Droga Legale





images (1)Po lexoja një artikull ku bëhej fjalë për një DJ në Tiranë që është dënuar me pesë vjet se është kapur me marihuanë. Dakort, është e paligjshme të mbash e të përdorësh marihuanë, por ka një paradoks në ligjin që kriminalizon marihuanën. Me cilën logjikë dënohet posedimi dhe përdorimi i marihuanës, por lejohet posedimi (sa damixhanë të duash) dhe përdorimi (gjersa të nxjerrësh zorrët) i alkoolit?

Sipas teoricienëve të ligjit Islam, një nga qëllimet e shpalljes hyjnore është ruajtja e kapacitetit mendor dhe është në bazë të këtij principi, një nga pesë principet themeltare të ligjit Islam, që ndalohen drogërat si dhe alkooli. Por nuk kuptim të ndalosh marihuanën e të lejosh alkoolin. Ndërkaq është e mirënjohur se alkooli është më adiktiv, sjell sjellje më agresive e efekton shëndetin mendor shumë më tepër se marihuana por në shoqërinë tonë jo vetëm që alkooli mbrohet me ligj, por është kollaj i aksesushëm nga fëmijë të të gjitha moshave.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *