Çelo HoxhaIsmail Kadare- shkrimtari

Toleranca fetare e shqiptarëve është një vlerë që i ka kaluar prej kohësh kufijtë e Shqipërisë. Udhëtarët e huaj kanë shkruar prej më shumë se një shekulli. Vetë shqiptarët se kanë propahanduar kushedi çfarë këtë tipar të kulturës së tyre. Ata e kanë kultivuar natyrshëm, si një bujk i mirë bën me arën e tij, dhe kaq.

Toelaranca fitoi vëmendje pas rënies së diktaturës komuniste, kur kishte mbetur e vetmja vlerë e pacenuar dhe e denjë për t’u eksportuar. Në dhjetvjeçarin e fundit, kur Perëndimi duket i zhytur në luftë me të ashtuquajturin terrorizëm islamik, si një vend me shumicë myslimane, Shqipëria është përmendur shpesh si një shembull bashkëjetese. Këtij tipari të shoqërisë shqiptare kanë filoluar t’i thurin lavde dhe përçarësit e saj.

“Një ndër krenaritë tona të rralla është bashkëjetesa paqësore e tri besimeve fetare, shprehje e një tolerance fetare të jashtëzakonshme. Europa duhet ta marrë seriozisht në konsideratë tolerancën tonë,” deklaori shkrimtari Ismail Kadare, për numrin e pranverës (dhe numri i parë i saj) të revistës franceze Noor.

Forma e sugjerimit, “Europa duhet”, nuk është dhe aq tolerante, por e tolerueshme. Autori është shqiptar, por jo besimtar.

Toleranca e shqiptarëve është e vjetër sa besimet dhe është kthyer në pjesë e karakterit të tyre. Edhe ajo, ama, ka njohur ditët e saj të vështira. Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, toleranca fetare e shqiptarëve u vendos në një provë të madhe, u sulmua frontalisht dhe në mënyrë sistematike nga fanatizmi. Ai përfaqësohej nga forca në shërbim të diktaturës, që e identifikonin veten si ateistë. Ata u shfaqën si – dhe po them me një fjalor të butë –  sekt ekstremistësh.

Si shkrimtar i kësaj periudhe, anëtar i PSH dhe deputet i saj, Ismail Kadare ka kontribut të konsiderueshëm në sulmin kundër tolerancës fetare të shqiptare. Ai ka shkruar kundër fesë në një sërë poezish dhe veprash në prozë. Ne po u hedhim një sy disa poezive.

Në poezinë Në kishë (1961), kisha përshkruhet si një institucion mesjetar. Për poetin flaka e qirinjve në kishë është flakë e inkuizitorëve. Ai përshkruan një grua me “të zeza”, një vajzë të frikësuar që shikon herë qirinjtë dhe herë studentin e filologjisë (poeti). Studenti nuk është besimtar, ai ka shkruar aty të shikojë kush e ka përkthyer ungjillin. Plaka, e ëma e vajzës, “bën kryq/ dhe mallkon heretikët”. Mesazhi i kësaj poezie është ky: kisha është pengesë e dashurisë së lirë. Heretikët janë gjuetarët e vajzave. Nëna është armiku i heretikëve, kurse vajza viktima e “obskurantizmit”. Në fund, studenti përshëndet vajzën në kishë dhe gjithë ato që lexojnë poezinë: “Mirëmbrëma, vajzë!/ S’jam Xhordano Bruno.” Ky është imazhi i fundit që lexuersi merr me vete: kisha dhe një shkencëtar i djegur në turrën e druve prej saj. Realiteti, në fakt, ishte ndryshe. Ngjashmëri me institucionin e inkuzicionit kishin komitet e partisë, shkollat dhe universitet, ministria e kulturës, e gjithë të tjerat që dogjën libra, ekzekutuan klerikë, ndëshkonin pa mëshirë çdo mendim jokonformist me ideologjinë komuniste.

Në poezinë Ëndërra industriale (1960) parashikohet ngritja e një qyteti të ri: “pa kisha e muze me antika”, “pa perëndeshë mbrojtëse klasike”. Një qytet i hekurt, “i shqiptarëve, për shqiptarët”, i cili do të vishte “kohezionin proletar”. Piketat e para të këtij qyteti poeti i shikon “përmes xhamit me njolla”, nga xhipsi i Komitetit (të Partisë). Kjo poezi është shkruar në kohën e prishjes së marrëdhënieve të PPSH me Moskën. Qyteti i hekurt, vetëm për shqiptarët, e përgatit lexuesin për izolimin ta shikojë atë në një dritë optimiste isolimin dhe të përgatitet për qëndresë.

Në poemën Përse mendohen këto male (1962-64), Kadare vazhdon me motivin e qëndresës. Që të jetë e fortë, ajo ka nevojë për unitetin e qytetarëve, të cilët deri atëherë kanë qenë të përçarë nga “kryqi i Krishtit” dhe “gjysmëhëna e islamit”. Deri atëherë, qëndresa ka qenë dobësuar nga “turqishtja e kuranit” dhe “logjika latine” (e Biblës). Përveç kësaj, sipas Kadaresë, “minaret dhe kambanaret” kishin bekuar, deri atëherë, gjakmarrjen. Priftërinjtë dhe hoxhallarët kishin qenë veç zëra shurdhues. Për shekuj me radhë, Shqipëria ishte vënë, deklaron poeti, në gjumë nga “priftërinjtë dhe disa poetë”. Pastaj erdhi Partia Komuniste, që e priu Shqipërinë, sipas Kadaresë, përpara.

Në këtë poemë, që diku flitet kundër injorancës, ka pasaktësira të theksuara historike. Gjysmëhëna nuk ka qenë simbol i fesë myslimane, por e perandorisë osmane, dhe gjuha e Kuranit nuk është, siç thotë Kadare, turqishtja, por arabishtja.

Në një poezi tjetër të Kadaresë (Anketë, 1956-1966), majat e minareve shpojnë retë, në muzg, dhe retë rrjedhin gjak.

Në vitet 60-të, Kadareja nuk mendonte se fetë në Shqipëri jetonin në paqe e tolerancë. Gjykimi i tij u bë, përmes leximit të poezive të tij (dhe jo vetëm poezive), gjykim i një pjese të madhe njerëzish, të cilët, një ditë, rrëmbyen kazmat dhe shembën nga themelet kishat, xhamitë, teqetë e gjithë objektet e tjera fetare në Shqipëri. Në objekte kulti u kthyen godinat e komiteteve të partisë dhe përmendoret e komunistëve.

Kadare thotë, për revistën franceze, se “kishat dhe xhamitë ishin braktisur prej 20  vjetësh më parë në diktaturë,” 20 vjet para vitit 1967, kur institucioneve fetare iu vu kazma. Ky pohim bie ndesh me realitetin. Fillimi i largimit të besimtarëve nga kishat e xhamitë mund të ketë filluar “20 vjet më herët”, por ata, ata që u larguan, u detyruan nga pushteti. Në 1946 ministria e Arsimit i porositi organet lokale që nxënësit të mos detyroheshin të ndiqnin mësimet fetare. Më vonë, brenda atij viti, mësimi fetar në shkolla u ndalua krejt, sepse “mësimi i fesë në shkollë do të shkatërrojë një pjesë të punës s’onë që do të bëhet në shkollë”, i shkruante ministria komitetit ekzekutiv të Shkodrës, 15 tetor 1946. Me një qarkore të datës 19 nëntor 1946, thuhej se mësimi i fesë në shkolla ndalohej sepse brezi i ri duhej të edukohej “në bazë të parimeve të luftës NÇL”. Ka dëshmi që prindërit ankoheshin se mësuesit bënin propagandë antifetare në shkollë, kurse s’ka asnjë dëshmi që të mbështetë mendimin e Kadaresë, në vargje apo intervista, që populli i braktisi kishat dhe xhamitë me dëshirë.

Fakti që Kadare flet për tolerancën mertion, mendoj unë, të lavdërohet, pavarësisht se ai e bën këtë bazuar në parimin: dora që s’kthehet, puthet. Ai na informon për karakterin e autorit dhe, njëkohësisht, konfirmon fuqinë reale të tolerancës.

__________________________

Bibliografi:

Ismail Kadare, Poezi, Tiranë 1979.

Ismail Kadare, Në diktaturë: liria e vetme e shkrimtarit është gjuha e tij, “Gazeta Shqiptare”, 16 maj 2013, fq. 22-23.

AQSH, F.511, V.1946, D. 23, D.24.

Comments

  • mire me mire, po sikur shume po merremi me kete robin e Zotit, sado qe ky perhere meriton me shume.

    Duket si fobi ndonjehere

  • Kadareja ateist? Nuk e kam degjuar a lexuar qe ai vete ta kete pohuar…ndersa vepra e tij eshte shume me komplekse sesa tre a kater poezi te viteve 60′ per ta provuar kete. Me u marre me vepren e Kadarese eshte si puna e atyre lendeve fetare ne programet mesimore: per momentin duket se s’ja kemi takatin dhe ca ngacmime aty ketu si per t’i dhene xhevape qendrimeve te tij mediatike duket se me shume se prishin pune se sa rregullojne. Le t’ja lejme kete pune poeteve, te cileve u ka edhe me shume peshe fjala.

  • Kam disa pyetje per ty al. Po e nis nga fundi:

    Cfare kuptimi kjo e folur ne shumes “s’ja kemi takatin”? Kush hyn tek ky grupi “ne” qe nuk ia ka takatin? Aty ke nje shkrim konkret te nje njeriu konkret. Nuk shoh asnje perpjekje kolektive per te marre hov ne beteje me Kadarene.

    Cfare kupton me “me shume prishin pune se rregullojne”? Per cfare pune e ke fjalen dhe puna e kujt eshte kjo?

    Ne cfare arsye e mbeshtet pohimin se Kadarene duhet ta gjykojne vetem poetet?

    Dhe e fundit, ku e di ti qe autori i ketij shkrimi nuk eshte poet?

    • Dalan, fakti qe ti nuk shikon “asnje perpjekje kolektive per te marr hov ne beteje me Kadarene” s’do te thote qe automatikisht nje e tille te mos ekzistoje. Te tjere mund te shohin. Kush jane keto te tjeret mund te pyesesh ti. Dhe kjo mund te mos kete pike rendesie, kur duam te vleresojme nese nje qendrim yni eshte i drejte ose jo, mjafton qe ajo mundesia tjeter te ekzistoje…

      • al, ne kete vend mund te kete grupe gjithfaresh qe kane plane e axhenda te cfaredo lloji, por pyetja ime ishte se ku e pe ti “perpjekjen kolektive”, tek shkrimi i Celo Hoxhes. Te thashe, ke perballe nje shkrim te nje njeriu konkret. Me cfare arsyetimi e fut autorin e shkrimit neper kallepe reale apo imagjinare dhe mbi c’arsyetim kerkon doemos qe autori konkret, qe ka bere nje shkrim per hesap te tij, te ndreqe e te mos “prishe pune”, te ketyre grupeve, te cilave as u perket e as i mbeshtet?
        E bera kete nderhyrje, per te qene korrekt dhe te mos identifikojme njerez e grupe njerezish ne menyre te tille virtuale, duke i rrjeshtuar neper kauza qe shpesh nuk ekzistojne. Perndryshe, grupe e kauza lart e poshte ka sa te duash e nuk kam fare pune me to, as per mire as per keq.

        Gjithsesi, nuk mu pergjigje per pyetjet e tjera. Po sqaroj se, nuk eshte e domosdoshme te jesh poet per te gjykuar Kadarene dhe mbi te gjitha, autori i ketij shkrimi ketu, eshte edhe poet, shkruan dhe ka botuar edhe poezi, pervec se shkrime analiza letrare dhe historike. Dhe shkrimi ketu nuk ishte thjesht nje gjykim i siperfaqshem, por eshte pjese e nje pune kerkimore te autorit. Sic e vure re, ka disa libra bibliografi aty dhe keto nuk jane te rastesishem.

        Nga gjithe kjo, doja te te kerkoja qe te mos gjykosh mbi hamendesime por ate cfare ke perballe konkretisht.

        • Po lexoja konkretisht paragrafin “Në vitet 60-të, Kadareja nuk mendonte se fetë në Shqipëri jetonin në paqe e tolerancë. Gjykimi i tij u bë, përmes leximit të poezive të tij (dhe jo vetëm poezive), gjykim i një pjese të madhe njerëzish, të cilët, një ditë, rrëmbyen kazmat dhe shembën nga themelet kishat, xhamitë, teqetë e gjithë objektet e tjera fetare në Shqipëri. Në objekte kulti u kthyen godinat e komiteteve të partisë dhe përmendoret e komunistëve.” dhe nuk po kuptoja se ne cilen prej poezive te Kadarese te marra ne shqyrtim Kadareja bente fjale per paqen dhe tolerancen ndermjet feve. Ashtu si edhe kritika e Celo Hoxhes ndaj poezive konkludonte, ne to behet fjale per kundervenje ndermjet fese ne pergjithesi nga njera ane dhe shoqerise nga ana tjeter. I sforcuar mu duk gjithashtu perfundimi se ato qe i vune kazmen nga themelet kishave dhe xhamiave e bene kete nisur nga “gjykimi i Kadarase” se tolerenca nderfetare nuk ekzistonte.

          • Kjo perppjekja jote me duket thjesht hobi me gjet vegje me u kap dhe nuk po shoh te kete dobi. Ti ben gabimin elementar logjik, qe kur dikush akuzohet se ka nxitur njerez ne nje ngjarje masive, e kupton kete sikur e gjithe ngjarja rrjedh prej tij. Sigurisht qe njerezit nuk i shemben kishat e xhamite prej poezive te Kadarese, por qe keto poezi kane ndikuar dhe legjitimuar kete proces, eshte e vertete.
            Nejse, mbi te gjitha, sic e the dhe vete, duhet te jesh poet qe te gjykosh mbi keto gjera. Ne qoftese nuk je, mos kundershto veten tende duke gjykuar poetet qe gjykojne njeri-tjetrin! 😛

          • Dalan, une iu referova tekstit ne respekt te kerkeses tende per te gjykuar mbi ate qe ke perballe konkretisht, ndersa per hir te dobise dhe vleres se kohes po e le kete muhabet…

  • Kadarene per poezi dhe proze, mund ta gjykojne me mire letraret, po kur ben analiza politike, fetare apo edhe kulturore do ta gjykoje gjithkush tjeter, letraret perfshire.

    Si mendimtar dhe si analist, Kadare ka qene dhe mbetet i vonuar dhe konformist. Vetem konformistet dhe idhujtaret e tij (snobe qe e vleresojne se e vleresoi Enveri ose Franca) ende e mbrojne mendimin e tij. I vetmi problem eshte sensi i mases, them une, se e vetmja pasuri qe u ka mbetur partizaneve te Kadarese eshte kontroversia fetare. Ne kete ndyresi ideologjike qe na rrethon, Kadarese si mendimtar i skaduar vetem i shtohet jeta kur koleksionon kritika nga adresa ‘fetare’. Besoj qe kritika eshte e nevojshme, e domosdoshme, po jo kur ben lojen e te kritikuarit.

    Nese ka ndonje kritike qe meriton Kadareja sot eshte heshtja ndaj tij. Ka kohe qe shume kritike e kane kuptuar kete, dhe thjesht nuk ia varin me e nuk e permendin. E ka ribotuar tri here brenda nje viti “Mosmarreveshjen”, po nuk po ia vershellen njeri hic. Sigurisht, heshtja do ta shtyje te bertase e te thote mufka me te medha, po atehere kritika do perligjet me shume e do qelloje edhe me ne shenje, se shenja do jete edhe me e madhe

  • Me pelqejne shume idete e magjistareve qe besojne se gjerat rregullohen vete. E si u fitoka me heshtje, kur Kadareja ka nje tabor me laro qe mbjellin urrejtje midis shqiptareve? Kjo “mrekullia” qe ne presim nga qielli duke ndenjur me duket absurde. Kjo do te thote ta fitosh nje ndeshje pa hyre ne fushe!

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *