Loja e rrezikshme me LGBT-në





EnklidiEnklid PELARI

(Forumi Mysliman Shqiptar)

Para disa ditësh të gjithë si shoqëri u tronditëm nga rastet e njëpasnjëshme të pedofilisë. Ajo që vlen të përmendet është fakti se disa sociologë të nderuar, teksa po trajtonin fenomenin, si pa dashur dolën në mbrojtje të pedofilëve duke e konsideruar atë si një sëmundje të lindur apo të përftuar gjatë jetës dhe që personat në fjalë e kanë nevojë biologjike kryerjen e marrëdhënieve me të mitur.

Në fakt ata kanë të drejtë në një pikë, sepse logjika psiko-sociologjike i trajton të gjitha patologjitë seksuale, si p.sh pedofilia, homoseksualiteti, zoofilia, nekrofilia, etj, si çrregullime me natyrë të përafërt. Në këtë konktekst logjika të shpie përballë faktit se të gjitha këto patologji qendrojnë të binjakëzuara, dhe nëse ligji apo shoqëria do favorizojë njërën prej tyre atëhere së paku i ka hapur, ose duhet t’ia hapur, derën të gjitha të tjerave. Pra pedofilët, zoofilët, homoseksualët, etj., duhet të trajtohen si të sëmurë që duhen mbajtur “afër’’ nga shoqëria dhe jo si kriminelë që duhen “izoluar”. Prandaj logjika e thjeshtë të çon përpara dy gjykimeve: ose t’i shfajsojmë të gjithë pedofilët, ose t’i dënojmë të gjithë, me pedofilë, me homoseksualë, me zoofilë dhe çfarëdo lloj sëmundje që ka lidhje me marrëdhëniet seksuale. Në të kundërt do jemi inkoherentë përballë disiplinave shkencore.

Pjesa tjetër ka të bëjë me vet komunitetin e LGBT-së. Të gjithë në fakt kur dëgjojmë “ankesat” dhe peripecitë e këtij komuniteti ndjehemi pak në faj që jemi kaq “harbutë” me ta. Mirëpo dëshmitë empirike, qoftë në Shqipëri apo gjetkë, na dëshmojnë të kundërtën. Para disa kohësh tek e përditshmja MAPO u zhvillua një debat midis gazetarit Enkel Demi dhe aktivistit kryesor që i vjen në mbrojtje kauzës LGBT, Kristi Pinderi. Ky i fundit, si një njeri që qahet gjithë ditën për diskriminim që i bëhet këtij komuniteti, nuk ngurroi të cënojë privatësinë e gazetarit Enkel Demi duke i përmendur atij gjëra private familjare. Po i njëjti person, i cili ankohet për presion, nuk ngurroi të bëjë presion publik para disa ditësh duke thënë se kushdo që do të ofendojë LGBT-në do përfundojë në burg, privilegj ky që nuk e gëzon as kryeministri vendit. Gjithsesi, këto fakte hedhin dritë ndaj fenomenit të evidentuar tashmë në mbarë globin, ky komunitet, përveç antivlerave që përcjell, mbart mbi supe një agresivitet dhe arrogancë të pa kontestueshme dhe pajisja tyre me arsenale ligjore dhe ekzekutive është një atentat dhe precedent i rrezikshëm për mbarë shoqërinë.

Pjesa fundit, por jo më pak e rëndësishme, ka të bëjë me cenimin e integritetit të shqiptarëve nga ambasadat e huaja, të cilat, me mbrojtjen e zellshme që i bëjnë kësaj kauze, bien ndesh me vlerat, zakonet dhe traditat e mira të këtij vendi. Nëse ambasadorët e akredituar do t’i  hidhnin sytë ndaj censusit të fundit, do konstatonin se mbi 76 % e njerëzve të deklaruar i përkasin njërit prej religjioneve tradicionale në Shqipëri, gjë që bie në kundërshtim me atë çfarë promovon kjo kauzë. Siç thotë edhe Artan Lame: “është gjë e madhe të bëhen bashkë tre ambasadorë dhe kur kjo gjë bën vaki, medoemos një gjë e madhe duhet të dalë prej këtij takimi. Me takime ambasadorësh janë vendosur fate kombesh, janë bërë e janë ç’bërë shtete e mbretëri”.

Prandaj nisur nga kjo, ne si shoqëri civile i bëjmë thirrje ambasadave, avokatit të popullit, organizatave që ushqehen me këtë punë, por edhe kujtdo tjetër që mbështet këtë kauzë që të reflektojë mbi realitetin e mjeruar shqiptar, i cili është plagosur nga konflikte civile, trazira politike, skamje e varfëri, dhe mos të thellojë hendekun midis shqetësimeve të tyre dhe halleve të vërteta të njerëzve.

Comments

  • Kam pershtypjen se termat nuk jane te qarte. Autori shkruan:

    “Pra si pedofilët, zoofilët, homofobët, etj., duhet të trajtohen si të sëmurë që duhen mbajtur “afër’’ nga shoqëria dhe jo si kriminelë që duhen “izoluar”.”

    Homofobet?! LGBT s’do kish problem qe homofobet e pedofilet te futeshin ne te njejten kategori.

    Autori pretendon se homofobia konsiderohet patologji ashtu si pedofilia. Problemi eshte se gjithnje e me teper, botime shkencore nuk e pranojne homoseksualizmin si patologji. Kjo reference “shkences” me duket vete-carmatosese.Nese gjithe shkencaret e gjithe botes bien dakort qe homoseksualizmi nuk eshte patologji, atehere cfare, nuk do jete me gjynah? Autori e hedh pretendimin se homoseksualizmi eshte patologji pa cituar asnje burim prestigjioz bashkohor. Po mbi te gjitha, qasja mua me duket problematike.

    Atehere pse muslimanet ngrejne argumenta me kembe te dobeta e nuk e trajtojne, kur dhe nese e trajtojne si mekat ne kendveshtrimin fetar.

    Pretendimet e LGBT jane kundra fyerjeve dhe nuk mund te ndaloje njeri te thuash qe ne fene tone homoseksualizmi eshte mekat dhe i ndaluar. Me kete rast, do doja te shtoja edhe nje dallim qe vihet ne dukje shpesh nga te krishteret, qendrimi eshte kundra mekatit – jo kundra njeriut, sepse njeriu – edhe mekatari – eshte krijese e Zotit.

    Se fundmi, ashtu sic kishte vene ne dukje dhe nje komentues tjeter, ka mijera mekate te perligjura e te promovuara nga shoqeria dhe eshte shproporcionale, e pajustifikuar dhe kundraproduktive kjo vemendje ndaj LGBT-se.

  • Fillimisht me duhet te korrigjoj veten tek nocioni “homofob” me te cilin kam dash te shpreh “homoseksualizmin”, nje lapsus i kushtezuar prej deficitit kohor.

    Se dyti teorite qe e trajtojne homoseksualizmin si patalogji dihet boterisht qe jane financuar nga vet lobi LGBT, por kam dashur qe mos te hap debate te kota per te abroguar nga thelbi. Ne nje fare menyre kam bere nje “marreveshje fjale” me ta.

    Se treti dhe se fundmi, homoseksualizmi po na imponohet nga ambasadat dhe avokati popullit -institucionet me influencuese ne vend- dhe ky dhunim do kete pasojat e veta sociale ne afatgjate. Sot nje ligj, neser nje kurrikule shkollore dhe pasneser nje komunitet i tere Homoseksualesh. Nese ky nuk eshte kercenim social qe i duhet kushtuar vemendje, atehere me thoni ju se kush eshte?!

    -ep

    • Klidi ka padyshim nje argument per tu ngritur per ceshtjen e imponimit qe nga tekstet shkollore e tek diskurset politike ne lidhje me politikat gjinore nga ana e ambasadave te huaja, e ndoshta intelektualet do firmosin ndonje peticion me kete rast. Do sugjeroja me kete rast leximin e librit te Joseph Masad “Desiring Arabs” qe trajton nder te tjera edhe kete. Por ky eshte nje debat tjeter nga lidhja e sugjeruar midis pedofilise dhe homoseksualitetit. A nuk ka plot heteroseksuale pedofile?

      Sugjerimi qe nje qendrim apo nje tjeter i xhornaleve shkencore eshte rezultat pagesash, perseri me duket se hap te njejtin debat relativist qe nuk i gjendet fundi. Dy pyetje ngrihen ne komentin e meperparshem por dhe ne komente ndaj nje posimi me te hershem:

      1) Po sikur te gjithe shkencaret te bejne be e rrufe me dore mbi “Evolucionin e specieve” te Darvinit, qe besojne se homoseksualizmi nuk eshte patologji, a do ndryshonte kjo gje per nje musliman? Shkenca eshte se paku njedimensionale. Atehere, pse trajtohet ky problem ne terma e qendrime te debatueshme me reference ne shkence por pa citime studimesh empirike, dhe nuk trajtohet ne fakt sic eshte per shume prej nesh: nje problem sa moral po aq metafizik. Nese eshte i tille, atehere nuk shoh nevojen e protestes ndaj nje ligji qe atakon fyerjen dhe sharjen – popullorshe sic rekomandonte dikush (bq) – pasi une mund te shpreh qendrimin tim se homoseksualiteti eshte ne kundershtim me ligjet e Zotit dhe me natyren sipas te ciles Zoti ka krijuar krijesat e veta, pa perdorur fare folklor popullor. Ku eshte problemi ketu.

      2) Pyetja tjeter tek e cila mendoj se me te drejte kane thirrur vemendje edhe komentues te tjere ne postimin me heret ka te beje me vemendjen e cproporcionuar qe i jepet homoseksualitetit nga njemije sfida te tjera. Personalisht mendoj qe po i jepet vemendje me e madhe nga sa meritohet dhe po anashkalohen te tjera shume te rendesishme.

      • Eshte e vertete kjo qe thua admin, vetem se ligji antidiskriminim, nuk denon vetem fyerjen dhe diskriminimin e komunitetit gay, gje e cila do te ishte normale ne nje shoqeri laike qe ka liberalizmin si yll polar te vetin, por ky ligj i jep status te mbrojtur ligjor sjelljes homoseksuale, vete homoseksualitetit dhe jo thjesht lirise se zgjedhjes se individit. Thene ndryshe, ligji nuk pengon vetem qe te fyesh homoseksualet per zgjedhjen e tyre (per kete mjaftonin ligjet ekzistuese), por ligji i miratuar se fundmi, denon cenimin e legjitimimit te homoseksualitetit si fenomen. Jo me kot, tashme Avogati i Popullit Gay, tashme ndermerr nisma per ta futur kete ceshtje ne tekstet shkollore. Sepse, sipas kesaj, shteti duhet ta mbroje me edukim ate qe e mbron me ligje. Prej kendej, liria ime dhe e jotja, per te kundershtuar homoseksualitetin, per ta denoncuar kete dukuri si nje gje te keqe dhe te pamoralshme, eshte vene ne dyshim. Ti e di qe nepermjet ketyre ligjeve, ne nje pjese te botes perendimore, ka diktuature ne ligjerimin qe prek homoseksualitetin. Para pak kohesh nje mjeku psikiater, qe ndihmonte individe homoseksuale te kthehen ne heteroseksuale, iu hoq patenta, pasi u akuzua se po lufton nje te drejte (te drejten e homoseksualitetit), duke i ndihmuar homoseksualet te mos jene me homoseksuale.
        Persa i perket fyerjeve, ke plotesisht te drejte. Eshte jashte parimeve fetare te fyhen njerezit per shkak te mekateve te tyre. Dhe natyrisht ketu duhet futur edhe diskriminimi.

        • Mir mer mire, po si t’ia bejme ne me leksikun e pasur qe cilson fenomenin dhe subjektet e tij, qe keshtu rezikohet te zhduket? Une jam fanatik per mbrojtjen me zjarr te shprehjeve frazeologjike ciladoqofshin ato, me te cilat jemi mesuar te percaktojme prej se vogli Toren dhe shoket e tij.

          • Nuk mungon leksiku racor, diskriminues – krahinor, e as kundra myslimaneve, po me mire mos tregohemi kaq nostalgjike per leksikun ne kete rast

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *