Ore gdhë?! Fyerja si vokacion





indexNdreca pretendon se Armiri është idiot. Këtë e pretendon duke ripërsëritur gafat e tij të vjetra se “shqiptarët po turqizohen” në Maqedoni dhe njëra nga shenjat e kësaj janë “lutjet në arabisht”.Të gjithë idiotët e dinë se turqit nuk flasin arabisht, dhe të flasësh arabisht, e jo thjesht të lutesh në këtë gjuhë, nuk është turqizim. Ndoshta është arabizim. Një njohuri që e kanë edhe idiotët e zakonshëm, i paska shpëtuar profesor Ndrecës. Ai di më shumë se kaq, e di se jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por edhe ata të Shqipërisë, Kosovës, bile jo vetëm shqiptarët, po edhe turqit, boshnjakët, iranianët, indianët e gjithë myslimanët gjatë faljeve recitojnë Kuranin në origjinal, në një variant të arabishtes klasike. Edhe ezanin myslimanët në këtë gjuhë e thërrasin, në Shkup, Shkodër, Sarandë e në gjithë botën, sot e gjithë ditën. Për lexuesin joidiot, është e qartë se kur kriminalizohet e fyhet praktika e vetme myslimane e njohur botërisht e shqiptarisht, siç është falja dhe recitimi i Kuranit, në gjuhën e origjinalit, po sulmohet vetëm Islami, e jo turqizimi. Kuriozisht, Nreca quan budallallek sinonimin islam/osmanizëm, kur vetë ai po shtyn drejt kësaj paradigmë nëpërmjet barazimit të lutjes fetare me fenomenin e turqizimit, dhe e njohim mjaft mire mendimin e Ndrecës rreth turqizimit dhe osmanizimit

 

Nuk do t’i kushtonte asgjë profesor Ndrecës të vazhdonte të na tregonte se si shqiptarët e Maqedonisë po turqizohen duke veshur xhybe, bile pa detyrimin për të na treguar qoftë edhe një xhybe në Maqedoni, por ai vetë ka zgjedhur të kalojë nga fantazitë “neootomane” e turkofobe, tek lutjet arabisht, si treguese të zvetënimit kombëtar. Mbase Ndreca është i sinqertë në shqetësimin e vet “neootoman”, por sa është i sinqertë kur sulmon lutjet e përditshme arabisht, gjithë duke pretenduar se nuk po përmend e as po sulmon Islamin? A është e domosdoshme ta përmendësh me emër Islamin për ta sulmuar? Nëse dikush do të sulmonte dëgjesën e katolikëve shqiptarë ndaj Vatikanit, si varësi nga të huajt, gjithë duke pretenduar se nuk po sulmon katolicizmin, a do t’i mjaftonte njeriu ky shpjegim?

 

Profesori dhe kryeredaktori katolik duhet ta dijë fare mirë se katolikët shqiptarë nuk u romanizuan megjithëse përdorën për shekuj me rradhë meshën latinisht, deri në Koncilin e II të Vatikanit në vitet ’60 te shek. XX – dhe asnjë shqiptar katolik, as elita e Hylli i Dritës, nuk e përktheu Ungjillin në shqip përpara këtij Koncili, siç në të kundërt bëri Kristoforidhi. Ee po kështu muslimanët shqiptarë që recituan Kuranin në arabishten klasike, nuk u bënë kështu kurejshitë, bile as turq. Janë këto amalgama, të Islamit me osmanët, bile dhe me komunizmin, krejt të zakonshme për Ndrecën, që mundësojnë leximet e z. Taraj për ambiguitetin e “fantazmave turke” mes nesh.

 

Gjuha me “idiotë” e “bij kurve” që shpërdoron një drejtues i shtypit fetar katolik, i jep edhe ajo përgjigje në mënyrën e vet pyetjes së Armirit: ku janë katolikët e moderuar? A do të reagojnë këta ndaj fëlligështisë? A do të vazhdojë të jetë më drejtues i “Hyllit të Dritës” një njeri që fyen e fëlliq, jo më personin e vet e bashkëbiseduesit, por postin që ka? Një përfaqësues i shtypit fetar katolik që fyen mënyrën e vetme si falen bashkëqytetarët e vet të fesë tjetër, a është vallë ndjekës i ndonjë tradite të mirë harmonie?  

 

Po Armir Taraj ka edhe një meritë tjetër me letrën e vet. Sapo ka ekspozuar ekstremizmin e Ndrecës përballë qëndrimeve zyrtare të Kishës në Shqipëri, ka arritur ta shqetësojë Ardian Ndrecën deri sa ta bëjë të flasë pak toskërisht, se pasi i është shteruar arsenali neolatin dhe gegërisht i sharjeve, Ndreca ka kaluar në “ore gdhë”. Ndoshta kjo duhet interpretuar më në fund si një fillesë e mirë hapjeje ndaj diversitetit, daljeje nga ekskluzivizmat, qoftë dhe me çmimin e daljes nga binarët e qytetarisë dhe etikës. 

Comments

  • Flm per mbeshtetjen ezani, edhe pse e di qe s’ka nevoje per falenderim sepse ceshtja ketu nuk jam une.
    Si inxhinjer qe jam (jo akoma student, fatkeqesisht) u prira ti beja ca prerje e zberthime te detajuara shkrimit prej rrugaci te Ndreces, por pastaj e lashe, mu duk humbje talenti inxhinjerik sepse ai e ka zberthyer veten tashme faqe gjithe botes.
    Nje gje e kishte te sakte vetem, mua vertet me pelqen qumeshti, dhe ngaqe nuk pi alkool (ndryshe nga Ndreca i cili mesa duket vertet shkruaka ne gjendje te dehur) shpesh me bie te porosis nje gote qumesht te ftohte kur shkoj ne ndonje lokal 🙂

    • Sa per kete postim, ne ja derguam si reagim Respublica e cila nuk e ka postuar, ku se fundmi, meqenese u kthye ne mejdanin e ketij debati mund te kish dhene ne variantin e shkurter sic solli nderhyrjen e Gjergj Metes. Nuk mendojme se ata kane mbajtur nje qendrim te balancuar ne kete debat, ashtu sic duket edhe nga menyren si sollen komentin e Gjergj Metes. Gjithsesi, kjo eshte zgjedhja e tyre.

      E bukura e ketij debati eshte se Ndreca habitet se si mundet Armiri “me replikue me mue,” po dukshem kete debat Ndreca e humbi turpshem.

      Se fundmi Armir, nuk ka vend per falenderime sepse keto nuk jane ceshtje individuale e ti nuk shprehe nje shqetesim personal por nje komunitar, edhe pse ata qe drejtojne departamentet e dialogut nderfetar, drejtuesit e shoqatave muslimane me zyra te bollshme nuk kane ndermend ti adresojne ndonjehere keto shqetesime.

      • Zyrat e dialogut nderkatunar deshe te thuash. Me beri pershtypje nje komentues tek Respublica i cili nenvizonte me nje fjali se tan priftat katolik si dhe seminaristat jane prej Dukagjinit. Edhe ne krahun tone shumica derrmuese, duke filluar nga Myftiu i Tiranes jane nga e ndritshmja Dragostunje ose simotrat e saj malore mbarekombetare. Eshte dramatike qe qytetaria eshte ne rastin me te mire periferike ne debatet kulturoro-fetare, ose ne rastin me te keq militante e ateizmit enverist. I gezofshim ne te tana krahet kontribuesit e vulgarizimit dhe varferimit shpirteruer.

        • “Zyrat e dialogut nderkatunar deshe te thuash” O Jatagan, po po i the te tera me nje fjali, mbaron muhabeti e nuk ka me cfare te thuash pastaj. Ja e kopsite muhabetin ti tani.

          • Po çfar thash un mer ta marrsha. Qe ne Gjuhadol kekan tan prej Dukagjinit, kte e tha ai komentusi. Apo se kekan plot 100?- Ma shume – 60? – Ma shume er ti- 35 myftij qe u bajne fetvate rrigoshet. Kte e thota qe vete Komiteti http://www.kmsh.al/al/?page_id=27.

      • Ne fakt admin nuk e di a eshte i drejte ky vleresim i respublikes, sepse ata, nga gjithe mediat e tjera qe ua dergova shkrimin, e botuan, edhe pse pa ndonje obligim per ta bere kete. Te mos harrojme se keto dite, kur Bostoni ndodhet nen sulm terrorist, e KQZ nen sulm politik, e kur qeveria shqiptare po izolohet furishem nga nderkombetaret, gje qe mund te kete pasoja te renda per vendin tone dhe demokracine tone, ky debati yne me Ndrecen e katoliket eshte ne fakt periferik, edhe pse ne na duket jetik ngaqe Ndreca me shoke kerkojne ti perjashtojne muslimanet nga diskursi publik.
        Ku i dihet, ndoshta respublika zgjedh ta botoje pergjigjen tone, ne kohen e tyre, e ta vazhdoje debatin e nisur me shprese se mund te ngrihet nga niveli personal ne ate profesional.

        • Armir nuk po gjykoj negativisht per Respublica-n ketu se nuk kam asnje arsye ta bej kete gje, thjesht njoftova qe ketNe postim ja kishim cuar edhe faqes ku u be debati. Ne anen tjeter, nje nga gazetat e medha ne vend ishte e gatshme te botonte artikullin tend. Njerezit qe meren ne menyre te rregullt me shtypin arrijne te nuhasin kur nuk behet fjale per thjesht nje opinion apo analize te nje individi, por per artikulimin e nje shqetesimi komunitar. Ky debat, nese e ndjek, ka patur me shume pjesmarje e komentues se shume nga ato ceshtjet me demokrate e socialiste. Dikush ne fakt kish sugjeruar qe gjithe komentetet jane shkruar nga e-zani. Po na akreditohet gjithe ky kreativitet.

          • Ne fakt Respublika e arriti qellimin dhe ju la edhe njehere ne balte. Me sakte jua la ne dere edhe nje here tjeter. Mend per here tjeter eshte e kote tua them se po vazhdoni ti justifikoni.

          • Nuk kemi ndonje pakt me Respublican, per te nxjerre njeri-tjetrin nga balta, keshtu qe nuk ka arsye ti kerkojme hesap ndokujt perse nuk na nxjerr.

          • Pse e botoi Respublika shrimin e Armirit dhe tuajin jo? Me gjithe respektin per Armirin, une gjykoj se ata e kane perdorur ne kete rast dhe kur nuk ju desh me e lane ne gjykimin e Pilatit pa te drejte replikimi nje karneficine qe bejne keto lloj mediash qofte edhe me lejimin e gjithefaresoj komentesh, si ne rastet kur perdorin shkrimet e gocave me shami dhe nuk i mbrojne nga vulgu i komentuesve te tyre . Dhe justifikimi qe Armiri i ben me ben te them epo mire tu be.

          • Shiko me kujdes se kemi postuar ketu edhe shkrimin replike te Armirit qe perseri Respublica e botoi. Une nuk shoh asnje perdorim, perkundrazi, me njeqind kritika qe I kemi reshtuar ketu ne faqe, prape ka qene faqe shume me e hapur se shume ente te tjera mediatike.

          • Pikerisht shkrimin dhe repliken e Armirit, po tuajen jo. Sepse ju perfaqesoni dicka me shume, se fjala e nje sudenti te thjeshte inxhinjerie. Se ku eshte hapja ketu nuk e kuptoj.

          • @L, vetem se thote Ndreca qe Armiri eshte student, nuk do te thote se eshte e vertete. Armiri eshte profesionist I kompletuar ne mes te Manhatanit

  • Leave a Reply to admin Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *