Ndreca i pandershëm





indexArmir Taraj*

Profesor Doktor Ardian Ndreca më vuri kohët e fundit në pozitë me shkrimin e tij “Mashtrimi si vokacion” të cilin e botoi tek Respublica si përgjigje, apo polemikë, me shkrimin tim “Ku janë katolikët e moderuar”. Shkrimi i Profesor Doktor Ardian Ndrecës më ka habitur tej mase me gjuhën e tij prej rrugaçi, sulmet dhe fyerjet personale pa limit, që nga “mashtrues” e “gdhë” deri në “bir kurve”, e thënë indirekt nëpërmjet citimit të një shprehje të vjetër të Konicës me “bij kurvash” që rreshtoheshin në anën anti-kombëtare të historisë (këtë të fundit Ndreca mund edhe ta mohojë duke thënë “po pse të dogji ty? Konica e kishte për tradhtarët e kombit”, por sigurisht që efekti ofendues dhe shënjestra e kësaj sharje isha unë.)

Gjithkush mund të marrë penën e të hartojë një shkrim plot fyerje e sharje kreative, duke u munduar kështu të shkatërrojë personalitetin e kundërshtarit. Kjo nuk është diçka e re ose e papritur në shtypin shqiptar ku sulmet personale janë metodë e preferuar e debatit. Habia ime u shkaktua nga fakti që ky vërshim i llumtë banalitetesh m’u hodh përsipër nga dikush që ka mbaruar doktoraturën në Universitetin Urbaniana në Vatikan, dikush që është profesor në universitetin prestigjoz John Carroll University në Vatikan, ku mes të tjerash jep dhe lëndën Mendimtarët e Krishterë, dikush që është kryeredaktori i revistës më të rëndësishme katolike shqiptare “Hylli i Dritës”, dikush që ka shkruar me dhjetëra shkrime, analiza, ese e përqasje në gazetat më të mëdha shqiptare, dikush që njihet e respektohet në gjirin e intelektualëve shqiptarë. Që dikush kaq i ngritur në pozitë të bjerë në nivelin e një rrugaçi e cubi mediatik ishte vërtet shokuese, jo vetëm për mua, por, me sa pashë, për shumicën dërrmuese të lexuesve të Respublikës.

Gjithsesi, nëse do kaloja një moment përtej habisë e përtej efektit emocional të shkrimit të Profesor Doktor Ardian Ndrecës, dhe për të sqaruar ata pak lexues që mund ta kenë marrë seriozisht pretendimin e Ndrecës se unë jam një mashtrues profesional që përpiqem të manipuloj fjalët e tij dhe mendjen e lexuesve, po bëj më poshtë disa zbërthime të vogla inxhinierike të këtij pretendimi.

 

Prerje 1A

Profesor Doktor Ardian Ndreca shkruan se unë kam ndërruar kryefjalën e pohimit të tij dhe se, si një mashtrues i poshtër, kam futur substantivin “Islami” aty ku ai qartësisht i ishte referuar një tjetër “shpirti të keq gërmadhash”, nostalgjisë otomane. Në fakt, këtë gjë unë e sqarova disi në përgjigjen time ndaj komentit të Dom Gjergj Metës tek shkrimi im fillestar, përgjigje të cilën Ndreca patjetër do e ketë lexuar para se të qëndiste sulmin e tij ndaj meje. Aty unë thashë:“Ndoshta me “nji shpirt i keq germadhash nji fryme qe s’asht tjeter vecse gerbula qe na ka lane barbaria otomane” Ndreca kerkon te tregoje me gisht diçka tjeter qe na kane lene turqit pervec Islamit, dicka kaq te keqe qe e shqetesoka Ndrecen kaq shume dhe i sillka te tilla emocione. Nuk e di c’ka pas ai ne mendje, ndoshta ai mundet te na sqaroje. Une dhe ata me te cilet e kam diskutuar kete shkrim, e kemi interpretuar kete reference te Ndreces si nje sulm dashakeqes ndaj Islamit”. Siç është e qartë këtu, unë e pranova se ka një ambiguitet në fjalët e Ndrecës, por interpretimi im dhe i shumë miqve të mij ishte se Ndreca këtu po i referohej Islamit. Faktin që ky s’është vetëm interpretimi im personal e pohoi edhe forumi musliman E-zani-i-naltë, të cilët botuan edhe shkrimin e tyre si përgjigje ndaj Ndrecës.

 

Prerje 1B

Profesor Doktor Ardian Ndreca harron të vërë re se fjalët e tij, të cilët unë i gjeta ofenduese ndaj meje e fesë time, po ashtu i quajti ofenduese imzot George Frendo në përgjigjen e tij ndaj meje, të cilin edhe njëherë e falënderoj publikisht për civilitetin e tij dhe frymën vëllazërore, ku ai u shpreh se “Fjale te tilla nuk kontribuojne per nje dialog konstruktiv mes katolikeve dhe muslimaneve, madje cenojne marredheniet e mira qe gjithmone kane egzistuar mes nesh.” Si e komenton Ndreca këtë distancim prej fjalëve të tij nga imzot Frendo? A është edhe Frendo mashtrues? Apo edhe Frendo po keqinterpreton fjalët e Ndrecës?

 

Prerje 1C

Edhe nëse unë do kisha gabuar në interpretimin tim, gjë që është krejtësisht e mundshme, jo vetëm për një “student inxhenjerie” por edhe për studiues të mirëfilltë të fushës, mënyra civile e përgjigjes nga ana e Profesor Doktor Ardian Ndrecës do kishte qenë të më tërhiqte vërejtjen e me mirësjellje të më informonte për keqinterpretimin tim duke më shpjeguar kuptimin e vërtetë të fjalëve të tij. Kjo do kishte qenë mënyra e bukur katolike e zhvillimit të këtij debati, edhe pse unë e Ndreca mund të vazhdojmë të kemi qëndrime e ide thellësisht të ndryshme rreth trashëgimisë sonë osmane.

 

Që profesori me aq zell e ngulm t’i thotë studentit se ai di e ky i fundit është “gdhë” e nuk di, është kulmi i arrogancës. Por që profesori t’i thotë studentit se ky i fundit është mashtrues ngaqë është “gdhë” e nuk di, ky është, sipas mendimit tim, kulmi i pandershmërisë.

 

Prerje 2
Profesor Doktor Ardian Ndreca pretendon se ai, për njimilion arsye, nuk ka shkruar kurrë një rresht për islamin. Siç e vunë në dukje disa komentues këtu, dhe po ashtu e-zani tek përgjigja e tyre, Ndreca, jo më larg se Shtatori i 2012-s,citohet të ketë thënë: “Che il comunismo albanese sia stato di matrice islamica lo dimostra l’accanimento speciale nei confronti della Chiesa cattolica e dei suoi membri. Pra na del se Ndreca, jo vetëm që ka folur për Islamin, por ka folur në një mënyrë ekstreme. Ai ka përqafuar tezën se Islami ka frymëzuar komunizmin shqiptar dhe kjo, sipas tij, shpjegon egërsinë e pazakontë të regjimit monist tek ne në krahasim me vendet e tjera komuniste, e po ashtu shpjegon luftën e egër të komunistëve shqiptarë ndaj klerit dhe Kishës Katolike. Ky është një qëndrim tepër ekstrem i Ndrecës, qëndrim që padyshim nuk përfaqëson Kishën katolike shqiptare por vetëm sa frymëzon palaçot e faqeve ekstremiste si zemrashqiptare.net, ku urrejtja fetare ndaj shqiptarëve muslimanë vërshon frikshëm çdo ditë. Edhe njëherë Ndreca tregohet i pandershëm me debatuesin e tij rishtar, por edhe më keq, me lexuesit e tij.


Prerje 3

Profesor Doktor Ardian Ndreca shpreh habi se si unë nuk them asnjë fjalë rreth thelbit të shkrimit të tij origjinal mbi kërkesën e qeverisë turke për rishikimin e teksteve shkollore të historisë në Shqipëri e Kosovë. Unë nuk them gjë për këtë sepse, zoti Ndreca, unë s’kam asgjë për të thënë rreth kësaj teme. Me këtë punë le të merren historianët e specialistët, dhe është e drejta juaj e plotë të mbani qëndrimin që mbani, i cili është një qëndrim i vlefshëm, po ashtu siç është dhe qëndrimi kundërshtar. Shqetësimi i ngritur prej meje nuk ka të bëjë fare me librat e historisë a me peticionin e famshëm intelektual kundër rishikimit të tyre. Unë jam thjesht një qytetar i shqetësuar nga niveli i retorikës islamofobe në diskursin publik, sidomos kur kjo retorikë vjen nga drejtues të lartë katolikë si ju apo Dom Shan Zefi në Kosovë. Ky ishte shqetësimi që ngrita, si në letrat e mia ndaj autoriteteve katolike, ashtu edhe në shkrimin tim.

 

Shënime udhëzuese për konstruktorin


Çfarë pritet prej Profesor Doktor Ardian Ndrecës tani? Një idealist i marrë si unë që akoma beson tek civiliteti i shqiptarëve dhe mundësia e tjetrit për të ndryshuar, do priste që Ndreca ta pranonte gabimin e tij e t’u kërkonte falje lexuesve të tij për shkeljet e shumta etike, e veçanërisht  t’i kërkonte falje studentit të inxhinierisë në Amerikë të cilin e ka fyer dhe ofenduar pa të drejtë. Gjithashtu, do prisja që Ndreca të dilte e të na sqaronte qëndrimin e tij rreth shkrimit të sipërcituar ku ai kaq lehtësisht ndërlidh islamin shqiptar me komunizmin. Këtë do e shihja si një obligim moral të Ndrecës ndaj mbarë lexuesve të tij shqiptarë, por veçanërisht ndaj lexuesve muslimanë e atyre katolikë.

 

Si përfundim, në vend të fjalëve të “bukura” të Konicës, po e lë Profesor Doktor Ardian Ndrecën me fjalët e një intelektuali pak më modern shqiptar, Dom Gjergj Meta: “Kësisoj, për një katolik, të kujtojë e të ushqehet me atë çka ka qenë në të kaluarën, është sinonim i vitalitetit, por kthehet në një ushqim dhe ujë të ndenjur nëse ajo nuk përtërihet me atë çka unë sot jam. E vetëdija e parë që sot ne duhet të kemi është se ajo societas christiana, e cila mbizotëronte në shekujt e Mesjetës në gjithë Europën, por edhe në Shqipëri, sot nuk është më e tillë. Realiteti plural në të cilin jetojmë nxjerr përballë nesh sfida të tjera, të reja. Pluralizmin kulturor dhe fetar, të cilin unë e prek çdo ditë këtu ku jetoj, mund ta prekësh në metropolet më të mëdha europiane, Romë, Paris, Londër, e më gjerë, edhe pse nënshtrati i këtyre metropoleve është i krishterë.

Pluralizmi fetar në Shqipëri është një fakt. Mohimi i këtij fakti është së paku naivitet e së shumti dashakeqësi. Unë nuk jam prej atyre që e idealizoj fort bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Ajo është e mirë, por ka edhe problemet e veta. Më shumë sesa një fakt ajo është një proces që duhet të kërkohet e të realizohet përditë e më shumë.”

Marre nga Respublica.

Comments

  • Per cfare e ke fjalen kur thua ‘shiko se cpohon per Islamin’? Kur permend konferencen Islamike? kur permend shifrat e popullsise?…?

    Ndreca te pergjigja qe i dha vella Armirit e felliqi fare veten.
    Ketu me duket shume me mire. Madje ndjeva simpati ne momentin kur tregon per historine e gjyshes qe megjithese e donte shume Ndrecen e vogel (:D), ajo kishte nje ore te vecante qe e ‘injoronte’ vogelushin per tu marr me dicka tjeter. Kjo e kishte bere te mendonte qe per gjyshen e dashur kishte dicka tjeter te rendesishme sa ai, ose me shume. Ketu mu kujtua gjyshja me shamine e bardhe rahmet paste, qe me donte shume dhe qe po ashtu kishte besim te forte ne Zotin, inshaAllah.

    Ndreca shpreh ndjenja te perbashketa me ne, ne lidhje me demin e komunizmit dhe ateizmit, po ashtu flet si intelektual qe i jep rendesi anes shpirterore, ne kete kohe materializmi masiv qe te pakten e sheh si problem serioz, pavaresisht se kuptohet kujt ja jep monopolin e zgjidhjes.

    Problemi i tij eshte semundja e te besuarit qe ne fillim se feja jote eshte superiorja dhe tjerat jane kot. Ky zoteria sja ka haberin per ‘shejtet’ e Islamit, per evliate e vertete dhe jo shejtet e shpallur me vendim komisioni, dhe i iken truri se si njerezit, i madh e i vogel nuk shkojne te puthin kembet e busteve te madre Terezes, qe ka bere gjithe ato sakrifica. Lodhu kot me te, thuaji avash o Ndrece, se sjeni vetem ju, lexo per Uwejs el Karanin, Ibrahim bin Ethemin, Mahmud Hydaine etj etj, kot.

    ‘Holokaustit’ katolik, Ndreca i beson me shpirt, dhe s’ka burr nene ta beje Ndrecen te mendoje se ska llogjike te jete demtuar katolicizmi i 10% shit me shume (shume me shume) se Islami i 70%shit. Thuaji sa te duash Ndreces, O Ndrece, muslimani falet 5 her ne dit, agjeron 1 muaj etj etj, muslimanet kane shume me xhami se ka kisha, muslimanet kane me shume prona dhe komunizmi keto do i fiki fare… nuk beson Ndreca. Po fundja Ndreca te ‘vetet’ ka detyre te njohi dhe promovoje. Nuk kuptova ca do aty per ‘mbeshtetje’ (Nderkohe qe Ndreces sja ndjen fare te beje icik diplomaci) ai burri simpatik, qe po mi con icik nervat me then drejten keto kohet e fundit. Kete zotrine e kam ndjek te Starti per ndonje pergjigje te qarte, po ja futi nga Kina, gek mek. Me duket se duhet me be autokritike, se e teprojme me raste me husnuadhan. Me gjithe ate respekt qe kemi, nje “kam firmosur”, apo “skam firmosur” mund ta thoshte. Nejse se po devijoj shume, ama per ta lidh disi, mund te themi se nuk i dihet akibeti njerezve, ose zemra. Ndreces i uroj ta shohim mes nesh ndonje dite, duke u fal, nuk i dihet. Kete ja uroj edhe atij burrit simpatik.

  • Tek minuta e specifikuar flet qarte. Ideja e tij, e hedhur kohe me pare edhe nga Zef Pllumbi, ku islami eshte burim i komunizmit shqiptar, qe Ndreca e shkruan ne nje artikull (shtator 2012), ketu pohohet me video dhe ne nje seminar nderkombetar.
    Jam dakord per promovimin, megjithese eshte manipulues, por etiketa qe i vendos fese se shumices se shqiptareve eshte vertet e rende per nje figure publike.

  • Mu krijua pershtypja se shprehjen komunizem i stilit islam, e perdori per te pershkruar se komunizmi ne Shqiperi kishte nje urrejtje te vecante per kristianizmin, nje lloj komunizmi ‘alla islam’, mq edhe Islami urrente katolicizmin, sipas tij dhe ndoshta audiences… Dmth eshte si te perdorim ne fjalen kryqezate per te pershkruar nje veprim anti islam, megjithese autoret mund te mos jene kristiane. Kjo na krijon ne mendje nje lloj ideje te zullumit qe po behet, mq dime per zullumin kryqtar.

    Eshte e rendesishme ta kuptojme se cfare do vertet te shprehi, gjithsesi perdorimi i shprehjes eshte i shemtuar ne cfaredo lloj kuptimi.

    Teorija e Zef Pellumbit eshte nga verberija e inatit, eshte pertej budallallikut.

    • Ai thote: comunismo di stampo islamico.
      Thjesht e ka fjalen per komunizmin shqiptar si ideologji. Nderkohe qe pershkruan edhe egersine e komunizmit.
      Lidhja e kesaj barbarie me islamin eshte logjike ne mllefin e Kryeredaktorit te Hylli i Drites. Kete pohim
      e ka edhe te shkruar. E kote qe kerkohet “il pelo nell’uovo”.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *