Koment: Viktimat e Otrantos





popefeetBond

Komenti i mëposhtëm erdhi si koment ndaj shkrimit ‘Asgjë e re nga tymi i bardhë’ dhe vendosëm ta postojmv si shkrim më vete.

Si lexues e vleresoj stilin e tekstit, qofte dhe pa u pajtuar me krejt analizen, po si lexues i nje blogu ku supozohet te permbushen ca pritshmeri kulturore -tashme te stabilizuara- ne lidhje me trajtimin e fese se tjetrit, ky shkrim, vende-vende, me del teper. Shpresoj shume te jem 100%  i gabuar ne keto qe sapo thashe.

Papa nuk i ka shenjteruar “viktimat e Otrantos”* vetem se ishin viktima, po sepse sipas tradites lokale, keta rober lufte u bene martire duke refuzuar alternativen e konvertimit ne Islam qe thuhet se u ofrohej te kapurve me arme ne dore, ne kembim te shpetimit te kokes.

Te tilla histori shenjterimi a lumnimi Kisha i filtron ne bilancin e dendur te incidenteve, revolucioneve, lufterave cep me cep botes, ku klerike apo laike transmetohet se kane humbur jeten ne pozita heroike, duke deshmuar besimin e tyre.

Papa i ri i gjeti ne sirtar procesin e shenjterimit te martireve te Otrantos, dhe nuk me duket se do numeruar ne biografine e vet kjo simbolike militance dhe perplasjeje, qe ishte karakteristike e papatit pararendes. Papa i vjeter kishte deshire te perkujtonte konfliktet mesjetare me muslimanet, kurse ky i riu e nisi veprimtarine publike duke i lare kembet nje te burgosure muslimane. Kjo eshte risia, mendoj. Akti i pergjthshem i shenjterimit te viktimave, martireve etj. eshte i natyrshem per Kishen, ndonese perzgjedhjet e kandidateve jane shpesh dukshem politike. Po evidentimi i ketyre qellimshmerive behet i veshtire ne nje shoqeri shumefetare, sidomos nga nje tribune qe hapet me shenja te njeanshme fetare. Gjoba qe i paguajme bashkejeteses fetare, kur jemi te prononcuar fetarisht vete, shpesh eshte edhe rezervimi per te vene re ndonje gje te papelqyeshme, rrumbullakosja e ca fakteve, dhe fokusimi tek gjerat e domosdoshme. Nese ne Shqiperi do t’i evidentonim gjithe gjerat e papelqyeshme, nga vendi a bota, qe i adresohen fese, cilado qofte ajo, nuk do te shkonim shume larg. Konkretisht, nuk eshte fare e domosdoshme te evidentohet pikerisht ketu strategjia e shenjterimeve te Kishes, po edhe po rame dakord qe eshte e nevojshme te behet kjo, formulimet mund te jene me efikase, me pak tendencioze

*Kur themi ‘viktima te Otrantos”, si shqiptar me vjen ndermend incidenti i shemtuar e kriminal i mbytjes se te dyshuarve per emigrante te paligjshem nga marina italiane. Per keta viktima te racizmit dhe varferise nuk do kete shenjterim.

Comments

  • Epo tani ose i lahen kembet femrave, qe eshte vertet risi, ose vazhdohet me klimen konfliktuale. Duke i gershetuar keto te dyja vijohet rruga e bashkejeteses se salloneve pa ndryshuanr kurre situaten ne terren.

    Te njejtin lajm, gazeta e afert me familjen Berluskoni e komentoi me titullin “Uccisi dagli islamici: proclamati santi i martiri di Otranto” (http://www.ilgiornale.it/news/interni/uccisi-dagli-islamiciproclamati-santi-i-martiri-otranto-916629.html). Pertej shfrytezimit te mediave te djathta te frikes kolektive per konsensus elektoral, ky martirizim masiv percon edhe mesazhin e konfliktualitetit. Thjesht u nenvizua qe ekziston nje mesazh i tille ne veprimtarine e papes se ri. Me sa duket ato u vrane ne emer te fese, por sa te tille jane vrare nga Kisha anembane botes? Nese te gjithe fillojne e perkujtojne te vraret e shkaktuar ne emer te fese nuk ka dialog. E-zani si blog, por edhe mediat ne pergjithesi, mund t’ua rifreskoje memorien lexuesve me perkujtime te tilla, ndersa padyshim papes i takon te jete me i kujdesshem ne qendrime. Besoj se mesazhet fillmisht duhet te vijne nga lart, nga institucionet.

    Per sa i takon procesit te shenjterimit, shembulli i Todorovit qendron. Nese jo, le te kundershtohet me argumente. Viktimizimi eshte fenomen universal qe nuk i perket vetem Kishes, megjithese rasti konkret nenvizoi kete institucion.

    Sidoqofte, do te kemi raste te tjera per te gjykuar veprimtarine e papa Franceskos.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *