Sheh Google





cary_2-060613_jpg_230x1432_q85 (1)Po lexoja një artikull nga The New York Book Review rreth vëllezërve cecen që vunë bombën para pak kohësh në Boston. Ka shumë të dhëna interesante në këtë artikull, po mendova se ja vlente të ndaja këtë fragment. Shkruhet në artikull:

Në xhaminë në Cambridge ku falej nganjëherë Tamerlan, ai tërhoqi vëmendjen në së paku dy raste gjatë faljeve duke folur kundra atyre imamëve që po predikonin virtytet e tolerancës. ‘Kur ai filloi së pari ta merte fenë seriozisht, pyeta të ëmën nëse ai po studionte me ndonjë imam në xhaminë e zonës,’ më tregoi një mik i familjes. ‘Ajo më tha jo, po mëson vetë nga interneti.’

Kur sheh Google bëhet mësues feje, kur mësimi i fesë bëhet nga video action nga interneti, pa bashkësi, pa etikë, pa traditë po thjesht në bazë montazhesh luftimesh me predikime figurash të dyshimta – për të thënë më së paku – me kredenciale që nuk ua njeh askush, atëherë normalisht që kjo është ajo që do përftojmë. Njëkohësisht është e domosdoshme të rivendoset autoriteti fetar i institucioneve tradicionale si mbrojtje ndaj shëmtisë së ekstremizmit dhe dijetarët duhet të adresojnë dhe të ngrihen në lartësinë e sfidës me të cilën përballemi si bashkësi.

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *