Kush protestoi kundra LGBT?





myslimanet-kunder-300x150

Para ca kohësh morëm një e-mail nga një funksionar i lartë i një prej ministrive në vend, që na kërkonte të koordinonim takimin e ministrit me z. Selim Muca, kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar. E sqaruam zotërinë se nuk mund ta ndihmonim, pasi nuk kemi asnjë lidhje me z. Muça e as me institucionin që ai pretendohet se drejton.

Dje lexuam se disa media në vend kanë raportuar sikur Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka reaguar ndaj letrës që Komuniteti Mysliman i drejtoi ministrit të Drejtësisë, z.Eduart Halimi. Avokati i Popullit, Igli Totozani, u shpreh se institucioni që ai drejton është dhe ka qenë i hapur me të gjitha shtresat e popullsisë, pa privilegjuar asnjeri.

Në fakt letra në fjalë nuk është dërguar nga Komuniteti Mysliman, institucioni përfaqsues i muslimanëve shqiptarë, i njohur si i tillë nga një marrëveshje speciale me shtetin, por nga Forumi Musliman Shqiptar, një organizatë e shoqërisë civile. (Ky ishte vetëm një nga deformimet e lajmit që solli Respublica, se tjetri kish të bënte me vetë paraqitjen e lajmit).

Dikush duhet të fillojë të vendosë rregull në këto paqartësi rreth institucioneve të muslimanëve.

Po i ofroj mediave një konsideratë që mos bëjnë të tilla gabime në të ardhmen: Komuniteti Musliman Shqiptar dhe Selim Muça nuk kanë protestuar e as nuk do protestojnë ndonjëherë për ndonjë gjë.

Po ofroj, gjithmonë falas, edhe një këshillë për miqtë tek Forumi Musliman, të cilët qëllon që mos i njoh personalisht: Hera e fundit kur mediat promovuan një homoseksual publik u desh ta merrnin borxh nga Italia dhe ky huazim bëri aq zhurmë sa në mes telasheve me Korenë e Veriut, Lindjen e Mesme, e krizën ekonomike botërore, u shqetësua edhe Hillary Clinton.

Nëse nuk e keni fort qef LGBT, atëherë mos u jepni risurse për mbledhje fondesh: “shikoni si na sulmojnë konservatorët e fundamentalistët fetarë”! Herën e fundit kur bëtë një protestë kurndër marshimit të tyre, më shumë ishit ju se sa ata që do bënin paradën. Më duket krijim artificial ngjarjesh. Me këtë rast më kujtohet një barcaletë që kish përmendur dikur Ardian Vehbiu me Gay dhe Elton John, të cilën duke qenë se kjo është një faqe fetare nuk po e përmend, po kush e ka lexuar në atë vakt e mban mend. Së fundmi, sugjerimi im – dhe është vetëm sugjerim – është që me funksionin që keni ndërmarrë, ka prioritete të tjera përpara se të vijë koha për të konsideruar LGBT.

.

Comments

  • O vella qe nuk na njeh, eshte e vertete qe ka ndodhur nje keqkuptim i gazetarit/es mbi emertimet, por po te tregoheshe me i kujdesshem dhe te ndiqje se per cfare kundershtojme ne; do ta kuptoje se si qendron problemi. Ne i drejtohemi ministrit te drejtesise, sepse avokati i popullit ka kerkuar qe te kriminalizohet fenomeni i homofobise, pra nese dikush do te shante ne gjuhen e popullit fjalavjen BQ, apo dikush nga hoxhallaret apo prifterinjte do te bente propagande kunder LGBT ato do te vihen ne pergjegjesi perpara ligjit.
    per kete mund ta lexoni letren te cilen ne e kemi bere publike ne faqen tone. por me sa duket ti jeton jashte, prandaj edhe nuk na njeh nga afer…
    http://fmsh-al.org/html/prill2013lgbt.html

    • Shih, nese dikush shan, popullorce apo jo, meriton te denohet. Kush nuk shkel ligjin ne fuqi, nuk mund te shahet dot, fare, se ndryshe behet kaos. Ka plot njerez qe nuk i pelqejne LBGT, e ka plot qe nuk i pelqejne muslimanet, e ka plot qe nuk i pelqejne lushnjaret, pleqte apo pastruesit. Sikur te gjithe te shajne te gjithe, behet nami. Edhe ata qe shkelin ligjin nuk mund te shahen, per arsye se ligji ka pershkruar nje ndeshkim per ta, e ky ndeshkim eshte burgu e jo sharja. Me ligj, e me logjike, vetem sharesi mund te denohet.

      Diskutimi etik dhe shkencor dhe fetar ndaj LGBT nuk mund te kriminalizohet DHE JU KENI TE DREJTE QE PROTESTONI PER KETE POSHTERSI, se askush nuk mundet te te ndaloje te thuash qe homoseksualizmi eshte gabim. Problemi eshte se letra juaj, e shkruar shume mire, ka vetem nje gabim te vockel: kerkon ne emer te te drejtave te njeriut, liri fjale per kritiket e homoseksualizmit, ne te njejtin tekst ku kerkoni te kufizohet e drejta e fjales e homoseksualeve. Parimi ku mbeshtet e drejta e kritikes, eshte i njejte me ate ku mbeshtete e drejta e propmovimit te homoseksualizmit. Ky eshte ligji, ky eshte vendi dhe kuvendi, kusuri eshte kohe e humbur kot.

  • Protesta e atyre çunave atehere, megjithese e sinqerte, ishte “nuk kam pune, luaj deren”. Ose ky reagimi ndaj Avokatit eshte nje fustrim i disave te perdorurve qe u bene ure per kalimin e “ligjit gej”, ne te cilin kishte nje rresht e gjysem per femrat me shami. Duhet me e pranu qe disa te papergjegjshem e duartrokiten ligjin si fitore e muslimaneve , nderkohe qe ishte fitore e ArjanCanrave.

  • Selam Alejkum i here se duke qene se jeni ne nje faqe islame eshte minimumi te drejtohemi me Selam.
    Sa per reagimin ndaj ligjit eshte veper e FMSH qe ne perberje te saj ka musliman qe nuk mund te rrine pa folur kur shohin te gabuaren. Nese dikush nuk e kupton kete e ftoj te meditoj pak si mund te jete situata pas 15 vjetesh nese ky ligj kalon sivjet. Duke mos folur tani dhe te presim sa LGBT te behen realisht te forte si ne shume vende te tjera, nuk eshte cudi qe te ndodhemi ne te ardhmen para situatave ku nuk do na lejohet me te flasim kunder tyre nga frika se mund te denohemi. Dhe duke u bazuar ne Islam kur shohim dicka te gabuar kemi tre zgjidhje, Ndryshoje vet, Ndryshoje me fjal, Ndryshoje me zemer. Ju nqs doni te beni vetem pjesen me zemer kur sdo mund te beni te tjerat atehere une sjam dakort. E dime qe jemi shume, por skemi peshe, se skemi drejtim por te pakten iniciativen ne grup sna e heq dot njeri. edhe nje here S.a

    • Or çun, selam.
      LGBT dhe te gjitha shoqatat simotra, jane shume te forta, aq sa nuk ta pret mendja ty. Ne fakt as atyre vete nuk ja pret mendja per forcen qe kane. Nje i perdorur si puna e atij Lezhjanit, doli dhe beri nje monolog ne TV, nje çerek reagimi nga qytetaret, dhe per pak desh nderhyri Nato. Ai fakiri, qe nuk e di kerkush se ku ndodhet tashme, u perdor si dordolec dhe ja arriti qellimit. Ata qe i hudhin lekun si ne dasem LGBT-s dhe qe i dalin ne mbrojtje me tekst dhe figure, para pak ditesh i dolen ne mbrojtje “vakufeve” millosheviçjane ne Kosove, nderkohe qe ne te gjoret me Erdogan ne xhep sun e ngrejm nje xhami ne vakufin tone.
      Hajt tung.

  • Ualejkum selam Eris.

    Tani lexo pak cka shkruar Kristi Pinderi ketu:

    “Fyerjet në Facebook apo komentet online, apo shkrime fyese në media ndaj komunitetit LGBT, tashmë përbëjnë vepër penale që dënohet me burg! Është pjesë e ndryshimeve të Kodit Penal, të mbështetura dhe nga qeveria, ja disa pjesë të këtyre ndryshimeve që pritet të votohen në Parlament”, shkruan në emër të komunitetit LGBT Pinderi.

    Në ndryshimet e miratuara nga qeveria të Kodit Penal, pikërisht në nenin 119/b, sanksionohet se kush fyen homoseksualët, jo vetëm që është vepër penale, por dënohet dhe me dy vjet burg. “Fyerja e qëllimshme publike, nëpërmjet sistemeve të teknologjisë së informacionit e komunikimit, që i bëhet një personi, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë, racës, fesë ose orientimit seksual përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”, thuhet në nenin 119/b të Kodit Penal./l.ç

    burimi : http://www.gazetatema.net/web/2013/04/06/kristi-pinderi-kush-na-fyen-online-do-perfundoje-ne-burg/

    Ku eshte problemi ketu? Nese nje qytetar fyen nje tjeter, patjeter qe duhet denuar. Ti pranon te te fyeje njeri? Apo ti mendon qe je i mire dhe tjetri eshte i keq? Ligji ne Shqiperi nuk bazohet tek ajo qe mendojne njerezit per veten. Para ligjit, sapo qe nuk e shkelin ligjin, te gjithe jane njelloj. Pinderi dhe Totozani nuk po ndryshojne gjykimin moral mbi homoseksualizmin, por po kerkojne qe FYERJA te denohet me ligj. Hidhu nje sy komenteve tek Tema dhe shikoje pak fjalorin qe perdoret aty; jane te njejtet njerez qe shajne edhe maloket, myslimanet, njerezit me ngjyre etj. Ligji denon edhe ata qe fyejne per arsye fetare dhe presim Forumin qe te nise te beje padite e para per gjithe ate urrejtje e fyerje ndaj Islamit neper internet. Ligjin e ka tani forumi.

    Sa per retoriken per ‘ndalimin e te keqes’ te lutem lere per vend tjeter. Shteti te cilit Forumi po i shkriuan per te ndaluar te keqen, eshte i njejti qe e garanton me ligj te keqen (shitjen e alkoolit, bixhozin etj). Ligji nuk heq te drejten qe te argumentosh pse homoseksualizmi eshte i gabuar, ndalon te fyesh e te shash, ashtu si nuk po fyen e shan dot ata qe pijne, pronaret e fabrikave te birres, dyqanxhinjte qe e shesin alkoolin etj. Per keta nuk ka nevoje per ligj te posacem, se po i shave, te vrasin, prandaj hajde merremi me homoseksualet qe fshihen cepave. Pse kjo frike dhe vemendje e shproporcionuar per tre homoseksuale e gjysem? Pse duhet t’i vendosni ne qender te vemendjes keta tre vete? Qe t’i fryni me leke? Do vije nje dite qe do degjojme se shume nga keta qe merren me shoqata homoseksualesh nuk jane hic homoseksuale, po homo-seksere fondesh.

    • Do jesh i ri nga keto ane se keto pune i kemi bere me dije e sqaruar me pare. Edhe ti vjen e shkruan me cfare vete te duash ketu e nuk kerkon njeri te identifikohesh me emer, mbiemer, adrese e numrin e kartes se identitetit. Ketu na interesojne idete e njerezve dhe jo biografia e tyre. Kur nuk vendoset emer, atehere ketu autori eshte nje nga administratoret e blogut. Ketu ftojme lexuesit te rrahin idete e qendrimet, nuk kerkojme krushqi.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *