Fjalët me naze e duart me këna





short hand mehndi peackock designDiskutimi mbi LGBT këtu në faqen tonë më solli ndër mend prezencën në literaturën klasike islame të mukhanathun, një term i përdorur për të përshkruar meshkuj ‘të femininizuar’ apo femra ‘të maskunilizuara.’ Mendoj se ka një lidhje kuptimore, edhe pse ndoshta periferike, por interesante  të termave me termin gay.

Sipas Lisan el Arab (Ibn Manzur), khanatha ka kuptimin e palosjes, përthyerjes, ashtu si dhe përtacisë në kuptimin e nazeve e delikatesës e diku tjetër gjindet në tekste edhe në kuptimin e hemafroditit, individë ku gjenden organet riprodhuese të të dy sekseve. Termi, së paku në periudhën e parë nuk kishte konotacionin e drejtëpërdrejtë të homoseksualit (luti), por shprehte një lloj ambiguiteti gjinor që vinte si rjedhojë e përftimit të veshjeve e manerizmave të femrave nga meshkujt.  Ky lloj kuptimi mund të na sjellë ndërmend  transvestitët. Për këtë arsye, ndoshta, edhe Imam Buhari i përmend këto hadithe në kapitullin për veshjen. Por me kohë mukhanithun u njohën gjithnjë e më tepër në lidhje me dëfrime këngësh dhe muzike që u panë përherë me sy kritik nga anëtarët më të devotshëm të bashkësisë dhe mori një lloj konotacioni jo fort të ndryshëm nga termi ‘gay,’ i cili, ndër të tjera, ka kuptimin e të qenit ‘i shkujdesur,’ ‘i lumtur,’ etj.

Mukhanathun ndeshen në një sërë hadithesh. Për shembull në Muata e Imam Malik gjendet një hadith ku mallkohen meshkujt e femininizuar dhe femrat e maskulinizuara dhe variante të këtij hadithi gjenden edhe tek Imam Buhari dhe edhe pse nuk specifikohet se cilat janë manifestimet e feniminizimit, fakti që Imam Buhari e vendos në kapitullin për veshjen është indikues që veshja ëshë një nga indikatorët. Tek Ibn Maxheh, në dënimin për akuzë të rreme, vendoset dënimi për akuzën e rreme për dikë si mukhanith si për akuzën e rreme për luti – homoseksual. Në Ebu Daud sillet një hadith që na jep më shumë të dhëna për mukhanith, ku thuhet se një burrë i veshur si grua dhe me duart e lyera me këna  – praktikë e grave në Lindjen e Mesme dhe sot e kësaj dite – u soll përpara Profetit, paqja qoftë mbi të,  dhe Profeti urdhëroi që të përzihej, por kur dikush kërkoi ta vriste Profeti e ndaloi këtë gjë. Në disa variante hadithi, gjithsesi, fjalët ndryshojnë nga ‘përzejini’ në ‘mos i pranoni në prezencën tuaj.’

Kjo duket e lidhur dhe me një funksion të mukhanith të përmendur në disa burime. Ahmed Ibn Hanbel dhe Imam Muslim sjellin një hadith ku një mukhanith i cilësuar si ‘një prej atyre që nuk janë të interesuar në gratë’ kishte vizituar Aishen, dhe Profeti e dëgjoi të fliste duke përshkruar gra të tjera e Profeti, paqja qoftë mbi të, tha ‘mos e pranoni atë në mesin tuaj.’ Mukhanath shërbenin shpesh si shkëmbyes mesazhesh edhe midis meshkujve e femrave e mbi të gjitha duke qenë se kishin akses në të dy ambjentet, përshkruanin gratë për burrat e kjo duket të ketë motivuar ndalimin e prezencës së tyre në prezencën e grave. Raportohet gjithashtu se Profeti ndaloi një mukhanath nga shkretira të vinte të lypte në Medina, por kur i thanë se ai mund të vdiste po mos lypte, Profeti e lejoi të vinte për të lypur një herë apo dy herë në javë. Po imam Buhari sjell, jo një hadith, por një opinion nga Zuhri, sipas të cilit, për shkak të dyshimit në moralitetin e mukhanath, mund të lutesh duke pasuar një mukhanath vetëm në rast nevoje.

Nga literatura që kemi përmendur dhe në komentarët e haditheve si nga Ibn Haxher el Askalani duket sikur mukhanathun ishin burra që publikisht përvetsonin veshje grashë, ‘flisnin me përtesë’ si formë përkëdhelie e lyenin këmbët e duart me këna, përvetsonin mënyra feminine të të folurit apo të të ecurit, ‘edhe nëse nuk njihen të bëjnë akte imorale,’ sic vëren një nga komentuesit. Më tej, Ibn Haxher e të tjerë dalluan midis mashkullit të femeninizuar në mënyrë vullnetare apo jo vullnetare. Këta komentues shënuan se vetëm forma e parë është mëkat, pra vullnetare, duke njohur kështu, gjithsesi formën jovullnetare të femininitetit tek meshkujt apo maskulinitetit tek femrat. Ibn Haxher shton se gjithsesi ai, mashkulli i femininizuar, duhet të përpiqet ta ndryshojë këtë gjë e nëse nuk përpiqet atëherë kjo kthehet në mëkat, ‘sidomos nëse ndjen kënaqsi në të (femininitetin e vet).’ Duke komentuar në këto tekste, Tabariu bën të qartë se termi në kohën e tij kish marë domethënie të qartë të homoseksualitetit, por një gjë e tillë duket se nuk merej për e mirëqënë në periudhën më të hershme të Islamit ku edhe pse të margjinalizuar, mukhanithun ishin pjesë vizive e shoqërisë me gjithë ambiguitetin seksual që mbartnin në prezencën e tyre.

Comments

  • Zoti ta shperblefte pet perqasjen.
    Nje leksion i forte mendoj se del prej kumteve te tekstit; edukoni dhe qendrojini sa me prane femijve, sepse perversioni mund te linde dhe aty ku nuk duam ta mendojme.
    Zoti i Madh na dhente saber.

  • Nje ese interesante por -mendoj- e pa vendosur mire ne aktualitetin Shqiptar. Mukhanethunet normalisht qe nuk jane problem i madh, sepse ato nuk krijojne atraence aq sa krijon prezenca heteroseksuale ne publik. Perkundrazi.

    Mirepo kur ndodh qe Ambasadoret dalin perkrahe me nje tranvestiti, Avokati popullit kthehet ne zyre avokatie per LGBT-ne dhe kur ligji na e “imponon” respektin per ta, cka do te thote se e paraqet kete komunitet si alternative, atehere mendoj se panorama mer te tjera konotacione.

    LGBT te beje c’te dete ata jane dhe kane qene -sipas tyre- midis nesh pa rene ne sy dhe pa u diskriminuar, por keto “vlera” s’mund te na imponohen nga te huajt, nga ofiqare te korruptuar e as nga “panderat” famekerkues.

    Kushdo qe don te fitoje buken e gojes me djersen e “fundshpines” le ta beje, por ata kurrsesi nuk do ta pushojne dot gojen e cila nuk eshte vetem e bukes. -ep

  • Normalisht qe konteksti eshte i ndryshem, sepse behet fjale per nje realitet te para qindra vitesh, e mijera kilometrash larg me shoqerine e sotme shqiptare. Por, paralelizmi eshte shume i goditur, per te kuptuar se nuk ka asnje arsye per te reaguar me agresivitet ndaj ketyre fenomeneve. Keto kane qene prezent gjithmone.
    Ndryshimi me rastin e sotem, kur flitet per te drejta te homoseksualitetit dhe shnderrimin e sjelljes seksuale, ne sjellje te mbrojtur me ligj ne menyre te posacme, (sic ka bere ligji antidiskrinim, i miratuar edhe me perkrahjen e djemve te Dine Hoxhes, te cilet perfshine shamine e vajzave ne te njejtin ligj me homoseksualet), eshte vertete i madh. Por, qellimi ketu eshte pikerisht te kuptojme ndryshimin. Ne duhet te vijojme kundershtimin tone ndaj propagandizimit te homoseksualitetit, dhe nga ana tjeter te kursejme urrejtjen ne zemren tone ndaj individeve konkrete, te cilet jane sprovuar me kete ves. Ne urrejme vesin dhe problemet qe ai sjell, jo individin si bartes vesesh si nje krijese e dobet e mekatare. Nekemi dashuri per mekatarin, por urrejtje per mekatin. Dashurine per mekatarin e kemi, jo pse eshte mekatar, por pse eshte nje qenie njerezore. Ne lutemi per mekataret qe Zoti t’i pastroje e drejtoje, dhe nuk i urrejme ata, perse nuk kane gjetur ende kuraje per ta njohur e zbatuar te verteten tone. E gjithe kjo gjen mbeshtetje ne parimin profetik “meshiro ata qe jane ne toke, te te meshiroje Ai qe eshte ne qiell”.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *