E-zaniopinion

Debati i zhvilluar në TV Klan mbi projektin e Xhamisë së Madhe, rishtroi një diskutim të cilin e kemi zhvilluar gjerësisht në faqen tonë. Shumë prej pikëpyetjeve dhe rezervave që ne dhe komentuesit në këtë blog kemi ngritur ndaj projektit të ri, u shtruan në studio nga debatuesit, gjë që na krijoji për herë të parë mundësinë të njohim edhe qëndrimet e Komunitetit Mysliman për to, të cilat natyrisht nuk ishin në lartësinë e duhur. Përveç z. Redi Shehu dhe z. Fabian Zhilla, të cilët diskutuan pikëpamjet e tyre individuale, personi i vetëm që kishte tagrin institucional për të mbrojtur dhe përfaqësuar projektin nuk ofroi ndonjë vizion të qartë mbi mënyrën sesi është konceptuar xhamia në raport me të gjithë problemet e parashtruara.

Na vjen mirë të pohojmë se shumë prej kritikave tona të diskutuara në këtë forum u shtruan edhe nga një intelektual i angazhuar në problemet e urbanistikës së kryeqytetit si Fatos Lubonja. Kjo tregon se rezervat tona nuk kanë qenë në ajër apo të motivuara negativisht kundër KMSH-së, siç edhe u akuzuam në mungesë të argumenteve në mbrojtje të projektit, por ato patën të njëjtën gjatësi vale edhe me njerëz të tjerë, krejt të ndryshëm nga ne, e krejtësisht jashtë të qenit i përfshirë në debatet tona, siç është z. Lubonja. Kjo do të thotë se, të paktën parimisht, këto diskutime mbështeten mbi një logjikë të pranueshme. Ashtu siç kemi vënë në dukje edhe ne, Lubonja u shpreh gjatë debatit se projekti nuk është aspak i përshtatshëm, se nuk i përgjigjet aspak peizazhit urbanistik ku bën pjesë, se varros të gjithë zonën arkitekturore ku ngrihet duke u shfaqur si ciklop në mes të ndërtesave të tjera dhe gjithashtu se stili arkitekturor i tij nuk adreson kohën dhe vendin ku jetojmë, por përpiqet të imitojë stile të vjetra, që nuk mundet dhe nuk ka kuptim të ribëhen në kohë të sotme.

Ndërkohë, përgjigjet e z. Aga ndaj këtyre kritikave ishin të tipit: këto janë mundësitë tona dhe nuk është faji ynë për këtë. Për sa i përket faktit që ky stil arkitekturor nuk i përgjigjet zhvillimeve të kohës, dhe se ngjan më shumë me xhami të vjetra turke, të cilat vlejnë si objekte muzeale, por jo si vepra të sotme arkitekturore, Aga u përgjigj se ky është projekti që duan besimtarët dhe se kështu janë xhamitë në Ballkan. E vlerësojmë përpjekjen e KMSH-së për të përfshirë qytetarët e saj në vendimmarrje, gjë që duket se nuk e bën për çështje thelbësore që lidhen drejtpërdrejt me përfaqësimin tonë si bashkësi, por kjo është një çështje që nuk zgjidhet me vota. Arkitektura është një fushë ku gjithmonë janë vlerësuar risitë dhe që nuk ka lidhje me frymën demokratike. Nuk mund të ketë popull arkitekt që përcakton se cili do të jetë stili arkitekturor i xhamisë. Përfshirja e qytetarit në vendimmarrje të tilla bëhet vetëm duke i hapur rrugë një debati të gjerë publik, por për këtë, kushti parësor është transparenca dhe informimi i publikut.

Përveç kësaj, përcjellja e mendimit të qytetarit në vendimmarrje do të kërkonte minimalisht një gjykim të mbështetur në alternativa. Nuk mund të thuash se  ke respektuar vullnetin e qytetarit për sa kohë nuk i ke dhënë atij mundësi zgjedhjeje dhe për sa kohe gjendemi mbi një projekt të vetëm që na serviret në momentin e fundit si fakt i kryer. Për sa kohë xhamia u projektua në mënyrë arbitrare dhe nuk pati asnjë konkurs, ku studio të ndryshme të viheshin në garë për të sjellë projektin më të mirë, qytetarët mbeten pa mundësi zgjedhjeje. Mbi të gjitha nuk është e vërtetë që xhamitë në Ballkan janë kështu siç paraqitet në projektin e KMSH-së. Turqia është e mbushur me xhami, ku mund të gjesh të materializuar të gjithë historinë e arkitekturës moderne, që nga baroku e rokokoja, deri tek ato të sotmet. Gjithashtu, në qytete si Sarajeva kemi eksperimente shumë interesante xhamish ku tradicionalja vjen mjaft natyrshëm në një formë moderne, apo së fundmi, edhe rastin e xhamisë së re të Zagrebit, një projekt krejtësisht bashkëkohor, ndoshta më i madhi tashmë në Ballkan.

Me të drejtë Lubonja ngriti edhe shqetësimin për dyqanet që projekti parashikon të ketë në kat të parë. Ai u shpreh se dyqanet nuk shkojnë për një objekt të tillë kulti, dhe se ato të kujtojnë të kundërtën e arsyes pse ngrihet ky objekt, duke shkatërruar kumtin që ai përcjell. Përgjigja e z. Aga ishte se kjo bëhet për shkak se Komuniteti Mysliman ka nevojë për fonde, për mirëmbajtjen e xhamisë. Kjo përgjigje tregon paradoksin e këtij projekti. Teksa KMSH-ja ndërton një projekt gjigand, duke thyer edhe parimet urbanistike të estetikës, vetëm e vetëm pse kërkon të dëshmojë fuqinë e vet, apo qoftë edhe madhështinë e fesë që predikon, nga ana tjetër ajo ndërton dyqane për të gjeneruar fonde për mirëmbajtjen e kësaj xhamie, duke dëshmuar njëkohësisht pafuqinë e saj për ta mbajtur atë projekt që synon ta shfaqë me madhështi.

Ky debat na vjen tashmë shumë i vonuar, duke i humbur vlerën. Do të ishte mirë që ai të zhvillohej që në embrion të këtij projekt, që vetë KMSH-ja të kishte mundësitë të merrte në konsideratë rezervat, sugjerimet dhe kritikat. Për këtë do të ishte e udhës që vendime të tilla të rëndësishme të jenë sa më transparente, sa më të hapura ndaj publikut dhe mbi të gjitha kultura e konkurrimit duhet të jetë model i panegociueshëm në çdo gjë, nëse pretendojmë të kemi një institucion që funksionon mbi bazë të meritokracisë.

Comments

  • I vetmi qe shkelqeu ne ate debat ishte Fatos Lubonja, duke mbrojtur me force parimet universale intelektuale dhe qytetare. Dy Zotrinjte qe ishin ne krah te Z. Aga, u perpoqen qe racionalisht te mbronin per shkak te perkatesise fetare projektin e pambrojteshem te KMSh. Heres tjeter duhet te çlirohen nga kompleksi i perkatesise me inferioret e KMSh qe te shkelqejne ne nivelet e Lubonjes. Projekteve katunareske te KMSh nuk u del per zot kerkush vetem se me nje kosto te dukshme

  • E-zani shkruan: “Ndërkohë, përgjigjet e z. Aga ndaj këtyre kritikave ishin të tipit: këto janë mundësitë tona dhe nuk është faji ynë për këtë. Për sa i përket faktit që ky stil arkitekturor nuk i përgjigjet zhvillimeve të kohës, dhe se ngjan më shumë me xhami të vjetra turke, të cilat vlejnë si objekte muzeale, por jo si vepra të sotme arkitekturore, Aga u përgjigj se ky është projekti që duan besimtarët dhe se kështu janë xhamitë në Ballkan. E vlerësojmë përpjekjen e KMSH-së për të përfshirë qytetarët e saj në vendimmarrje, gjë që duket se nuk e bën për çështje thelbësore që lidhen drejtpërdrejt me përfaqësimin tonë si bashkësi, por kjo është një çështje që nuk zgjidhet me vota”

    E zani ndaj me ju mendimin se ishte e nevojshme per nje xhami qe te reflektonte sa nje qasje moderne po aq dhe ne menyre te identifikueshme islame. Pra jo ky projekt e aq me pak ai qe solli Rama.

    Megjithate, qendrimi ne emsion i zotni Ages mu duk korrekt. Pra, ne kushte te tjera as ne nuk do donim qe te prishej lulishtja po mbasi keni prishur gjithe lulishtet doni te shpetoni kete duke lene myslimanet pa xhami?!

    Emisioni ishte organizuar dobet sepse u duk si nje qasje e myslimaneve ne kundershti te jo myslimaneve. Mund te ishin ftuar njerez si Ermir Hoxha apo ndonje nga ju te ezanit per te sjelle nje mendim ndryshe nga brenda bashkesise.

  • Z. Aga foli me korrektesisht se sa dy te ftuarit e tjere (Zhilla dhe Shehu), por ama z. Aga tha disa te paverteta jera prej te cilave ishte ajo se KMSH paska pyetur besimtaret myslimane per kete xhami dhe per vendin. Une nuk di te me kete pyetur njeri per vendin se ku dua te ndertohet xhamia dhe nese dua qe te ndertohet kjo xhami. Natyrisht qe emisioni ish krijuar ne nje format ku islamofobet nuk qene prezent (shyqyr Zotit) nderkohe qe nje ze i cili foli ashtu sic ne fakt duhet te kishin folur Zhilla dhe Shehu ishte ai i Lubonjes.

    Ne fakt u duk sikur Lubonja i kish lexuar me vemendje artikujt qe kane qarkulluar mbi nje shije estetike mbi xhamine dhe artin Islam. pati caste ku foli me sakte se sa ndokush tjeter aty (perfshire dhe z. Aga) mbi lehtesine qe duhet te sjelle xhamia, hodhi dhe tezen qe z. Aga s’i pelqeu (ndertimi i sa me shume xhamive). Shkoi deri aty sa te permendte faktin qe myslimanet jane persekutuar me shume se sa te tjeret gjate dhe pas diktatures permes paragjykimeve miope te elites dhe pusshtetareve (qe duhet ta kish thene krahu tjeter). Me pak fjale pame se si fatkeqesisht intelektualet tone (qe dalin e na perfaqesojne) ishin aq te dobet para nje njeriu te tille sa nuk folen as ate qe e kane per hak ta thone. Fatkeqesisht kuptova qe robi qe tha te verteten qe Lubonja jo ai qe une mendoja se do ta bente.

    • S’kisha asgje per tu habitur e as per te ardhur keq seLubonja ka qene perhere intelektual kurajoz e nuk mendoj se kishte njeri ne salle qe ishte kundra me ate qe thoshte ai. Ne fakt une nuk mendoj se kishte kundershti te mirefillte ne debat. Te gjithe rane dakort se ky ndertim eshte i nevojshem dhe se nuk ka zgjidhje perfekte per truallin.

  • ajo qe skuptoj une ne kete projekt eshte ndryshimi i shumes se financimit nga 10 miljon euro ne 30 miljon euro.Nje xhami qe kushton 30 miljon euro duke pare projektin e saj me duket absurde.Me 30 miljon euro behen dy gradacela ne mes te Tiranes.45 miljarde leke o shoke.Ndonje qe e njef konkretisht projektin mund te na e sqaroje pse kaq shume?

  • ajo qe une nuk kuptoj eshte qe ndersa 1 ne 5 femije eshte i keq-ushqyer; qe ndersa 14 ne 1000 femije vdesin pa mbushur 1 vjec; qe ndersa 27 ne 100,000 gra vdesin per shkaqe te lidhura me shtatezanine; qe ndersa te pakten 3,000 familje jetojne ne varferi ekstreme (e secili mund t’i shtoje listes pa fund), vendoset qe prioriteti te jete shpenzimi i 30 milion euro per nje xhami.

  • Shume dobet ana e djathte e panelit. Duket sikur ishin aty per te mbrojtur me cdo kusht nje projekt qe fut uje nga te gjitha krahet si ne vendosjen hapesinore, si ne estetike, si ne simbolike e ne utilitet. Ky pozicionim per te mbrojtur me cdo kusht, per te kundershtuar me cdo kusht e per te ndertuar me cdo kusht ngjan me teper me vazhdimin e nje tradite te ngushte klanore sesa nje tradite islame, tradite kjo qe xhamia e re meton te percoje.

  • Të qartësosh se cili ka qenë rrugëtimi i deritanishëm i dimensionit të Shtetit të së Drejtës në Republikën e Shqipërisë, është një angazhim me rëndësi, sepse mundëson të shohësh nga e ardhmja duke mos përsëritur të njëjtat gabime, si dhe të shohësh nga një perspektivë e gjerë, nevojën për përmirësime. Në këtë kuptim, një analizë e rregullimeve themelore kushtetuese, nisur jo vetëm nga dispozitat normative, por edhe nga interpretimet që qartësojnë këto dispozita, është sa e nevojshme, aq edhe e domosdoshme. Prandaj, në vijim, qëllimi i punimit është të analizojë në këndvështrim deduktiv, kuptimin e disa prej çështjeve themelore kushtetuese që qëndrojnë në themel të shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë. Kështu, ky material synon të shërbejë si një kontribut për nxjerrjen e mësimeve pozitive për vendin.

  • Skepticizmi u ringjall në periudhën e hershme moderne nga Michel de Montaigne dhe Blaise Pascal . Eksponenti i saj më ekstrem, sidoqoftë, ishte David Hume . Hume thoshte se ekzistojnë vetëm dy lloje arsyetimi: ajo që ai e quante e mundshme dhe demonstrative. Asnjëra nga këto dy forma arsyetimi mund të na çojnë në një besim të arsyeshëm të ekzistencës së botës së jashtme. Arsyetimi demonstrativ nuk mund ta bëjë këtë, sepse demonstrimi (që është, arsyetimi deduktiv nga premisa me baza të forta) nuk mund të themelojë uniformitetin e natyrës (siç kapet nga ligjet dhe principet shkencore, për shembull). Arsyeja e tillë nuk mund të themelojë idenë se e ardhmja do t’i ngjajë të kaluarës. Ne kemi besime të caktuara rreth botës (se dielli do të lind nesër, për shembull), por këto besime janë prodhim i zakonit, dhe nuk varen nga ndonjë lloj përfundimi logjik nga çka është e dhënë si e sigurtë. Por as arsyetimi i mundshëm ( arsyetimi induktiv ), që përpiqet të na çojë nga e vrojtuara tek e pavrojtuara, nuk mund ta bëjë këtë: ajo gjithashtu varet nga uniformiteti i natyrës, dhe ky uniformitet i supozuar nuk mund të vërtetohet. Më e larta që mund të arrijë secili nga arsyetimet është e vërteta kushtore: nëse supozime të caktuara janë të vërteta, atëherë përfundime të caktuara janë të vërteta. Pra asgjë rreth botës nuk mund të themelohet me siguri të plotë. Hume përfundoi se nuk ka zgjidhje për argumentet skeptike – përveç, kuptohet, injorimi i tyre.

  • O SHQIPTAR HIQUNI KTYNE IDEVE O NJERZ QORRA E SHIKONI CA BAHET NE EUROP NUK HARXHON KUSH ASNJI LEK PER NEDRIME FALLCO KULTI OOO NJERZ PO AC LEK SA HARXHOHET PER ATE XHAMI 10 MILJON EURO NDJEKNI MARIN MEMEN GAZETARIN SHQIPTAR QE E SHPALLI GREQIA NN GRATA QE SHKON NE CDO FSHAT SHQIPTAR TE PROGRAMI SHQIPERI TJETER DHE SHIKONI SE KUSH KA NEVOJ JO PER 10 MILJON EURO POR ME 5 MIJ EURO NDERTON KREJT FSHATIN EDHE PRA KY ASHT RALITETI PA DRITA PA UJ PA BUK PA TOK NE SHUM FSHTRA SHQIPTAR PRA KATOLIK MYUSLIMAN ORTODOKS JAN SHQIPTAR DHE ATO JAN FIKS TE PASTER NE SHPIR ATO JAN RRAC E PASTER SHQIPTARE JO SI KTO PLERAT ISLAMIK QE BAJN MARTESA ME TURQ E M KUWAJT SHKOJN ATJE STUDIOJON HISTORIN E ARABIS EDH ENA BAJN NE KTU SI PROFESORA DUKE MBESHTET SILAMIKE NE SIRI E N EEGJYPT KTO JAN NJERZ PA KULTU KTO PO KRIJON NJI IMAZH SHQIPERI ASHTU SI SHQIPTARET E MAQEWDONSI SI TE ARABIZUM E NJETA DHE KOSOVA ESHT NE NJE RRUG TASHME TE ZHVILLUME PER TURQIZIM PO JU OI SHQIPTAR TE MJER QE KENI 100 VJET SHTET QYTETRIM DO LEJOSHI ME NNDERTU NJI XHAMI NE MES TE TIRANES NE KRYEQYTETIN E SHQIPTARE NE SHTETIN E SHQIPERIS LAIKE NJI OBJEK KULTI I ATI LLOJI!!! JU SKENI RRUG NE MES TE TIRANES O TE MJER JU KENI BETON EKJOSTKASH GJITHKUN DHE PRETENDONI NJI GJAMI MADHELLSHOTRE KUR NJERZIT KAN NEVOJ PER I BIRUC SHPI KU ME FJET TE KENI TURP

    • Kerkojme ndjese per ndotjen, por ky lloj eshte produkt i kenetes mediatike shqiptare. Nese e lexoni me vemendje, duke e shqiperuar komentin, mund te gjeni te gershetuar aty kalemxinjte me te famshem dhe hapesirat e tyre.

  • Leave a Reply to rrofeshate Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *