Ironia e terrorizmit të myslimanëve





Washington post“Nuk ka krim më burracak se terrorizmi, pasi veç jetës ai i merr njerëzve lirinë dhe sigurinë.”

Mohamed Ghilan

 

Është mjaft e trishtë të shohësh  grupin që u prek më shumë nga klima që pasoi sulmin me bomba gjatë Maratonës së Bostonit duke pritur dikë tjetër që t’i bëjë avokatinë. Nuk  besoj se myslimanëve i mungon aftësia dhe kapaciteti për tu shprehur apo angazhuar në një diskutim intelektual por kur retorika mbarëmediatike vazhdon t’i mëshojë “islamit radikal” saherë që flitet për raste të tilla a të ngjashme me to, të jesh mysliman në më të mirin e rasteve do të thotë të jesh i dyshimtë.

Ajo që e përkeqëson retorikën në nivel gjuhësor është prejardhja e fjalës radikal që nga latinishtja e vonë do të thotë “rrënjë”. Sipas Merriam-Webster Dictionary fjala radikal do të thotë    “diçka që ka lidhje me rrënjën, ose fillon nga rrënja; që ka lidhje ose fillon nga origjina”. Me fjalë të tjera ajo që thuhet është se vëllezërit Tsarnaev apo çdokush tjetër qe me gjasa përfshihet në aktivitete terroriste praktikon me përpikmëri mësimet rrënjësore të Islamit. Ndërsa myslimanët përpiqen ta mbrojnë fenë dhe komunitetin e tyre nga njollosja dhe përkufizimi prej këtyre akteve përqafimi i kësaj teminologjie edhe nga ana e vetë myslimanëve e bën situatën akoma më problematike.

Mënyra me të cilën Tamarlan Tsarnaev hipotetikisht “radikalizohet” në një formë “ekstreme” të Islamit të le përshtypjen se i sipërpërmenduri kish qenë praktikues ekstrem i Islamit duke ngulitur kështu idenë se problemi i vërtetë në këtë mes është Islami; konkluzion që i shkon përshtat vetëm një mendjelehti.

Në këto rrethana probemi me të cilin përballen myslimanët është se çdo përpjkje për heqjen e njollave mediatike do të hasë në skepticizëm imediat, ndëkaq kapërcimi i të tilla pengesave  nuk është sipërmarrje dhe aq e lehtë. Të dyshuarit janë myslimanë, të cilët flasin me retorikë fetare ndërsa mediat vënë në dispozicion të gjitha energjitë për të pasur Islamin si kryetitull me gërma të kuqe kapiatale sa herë që flitet për ngjarje tragjike si ajo e Bostonit.

Sipas gjasave ky mund të jetë eksperimenti më masiv pavllovian që është zhvilluaar ndonjëherë mbi reflekset e kushtëzuara pasi subjekti i tij i vëzhgimit është i gjithë publiku mbarëmediatik. Sigurisht që myslimanët as mund të ëndërrojnë për përpjekje angazhuese në kërkimin e shkaqeve jo fetare që i dhanë shtysë të pandehurve për terrorizem të bënin atë që supozohet se kanë bërë. Një përpjekje e tillë do të dukej si formë justifikimi ose të paktën si përkrahje ndaj të pandehurve për terrorizëm. Gjithsesi shpjegimi, shpeshherë në konfuzion e sipër, mund të meret edhe si justifikim.

Përgjigjet e mysliamanëve

Duhet folur qartë dhe prerë: vrasjen e njerëzve të pa fajshëm Ligji Islam e dënon me vdekje. Por te besosh se politika nuk ka gisht në atë që ndodhi do te thotë të jetosh në deluzion. Sipas  Glenn Greenwald-it në një artikull të tijin tek The Gurdian  prej terroristëve të ndaluar para apo pas sulmeve është vërtetuar se  motivet e tyre ishin pa kryekëput politike.

Nuk do të surpriszohesha aspak sikur të më bëhej me dije se një pjesë e konsiderueshme myslimanësh do të ishin gëzuar pa mase që një artikull të tillë e ka shkruar Glenn-i. Jo vetëm sepse ai si artikull ishte tëpkë i qëndisur dhe i mirëargumentuar por për vetë faktin se Glenn është amerikan, i bardhë, liberal, homoseksual dhe jo-mysliman. Pasja e një avokati të tillë, me mjaft gjasa për të qenë i dëgjuar prej një publiku i cili të themi të vërtetën nuk ka premisa per tu udhehequr nga argumentat racionalë, është fat. Pasi edhe racionaliteti që të merret seriozisht ka nevojë për një përfaqesim adeguat.

Tashmë që Glenn djerësiu këmbë e kokë për t’i dalë problemit në fund e të ndajë shapin nga sheqeri apo Islamin nga bombat, myslimanët bash mund të recitojnë e hedhin valle rreth paqes e dashurisë e të citojnë të njëjtat ajete kuronore rreth shenjtërisë së jetës etj. Imami Suhaib Webb i Islamic Society of Boston Cultural Center ka qenë mjaft aktiv në përpjekjet e tij për distancimin e Islamit dhe myslimanëve të Bostonit prej vëllezërve Tsarnaev dhe bombëvënies për të cilën këta të fundit akuzohen.

Artkulli i fundit i Webb-it në bashkëpunim me Scott Korb tek New York Times ishte një kombinim i denoncimit të aktit dhe aktorëve përgjegjës me ftesën që i bëhej amerikanëve  për të vizituar xhamitë lokale anembanë vendit për të kuptuar se ç’është Islami “i vërtetë”. Nga ana tjetër  Asra Nomani këmbëngul se përgjigje të tilla janë bërë bajate  dhe se myslimanët duhet të njohin faktin që një minoritet brenda tyre po gjen argumenta fetarë për çmenduritë që bëjnë dhe kjo është e patolerueshme.

Për fatin e keq, fanatikët e krahut tjetër që nuk lënë rast pa shfrytëzuar për demonizimin e myslimanëve dhe fesë që ata pasojnë përdorin gjithmonë këto ngjarje të tmerrshme si prova se Islami është i keq. Këta fanatikë luajnë me mungesën e dijes që publiku ka rreth numrit të viktimave të shkaktuara prej grupeve të ndryshme fetare. Siç Juan Cole tregon në një nga analizat e tij të fundit, kur flasim për vrasje në masë, Evropa e krishterë nuk ka të dytë.

Është e pamundur t’i bëjmë ballë  fajësimit të fesë për monstruozitete, kinse ajo është imponuesja, nësë besojmë se mu këtu gjendet shpjegimi që na ofrojnë ata të cilët mohojë natyrën njerëzore. Siç John Stuar Mill vërejti kohë më parë  Kisha edhe kur zotëronte pushtet të plotë mbi njerëzit dhe institucionet “ nuk mundi t’i detyronte njerëzit të luftonin më pak mes tyre, as të zvogëlonte shfrytëzimin që feudalët i bënin bujkrobërve apo mëditësve”.

Terrorizmi është anti-Islam

Ideja se terrorizmi mund të justifikohet prej Islamit nuk mbështetet askund veç në frikë dhe retorikë çoroditëse. Kaq gjë kuptohet menjëherë edhe nga dikush që Ligjin Islam e njeh në nivel fillestar. Këto premisa mund të na ndihmojnë t’ja nism diskutimit nga perspektiva legale Islame.

Një prej transmetimeve më të sakta prej Profetit Muhamed përsa i përket sjelljes në situatë lufte është ai që shumë prej shokëve të tij tregojnë e që mund të gjendet në përmledhjet kryesore të Haditheve (thënieve dhe veprave profetike) i cili na bën me dije se “ i Dërguari i Zotit ka ndaluar vrasjen e grave, fëmijëve dhe pleqve”. Kjo ndalesë ka një gradë aq të lartë rreptësie saqë shumë shkollarë myslimanë janë të mendimit se edhe gjatë betejës përballja me luftëtaret femra duhet evituar me çdo kush, përveç rastit kur bëhet fjalë për jetë-a-vdekje.

Sipas të tjera transmetimeve, thuhet se Profeti Muhamed ka ndaluar edhe vrasjen e figurave fetare, murgjërve, kafshëve madje ka ndaluar edhe prerjen e pemëve nëse eventualisht lufta bëhej për marrjen e një qyteti.

Përsa i përket Kuranit, autoritetit më të lartë në Islam, ai vazhdon të citohet jashtë kontekstit për tu vënë në shërbim të atyre që në mëndje kanë disa qëllime të caktuara. Këtu nuk kemi të bëjmë me një përkthim të keq prej arabishtes. Të gjitha ajetet që flasin për luftën janë mjaft të kufizuara  dhe nuk mund të ekstraktohen sipas midesë së fanatikëve myslimanë a cilëtdo qofshin.

Në fakt, sipas Kuranit, nëse një luftetar i kampit kundershtar  lëshon armën përdhe dhe ndërpret luftimin atëherë ky veprim bëhet i detyrueshem edhe për luftëtarin mysliman (Kuran 4:90). Ka një kufi të cilin myslimanët nuk mund ta kapërcejnë. Kuptohet  këtu pa shumë stërhollime se jo-luftëtarët, pavarësisht se kush janë e ç’besimi i përkasin, nuk mund të keqtrajtohen a priori. Kjo nuk është punë opinionesh apo ndjekje e ndonjë “Islami të moderuar”, me të gjitha kuptimet që i janë vënë pas. Ky është Ligj i pastër Islam.

Origjina e keqinterpretimeve

Duke i hedhur një vështrim traditës ligjore Islame dhe çfarë ajo thotë mbi dhunën e padiskriminuar kundra jo-luftëtarëve është e sigurt se për shumëkënd do të gjeneronim një rast disonance konjitive. Është mjaft e vështirë që dhunës së shkaktuar prej ekstremistëve myslimanë që citojnë Kuranin dhe ulërasin “ Allahu Ekber” t’i bashkëvendosësh mesazhin e kundert, pra që këto akte në fakt nuk janë të justifikueshme islamikisht në asnjë mënyrë.

Nëse japim për të mirëqenë se aktet terroriste në asnjë mënyrë nuk sanksionohen prej Islamit atëherë nga vjen ideologjia e terrorit me të cilët ushqehen terroristët? Rreth kësaj çështjeje le t’i kthehemi për shqyrtim gjendjes aktuale të arsimit islam, rrënjët e të cilit shtrihen

në copëtimin e Perandorisë Osmane dhe krijimin e shteteve arabe moderne që fillimisht ishin koloni të shteteve të ndryshme evropiane.

“Modernizimi” i botës islame gjatë periudhëas koloniale preku shumë aspekte të jetës. Një ngjarje  mjaft e rëndësishme në këtë mes ishte sekularizimi i sistemit arsimor, i cili i pati fillesat në Stamboll, ndjekur më pas prej Egjyptit e mbarë vendeve të tjera myslimane. Kjo nënkuptoi divorcin me arsimin tradicional islam në të gjitha kurrikulat mësimorë. Është me interes të theksojmë se qëllimi i sistemit të sapofutur arsimor ishte ushtarak (mjaft ironik si fakt po te kihen parasysh rrethanat aktuale) dhe jo arsimues. Metodat e implementimit të këtij sistemi të ri arsimor nuk kishin si qëllim modifikimin e sistemit ekzistues tradicional islam por krijimin e  një sistemi paralel i cili eventualisht të mund të minonte të parin.

Ndryshimi i sistemit arsimor ishte vetëm një aspekt i ngjarjeve që u zhvilluan atëbotë gjatë pushtimit kolonialist evropian. Ajo që ndodhi në tërësi ishte shpërbërja sistematike e gjithçkaje që mendohej se mund të kërcënonte prirjet kolonialiste të Perëndimit. Sidoqoftrë llogaritë u gabuan në një pikë; Islami si fe nuk merret vetëm me çështje teologjike dhe metafizike por gjithashtu edhe me problemet e kësaj bote. Edhe pse i pajustifikueshëm, fakti që disa të rinj myslimanë adresojnë problemet e tyre politike dhe ekonomike brenda një konteksti fetar nuk duhet të na shastisë.

Mospasja e arsimimit adeguat nga mësimdhënës të kualifikuar, i hap shtegun fanatizmit ekstremist i cili mund të veshë koncepte islame si Xhihadi. Për shembull, fetvaja qëndrore mbi të cilën grupe terroriste si al-Kaida mbështesin gjithë ideologjinë e tyre u zbulua së fundmi se ishte një tekst i tjetërsuar(corrupted) qe qarkullonte gjerësisht me ndihmën e shtypshkronjave. Për shqyrtimin e vërtetësisë dhe validitetit të kësaj fetvaje dijetarët më në zë të botës islame u mblodhen ne Konferencën e Merdinit   të vitit 2010. Mbas shqyrtimit të tekstit nga këndvështrimi gjuhësor doli qartë se teksti origjinal i fetvasë ishte tjetërsuar.

Ekzaminimi i dorëshkrimeve të hershme të tekstit konfirmoi  njëmend se ajo që gjendej në qarkullim ishte një vesion i devijuar i dorëshkrimit origjinal, i cili i’a ndryshonte kryekëput kuptimin tekstit. Ky zbulim u arrit vetëm nëpërmjet intelektit dhe syrit të mprehtë dallues të shkollarëve muslimanë të arsimuar në sistemin tradicional. Pra, kur një pakicë mendjeshkurtërish që nuk janë në gjendje as të zgjedhojnë në arabisht një folje lëre pastaj të interpretojnë Kuranin e të nxjerrin rregulla prej tij, pretendon se veprat e tyre janë në përputhje me urdhëresat islame,atëherë e mira është ta ndalim hapin e të mendojmë .

Verdikti islam mbi terrorizmin

Me përkufizim terrorizmi e nxjerr islamin prej diskutimit. Një hetim i afërt i Islamit nëpermjet metodave dhe kontekstualizimit të duhur e bën të pamundur përfundimin se Islami justifikon apo, më keq akoma, kërkon në emër të tij vrasjen masive të njerëzve të pafajshëm në rrugë. Çfarë ne shqyrtojmë janë reperkusionet e vendimeve politike dhe forcat historike që nxitën kryerjen e akteve të çmendura prej myslimanëve të devijuar të cilët me pafajësi mendojnë se kështu i shërbejnë islamit dhe myslimanëve.

Ajo që këta njerëz nuk arrijnë të kuptojnë është e keqja që i shkaktojnë myslimanëve të tjerë që janë të detyruar të vuajnë mbi kurriz pasojat afatgjata socio-politike të akteve të tyre. Nga ana tjetër i kanë rritur mundësitë  fanatikëve anti-Islam duke kontribuar në rritjen e islamofobisë mes njerëzve në përgjithësi duke i dhënë në duar këtyre fanatikëve tyrilloj marifetesh  për të luajtur me publikun si prestigjatorë- a nuk i shihni sulmet terroriste? Nuk është faji i avionëve tanë bombardues pa pilot, as i pushtimeve, vjedhjes së burimeve të tyre natyrore, i qeverive kukulla në shërbimin tonë, sanksioneve çnjerëzore, rrëmbimeve dhe burgosjeve pa gjyq-fajin e ka Islami!

Mirëpo kur marrim në shqyrtim terroristin rrengu del sheshit. Sipas ligjit Islam, nëse terroristi kapet si konsumues i veprës penale dhe i nënshtrohet një  procesi të rregullt gjyqësor, dënimi i tij do të ishte me vdekje. Sepse në vendet publike njerëzit kanë të gjithë të drejtën të ndjehen të mbrojtur e të sigurt si për veten e tyre ashtu edhe për të afërmit e zemrës. Nuk ka krim më burracak se terrorizmi pasi veç jetës ai i merr njerëzve lirinë dhe sigurinë. Sanksionohet me ndërshkimin më të ashpër  pasi edhe efektet e tij mbi shoqërinë janë shkatërrimtare.  Provat  sot janë të qarta si për jo-myslimanët ashtu edhe për myslimanët.

Siç Murtaza Hussein artikulon në mënyrë mjaft konçize myslimanët nuk duhet të shqetësohen vetëm për deklaratat e papërgjegjshme politike të atyre që kërkojnë të na dëmtojnë; ata duhet të shqetësohen gjithashtu edhe sesi këto deklarata perceptohen nga bashkëqytetarët e tyre të cilët devijohen dita-ditës nga përfaqësimi radikal që mediat i bëjnë myslimanëve.

Ironikia në këtë mes qëndron në faktin se nësë Dzhokhar Tsarnaev gjykohet ndershmërisht, i provohet fajësia dhe merr dëniminme vdekje; atëherë sistemi amerikan i drejtësisë është duke zbatuar katërcipërisht Ligjin Islam dhe pikërisht mu në mes të ciklonit retorik anti-Islam.

 

Përshtati në shqip: Nolian Seitaj

Burimi: http://www.aljazeera.com/indepth/opinion/2013/04/201342894844652561.html

Comments

  • Nuk mendoj se nje djale 19 vjecar ka bere aktin terrorit ne Boston kur ky djale kishte 10 vjet qe jetonte ne amerike.Pra ku e mori ky djale frymen e terroristit ne moshen 9 vjecare?Kurrsesi jo.Para 5 muajsh po shikoja ne nje kanal televiziv nje film qe fliste pikerisht per kete skenen e bostonit te bere nga hollivudi.Disa kaukaziane marrin peng nje anije dhe duan qe me te te bjne nje akt terrorist por qe perfundon ne fund me kapjen e tyre.shumica e filmave hollivudiane jane planifikime dhe te Cias e cila nje shume te madhe te buxhetit financiar te saj shkon dhe per marketing nepermjet hollivudit.Une mendoj se amerika shpik terroriste dhe terror qe amerikanet ti mbaj larg prej Islamit duke iu drejtuar gishtin atyre indirekt se nese behen muslimane do te jene delja e zeze ne shoqerine amerikane dhe do jene gjithmone te ndjekur prej CIA, FBI, etj .Kete se pranon dot mentaliteti amerikan si nje mentalitet i lire qe kerkon liri dhe pergjime dhe perndjekje, mirepo zemrat jane ne dore te Zotit ai udhezon ke do dhe ne cilin vend do.Shpresoj qe populli amerikan ta kuptoje Islamin dhe ta pranoje ate sepse ai eshte shpetimi i tij prej “the day after tomorrow”.Perandorite hipin dhe zbresin , shuhen dhe ngjallen mirepo tek Zoti vepra e njeriut ngelet e pavdekshme.

    sic tha dhe nje prift katolik se nuk ka shtet me terrorist ne bote se amerike.
    Hiroshima dhe Nagasaki terror ushtarak.
    Pederaslluku terror seksual
    Nderrimi i seksit dhe i ngjyres terror psikologjik
    Perdhunime dhe manikae qe vrasin cdo jave terror social
    drogaxhi dhe duhanpires terror trupor
    etj etj terrore qe shkatarojne cdo dite natyrshmerine njerzore te jetes ne kete vend.Shprehja God Bless Amerika mori kuptim tjeter me uraganin Katerina duke thene njerzit.God Bless Katerina.

    • “Une mendoj se amerika shpik terroriste dhe terror qe amerikanet ti mbaj larg prej Islamit duke iu drejtuar gishtin atyre indirekt se nese behen muslimane do te jene delja e zeze ne shoqerine amerikane dhe do jene gjithmone te ndjekur prej CIA, FBI, etj”

      Keto konspiracionizmat jane shume te favorshme, po nuk te cojne larg.

      Ne Amerike ka pasur xhami prej 100 vjetesh, dhe nderkohe Amerika WASP ka persekutuar zezaket, cifutet, italianet bashke me irlandezet si katolike, gjermanet gjate luftes se pare e te dyte, pastaj japonezet, komunistet, homoseksualet, pra gjithe ato dekada rresht nuk ka pasur ne shenjester muslimanet. Gjithcka ka te beje me politikat e dites, me ekonomine e me lufterat imperialiste. Gjate luftes se ftohte CIA ishte qafe per qafe me sauditet per te perballuar rezikun e revolucionit socialiast e me pas nacional-islamik ne vendet arabe, prandaj mbeshtetnin radikalizmin islamik, qe nga Algjeria deri ne Afganistan. Pastaj loja ndryshoi, e mbase ndryshon edhe me vone. Amerika thjesht po korr ate qe mbolli me sauditet, asgje me shume se kaq. Po kjo nuk do te thote se aktet terroriste i sajokan vete, te pakten jo ne shumicen derrmuese te rasteve. Ka plot musimane qe jane kapur para ose pas akteve terroriste, dhe nuk e kane mohuar sas se jane muslimane, as se jane terroriste.

      Muslimanet nuk kane ndonje qender globale koordinimi qe t’i binden unanimisht per ndonje gje, keshtu qe individe e grupe neper kontinente te ndryshme e mendojne ndryshe nga njeri-tjetri situaten fetare, ideologjike, kulturore, ekonomike, keshtu qe disa do bejne terrorizem, disa do ta denojne, disa do jene indiferente, disa do revoltohen, disa do kenaqen e disa do besojne konspiracione, si ti. Duhet pushuar se perdoruri ne tym kjo fjala ‘muslimanet’, edhe teorikisht mbase, se ne analiza konkrete po qe po. Muslimanet nuk duan t’ia dine c’thone qofte edhe muslimanet, per ta e per te tjeret, sepse jane kaq shume, kaq te shperndare ne aq vende e pervoja te ndryshme, sa eshte e pamundur te mendojne e veprojne njelloj, edhe sikur te duan. Edhe fetarisht muslimanet bien dakord per shume pak gjera bashke, per me te domosdoshmet, imagjino pastaj per zgjidhje e veprime konkrete.

      Edhe per ‘pederastine’ e ke 100% gabim me Ameriken, sepse nga Amerika del rezistenca me e fuqishme politike kunder homoseksualizmit.

    • kenaqesi edhe e imja guardian 🙂

      Habibi, po te lexohet me vemendje ne tekst fare lehte mund te kuptojme se atori nuk fajeson askend emrat e dy vellezerve çeçeno-amerikane permenden si te pandehur. Vete pr.Obama beri thirrje qe medja dhe opinioi publik te tregohen mjaft te kujdesshem dhe te ulin tonet derisa drejtesia te jape gjykmin perfundimtar. Por sidoqofte puna ajo qe me breu ne sjelljen e ketij shkrimi ketu nuk eshte autoresia e vertete e aktit sesa paragrafet e meposhte:
      “Ajo që këta njerëz nuk arrijnë të kuptojnë është e keqja që i shkaktojnë myslimanëve të tjerë që janë të detyruar të vuajnë mbi kurriz pasojat afatgjata socio-politike të akteve të tyre. Nga ana tjetër i kanë rritur mundësitë fanatikëve anti-Islam duke kontribuar në rritjen e islamofobisë mes njerëzve në përgjithësi duke i dhënë në duar këtyre fanatikëve tyrilloj marifetesh për të luajtur me publikun si prestigjatorë- a nuk i shihni sulmet terroriste? Nuk është faji i avionëve tanë bombardues pa pilot, as i pushtimeve, vjedhjes së burimeve të tyre natyrore, i qeverive kukulla në shërbimin tonë, sanksioneve çnjerëzore, rrëmbimeve dhe burgosjeve pa gjyq-fajin e ka Islami!” dhe
      “myslimanët nuk duhet të shqetësohen vetëm për deklaratat e papërgjegjshme politike të atyre që kërkojnë të na dëmtojnë; ata duhet të shqetësohen gjithashtu edhe sesi këto deklarata perceptohen nga bashkëqytetarët e tyre të cilët devijohen dita-ditës nga përfaqësimi radikal që mediat i bëjnë myslimanëve.”
      Per mua nuk eshte fare e pamundur qe keto poshtersi te jene komplotuar diku tjeter ama paraja fallco, thote Begoviçi, merr vlere nga egzistenca e asaj te vertetes! Pastaj çeshte me e rendesishmja “Nëse njerëzit e përcaktojnë një situatë si të vërtetë, pasojat prej saj janë të vërteta” pavaresisht te Vertetes! Po ta shtrojme problemin ne kontekstin shqiptar edhe pse fatmiresisht skemi pasur raste te tilla nuk do te thote qe jemi imune. Neper logje virtuale qarkullojne bollshem material frymezues http://www.youtube.com/results?search_query=o+usame+ilahi&oq=o+usame&gs_l=youtube.1.0.0.2069.4519.0.7407.7.6.0.1.1.0.254.1009.0j5j1.6.0…0.0…1ac.1.11.youtube.QoktsWs2IMU

      Ashtu si gurdian e permendi me siper hegjemonet Wasp ne çdo periudhe historike kane piketuar Tjetrin etno-fetaro-ideologjik ndryshe te rradhes per paragjykim e diskriminim si mekanizem kompaktesimi dhe kohezioni megjithe linçimet e rradhes si efekte kolaterale por me muslimanet punet qendrojne ndryshe. Muslimanet jo vetem paragjykohen por madje jane per tu pasur frike se te vrasin kur sta pret mendja!Pra ky eshte opinioni i pergjithshemqe ka ndertuar apo kerkon te ndertoje media. Por ndersa zezaket nuk mund ta varnin dot lekuren ne garderobe dhe luftuan deri ne fund per te normalizuar statusin e tyre ne shoqeri me besimin punet qendrojne allasoj ne lodhje e siper e me pak teklif mund tja lere mjekrren peng berberit dhe imanin peng skutave te ndergjegjes per t’ju pershtatur kostumit, dhurate qe “vellezerit”i kane bere per mort!

  • Shkruan Mencken: “E gjithe historia e Shteteve te Bashkuara mund te permblidhet ne kercenime dhe armiq imagjinar…”
    ” Qellimi i politikes praktike eshte te mbaj popullaten te alarmuar, duke ju vertitur gjithnje nje larmi gogolesh e armiqsh, te gjithe imagjinar ”

    Kjo shihet jo vetem ne ameriken e menckenit por dhe ne cdo shtet ku ka interasa ekonomike ose strategjike ne “luften kunder terrorizmit” Psh Rusia e perdori si shkak per genocid kunder kaukazjaneve myslyman, tajlanda filipine etj, e perdoren per te asimiluar pakicat myslymane ne vendet e tyre, evropa e perdorin per interesa ekonomike dhe strategjike se bashku me ameriken.

    Dikush me nje bagazh qofte dhe minimal mbi Islamin dhe historine Islame, kupton qe terrorizmi smund te jete dhe ska qene ndonjehere pjese e jona. Fakti qe filloji te shfaqet fillimisht nga arab nacjonalist dhe me pas u “islamizua” me qellim nga mosadi izraelit me daljen ne skene te hamasit, pikerisht pas formimit te shtetit izraelit ( i formuar me akte terrori si bomba ne hotelin Mbreti David te Jeruzalemit dhe dhuna mbi popullaten palestineze dhe kolonizatoret anglez ne ate kohe ) tregon per nje lidhje mes akteve te terrorizmit dhe kolonizatoret e rinj te Palestines, me eksperjence te gjate terrori, pra me hebrenjte ashkenazi te evropes.
    Rasti me i dokumentuar eshte “Lavon Affair”. Gjate operacjonit te kodequajtur Suzana, u vune disa bomba ne ambasadat amerikane dhe angleze ne egjipt, dhe ne disa kinema. Autoret u kapen si perfundim, ku u zbulua qe ishin hebrenj egjiptjan dhe ishin rekrutuar si agjente te Mosadit izraelit, te ndermernin akte terrori si “terroriste Islamik” ne egjipt. Kryeministri izraelit Pinhas Lavon u detyrua te jepte doreheqjen si perfundim. ( Shihni Wikipedia per me hollesisht )

    Megjithate nuk duhet harruar dhe pjesa jone ne kete mesele. Rrol te rendesishem luan wahabizmi dhe salafizmi qe ne ate kohe gjeti perkrahje ne nje pjese te madhe te popullatave myslymane arabe te zhytur ne injorance jo vetem fetare por totale, per me se nje shekull. Dhe sote ka qe vazhdojne te mbushin ranket e tyre arab dhe jo arab, megjithe qellimet e larta qe kane shpesh behen pjese e lojrave te agjenturave sekrete dhe imamve wahabi e salafi qe i drejtojne.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *