Xhamia si rast i humbur





130412_41-950x430Është fakt i mirënjohur se arkitektura osmane e xhamive përfitoi shumë nga tradita bizantine dhe shihet edhe në vende të tjera me traditë të pasur të arkitekturës islame si Egjipti – fjala vjen – se arti i krishterë para-islam la gjurmë dhe komunikoi me arkitekturën islame që u zhvillua më pas. Arkitektura islame e gjendur nëpër xhami në katër anët e botës – përfshi gjurmët e arkitekturës budiste në Lindjen e Largët – nuk janë replikime të një modeli statik nga një moment unik i së shkuarës, por një komunikim me traditën aktuale, me ambjentin rrethues, me kultura të tjera ashtu si me aspiratat që e frymëzojnë këtë arkitekturë.

 

Cila është domethënia e replikimit të një arkitekture osmane, aspak frymëzuese dhe të sterilizuar si objekti kryesor i kultit të myslimanëve? Ndërkaq në forume online është përfolur plagjiatura e mundshme e objektit që po ngrihet tek Namazgjaja. Në anën tjetër, dimensioni pragmatist/funksional i katit përdhesë i jep dimensionin e kioskës provinciale një objekti në qendër të kryeqytetit. Si objekt arkitekturor, ai është një replikim i trishtueshëm, që vetëm zë një hapsirë pa provokuar, pa frymëzuar, pa zgjuar kërshëri.

 

Ishte një shans që myslimanët të reflektonin një identitet të ri e modern, por kjo përzgjedhje është dhe njëherë tregues se vendimarja fetare është në duart e njerëzve pa imagjinatë e vizion, pa shije e mbi të gjitha, pa hapjen e duhur për të ftuar zërat e mendjet më të mira të bashkësisë për të kontribuar në këtë objekt identifikues për të gjithë bashkësinë.

 

Së fundmi, afërsia e këtij eventi me zgjedhjet ripërtërinë shijen e keqe të politizimit të xhamisë, ashtu si ndodhi në zgjedhjet e kaluara duke e kthyer xhaminë në një pankartë elektorale.

 

Comments

  • Fatkeqsi qe rreshti i pare i eventit mbizoterohej nga vrases, dhe bombardues. Ne rreshtin mbrapa ishin rreshtuar kryesisht katundare. E gezofshim deshtimin tone spiritual dhe suksesin e pehlivaneve elektorale.

  • Me te teper se te REFLEKTONIN nje identitet te ri e modern (gje qe me c’duket mungon), myslimanet humben nje shans per te PUNUAR BASHKE E NDERTUAR para se gjithash nje indentitet te ri e modern…Xhamia duhet pranuar si dhurate dhe duhen pritur kohe te tjera per te patur nje xhami produkt kontributi zemrash dhe mendjesh te bashkuara per kah Njesia e Zotit…

    • Kjo dhurata jote qe po na zhgenjen zgjati 20 vjet, ai bashkimi i zemrave haleluja do te bohet kur te na kete mbi bari.

    • Fatkeqesisht edhe un bashkohem me mendimin tend. Edhe prezantimi u be si per xhami katundi, me beze e me tullumbaca. Ky linku qe ke sjelle, me gjithe obieksionet, te le pa koment.

  • Ne kete faqe kemi diskutuar shpesh per xhamine e madhe dhe per perdorimin e shemtuar qe i eshte bere prej 20 vjetesh. Ju sjellim ne vemendjen shkrimin e Elton Hatibit, “E shenjta dhe profania në Xhaminë e re të Tiranës: Shtepi e Zotit apo apartamente per ‘zotat'”, i cili eshte pa medyshje trajtesa me e mire ne opinionin publik shqiptar per kete teme, duke ofruar vertete vizionin e duhur se si duhet pare dhe cfare duhet te jete ky objekt.

    http://www.e-zani.com/2010/12/30/e-shenjta-dhe-profania-ne-xhamine-e-re-te-tiranes/

  • Shume i bukur shkrimi i Eltonit, ne mos gaboj e ka pas shkuar kur u beme me dije qe do te vinte nje xhami pa kupole, nje trekendesh i shtire qe brendashkruan nje katror qe medemek per faqesonte Qaben, qe ishte njekohesisht edhe dyshemeja qe mund ta shkelnin te gjithe, besimtare e jo. Qe ketu fillon tallja e mosrespekti. Te mos flasim per ftohtesine arkiteturore aq larg tradites se ndertimit te nje xhamie. Ndersa per t’ju kthyer xhamise aktuale nuk me cudit me asgje ne kete vend ku arkitektet i kane vene drynin artit dhe zemres se vet dhe ia kane dorezuar shpirtin shejtanit (alkimia e letres). Ndertesat e kultit sot ose jane plagjatura ose jane demostrim force e tipit kush e ka minaren me te gjate mbi nje trup te shendoshe apo kujt i ndricon kryqi me fort, si rasti i kishes me kryqin gjigand me drita prej neoni ne disproporcion edhe me vete kishen. Arti ne Shqiperi sot eshte ne nje qorrsokak. Artisti i madh Naxhi Bakalli, e quan ne nje liri te keqkuptuar. Ndaj edhe kjo lloj zgjedhjeje krejt e pa menduar e xhamise nuk me habit. Edhe nese do te ishte menduar kush do ta realizonte dhe si? Ne shembujt per art te kulluar i kemi mund te benin ate qe ka bere arkitekt Sinani, i cili solli shkollen e arkitektures osmane (qe nuk mendoj se ka qene sterile) dhe e beri te lulezoje krejt ndryshe ne mes te Tiranes, duke respektuar portetin e vendit. Po ashtu nje mekulli jane xhamite tona ne Korce e Berat me te kuqen e Onufrit ne sfondin e arabeskave. Mund te ishte nje mrekulli kjo xhamia jone e re. Po a jemi ne ne rregull? A kemi nje sfond te denje frymesimi e burimi te paster ku te frymezohemi? Ju ftoj te dilni neper Tirane e do te kuptoni se sa e veshtire eshte te krijosh e te dalesh nga kjo gracke betoni e katunarie. Duke e pare ne menyre pragmatiste xhamia te pakten do te behet e nuk ngeli premtimi elektoral i perjetshem. Gjithashtu duke e pare goten gjysem plot te pakten nuk do te shkelim mbi simbolin e Qabes.

  • Zoti na falte po kjo xhami eshte bere copy paste e eshte teresisht larg kontekstin dhe realitetit te vendit….ndoshta duhet te kuptojme qe ne msylimanet s’duhet te allemi me vakefet qe vellezerit a motrat tona kane lene ne sherbim te fese se Zotit.

    • Ajo qe u paraqit dje ne shesh nuk eshte projekt. Projekt eshte ai i Edi Rames. Eshte vertete projekt idiot, por eshte projekt. Ky qe u paraqit dje, eshte nej punim fotoshopi, montazh i nje xhamie ne Stamboll, me disa foto te truallit ku do te ndertohet xhamia, plus nje kat te pare, qe i eshte qep shemtueshem. Pamja qe na eshte servirur eshte nje miksim i nje arkitekture klasike osmane me nje arkitekture kiosksash te tranzicionit shqiptar.
      Problemi eshte se nuk kemi paskur kurrfare transparence deri tani nga KMSH.
      1. Nuk ka pasur konkurs per projektin, por eshte vendosur ne menyre arbitrare nga kryesia. Gjithkujt ketu i lind e drejta te thote, se moskryerja e nje konkursi, per nje projekt te tille, le hapesire per veprimtari koruptive.
      2. Projekti nuk behet publik. Na serviren vetem disa foto te punuara ne fotoshop, te cilat nuk jane fare projekt arkitekturor, gje qe te le te mendosh se nuk kemi ende nje projekt konkret.
      3. Nuk kemi ende te dhena mbi buxhetin e projektit, mbi financat nepermejt te cilave do te behet i mundur. Nuk dime sa do te kushtoje ky projekt dhe si do te ndahen zerat e tij, gje qe tregon gjithashtu mungese transparence.
      4. Deri tani nuk na eshte thene asnje rrjesht se kush eshte kompania e kontraktuar per ndertimin e xhamise. Mospublikimi i saj, nderkohe inagurohet fillimi i punimeve, eshte dicka absurde.
      5. Projekti nuk ofron asnje identitet kulturor arkitekturor, por eshte thjesht nje fotokopje nga Stambolli qe nuk i pergjigjet aspak realitetit tone kulturor. Nese themi se ky objekt do te jete nje objekt perfaqesues i Islamit shqiptar, nuk ka arsye perse ai te demonstroje nje kontekst kulturor te cilit asnje prej nesh nuk i perket.
      6. Kati i pare eshte nje shtojce e tmerrshme qe nuk shkon aspak me godinen, e per me teper i ze asaj rrezen e shikimit nga poshte.
      7. Ndertesa, gjithashtu eshte bere pa marre absolutisht ne konsiderate mjdisin arkitekturor ku do te ndertohet. Ajo stonon krejtesisht me godinat perreth, te cilat i perkasin kryesisht stilit italian te fillim-shekullit sic eshte, Parlamenti, Hotel Monarku, Ndertesa e te Perndjekurve, ish-Biblioteka apo edhe vila me tej tek Ura e Tabakeve. Ndertimi i nje objekti arkitekturor, per me teper nje objekti ne permasa te tilla, te pretendimeve te tilla, duhet patjeter te harmonizohet me kontekstin urbanistik ku ndertohet, ndryshe, sado i mire te jete si projekt, stonon keq.

  • “Edhe un do kisha dashur te shihja disa projekte ne konkurim dhe nje diskutim te hapur ne xhematin e Tiranes rreth meritave dhe mangesive te secilit projekt. Nga keto foto te pakta te ketij projekti dalloj ate qe ketu mungon risia, inovacioni dhe dicka qe te ishte dallueshem tiranase. E vetmja gje tiranase aty duket te jene selviat qe e rrethojne qe ndoshta s’mbillen fare. Nuk shoh nje pasqyrim te arkitektures lokale islame, megjithese e di qe eshte heret te flasesh pa e pare projektin e plote.
    Kjo ngritja e xhamise ne podium dhe shkeputja nga rruga e nga qytetari nepermjet dyqaneve te katit te pare me duket tragjike. Nje nga elementet me dramatike te arkitektures islame te xhamive jane portat kryesore nga ku besimaret hyne ne xhami. Ku eshte porta e madhe ketu? Duhet te hysh nga poshte podiumit te dalesh lart ne tarace a si?
    Deri tani projekti nuk me kenaq. Sic thane shum te tjere neper komente me duket nje kopje pa shum mundim e xhamive te Stambollit.
    Gjithsesi inshallah behet sepse nevoja esht e madhe.”
    Ky ishte komenti im ne fb dje per projektin e sapo shpallur. Vura re qe dhe besimtare te tjere po e kritikonin projektin si “shum stamboll” ose si dicka qe nuk te sfidon. Kishte nga ata qe komentonin se kur i jepet sadakaja jetimit nuk rrihet e diskutohet se me cilen dore t’ia japim e jo po kshu e ashtu e nuk ia japim fare pastaj. Pra disave kjo puna e xhamise u duket si pune sadakaje qe duhet ta pranojme e te heshtim duke thene Elhamdulilah e kaq.

  • Xhamia e re, projekti një plagjiaturë nga Turqia
    http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=21499&kat=104

    Përurohet për herë të dytë pas 20 vjetësh guri i themelit të xhamisë së madhe të Tiranës. Duket apo është kopja e xhamisë së “Bejazitit”, mbetet për t’u zbuluar.

    Publikuar më 21.04.2013 | 14:53
    Luela Myftari

    -Për herë të dytë pas 20 vjetësh u vendos dje guri i themelit të xhamisë së re të kryeqytetit. Në vitin 1993, presidenti i asaj kohe Sali Berisha bashkë me kreun e komunitetit Mysliman të ndjerin, Hax-hi Hafiz Sabri Koçi, vendosën gurin e themelit për fillimin e ndërtimit të një xhamie më të madhe në Tiranë. Pas dy dekadash, ky gur u rivendos dje për të sjellë një projekt të ri, i cili sipas arkitektëve “do të zbukurojë Tiranën”. Fjalë të mira u thanë nga kryeministri, i cili prej vitesh mundohet të mbajë premtimin e dhënë në vitet e para të pushtetit të tij: “Aty ku ka katër të krishterë të ngrihet një kishë dhe aty ku ka katër myslimanë të ngrihet një xhami”. Këto vite udhëheqjeje nuk duket se i kanë mjaftuar kryeministrit aktual të Shqipërisë që duke u lutur për një mandat të tretë po ripërsërit premtimin për një xhamie të re. Faktikisht këtë ditë, myslimanët kanë 75 vjet që e presin. Por edhe ky gur i dytë themeli nuk duket sikur u vendos pa polemika dhe komente. Projekti i paraqitur në media ka filluar të ngjallë interes dhe po ashtu të hedhë dyshimet e para për një “plagjiaturë” të xhamisë. I ngjan apo është kopje e xhamisë së “Bejazitit”, kjo mbetet për t’u vërtetuar. “Shekulli” kontaktoi me Ilir Hoxhollin, një nga anëtarët e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe një nga zërat e shoqërisë civile. E pyetëm atë për ngjashmërinë e madhe mes xhamisë që pritet të ndërtohet me xhaminë e “Bejazitit” në Turqi. “Arkitekti është turk dhe studioja e projektit është po prapë turke. Mund të ketë diçka të ngjashme nga ana e jashtme e xhamisë, por nuk mendoj se do të jetë kopje e xhamisë së Bejazitit”,- na tha Hoxholli. Më pas ai na tregoi se trualli ku do të ndërtohet xhamia e re e Tiranës, nuk ka të njëjtën formë dhe përmasë me atë të xhamisë së “Bejazitit”, që sipas tij, do të thotë se nuk mund të jetë e njëjta. E megjithatë ai, nuk hedh poshtë mundësinë e një ngjashmërie të madhe mes dy xhamive. Në projektin e xhamisë së Tiranës është parashikuar që kupola qendrore, e cila do të jetë 30 metra e lartë, do të rrethohet nga katër minare. Lartësia e tyre do të jetë 50 metra. Po kështu edhe xhamia e “Bejazitit” është realizuar me një kupolë qendrore që rrethohet nga katër minare. “Shekulli” sjell për ju pamje të projektit të xhamisë së madhe që pritet të ndërtohet në Tiranë dhe pamje të xhamisë së ndërtuar në Turqi. Ngjashmëria është aq e madhe sa mund të themi se kemi të bëjmë me një kopje. Ilir Hoxholli, na shpjegon gjithashtu edhe strukturën e brendshme, e cila pritet që të jetë ajo që do të bëjë ndryshimin nga xhamia turke. Në përbërjen e kësaj ndërtese, pritet që të ketë një sallë të madhe konferencash. Kjo sallë do të arredohet në mënyrë të atillë që të mirëpresë më shumë se 300 persona. Kjo ndërtesë do të mirëpresë rreth 5000 besimtarë që dëshirojnë të falen dhe të kryejnë ritet fetare. Hoxholli, tregoi se xhamia e re e Tiranës do të ketë një bibliotekë të madhe dhe disa klasa për mësimdhënie. “Xhamia e madhe e Tiranës do të ketë muze, sallë konferencash, bibliotekë dhe klasa për të mësuar diçka mbi islamin. Ajo do të jetë një qendër e madhe, një kult fetar në Shqipëri”,- deklaroi ai për “Shekulli”-n.

    Akti zyrtar

    Teksti i plotë i akt-firmosjes, nënshkrimi i Berishës, antikushtetues

    Me emrin e Zotit, të Gjithëmëshirshëm, Mëshirëplotë! Sot më dt.20 Prill 2013, në Namazgjanë shekullore të Tiranës, në prani të mijëra qytetarëve dhe besimtarëve myslimanë, morën pjesë kryetari i KMSH-së H. Selim Muça, kryeministri i Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha, kryetari i Bashkisë Tiranë z. Lulzim Basha, liderë të komuniteteve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik, etj., nënshkruhet ky akt për inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, si një kompleks multi-funksional, i cili shpresojmë prej Zotit të Madhëruar, që t’i rrezatojë brezave me radhë besim, dashuri dhe dije.

    Guri i parë u vendos në 1993 nga Berisha

    Ceremonia e organizuar nga Komuniteti Mysliman, mblodhi kryeministrin Sali Beri-sha, kryebashkiakun Lulzim Basha, krerët e komuniteteve fetare, përfaqësues të bashkësive islame të Kosovës dhe Maqedonisë, zyrtarë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, besimtarë dhe qytetarë të kryeqytetit dhe të rretheve. Kryetari Haxhi Selim Muça, Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në përmbyllje të ceremonisë kanë firmosur dokumentin themeltar me tekst: “Për inaugurimin e fillimit të Xhamisë së re të Tiranës”, duke i hapur kështu rrugën fillimit të punimeve të këtij objekti të shumëpritur nga myslimanët shqiptarë.

    Shfrytëzohen rreth 2500 metra për ndërtesën e kësaj xhamie

    Ndërtesa do të fillojë të ngrihet pranë godinës aktuale të Parlamentit Shqiptar, aty ku falej dikur Namazgjaja dhe pritet që të përfundojë vetëm pas katër vjetësh, nëse punimet fillojnë nesër. Në krah të xhamisë do të ngrihet edhe godina e re e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Bashkia e Tiranës duket se i ka dhënë këtij komuniteti të drejtën për të ndërtuar në një hapësirë prej rreth 4300 metrash, e cila me sa na rrëfen Ilir Hoxholli, nuk do të shfrytëzohet e gjitha. Pretendohet që të shfrytëzohen rreth 2500 metra për ndërtesën e kësaj xhamie. Përafërsisht, kjo ndërtesë do të kushtojë 10 milionë euro dhe do të financohet edhe nga qeveria turke dhe ajo e Kuvajtit. Komuniteti Mysliman ka vënë në shërbim edhe dy llogari bankare për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në ndërtimin e kësaj ndërtese kulti.

  • Do vije dita qe do ndertojme edhe ne xhamine tone me gjthe guret qe ka vene Berisha per themel. Nje ne 1993, nje tjeter ne 2013, tjetri kismet kur, se keshtu gur gur behet muri. Kur te behet Berisha 700 vjec, xhamia do jete gati. Pa Berishen nuk behet, keshtu po na thone. Duhet te bejme cmos qe Berisha te mos vdese kurre. Nuk ka gure me te cmuar ne historine e Shqiperise se keta qe ngul Berisha tek Namazgjaja. Sa e prek Berisha gurin, behet diamant dhe rrijne mileti me goje hapur 20 vjet deri kur te vihet guri tjeter.

    Po shyqyr qe kemi edhe Shekullin qe zbulon se Berisha qenka antikushtetues, sepse ne aktin e hedhjes se gurit numer 2, qenka shkruar emri i Zotit. Po e keni pasur te gdhendur tek guri numer 1, ne hyrje te parlamentit emrin e Zotit e nuk doli njeri antikushtetues 20 vjet rresht. Mjafton te mos ndertohej xhamia dhe le te rrinte emri i Berishes bashke me emrin e Zotit gdhendur ne gur.

  • Mero Baze e quan projektin “atavizem osman” dhe do qe projekti te mos jete as osman as arab…???

    Xhamia nuk u duhet vetëm myslimanëve!
    http://www.gazetatema.net/web/2013/04/20/xhamia-nuk-u-duhet-vetem-myslimaneve/

    20 Prill, 2013 | Postuar në: Editorial | Shkruar nga: TemA
    Select Language​▼

    Nga Mero Baze

    Pashë në shpinë të Sali Berishës, një projekt për Xhaminë e Madhe të Tiranës, që për të disatën herë përurohet në fillim të çdo fushate elektorale. Nga aq sa shihej në posterin e Sali Berishës, Tirana mund të ketë pas pak kohësh, (të shpresojmë që Berisha gënjen dhe në këtë rast) jo vetëm një xhami të shëmtuar, por një pamje të frikshme të stilit otoman në zemër të kryeqytetit në shekullin e 21-të.

    Ndërtimi i një xhamie të madhe për besimtarët myslimanë, është një e drejtë e tyre, bile e vonuar, por ajo nuk është vetëm pasuri e tyre, por dhe e gjithë shqiptarëve. Kryeqyteti i Shqipërisë, i cili vlerësohet më shumë për harmoninë fetare se sa për besimet fetare në vetvete, po plotëson mozaikun e tij urbanistik me shtëpitë e kultit të tre feve.

    Tirana ka disa xhami të vogla, mes të cilëve më tipikja që përfaqëson periudhën osmane është ajo e Et’hem Beut në qendër të Tiranës. Një xhami e re e madhe si shtëpia qendrore e gjithë besimtarëve myslimanë, e ndërtuar në shekullin e 21-të, është e pakuptimtë të na risjellë në Tiranë stilin e xhamive osmane, bile kjo dhe pak më keq, si arabe.

    Dy vjet më parë, para zgjedhjeve lokale të vitit 2011, Edi Rama miratoi një projekt danez për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës. Për shkak se dhe ai si gjithë politikanët e tjerë, shumicën e punëve i lënë para zgjedhjeve, pasardhësi i tij në detyrë, të vetmet punë që ka bërë, është që ka anuluar çdo gjë të nisur prej tij. Kështu anuloi projektin modern të sheshit Skënderbej dhe e ktheu atë në një shëmti mes një livadhi pa shije, rrethuar me një perde të hekurt trafiku, dhe anuloi projektin danez të Xhamisë së Madhe të Tiranës.

    Natyrisht që është debat i vështirë të hyjmë në detaje se ku duhet të ndërtohet xhamia dhe e kujt është toka, por të drejtën tonë për të kërkuar një projekt modern për Xhaminë e Madhe e kemi të gjithë. Tirana e shekullit 21, dhe për më tepër Shqipëria që po tenton të bëhet një vend evropian, nuk ka pse zgjedh mes një projekti modern dhe shumë perëndimor dhe një atavizme osmane, këtë të fundit.

    E kuptoj vrapimin e Sali Berishës për të gënjyer ndonjë mysliman për t’i marrë votat, e kuptoj dhe linjën vehabiste të familjes së tij, por ata nuk mund të diktojnë fytyrën e Tiranës në shekullin e 21. Në të vërtetë kjo është pika ku ai tradhton veten dhe tregon çfarë përfaqëson.

    Them që projekti është një provokim elektoral, jo vetëm se inaugurohet në fillim të fushatës, por mbi të gjitha duke qenë një projekt i vjetër, që kënaq pjesën më fanatike dhe jo përfaqësuese të myslimanëve shqiptarë. Është pikërisht ajo pjesë që Sali Berisha tenton të gënjejë në fushatë elektorale, është ajo pjesë që shikon hipokrizinë e djalit dhe vajzës së tij që falen 5 herë dita dhe vjedhin dhjetë herë dita, për t’u marrë ndonjë votë në prag të fushatës elektorale.

    Por kjo është një histori që duhet marrë pa emocione elektorale. Sali Berisha do të humbasë më 23 qershor dhe nuk ka arsye që ne të respektojmë një provokim të tij. Xhamia e Madhe e Tiranës duhet të bëhet, sa më shpejt dhe sa më mirë. Ajo duhet të përfaqësojë atë çfarë përfaqëson shumica e shoqërisë shqiptare në shekullin e 21 dhe jo atë çfarë ëndërron Sali Berisha të gënjejë më 23 qershor. Një projekt modern, siç ishte projekti danez, është një projekt që i bën nder Shqipërisë dhe Tiranës, dhe mbi të gjitha i bën nder atij që Berisha ndonjëherë po për interes politik e quan islam perëndimor në Shqipëri.

    E kuptoj që anulimi i projektit të fituar danez është çështje politike, por orientimi perëndimor i Shqipërisë është një interes më i gjerë, përjashto Sali Berishën. Nuk është debat mes atyre që duan një xhami dhe atyre që nuk duan një xhami, por një debat mes atyre që duan një simbol të Tiranës moderne apo një atavizëm osman në Shqipëri.

    Duhet bërë çfarë mund të bëhet të kemi një xhami, por jo një poster elektoral që kërkon të emocionojë ndonjë mendje të mykur osmane me arabeskat e një projekti më së paku të shëmtuar dhe më së shumti të padobishëm për portretin e Shqipërisë në shekullin e 21-të. Xhamia nuk u duhet vetëm besimtarëve myslimanë, por dhe harmonisë fetare dhe imazhit të një Shqipërie që po shkon drejt Perëndimit. Jepni Tiranës një xhami moderne, për të qenë pasuri e të gjithëve!

  • Habitem si habimeti se Xhamia nuk reflekton e nuk komunikon me kontekstin. Ja t’a permbledhim edhe njehere se mbase ftillohemi.

    1.Ne nje kohe qe s’kemi lene hapesire nga te paret pa i hedhur beton siper s’kishte si te ndodhte ndryshe. Ja e beme dhe ne muslimanet se kishim ngelur mbrapa.

    2. Xhamia reflekton me se miri rrumpallen shqiptare. Mja te behet po se ku e se si rri ne hapesire e ne raport me objektet e tjera perreth varja. E rendesishme eshte te mbarohet pune e te fusim koken.

    3. Poshte ka dyqane, e ku ka me bukur….

    4. Eshte ne qender. Kishim mundesi ta kerkonim me zgjuarsi ne bulevardin e ri qe do te jete edhe e ardhmja (e kot e permenda kete fjale se e di qe nuk e kemi fort xhan ne Shqiperi)por jo, ne e donim ne qender. Po sikur ishte njera shume e bukur ne qender qe sebashku me sahatin shoqerues eshte edhe simboli i Tiranes. Po nejse kjo e dyta do te jete me e madhe dhe me me shume minare.

    5. Deshmuam se kauza kryesore e nje komuniteti qe pretendon se ka shumicen laj thaj paska qene ndertimi i nje xhamie me cdo kusht. Mu si ai femija qe ka 20 vjet e qe kerkon ate dhuraten qe s’ia blene dikur per ditelindje. Sidoqofte ia arriti qellimit, packa se tani pas 20 vjetesh i bie te mos jete me femije.
    E nuk e di pse kam pershtypjen se kjo dhurate ishte nje feste. Qe na e vune sipas kokes…

  • Ore po ju te ezanit qekeni te cuditshem!!! Po si ore nuk gjetet rehat me asnje nga nismat e ndritura qe ndermer komuniteti yne bashke me hoshafllaret e tij. Beni vepra ore vepra, jo lloqe kavje (kavaje) e kibernetike. Koka e komunitetit bashke me koken e shtetit duan te na bejne realitet endrren tone 20 vjecare, ju mereni me stilin arkitekturor e me brezin e dyqaneve poshte saj. Hajde mendje hajde po lerini ore njerzit te punojne. Rinia do diell ore diell, kurese ju shi vetem shi….to be continued

    • Sa shume qe u mundua koka e komunitetit me ate te shtetit per te bere(te pakten keshu thone se si thote populli; Dite e re kismet i ri)realitet enderren tone 20 vjecare. Po si mor shoku Selimi nuk e kupton qe ato po tallen me ty?! meqe ju the te tjereve qe ju sillni shi, t’i me ato kokat tuaja qe i lavderove me larte sillni mjegull ku i thoni popullit ngjituni ne mal dhe hidhuni se eshte lesh(mjegull) dhe nuk do vriteni.
      Se harrova qe keto kokat qe the t’i me lart u desh qe te benin kurban dhe Sali Tivarin per te realziuar enderrat tona. Dhe per ta mbyll si thua dhe t’i me lart to be continued kjo puna e realizimit te enderrave tona nga keto kokat.

  • mos u merzit Arqitekt se e-zani per te dale kundra dhe per te perlyer me shpifje cdo pune te hajrit te KMSH ekziston, se per ndryshe ska audience,

    sic duket kane more garancine qe nuk do te gjykohen per shpifje dhe thashethemet e tyre,ecin sipas teorise qellimi justifikon mjetin

    • Ti @vokati arkitektit, perse nuk beni trasparence dhe te thoni si eshte bere marrveshja me dhuruesit e truallit perbri. Sa kate do t’i ndertojne ato dy tre minaret, pallatet desha te them, perbri xhamise (ne hakun e vet patjeter, qe do ta shemtojne dhe me tej mjedisin urban? Pse jeni kaq te myk mer jahu, vetem provincialet veprojne si ju me fotoshope dhe plagjiatura. Ne KMSh eshte ul kembekryq provincializmi me ekstrem dhe arroganca me e mjere. E kidnapuat KMSH me turq Anadolli, te pakten t’i kishit seleksionu si puna e Kıvanç Tatlıtuğ qe na benzijor disi.

    • me e projektu Makiavelin( lexo veten) si shkak ekzistence per “te papunet” e Ezanit dhe Ezanin si Makiavel(lexo veten)duhet te keshe stomak derri dhe ndergjegje krokodili!

    • Ja psh. po te mos perdorte shpifjet kunder KMSH-se ti nuk do ishe sot lexues i E-zanit. Pra strategjia e peshkimit pati efekt dhe ti i bie te jesh peshku.

  • …..se kuptoj pse nuk tu mbushka mendja ty o compniero milan qe, kesaj rradhe keta kokat e kane me te vertete. Po nuk e pe gjith at projekt gjigand me beze a karton qe qendronte i palekundur pas kokave te ketyre kokave. Per me teper ti duhet te qetesohesh se, qe nga koha e deshtimit te pucit pucist per te hedhur tuc kryepucistin selim. Ne KMySH kane zene rrenje djemte tane hoshafllare qe, jane betuar publikisht neper hytbe se, tashme vakefet tona jane ne du(y)er te sigurta e nuk do mund te tallet njeri kollaj me to. Betimi i tyre duhet te t’jape garanci apo jo?!
    O @ une nuk merzitem se, qe pas demaskimit qe i beri Ahmedi e-zanit per krefje fondesh nga te gjitha anet. Personalisht jam mare me ngritjen e nje grupi hetimor i cili te rremoje e te germoje per gjetjen, mbledhjen e shperndarjen e ketyre pareve. Dreqi ta haje kemi kontribu dhe ne ne ket blog shpifarak e dashakeq. Na tako dhe ne me mare nai lek jo vetem ketyre admineve apo si quhen keta.
    Kush nuk beso ne kete te fundit le te pysi Julin. Julo mos me le rrejt:P

    • Ti si arkitekt dentro qe qenke, nderto nje blog miradashes dhe qe nuk ta shpif se mbrapa do te vijme, do ta prishim dhe atje por kokerr leku nuk do te kerkojme.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *