LGBT kundër Forumit Musliman





Protesta ndaj LGBT

 

E-Zani

Komuniteti gej ka reaguar para disa kohësh ndaj ankesës që Forumi Musliman i Shqipërisë i drejtoi Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi, ku i është kërkuar të mos i dalë në mbrojtje komunitetit LGBT. Të dyja shoqatat kryesore të komunitetit gej, Ambasada Pink dhe Aleanca LGBT kanë reaguar ndaj kësaj letre, si dhe deklaratës së bërë nga Forumi Musliman për këtë çështje duke e trajtuar këtë reagim si një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

letrën drejtuar ministrit Halimi, forumi shkruan:

“Disa pseudo-probleme po amplifikohen pa të drejtë nga disa drejtues institucionesh, duke i bërë të shfaqen si çështje alarmante, që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, duke i ngritur në nivelin e kritereve të domosdoshme për vazhdimin e rrugës së Shqipërisë në proceset integruese për në Bashkimin Evropian, e duke eklipsuar problemet e vërteta të shoqërisë shqiptare. Shprehim indinjatën tonë të thellë në lidhje me qëndrimet e mbajtura së fundi nga ana e institucionit të Avokatit të Popullit, e në mënyrë të veçantë nga titullari i këtij institucioni, z. Igli Totozani, në lidhje me të ashtuquajturin problemi i homofobisë. E theksojmë, në mënyrë të veçantë nga titullari i institucionit, pasi vërejmë një ekses të pajustifikuar nga ana e tij, në lidhje me këtë çështje. Interesimi dhe vëmendja e jashtëzakonshme e z. Totozani në lidhje me sa më sipër kalon edhe parashikimet më largpamëse të ‘shtresës’ që ai mëton të mbrojë, çka nuk është vërejtur tek paraardhësi i tij, a thua se profesori i nderuar, të cilin ka zëvendësuar nuk e ka kryer detyrën e tij siç duhet në këtë aspekt”

Ndër të tjera, në letër kërkohet që ministri Halimi “të mos lejojë që pasionet e një individi apo edhe të një grupi të vogël njerëzish të shkaktojnë zemëratën e pjesës më të madhe të popullsisë, duke pasur parasysh propagandimin e devijimit seksual të këtij komuniteti”.

Aleanca LGBT, – duke iu drejtuar Komunitetit Musliman, për shkak të një keqkuptimi të shkaktuar nga Gazeta Shqiptare, e cila e ka botuar letrën, sikur ajo vjen nga KMSH, – ka dhënë qendrimin e saj duke pohuar se “në një vend demokratik nuk sakrifikohen të drejtat e minoriteteve, për asnjë arsye. Populli shqiptar ka zgjedhur tashmë të jetojë në një vend demokratik, ku njerëzit respektohen e ku të drejtat e kujtdo mbrohen me ligj”. Më tej, në deklaratën e Aleancës thuhet:

“Ne i kujtojmë Komunitetit Musliman se në vende të qytetëruar në vitin 2013, nuk mund të bësh një hierarki të të drejtave. Të drejtat e njeriut janë njësoj e të panegociueshme, ashtu siç, për shembull, ne mendojmë se edhe e drejta e femrës muslimane për të mbajtur shami është e panegociueshme. Sigurisht, dikush mund të thoshte se “kemi probleme të tjera”, por ne sërish mendojmë se po, kemi probleme shumë por edhe të drejtat e muslimanëve duhet të jenë pjesë e axhendës së debatit publik dhe institucional në respect të të drejtave të shprehjes dhe lirisë së besimit.”

Gjithashtu, Aleanca vëren se është gabim që kërkesa t’i drejtohet Ministrit të Drejtësisë ndaj Avokatit të Popullit, pasi ky i fundit nuk është në varësi të kësaj ministrie:

“I tërheqim vëmëndjen Komunitetit Musliman se nuk mund t’i drejtohet ministrit të Drejtësisë për t’u ankuar për Avokatin e Popullit. Ky i fundit është një institucion kushtetues, që do të thotë se edhe teorikisht edhe ligjërisht qëndron në një shkallë më të lartë në hierarkinë shtetërore dhe institucionale. Besojmë se kjo duhet të jetë një lapsus i pafalshëm për komunitetin musliman: Avokati i Popullit përgjigjet para Kuvendit, jo para ministrit.”

Gjithashtu edhe Avogati i Popullit, i pyetur nga mediat ka dhënë një përgjigje të tillë pas botimit të letrës:

“Unë u befasova se nuk e kuptoj dot nga ana institucionale pse i janë drejtuar ministrit të Drejtësisë se institucioni i Avokatit të Popullit është institucion i pavarur dhe i hapur. Ne jemi të hapur të dëgjojmë të gjitha këndvështrimet që vijnë nga shumë institucione dhe nga komuniteti mysliman dhe janë të mirëpritur e të respektuar cdo këndvështrim.

Në një vend demokratik nuk kemi vetëm qytetarë dhe nënqytetarë. Por janë të gjithë qytetarë, të gjithë të barabartë qytetarë të një vendi qofshin shqiptarë apo të huaj që gëzojnë të drejta. Dhe komuniteti i LGBT nuk janë nënqytetarë. Janë qytetarë dhe nuk mund t’ua mohojmë një pjesë të të drejtave që i gëzon shumica. Sikurse mbetem një luftëtar i qytetarëve rom, i grave që dhunohen, i njerëzve që përmbyten dhe nuk kompensohem, i njerëzve që ngujohen, mbetem i pacënueshëm në idetë demokratike dhe evropiane dhe në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBT”.

Nga ana tjetër, Ambasada Pink ka reaguar në mënyrë radikale ndaj kësaj letre të cilën e ka interpretuar si një përpjekje për të kriminalizuar homoseksualitetin, e rrjedhimisht edhe komunitetin gej:

“Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri ka mësuar me keqardhje për letrën e hapur të Forumit Mysliman Shqiptar drejtuar Ministrit të Drejtësisë Z. Eduard Halimi, ku kërkohet kriminalizimi i homoseksualitetit dhe dënohet puna e institucioneve të pavarura kushtetuese, ashtu siç është Avokati i Popullit apo edhe institucioneve të tjera në mbrojtje të të drejtave të njeriut në emër të dogmave fetare dhe me pretendimin absurd se ky është vullneti i pjesës më të madhe të popullsisë.

Kjo letër, pavarësisht se nuk përbën herën e parë që ky Forum diskriminon hapur të drejtat LGBT dhe lufton kundër tyre, është gjithsesi shqetësuese sepse ajo tregon qëndrimin e pandryshueshëm të dogmës ndaj çështjeve të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, pavarësisht fakteve të shumta shkencore, sociale dhe kulturore që vërtetojnë se orientimet seksuale hetero, homo dhe bi-seksuale ashtu si edhe identitetet gjinore trans kanë bashkë-ekzistuar me njeriun në çdo periudhë e në çdo epokë.

Ky qëndrim, të cilin Forumi Mysliman Shqiptar pretendon se e mban në emër të të gjithë komuniteteve fetare, në fakt është unik vetëm i këtij Forumi, e cila është përgjegjëse edhe për protestat e realizuara në 17 Maj 2012 kundër komunitetit LGBT dhe të disa faqeve dhe grupeve me mesazhe dhune dhe urrejtje ndaj komunitetit LGBT në Facebook dhe faqe të tjera. Edhe pse komunitete të tjera fetare nuk janë shprehur asnjëherë pro çështjeve LGBT apo atyre të minoriteteve seksuale ato nuk kanë qenë asnjëherë nxitëse të urrejtjes dhe diskriminimit e aq më pak të kriminalizimit të qindra-mijëra qytetarëve shqiptarë.

Ky grupim nuk mund të pretendojë të përfaqësojë të gjithë myslimanët e Shqipërisë e aq më pak të gjitha komunitetet fetare dhe opinionin publik në Shqipëri. Ky grup nuk mund të pretendojë as të përfaqësojë ata qindra persona LGBT myslimanë, apo të besimeve të tjera, të cilët shumë shpesh, për shkak të këtyre qëndrimeve absurde dhe të pashoqe e gjejnë veten të mbërthyer në dilema dhe nën presion social që ve në pikëpyetje besimin e tyre dhe i detyron të mohojnë ekzistencën dhe ndjenjat e tyre në këmbim të një jete hipokrite dhe të mbushur me gënjeshtra.”

Në fakt, ndërsa deklarata e Aleancës LGBT, përpiqet të jetë më e matur dhe më korrekte në gjuhën e përdorur, kjo e Ambasadës Pink, është një gjuhë e papranueshme dhe e pasaktë. Pikë së pari, Ambasada Pink nuk ka asnjë të drejtë dhe asnjë logjikë t’u kërkojë feve të ndryshojnë dogmat. Pandryshueshmëria e dogmës fetare, nuk mund të rrëzohet me llafe deklaratash për qendrime mbi seksin. Fete që ne kemi në Shqipëri janë dukuri mijëra-vjeçare dhe ato nuk mund të ndryshojnë as në bazë të spekulimeve shkencore, që ndryshojnë çdo vit, siç janë ato mbi homoseksualitetit, shumica e të cilave janë të instrumentalizuara nga axhenda gej. Por, te paktën, meqë merret ekskluzivisht me këtë çështje, Ambasada Pink duhet të dijë se nuk ka një studim përfundimtar që të argumentojë në mënyrë të pakontestueshme tezat që kjo lëvizje mbron. Ndaj, nuk mund t’u kërkohet njerëzve të ndryshojnë, kur nuk kemi të dhëna të sigurta mbi teorinë që mbrojmë. Ne kemi trajtuar në në shkrime të mëparshme studimet kundër tezave gej, të cilat mund t’i gjeni këtu.

Nga ana tjetër. Forumi Musliman nuk ka kërkuar të kriminalizohet homoseksualiteti dhe nuk shohim ndonjë kërkesë për të miratuar ndonjë ligj, për ta shpallur atë vepër penale, siç e paraqet kjo shoqatë. Gjithçka që kërkohet prej këtij forumi, – paçka rezervave që kemi në mënyrën sesi artikulohen kërkesat, të cilat i kemi shprehur edhe më parë, – është që shteti shqiptar të mos bëhet mbështetës i një komuniteti duke tjetërsuar parimet shoqërore ekzistuese. Shteti nuk mund t’i shërbejë një kauze, që kërkon t’i imponojë perceptimet e veta morale të gjithë pjesës tjetër të shoqërisë. Komuniteti gej duhet të mësojë dhe të bindet se (ashtu siç ata kërkojnë të bindin shoqërinë se ka njerëz që jan gej dhe duhet ta flemë mendjen) ka njerëz që nuk e pëlqejnë homoseksualitetin sepse e konsiderojnë atë një problem shoqëror dhe për këtë duhet ta flemë mendjen gjithashtu. Ky komunitet duhet të kuptojë se këta njerëz kanë të drejtë të shprehin mosaprovimin e tyre për këtë (sigurisht pa diskriminuar dhe dhunuar askënd), e njëkohësisht kanë të drejtë t’i kërkojnë shtetit të mos bëhet palë me kauza të tilla që promovojnë sjellje që ata i konsiderojnë problematike.

Duhet të kuptojmë se ka njerëz që kanë një tjetër përfytyrim për shoqërinë nga ai që ka komuniteti gej, dhe nëse ata pretendojnë të mbrojnë lirinë dhe të drejtat e njeriut, duhet të mësojnë se shumë njerëz do të jenë gjithmonë kundër pikëpamjeve të tyre. Më e pakta që duhet të bëjë shteti shqiptar, është të jetë neutral ndaj palëve, dhe jo të bëhet instrument i pakicave të tilla, për t’iu imponuar pjesës tjetër të popullsisë. Aleanca dhe z. Totozani kanë të drejtë kur shprehen se ankesat ndaj Avokatit të Popullit nuk mund të bëhen në Ministrinë e Drejtësisë, por kjo nuk rrëzon rezervat ndaj veprimtarisë së këtij institucioni. Iniciativat e Avokatit të Popullit, për t’i imponuar Ministrisë së Arsimit përfshirjen e pikëpamjeve të këtij komuniteti në kurrikulat shkollore, përbëjnë një imponim ndaj shoqërisë, përbëjnë dhunim të së drejtës tonë për të patur një sistem arsimor neutral në lidhje me këto pikëpamje. Shteti nuk mund t’u imponojë fëmijëve tanë bindjet e një komuniteti të caktuar, të kontestuara nga një pjesë e mirë e shoqërisë. Shteti duhet të jetë ndërmjet palëve, dhe jo të mbajë anë, e aq tepër, shteti nuk mund të vihet kundër shoqërisë së vet, duke iu imponuar shumicës.

Ashtu siç Aleanca LGBT kërkon prej Komunitetit Musliman të respektojë laicitetin e shtetit, duke mos ndërhyrë në punët e qeverisë, gjithashtu forumi ka të drejtë të kërkojë që komuniteti gej të mos ndërhyjë në punët e shtetit dhe të respektojë barazlargimin e tij prej çdo ideologjie dhe të mos imponojë perceptimin e vet në qeverisje. Reagimi i Forumit është pasojë e kapjes së shtetit nga axhenda gej, duke parë ditën për diell, që institucionet shtetërore po shndërrohen në instrumente të kësaj axhende.

Gjthashtu do të donim t’i kërkojmë Forumit Musliman, por edhe çdo grupimi tjetër, të tregohet i kujdesshëm në formulimin e reagimeve në tema të tilla, të cilat, duhet thënë se janë shumë delikate, pasi prekin një mpleksje të komplikuar problematikash, në fusha të tilla si ajo e të drejtës, moralit, kulturës, shoqërisë, modernitetit, raportit midis individuales dhe kolektives, privatesh dhe publikes, intimes dhe shoqërores etj. Të gjitha këto kërkojnë ndërhyrje shumë të holla, për të mos rënë në gabime që krijojnë keqkuptime të pashëndetshme për debatin.

E-zani i naltë ka qenë një zë i fortë reagues ndaj këtij problemi, duke ofruar disktume, me të cilat mendojmë se i kemi shërbyer sadopak kthjelltësisë së këtyre temave. Do të vazhdojmë ta trajtojmë këtë debat me vëmendjen që meriton, larg çdo tifozllëku e fryme revolucionare, por, ashtu siç duhen trajtuar problemet e kësaj shoqërie, me ftohtësi, kujdes, realizëm e objektivitet. Mbi të gjitha, qendrimet tona kanë qenë kategorikisht kundër gjuhës së urrejtjes, e cila mendojmë se nuk i shërben asnjërës prej palëve. Ne reagojmë ndaj fenomenit dhe jo ndaj njerëzve pasi brendësinë e çdo njeriu e gjykon Zoti. Gjuha e urrejtjes nuk përputhet me parimet që ne mbrojmë dhe ajo nuk është aspak qëllim i reagimeve tona. Pjesëmarrja jonë në këtë debat buron nga përgjegjësia jonë qytetare dhe për këtë arsye nuk mund prodhojmë probleme më të mëdha se ato që kritikojmë.

Comments

  • le te ngrihet nje grup juristesh muslimane ne bashkepunim me fete e tjera dhe ta kundershtojne kete ligj ne gjykate kushtetuese duke qene se eshte paradoks te lejosh te dreten e shprehjes dhe propagandes fetare pastaj te ndalosh propaganden kunder homoseksualizmit.ose le e bejme thirrje per nje mosbidnje civile ndaj ketij ligji .

    • Mos u tregoni naive me formulime asnjenase drejtuar ne ajer, te tipit “le te ngrihet…”. Nuk ka ndonje kundershtim thelbesor, siç e thekson Ezani, ndermjet debatimit parimor per kundershtimin e fenomenit te homoseksualitetit, dhe penalizimit te nxitesve te urrejtjes ndaj homoseksualeve. Me e mira qe mund te ndermerrte Forumi, si OJF qe kundershton axhenden gej, ishte specifikimi i ligjit se ne cilat resta ajo parashikon penalizimet per urrejtje, per te parandaluar qe penalizime te tilla te shtihen dhe ndaj aktivisteve qe kerkojne mosamplifikimin e propagandes gej ne dem te shoqerise. Sa per komunitetet e tjera fetare, ata kane qasjet e tyre ndaj fenomenit, duke mos devijuar sipas tyre nga mesimet dogmatike, duke mos fyer dhe diskriminuar gejt dhe nederkohe duke e kritikuar dhe kundershtuar propagandimin e homoseksualitetit. Kjo shpjegon dhe ate se perse ata nuk jane ne pararojen e pritjes se goditjeve te kota nga propaganduesit e axhendes gej. Sa per paradoksin kushtetues, perpiqu ne rradhe te pare te mesosh seriozisht se çfare thote feja mbi fenomenin ne fjale, si duhet qasur dhe si duhet trajtuar, si dhe te mesosh se ne te njejtin rrafsh te drejtash nga ku ngrihet e drejta jote per te propaganduar dhe ushtruar lirisht fene, prej andej ngrihet dhe e drejta e homoseksualve per te propaganduar axhenden e tyre antidiskriminim. Ne kete derexhe qe jemi punet nuk kryhen me mllefe dhe me reagime kaotike, por me urtesi dhe perkushtim.

      • I nderuar komentues,
        A ka mundesi qe te takoni antare te Forumit dhe ti thoni keto gjera qe kaq me mjeshteri i keni thene ne koment? JU LUTEM SHUME SHUME

        • Personalisht kam marre pjese disa here ne “partyt” e Vellezerve te Forumit dhe atyre around tyre, por me beso se eshte sport tejet i veshtire, ja kalon njekohesisht si shkalle veshtirsie edhe shahut edhe kercimit me shkop, sport te cilin kam kohe qe nuk praktikoj.

  • Ligji nuk te ndalon te shprehesh idete e tua ndaj homoseksualiteti, ligji te ndalon te fyesh dhe diskriminosh te tjeret per shkak te perkatesise se orientimit te tyre seksual. Te drejten e shprehjes, kur fjala jote nuk permban fyerje dhe urrejtje, nuk ta ndalon ligji.

  • Keta te Forumit, sa me kollajllek i versulen Totozanit te shkrete nderkohe qe Kryeshefi i gjithe shefave te digastereve te qeverise u premtoi publikisht gejve dhe lezbikeve te drejten per martesa brenda llojit. Kjo versulja gjithe tersellima ndaj Totozanit shembellen me ate shprehjen ” Nuk ke ç’ti besh gomarit, i bie samarit”
    Ferkojeni me te mire gomarin, se mbase rilind rruges.

  • Mos i shash keto perben injorance mua me kujtohet kur gjithe europa dhe vendet arabe vlonte per shkak te publikimit te karikaturave kunder profetit Muhamed a.s nje prej ketyre homove te Tiranes, Kristi Pinderi publikon Karikaturat tek revista Mapo.http://www.revistamapo.com/lexo.php?id=32

    Pastaj me vone del e mbron te drejtat e homove dhe na del nje krishter qe praktikon dhe biblen dhe homoseksualizmin http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=4521

    Keto jane felliqesira qe duan ta kthejne shqiperine muslimane ne nje ishull degjenerimi per ti thene botes ja muslimanet e shqiperise jane pederaste jane te degjeneruar, .

    • Diskutimi nuk shtrohet se cfare jane homoseksualet (te degjeneruar apo jo), por shtrohet ne lidhje me ceshtjen e te drejtave. Nese muslimanet duhet te jene aktore ne zhvillimet shoqerore duhet te rregullojne diskursin, perndryshe do te prodhojne vetem monologje frustruese.
      Cdo njeri qe merr persiper te ofrohje alternative ne debatin publik, duhet te perdore nje gjuhe qe hyn ne komunikim me shoqerine. Nuk mund te perdoresh gjuhe xhematore kur komunikon me nje mjedis joxhemator. Ne nje rrafsh publik, vlerat jane te diskutueshme dhe kjo shoqeri ka rene dakort qe cdo njeri ka te drejten ti gjykoje sipas deshires gjerat e veta. Parimet mbi te cilat ndertohet sot shoqeria shqiptare jane te tilla ku jeta private dhe zgjedhjet e njeriut nuk jane subjekt i nje diskutimi moral, per sa kohe nuk cenojne rendin dhe te drejtat e tjetrit. Ne kete kuptim, cdo njeri ka te drejte te beje si te doje me menderen e vet dhe nuk ka askush te drejte te imponoje gjykimin e vet per kete. Per kete arsye, fyerjet publike per zgjedhjet personale te te tjereve jane te denueshme. Duhet te kuptoni se nuk kemi asnje te drejte ti imponojme publikut gjykimet tona, per zgjedhjet intelektuale te te tjreve. Nje gje qe per ne eshte imoralitet, nuk eshte per te tjeret. Ne kemi te drejte te kemi mendimin tone per kete, por nuk kemi te drejte t’u themi imorale te tjereve, per gjera qe ata nuk i shohin si ne. Nuk jemi ne qe kemi autoritetin e gjykimit moral ne kete shoqeri, ndaj dhe diskursi yne fyes, eshte krejtesisht absurd.
      Pra, nuk mund te hyjme ne kete debat duke imponuar kriteret tona morale. Debati diskutohet ne nje rrafsh neutral, ku ne mund te tregojme perse kjo sjellje nuk duhet te perhapet, por jo duke vene damka morale pa kuptim. Per kete arsye ata qe marrin persiper te flasin per keto pune duhet te jene te ditur ne kete fushe, ndryshe do te duken si idiote ne syte e nje publiku te kualifikuar. Nuk ka asnje kuptim, te futesh ne diskutim duke u argumentuar me versete biblike apo kuranore, per sa kohe nuk ke asnje konsensus shoqeror qe te pranoje se ajo qe thote Bibla dhe Kurani jane te verteta te patjetersueshme. Duhet te kuptoni rrafshin e diskutimit, qe ka te beje me ligjin pozitiv jo me parimet fetare. Prandaj muslimanet jane shfaqur aut fare ne kete debat dhe ne kete menyre jane te destinuar ta humbin davane.

  • ja mo vlla si trajtohet homoseksualizmit ne bibel

    Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.

    Levitiku 20:13

    9 A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët,
    10 as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
    11 Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Jezusit dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.(1 e Korintasve 6)

    8 Dhe ne e dimë se ligji është i mirë, në qoftë se njeriu e përdor si duhet;
    9 duke ditur këtë, që ligji nuk është vënë për të drejtin, po për të pabesët dhe të rebelët, për të ligët dhe mëkatarët, për të pamëshirshmit dhe të ndyrët, për ata që vrasin babë e nënë, për vrasësit,
    10 për kurvarët, për homoseksualët, për grabitësit, për rremët, për ata që shkelin betimin, për çdo gjë tjetër që bie në kundërshtim me doktrinën e shëndoshë,(1 e Timoteut 1)

    26 Prandaj Zoti i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës.
    27 Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.
    28 Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme,
    29 duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi, kurvërim, mbrapshtësi, lakmi, ligësi; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi,
    30 mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve,
    31 të paarsyeshëm, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm.
    32 Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë.(Romakeve 1)

    • E kujt ia ndjen se cfare thote Bibla ne shoqerine shqiptare? Ligjet e shtetit shqiptar nuk ngrihen as mbi parimet biblike e as mbi parimet Kuranore, ndaj nuk vlen fare si argument citimi i Bibles dhe Kuranit ne nje shtet laik. Kjo eshte njesoj sikur nje laik te kundershtonte muslimanet per ndonje gje fikhu, duke u argumentuar me faktin se Marksi mendon ndryshe. Kjo eshte pa kuptim.

  • Thotë rreth saj Muhammedi a.s.: Ajo së cilës i frikësohem më tepër është puna e popullit të Lutit (homoseksualizmi), dhe i mallkoi ata që e bëjnë atë duke thënë
    : E ka mallkuar Allahu atë që vepron si populli i Lutit… e ka përsëritur këtë tre herë.” Ky popull njihet në histori me emrin Sodoma. Ja se ç’thotë Zoti për ta në Kur’an:
    54. (Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: “A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?”
    “A shkoni pas meshkujve të kësaj bote? E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi”. (Shuara, 165-166).

    Kurse Homoseksualet thane per besimtaret se ato e ruajne pastertine.

    56. Përgjegje e popullit të tij nuk qe tjetër vetëm se të thonë: “Përzienie familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë?” Sure Nemel

    Dhe për këtë arsye u ndëshkuan.

    “Kur erdhi urdhri ynë dhe mbi ta hodhëm gurë pa pushim, ne i përmbysëm të gjithë ata duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë.” (Hud, 81).

    Gjithashtu Islami ndalon edhe rrugët që shpiejnë drejt imoralitetit, duke i konsideruar ato të ndaluara pasi janë shkak për rënien në të. Thotë Resulull-llahu a.s.: “Katër (lloje njerëzish) gdhihen në zemërimin e Allahut dhe ngrysen në zemërimin e Tij. I thanë: ‘Kush janë ata, o I dërguar i Allahut?’ – tha: “Burrat që ngjajnë si gratë dhe gratë që ngjajnë si burrat, ai që i afrohet kafshës (siç ka njerëz që e veprojnë atë sot) dhe ai i cili i afrohet mashkullit, pra homoseksuali” si dhe “E ka mallkuar Allahu gruan që vishet si burrat dhe burrin që vishet si gratë”, pra, të gjitha paraqitjet e jashtme me të cilat femra i ngjan mashkullit dhe mashkulli femrës.

    Pejgamberi (a.s.) ka thënë:

    “Vritini të dy homoseksualët: si atë që e bën, edhe atë që i bëhet”,

    një hadith ky i sjellë nga autorët e katër Sunen-eve, me varg të mirë transmetimi. Edhe Tirmidhiu e ka vlerësuar si hadith të mirë.

    Për këtë arsye, Pejgamberi (a.s.) i ka përmendur të dyja së bashku, në hadithet e Ibn Abasit (a.s.), që përcjell se Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Këdo që e gjeni dukë bërë punën e popullit të Lutit (pederastinë), vriteni!”

    Ebu Bekër el Siddiku ka gjykuar që homoseksuali të dënohet me vrasje. Ai ia ka komunikuar këtë gjykim me shkrim edhe Khalid Ibn Uelidit, pasi është konsultuar me sahabët.

    Kështu, Ebu Bekri el Siddiku (r.a.) ka thënë se ai duhet të hidhet nga një vend i lartë.
    Aliu (r.a.) ka thënë që mbi të duhet të shembet një mur.

    Ibn Abasi ka thënë se duhet të vriten që të dy me gurë.

    Pra, ata janë pajtuar për sa i përket dënimit me vdekje, edhe pse nuk kanë rënë dakord lidhur me mënyrën se si bëhet ekzekutimi.

  • KEsaj i thojne te hysh ne Europe me b.

    54. (Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: “A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?”
    55. A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, i braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorantë (xhahil) Sure Nemel

    Te jesh e bukur nen perdorimin e nje mashkulli do te thote qe te vleresohet bukuria.Kjo eshte bota moderne sot kur bukuria nuk mund te flase kunder degjenerimit pasi ajo zhvleresohet prej atyre qe mund te jene homoseksuale apo transvetitet edhe pse kane pasuri shume te madhe sa mund te blejne kurora dhe bukuri.

    Homoseksualizmi pervec qe eshte kunder riperteritjes eshte kunder dhe bukurise femerore

    Trump i heq kuroren Miss Kalifornise
    11/06/2009 02:25

    Miss Kalifornia, Carrie Prejean ka humbur kuroren e saj pasi ka folur per martesat e homoseksualeve. duke theksuar se martesa duhet te jete midis nje burri dhe nje gruaje.

    Heqja e trofeut eshte bere nga pronari i konkursit Miss Amerika, Donald Trump.

    Titulli i kaloi te klasifikuares se dyte, Tami Farell.

    Rregullorja parashikon qe miss-et nuk mund te marrin pozicione per tema qe bien ndesh me parimet e shoqerise.

    http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=154205

    ose

    Ketu

    Përveç gjysmë-pagjethe photo skandal, i Prejean mbretërimit si Miss California krijuar edhe në titujt e Miss USA procesion në prill pasi ajo është përgjigjur një pyetje nga Perez Hilton lidhur me qëndrimin e saj mbi martesën e homoseksualëve. Ajo tha se besonte se martesa “duhet të jetë mes një burri dhe një gruaje.”

    • @Mistrec, qe besoj se je dhe Hasani dhe Danieli, mos gabofsha. Edhe nje here, nuk ke sjelle ndonje gje te re as nga sfondi biblik, ai kuranor, as dhe nga linçimi publik i miseve te sinqerta. Meso me mire si e trajton doktrina katolike dhe ajo protestante homoseksualitetin ne shoqerite sekulare sot dhe do shohesh se nuk predikon aspak literalisht ate qe ndodhet tek Levitiku( sa per shoqerite ortodokse, ne kete drejtim nuk funksionojne pa nje Putin, por ne dhe “Putinin” qe kemi, e kemi per se mbapshti si Fanti Spathi).
      Shiko dhe nje trajtese qe lidhet disi me problemin nga Sheh Hamza dhe mendoj se ketu duhet kembengulur si qasje. http://sandala.org/blog/2013/05/08/tempest-in-a-teapot-islamophobia-meets-homophobia/
      Ne menyren me inteligjente ai tregon se per pak gje ne te tilla raste puqet per mrekulli homofobia dhe islamofobia, imagjino ku je ti zotrote me qendrimet e tua te dekontekstualizuara.
      Ka dhe me keq se rasti i misit “mendjelehte” http://escogitur.wordpress.com/2013/04/13/sono-io-luomo-con-la-maglietta-contraria-ai-buoni-costumi-ecco-cosa-e-successo-omofobia-e-matrimoni-gay/
      Qe te shpetohet sa me shume nga efekti shkatrrimtar i axhendes gej, duhet maturi dhe jashtezakonisht DITURI, gje qe shoh se te mungon disi ty dhe bashkepuntoreve te tu te Forumit.
      Suksese.

  • Forumi musliman se bashke me shoqatat e tij analoge te marrin te studiojne bazen ligjore te konferences islamike dhe ti dergojne kesaj konference nje leter ku ti tregohet degjenerimi qe shteti shqiptar po i ben me imponim popullit shqiptar dhe nje propozim per nxjerrjen e shqiperise nga kjo konference pasi Shqiperia deshiron te hyje ne konferences e (Fshire) dhe (Fshire). Ne fakt Shqiperia hyri ne kofenrencen Islamike me kerkesen e USA sepse kesaj te fundit i duhen vendet qe bejne si thote ajo brenda koferences.Ne kete kuader ti dergohet dhe nje leter per dijeni kryeministrit shqiptar, presidentit te republikes, apostolat i se njetes leter derguar koferences Islamike.Duan fonde keto prej arabeve mos ia qesin sumen amerikane dhe europianeve pra.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *