ernest_koliqiNjë debat ka pasuar një shkrim të Ardian Ndrecës dhe një më pas nga Visar Zhiti ku kërkohet rehabilitimi politik i ministrit të arsimit gjatë pushitmit fashist të Shqipërisë, Ernest Koliqi. Në këtë debat është përfshirë edhe Ardian Vehbiu, i cili ka reaguar në blogun e tij, Peizazhe të Fjalës. Teksa lexoja komentet nën këtë artikull, ndesha këtë koment që besoj se kap thelbin e ironisë së kërkesës për rehabilitimin e fashistit Koliqi. Shkruan komentuesi 6ALI9:

Eshte interesante se edhe Zhiti, po sidomos Ndreca, jane firmetare te nje peticioni ku kerkohet te shpallet ‘gjendje pushtimi’ i gjithe 500-vjecari nen sulltanet osmane, si edhe te perjashtohet nga numerimi tek ‘tanët’, shprehimisht, cdo shqiptar prej vezireve dhe pashallareve te lindur e rritur nen kete sundim (qofte dhe nen kete pushtim). Per keta vezire qe kane lindur para se te vije lajmi i mire i kombit, ne kohen e perandorive e principatave, nuk duhet te aplikojme ndonje kontekstualizim, po duhet t’i gjykojme kolaboracioniste me mendesite e viteve 2000.

Kurse duhet justifikuar, mirekuptuar, apo deri nuk duhet qortuar fare nje burre me nje barre mend, ne kohen e shtetit-komb, qe shkon e punesohet po vezir tek nje aparat i sapoinstaluar nga nje fuqi e huaj, qe ia pushtoi para pak muajsh shtetin e njohur nderkombetarisht si te tille.

S’ke cfarë të shtosh. Po ja vlen ta lexoni komentin e plotë duke klikuar këtu.

Comments

  • Ashtu si Ndreca dhe Zhiti, edhe Romeo Gurakuqi, i cili eshte nder firmetaret e peticionit, eshte i mendimint qe Koliqi ishte burre shteti i “sakrifikuar” per te miren e Kombit. Asnjeri ama nuk shpjegon se cfare do te humbiste kombi ose Shqiperia ne ate faze historike ne mungese te Koliqit & Co.
    Keto kane kerkuar te rehabilitohen edhe kolaboracionistet e tjere qe, per me teper, jane nga barku i Hylli i Drites.
    I vetmi shqiptar me emer musliman qe Ndreca “publicizon” eshte Mustafa Merlika Kruja i cili, per koicidence, eshte pjese e aparatit shteteror qe udhehoqi shqiperine e atyre viteve.

  • Pak veta duket se po i bejne lidhjet mes firmetareve te peticionit famekeq dhe agjendes se tyre per te influencuar kulturen dhe vetedijen kolektive shqiptare duke na treguar jo vetem si duhet lexuar historia por edhe se cilet jane heronjte e vertete e cilet duhen harruar. Heronjte e vertete sipas ketyre jane gjithmone, ose kryesisht katolike dhe armiqte jane kryesisht myslimane. Pushtimi osman eshte i eger dhe shkaterrues, ai italian eshte civilizues…

    Pata bere pak research me emrat e firmetareve dhe duket se nje pjese e mire e tyre kane shkruar dhe shkruajne aktivisht ne tema te ndryshme qe vertiten rreth fryrjes sa me teper te imazhit te gogolit osman (ku disa kalojne ne islamofobi te hapur) dhe ekzaltimit ne maksimum te figurave katolike shqiptare.

    Naser Aliu
    http://unejetoj.org/unejetoj/444/

    Romeo Gurakuqi
    http://kosova.albemigrant.com/?p=7080

    Rudolf Marku
    http://www.revistadrini.com/2011/09/rudolf-marku-turqit-e-rinj-dhe-shqiptaret-me-te-rinj/

    Fahri Xharra
    http://ina-online.net/opinione/10378.html

    Gjon Keka
    http://www.revistadrini.com/2013/03/gjon-keka-shqiptaret-i-shpetoi-instikti-i-veteruajtjes/

    Gjergj Kabashi
    http://www.zemrashqiptare.net/news/id_27485/Gjergj-Kabashi:-Revolt%C3%AB-shqiptare-apo-%22protesta-arabe%22-kund%C3%ABr-aksionit-policor-%22Monstrum%22-n%C3%AB-Shkup.html

    Imer Mushkolaj
    http://www.zemrashqiptare.net/news/id_28940/Imer-Mushkolaj:-T%C3%AB-vihesh-kund%C3%ABr-radikal%C3%ABve-islamik%C3%AB-%C3%ABsht%C3%AB-shenj%C3%AB-patriotizmi.html

    Kolec Traboini (aka Ilir Dardani)
    http://breziiri.com/2011/06/29/fetvaja-e-kishes-katolike-dhe-dhuna-policore-ne-prishtine/
    http://www.forumikatolik.net/showthread.php?t=12578

    Maks Velo
    (s’do koment)

    Ndue Ukaj
    http://www.mapo.al/2013/03/28/historia-sipas-kim-mehmetit/

  • Leave a Reply to armir Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *