imagesNë lidhje me peticionin e shumëpërfolur të këtyre ditëve ka shkruar një artikull edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Për ata që nuk e kanë lexuar, artikulli mund të gjëndet duke klikuar këtu. Mendoj se fundi i këtij prononcimi kap thelbin e njëzet viteve vjellje vrer kundra muslimanëve qysh nga rënia e komunizmit, që fokusohet në përpjekjet për të deligjitimuar prezencën e muslimanëve shqiptarë. Imami  ka artikuluar atë që muslimanët duhet të kishin shprehur prej kohësh institucionalisht dhe në çdo qëndrim të tyrin në lidhje me të tilla debate identitare dhe ndër-fetare. Citojmë nga Imam Muhamed Sytari:

Pseudointelektualëve që hedhin shashkat e tyre të injorancës mesjetare, me shtirjen kameleoneske dhe mllefin e vjetër komunist, teksa brohorasin si të shastisur për Europën dhe shitjen e shpirtit, si të ishte mall gabi, u themi: NE JEMI KËTU, KY ËSHTË ATDHEU YNË, KJO ËSHTË FEJA JONË! LUTEMI PËR JU, ALL-LLAHU JU UDHËZOFTË DREJT DRITËS SË TIJ!

Kjo duhet të kish qenë prej kohësh deklarata e kreut të KMSH – së, refreni i çdo hutbeje. Këtu nuk do të lejojë njeri që të vazhdohet ajo që nisi Enver Hoxha, gjë që e ka brohoritur firmëtari më i famshëm i këtij peticioni, ndërtuesi i realizmit socialist, Ismail Kadareja, si riparim të “aksidentit historik” të konvertimit të shqiptarëve në muslimanë. Le të mësohen me faktin që këtu nuk ka asnjë aksident, por një realitet kokëfortë.

Ne muslimanët nuk jemi këtu aksidentalisht, por dëshmues dhe lajmëtarë të mësimit të Zotit, atij mesazhi të mbartur nga të gjithë profetët, që nga Ibrahimi, Musai, Isai e deri tek i dashuri jonë, Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi ta. Ne jemi këtu dëshmitarë dhe trashëgimtarë të imamëve shqiptarë që kontribuan më shumë se kushdo tjetër në Pavarësinë e Shqipërisë, të atyre imamëve që dhanë jetën nën persekutimin e inkuizicionit atesit, nga Hafiz Ibrahim Dalliu tek Hafiz Ali Korça. Dhe të gjithë atyre që imagjinojnë një komb shqiptar pa muslimanët u themi:

NE JEMI KËTU, KY ËSHTË ATDHEU YNË, KJO ËSHTË FEJA JONË! LUTEMI PËR JU, ALL-LLAHU JU UDHËZOFTË DREJT DRITËS SË TIJ!

Comments

  • Po mire, po sikur te vazhdojne te imagjinojne nje komb shqiptar pa muslimane keta, cfare pastaj? Si mund ta ndalosh njeriun ta imagjinoje kombin si i do qejfi? Do te vazhdojme ne pafundesi ta imagjinojme kombin gjitheperfshires, edhe per llogari te atyre qe nuk deshirojne keshtu? Mua me duket shume e lodhshme te imagjinoj edhe per llogari te dikujt tjeter. Ka menyra te tjera per ta lodhur imagjinaten. Mbase zgjidhja me e shpejte, ne menyre qe te mos ia censurojme pastertine e imagjinates puritaneve antiislamike, eshte qe edhe ne te nisim te imagjinojme nje komb tjeter per vete, pa keta. Nese ti nuk me dashke nje here, une nuk te dua 1000 here! Nese ca kerkojne ta ndertojne shqiptarine mbi kurrizin e perkulur te muslimaneve, i kane bere llogarite shtrember.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *