqarte si reagim, arrij ta mirekuptoj disi shqetesimin dhe sforcimin per shfaqsim ne adrese te shkrimtarit, si ndaj çdo individi tjeter te ndodhur ne te tilla rethana.
    Nese vini ketu si Avokate te KMSH dhe perpiqeni te shfaqsoni Goncen se ne kete menyre shfaqsoni dhe politikat e deshtuara te KMSH (BEDER) atehere turp per ju. Lista e gjate e deshtimeve, e mashtrimeve dhe e mostransparences here pas here del ne publik ne formen e ketij denoncuesi te Osmanllinjve(real) qe firmos borderon tek Pseudoosmanllinjte e rinj.

    • Albumina, shof qe thirrjen per rreflektim e ke marre seriozisht dhe Zoti ta shperblefte. Te pakten po mundohesh me i dhene tjetrit (dhe vetes) hakun, e te mendosh pozitivisht per vellain tend eshte detyre fetare…
      Tani te vijme te puna e KMSH. As jam pjese e kesaj strukture e as firmos ne borderot e Bedrit dhe nuk kam pse i bej avokatin askujt. Konspiracionet leri per ndonje rast tjeter, se nuk ka me lezet te fusim ne cdo muhabet “avokatet” e KMSH-se ne mes.
      Thjesht u ndodha ne brendesi te ketij muhabeti dhe u informova personalisht pasi edhe une u skandalizova kur lexova nje emer kaq te nderuar ne ate listen e “Zemres Shqiptare”. Kur njeriu informohet direkt nga “burimi” (ashtu sic edhe feja jone na keshillon), kupton se sa kollaj eshte te paragjykosh dhe dashje padashje t’i hysh ne hak te tjereve (kushedi se sa here mund ta kem bere edhe vete une nje gabim te tille duke komentuar qendrime te tjera te ngjashme pa i ditur mire sesi jane punet). Pra ftesa ime ishte per te pasur etik fetare ne komente dhe rruajtja e vetes nga ngarkimi me gjynahe per shkak te nxitimit tone ne nxjerrjen e konkluzioneve edhe atehere kur ato na duken me se te qarta…
      Kaq per sa i perket polemikes pa lidhej qe filluat pas nje sygjerimi nromal dhe vellazeror!

      Te vijme tek peticioni apo pacavurja sic e quajta me siper. Askush nuk po e minimzon poshtersine, cektesine dhe idoitesine e atij peticioni ne te cilin eshte turp te te figuroje emri, por keto te paskrupullt qe pastorin Feim Cakolli e quajne (vetequhet) “kritik letrar”, ca student elektronike i quajne si intelektual, sa shtypes tastierash anonim i quajne analist e sociolog, atehere vaj medet se ku mund te shkojne me poshterite e vete.

      Maestro Kadare qe i mbeshtet ne cdo nisme ndihet krenar per to. Qe personi per te cilin falsim do te distancohet publikisht, kjo eshte e qarte dhe besoj e sigurte (biles edhe ka ndodhur ne shume mjedise kur eshte pyetur direkt personi edhe publikisht e ka mohuar nje gje te tille), por mendoj qe edhe nje denoncim nga pas do vinte akoma me per shtat kesaj poshtersie ne menyre qe prifterinj e pastore qe prodhojne peticione anonim te zene mend njehere e mire…

      p.s
      Une kam bindjen se keshtu do marri kjo pune prandaj ju kerkova te mos leshoni flet-rrufe, ju filluat me Bedriun dhe KMSH-ne ateher jepini gaz se une e mbylla me kaq kete muhabet 😉

    • Albumina, gjithcka e shkruar ketu eshte e qarte. Per mua nuk ekziston ne Shqiperi asnje institucion i quajtur Komunitet Islamik dhe po ashtu nuk me duket se ka aty ndonje universitet islamik. Nqs e ke llafin per nje godine para parlamentit ku rri nje ish-inxhinier pensionist me callme fallco ne koke, te cilin e vizitojne per bajram kriminelet qe drejtojne shtetin e i japin ketij legjitimitetin, po te them se une nuk ia jap kete legjitimitet atij dhe godines ku ai rri, e jo me te vij e t’i mbroj ketu. As Tufen dhe askend tjeter nuk po i mbroj si persona.

      Po perpiqem thjesht te mbroj nje parim minimal te etikes muhamedane, dhe m’u shpif duke e perseritur kaq shume.

  • Shkrimi se shqiptaret ne Maqedoni asimilohen ne turq eshte mendim injorantesh,snobesh e te krisur.Shqiptaret ne Maqedoni ne asnje moment si ngaterrojne fene me kombin.Hasani ne Maqedoni e emeron femijen e tij me emrin Ilir,ndersa e kunderta,ne Tirane Iliri femijen e tij e quan Daniel.Ku qendron asimilimi ketu.Shqiptaret e Maqedonise do te mbeten shqiptare edhe pa deshiren e tjereve se perndryshe do te perjetonin fatin e shqiptareve ortodoks qe asimilohen ne sllav,e per autorin ky fakt si duket nuk eshte trishtues.Autori kenaqet qe shqiptari i Maqedonise me vite ta kish nderruar kombin ne sllav,vetemse i pengon besimi fetar islam.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *