Abdal Hakim MuradAbdal Hakim Murad*

Një heretik nuk e deklaron veten asnjëherë si të tillë, por deklaron se e transcendon ortodoksinë.

Surja Fatiha mbyllet me lutjen e rëndësishme për të qenë të udhëzuar në Rrugën e Drejtë, “jo në rrugën e atyre që kanë tërhequr hidhërimin Tënd e as të atyre që kanë humbur vetvetet”. Sipas komentarëve klasikë, një kuptim i kësaj është se Rruga e Drejtë është e mesmja e artë, e balancuar ndërmjet dy ekstremeve. Ekstremizmi është një herezi, por herezia, për nga përkufizimi, është gjithashtu një ekstremizëm.

“Ata që kanë tërhequr mbi Ty hidhërimin Tënd”: bashkësia izraelite e cila mbeti në sipërfaqe”. Atë “që kanë humbur vetvetet”: bashkësia e krishterë e cila e injoroi sipërfaqen. Ekuilibri, ose  drejtqëndrimi  (istikame) është të lejuarit që e brendshmja dhe e jashtmja të kenë lulëzimin maksimal, duke i mbajtur ato në përpjestim  të drejtë. Marrëdhënia midis së jashtmes (dhahir) dhe së brendshmes (batin) nuk është një zero-sum game[1]. Në vend të kësaj, sa më shumë ta plotësojmë dimensionin e jashtëm (dhahir), aq më shumë e brendshmja do të vijë në jetë, dhe e kundërta. Fikh-u është më intensiv dhe më i plotë në jetën e evlijaut.

“Ortodoksia”, saktësisht, është një koncept i krishterë, jo mysliman. Orthos, do të thotë “drejt” dhe doxa do të thotë “mësim”. Pa Kishë nuk ka magjister, me përjashtim të konsensusit rastësor të ulema-ve. Në vend të “mësimit të drejtë” ne kemi  “rrugën e drejtë”. Një rrjedhojë e kësaj është se kjo është largësia më e shkurtër ndërmjet dy pikave:  “Feja është lehtësim” (Hadith). Një tjetër rrjedhojë është se  drejtqëndrimi nuk pengohet nga gjerësia. Ndërsa, “rruga e vështirë” e herezisë, e cila është rruga për të cilën mund të pretendohet se i bie më shkurt, zakonisht është e ngushtë dhe mund të propozojë idenë e një “mësimi të drejtë”. Ky mund të jetë mësimi i pagabueshëm dhe i vetëm i imamit Ismailit, ose mohimi kategorik i ikhtilaf-it nga ana e një havarixhi apo selefiu të gënjeshtërt.

I përballur me rrymën kryesore të ‘Rrugës së Drejtë’ dhe me argumentet se ai ka dalë nga rruga, heretiku do të vetëjustifikohet në një nga dy mënyrat e mëposhtme. Së pari, ai mund të pohojë se rryma kryesore është heretike dhe se vetëm Imami i Vërtetë, ose “kusuri i njerëzve të mirë”, “mbizotërojnë me të vërtetën” (dhahirine ala el-hak). Kjo është më e zakonshme në rastin e devijimeve “ekzoterike” (dhahirite). Ose, ai mund të deklarojë se ortodoksia e gozhdon në arkivolin e fjalëve misterin dhe rrjedhën Absolute. Mësimi i ëmbël ezoterik (batini), në ato raste kur zbulohet, paraqitet si një kuintesencë e hollë e Islamit, që vetëm të inicuarit (ata që kanë marrë dorë) mund ta dinë. Ky heretik është gjithnjë një elitist dhe do t’i kishte reduktuar edhe sahabët vetë në pietistë.  .

Transcendencë do të thotë të ngrihesh mbi një objekt: ashtu siç Zoti transcendon qeniet njerëzore. Ky është kuptimi i drejtë dhe kuptimplotë i termit. Por, ‘ortodoksia’ nuk është një send brenda një kategorie, e cila mund të transcendohet (kapërcehet) në mënyrë kuptimplotë. Një pohim rreth së vërtetës është ose i vërtetë ose i gënjeshtërt. Ai nuk mund të “transcendohet” pa e kthyer atë në diçka të ndryshme nga ajo çfarë është në të vërtetë.

Te’uli është pushtimi dhe zaptimi i shkrimit të shenjtë nga entuziazmi i një besimtari. Por, gjërat duhet të jenë krejt të ndryshme nga kjo.

 

Përktheu: Rezart Beka

 

[*] Abdal Hakim Murad, “Commentary on the Eleventh Contentions”, Quilliam Press, 2012, f. 93-94.



[1] Zero-sum-game: lojë ku shuma e përfitimeve dhe humbjeve për palët pjesëmarrëse është zero; lojë ku nuk fiton askush

Comments

  • Ah Rezart abi, na kenaqe me keto temat qe perzgjedh nga shehu i nderuar. Me te vertete u lodhem disi duke lexuar kundershtite rreth Xhamise ne Tirane, dhe sikur hapesira ketu freskohet kur shfaqen trajtime te tilla permbushese. Mbase kjo eshte me te vertete magjia e ketij blogu, qe pas kritikash, edhe te ashpra nganjehere, perseri jane shenjat e fese se Zotit te Madhe, perçuar me delikatese dhe perulje ne momentin e duhur nga mjeshtrat, qe qetesojne shpirtrat dhe permendin njerezit. Diskutimet dhe polemikat, qe sigurisht nuk do te mungojne, shpesh tregojne ecejaket ne rruget me gropa te bashkesise se muslimaneve shqiptare ne te gjitha dimensionet e dhena, por eshte feja e Zotit te Madh referenca e vetme per ata qe duan te verteten dhe i binden asaj.
    Edhe nje here te falenderoj per ndihmen e dhene.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *